Sondazh
Pyetje: Kush do ta fitoj "Big Brother Albania"
Arberi - 12 (36.4%)
Besarta - 5 (15.2%)
Julinda - 2 (6.1%)
Olsi - 5 (15.2%)
Shkelqimi - 3 (9.1%)
Najada - 4 (12.1%)
Romina - 1 (3%)
Poli - 1 (3%)
Numri total i votave: 32

Faqe: 1 2 [3] 4 5 6 7 8 ... 16   Shko poshtë
  Keshilloje  |  Printoje  
Autori Temë: "Big Brother Albania"  (E lexuar 27016 herë)
0 anëtarë dhe 1 Vizitor po shikojnë këtë temë.
Dora
Anetar


Karma: 14
offline offline

Gjinia: Femër
Postime: 2018



Shiko profilin
« Përgjigju #30 më: 12-03-2008, 14:53:27 »

Ina me Astritin po mundohen të mbarojnë sa me shpejt detyren për te qepur mbulesat e divanit. Evisi vjen pas dushit dhe pyet Inen si ndihet. Ajo thotë se është e lodhur. Visi e ndihmon Inen për mbulesen, ndërsa me Polin ajo krijon një keqkuptim. Visi qe ndodhet aty i thotë Polit ta leri rehat Inen. Pasi ai largohet, Ina i thotë Visit nëse do të donte qe te flinte me te sonte ne darke. AI i thotë po, por e pyet pse nuk ia kerkoi qe dje. Ina i përgjigjet se mendonte se e kishte zënë gjumi.

--------
Olsi i kishte thene banoreve se eshte denuar nga Big Brother sepse kishte perdorur dushin, kur deri dje dushi ishte me defekt. Cimi, Visi, Juli, Nardi, Juna jane te gjithe duke iu lutur qe ai t'u thote se cfare denimi i eshte dhene, por ai thote qe nuk do e thote nese Juna nuk e puth ne faqe. Kjo taktike e Olsit i ben te gjithe kurioze, sidomos Junen e cila vihet ne poziten e "celsit" per te ditur denimin sekret te Olsit. Te gjithe insistojne qe Juna ta puthi Olsin dhe pas shume kerkesave entuziaste, ajo e puth. Kur te gjithe presin qe Olsi t'u tregoje denimin, ai si 'dhelper' u thote te tjereve se denim nuk ka marre, por kjo ishte taktika e tij per te marre nje puthje nga Juna. Juna vihet ne siklet. Cunat e pergezojne duke i thene se u tregua i zgjuar. Cimi i thote duke u tallur t'i tregojne ndonje taktike atij qe te arrije te puthi Rominen.
E identifikuar

Good girls like bad boys!

dora@zeriyt.com
Dora
Anetar


Karma: 14
offline offline

Gjinia: Femër
Postime: 2018



Shiko profilin
« Përgjigju #31 më: 12-03-2008, 15:20:17 »




Vajzat kanë nxjerre nga sirtaret rrobat e banjes dhe kanë dalë për te marrë rreze. Ndërkohë presin jacuzzi-n te ngrohet. Ato kendojne dhe flasin me njera-tjetrën. Arbri afrohet duke i thënë Najades se duhet te bëhen shumë kurioze njerëzitë për tatuazhet e saj kur shkon ne plazh. Ajo i përgjigjet me indiference se kështu është.
E identifikuar

Good girls like bad boys!

dora@zeriyt.com
Dora
Anetar


Karma: 14
offline offline

Gjinia: Femër
Postime: 2018



Shiko profilin
« Përgjigju #32 më: 12-03-2008, 15:36:52 »

INGRIDI pas daljes nga BIG BROTHER ALBANIA

Prej disa ditesh, nuk jeni me pjese e shtepise se madhe te “Big Brother”, si ndiheni?

E traumatizuar (qesh), bej shaka. Ndihem ne dileme… Per nje moment ndjej se duhet te isha ende pjese e asaj loje, e ndersa ne nje tjeter moment mendoj: Shume mire qe ndodhi keshtu, sepse natyra ime nuk mund te perballonte ato qe po ndodhnin ne shtepi, ne drejtimin tim.

 

A te mungon shtepia e “Big Brother”?

Here pas here po…Kur bie te fle dhe kur zgjohem me kujtohet krevati im atje. Me merr malli edhe per njerezit me te cilet kam kaluar shume mire.

 

Mendon se duhet te kishe luftuar me teper?

Tani e mendoj, por gjithsesi me gjakftohtesi, them me bindje se pavaresisht sforcimeve, nuk mund te perballoja dot sulmet e te tjereve ndaj meje. Pastaj nese do luftoja, do te beja te ndiheshin keq edhe te afermit e mi, qe ishin jashte dhe qe me shikonin tek vuaja dhe tek e detyruar, do te revoltohesha. Nuk mund te perballoja sjelljen cnjerezore te disa prej banoreve, te cilet per nje loje, luftonin ne menyre te piste.

 

Tani qe je jashte,  si  i sheh banoret me te cilet per dy jave ke jetuar nen te njejten cati?

Nje pjese me duken te merzitur dhe te terhequr nga fakti qe une nuk jam, sepse disa banore  me kane konsideruar si mburoje dhe si nje strehe ku mund te perplaseshin per mbrojtje. Ata merziten me ate qe ndodh perreth tyre, por heshtin dhe me vjen mire per kete. Ndersa nje pjese ecin te sigurt dhe ndihen te tille ne kete loje, se ciles i dihet fundi vetem ne finish.

 

Me cilin nga personat do te doje te vazhdoje miqesine edhe jashte?

Me Arbrin, Polin, Junen, Nardin, Besen…Kaq

 

A do t'i jepje te tjereve  shansin per t'i njohur jashte?

Absolutisht jo, i kam njohur mjaftueshem. Njeriu njihet ne momente te veshtira dhe une ne ato momente i kam njohur. Jam e bindur se nuk kam me se cfare t'u njoh dhe se ata njerez nuk do te jene kurre pjese e shoqerise sime.

 

Pavaresisht momenteve te keqija, a mund ta shenosh “Big Brother” si nje eksperience te bukur te jetes tende?

Sigurisht. Kam jetuar 2 jave ku ka pasur brenda te gjitha momentet, ndoshta do kisha dashur te zgjaste, por ndoshta me shume, nuk do ishte mire per mua. Kaq me mjafton per ta shenuar si nje moment te bukur ne jeten time. 

 

Si te kane pritur njerezit jashte?

Familja u qetesua, ajo e ndjente se nuk mund te perballoja dot stresin, sepse natyra ime e shkathet, ka disavantazh ndjeshmerine. Nje pjese e te afermve mendonin se duhet te kisha qendruar me gjate dhe te luftoja per te treguar se kush isha, por e kisha te pamundur. Une jam kjo qe jam, qaj kur me qahet dhe qesh kur me qeshet… Vajzat jane te vogla dhe nuk e kuptojne, ato krenohen me faktin se e kane pare mamin ne televizor, por pa e kuptuar tensionin tim aty brenda. Njerezit e tjere, qe me kane pare, kane bere komente te ndryshme. E kam te veshtire te manaxhoj si duhet reagimet e atyre qe kane qene thjesht spektatore, ndihem keq kur vendosem ne qender te vemendjes, per shkak te natyres sime modeste.   

 

Gjate proves se javes, je shprehur se kur te dilje nga “Big Brother”, do doje te kishe nje bashkim me babin, a ke mundur ta realizosh?

Ende jo, sepse nuk mund te ndodhe shpejt. Babi dhe une jemi natyra krenare dhe per kete nuk mund te jete i lehte ribashkimi, por besoj se ngadale – ngadale, te dy do te falim njeri-tjetrin.

 

Si po shkon jeta jote tashme?

Jam ende brenda asaj shtepie dhe me vjen keq qe nuk po mundem te rimarr rolin qe kisha jashte. Po pres vetem qe gjerat te vijne natyrshem, ashtu sic i kam pritur gjithmone. Me duket sikur do pres 3 muajt e perfundimit te “Big Brother” per te rifilluar te jetoj aty ku e lashe.

 

Kemi pare nje afrim mes Olsit dhe Junes, si te duket ky afrim dhe a mendon se mes tyre mund te ndodhe dicka.(Duke pasur parasysh faktin qe Junen ke pasur mundesine ta njohesh me teper aty brenda)?

Juna ndihet e vetme dhe eshte e nominuar… Ajo po perpiqet te behet pjese e lojes dhe asgje me teper. Shpresoj te kuptoje se kush eshte Olsi, kush jane te tjeret dhe se asgje mes tyre nuk duhet te ndodhe. Une besoj se afrimi mes tyre nuk eshte i jashtezakonshem dhe e them me bindje se asgje me teper mes tyre nuk do te ndodhe.

 

Cili nga banoret mendon se mund te mberrije ne finishin e jeteses brenda shtepise se “Big Brother”?

Asgje nuk mund te parashikoj, sepse eshte nje loje ku mund te mos fitoje me i miri, por ai qe di te luaje. E kam te veshtire te bej nje parashikim te tille.
E identifikuar

Good girls like bad boys!

dora@zeriyt.com
Dora
Anetar


Karma: 14
offline offline

Gjinia: Femër
Postime: 2018



Shiko profilin
« Përgjigju #33 më: 13-03-2008, 08:22:59 »

Cimi ne burg

Cimi i tregon Ines për jetën e tij. Ai thotë se për shkak te punës ka shumë njohje, por me emra nuk i mban mend. Cimi tregon se ka bërë edhe disa ditë burg, i akuzuar sipas tij pa te drejtë, për abuzim me detyren. Pas 15 ditesh Cimi tregon se Rudina(gruaja e tij), i kishte treguar se përse akuzohej dhe se i është dashur me tepër se 1 muaj për te sjelle deshmitarin ne salle gjyqi, i cili ka vërtetuar pafajsine e Cimit.

----

Olsi bisedon me Inen për Junen

Olsi i tregon Ines sesi e genjeu Junen për t`i rrembyer një puthje ne faqe. Ina mendon se Juna i është afruar atij, me largimin e Ingridit nga shtëpia. Ajo shton me tej se i vjen mie për këtë duke ditur se Olsi e ka qejf. Olsi pranon se Juna e terbon dhe se do të donte te lidhej me te për fiksim. Ines i duket e vështirë. Cimi vjen kërkon Inen për muhabet, por ajo nuk pranon duke thënë se shyqyr ja lane njëherë Olsin, sepse gjithë kohën e kapin femrat.

-----

Besa: Nuk jam gati

Besa i tregon Olsit se është e virgjër dhe se nuk ka gjetur ende njeriun e duhur. Ajo mendon se vetëm njeriut te duhur, do të mund t`i falte gjithçka. Besa tregon se është ndare nga i dashuri për faktin se nuk ka dashur te hyjë ne marredhenie intime me te. Besa thotë se nuk ka qenë gati. Olsi qesh dhe thotë se Besa po pret ditën e dasmes, për t`i dhënë fund virgjerise se saj. Ai mendon se ish i dashuri i saj nuk ka qenë njeriu i duhur për te, sepse nuk ka ditur ta beje për vete. Olsi mendon se Besa do të shkonte me një mistrec, te cilit do t`i duhej t`i shkonte nga mbrapa.

------

Prova e Javes

Me në fund banoret kuptojnë se përse janë izoluar ne dhome. Ne shtepine e tyre janë futur 60 pula, te cilat do të jenë pjesë e proves se javës për banoret e “Big Brother”. Poli lexon letren, ku “Big Brother”, sqaron sesi do të procedohet me provën e javës. Ata do të ndahen ne 6 cifte, e ndërsa Cimi i vetëm, do të kryeje detyren e pergjegjesit te fermes, “Chiken farm”. Pulat janë ndare ne 30 cifte, me emrat e personazheve te famshem. Përveçse do të ruajnë pulat, banoret do të gjejne informacion për secilin çift. Ciftet do të kenë veshjen e “vellezerve siameze” dhe do të punojnë ne 2 grupe me nga 3 cifte secili. Çdo ditë banoret do të punojnë nga 1 ore ne ditë për provën e javës, duke u kujdesur për pulat, por edhe duke mbledhur informacion për ciftet me fame, qe përfaqësojnë pulat e secilit grup.

-----

Fillon prova

Grupet fillojnë diskutimet për ciftet me fame, qe simbolizojne pulat. Banoret flasin për Ali Pashe Tepelenen dhe Vasilikine, Che Guevara dhe Fidel Castro, Qazim Mulleti dhe Robert Ndrenika, Romeo dhe Zhulieta etj cifte, për te cilët “vellezerit siameze”, duhet te gjejne lidhjet mes njeri-tjetrit dhe detaje te tjera rreth jetese se tyre. Gjatë diskutimeve, grupet debatojnë për volumin e lartë te diskutimit te personazheve. Najades dhe Beses, nuk i pëlqen prova.
E identifikuar

Good girls like bad boys!

dora@zeriyt.com
Dora
Anetar


Karma: 14
offline offline

Gjinia: Femër
Postime: 2018



Shiko profilin
« Përgjigju #34 më: 13-03-2008, 12:18:19 »

Ndodhite e nates

Prova e javes i ka coroditur pak banoret, ata duhet te punojne me kafshe dhe kjo nuk u ka ndodhur me pare.

Najada thote se “vetem me pulat nuk merret dot”-dicka qe i ka rene ne sy Visit. Ata shqetesohen sepse kesaj rradhe do t’u duhet te punojne dyshe dhe ndoshta do te hasin probleme per koordinimin.

Edhe kete nate ne dhomen jeshile, banoret kane shtruar dysheket ne toke per te fjetur. Juna, Poli, Ina, Besa, Abri dhe Juli shtrihen ne rresht pas njeri-tjetrit.

Juna i thote te tjereve se e shtuna e tremb, pasi dyshon qe mund te jete ajo qe do te dali nga shtepia. Kurse Julinda mendon se kete jave mund te nominohet nga banoret e tjere. Gjate bisedave te tyre para gjumit, ne dhomen jeshile formohen ciftet: Ina, Poli dhe Julinda Arbri. Besa dhe Juna rrine te vecuara.

Najada i thote Visit se Nardi dyshon qe ai e ka nominuar. Visi i thote se foli vete me Nardin dhe i tregoi se nuk e kishte nominuar, por mendonte se ai ishte i rrezikuar te dilte te shtunen. Najada i thote se Nardi pas kesaj mund te kete krijuar bindjen se Visi e ka nominuar. Visit nuk i vjen mire nga dyshimi i Nardit.

Visi ben nje bisede te gjate mbi Nardin, me Arbrin dhe Julinden. Atyre nuk u vjen mire nga fjalet e Leonardit dhe thone se nuk eshte mire qe te nominuarit te bejne fushate per te marre vesh se kush i ka kandiduar.

Olsi, me kokefortesi thote perseri se “Big Brother” nuk i mban 24 ore nen vezhgim. Ai mendon qe ne oren qe ai zgjohet, “Big Brother” eshte duke fjetur. Ai shtrihet per gjume dhe fton Najaden ne krevatin e tij. Ajo pranon. Astriti ngacmon Najaden, duke i thene se “nese dikush tjeter vjen ne dhome, Olsi te hedh nga krevati”. Olsi e pyet nese e ka fjalen per Junen. Pastaj shton se “ne ate dhome do te fleje vetem me nocen, por ne dhomen tjeter nuk i dihet”. Olsi i thote Najades se “edhe pse ti u betove qe nuk do me fusje me ne krevatin tend, une te pata premtuar se do te fusja ne krevatin tim.” Ajo qesh me te madhe dhe i thote se e kishte harruar krejtesisht se cfare kishte thene nje dite me pare.

Cimi e pyet Inen ne prezence te Polit, se cfare cilesish duhet te kete nje djale, qe ajo ta dashuroje. Ajo e devijon biseden pa ndergjegje dhe fillon e flet per deshiren e saj per te pasur femije binjake.

Romina i thote Najades se ndihet e rritur para kohe. Najada i thote se kjo eshte nje plus per te, por Romina i shpjegon se te tjeret nuk e kuptojne kete. Ajo thote se shume me mire i shkon biseda me nje person si Cimi qe eshte 20 vjet me i madh se ajo, sesa me nje 24 vjecare. Najada i shpjegon se eshte jeta qe te lidh ne menyra te ndryshme me njerezit dhe kjo duhet pranuar.

Leonardit nuk i ndahet stresi i nominimit. Ai fton sa Rominen, sa Julin per te dale ne oborr per cigare. Te tjeret, edhe pse nuk i ka ardhur mire lidhur me emocionet e tij, mundohen ta qetesojne pa i rene ne sy.
E identifikuar

Good girls like bad boys!

dora@zeriyt.com
Belinaa
Cause all I think about you
Anetar


Karma: 4
offline offline

Gjinia: Femër
Postime: 3147



Shiko profilin
« Përgjigju #35 më: 13-03-2008, 13:08:55 »

Olsi dhe Shkelqimi per Junen
13/03/2008 09:08

Te vetmit qe jane zgjuar ne shtepine e B.B jane dy cunat dhe pulat. Dy te paret, perfitojne nga momentet e mengjesit, ndersa te gjithe flene, per te biseduar. Ata flasin per Junen, qe sipas Cimit ka ndryshuar sjellje krejtesisht. Olsi mendon qe Juna ka qene e influencuar nga Ingridi dy javet e para dhe tani shfaqet me teper.


* cimi-olsi-pulat.jpg (16.3 KB, 300x205 - E shikuar 11 Herë.)
E identifikuar

All these days I spent away,I'll make up for this I swear,I need your LOVE to hold me up,when it's all to much to bear!
Belinaa
Cause all I think about you
Anetar


Karma: 4
offline offline

Gjinia: Femër
Postime: 3147



Shiko profilin
« Përgjigju #36 më: 13-03-2008, 13:10:23 »

Mengjes cunash
13/03/2008 10:46

Zgjohet edhe Astriti dhe i kap Olsin dhe Cimin duke pergatitur mengjesin. Olsi sidomos eshte shume i uritur pas nje ore ne oborr duke treguar eksperiencat e tij ne Angli.
Cunat flasin per Polin, duke thene se ai eshte shume i ri. Astriti ngacmon Olsin per Junen, por ai tregohet i ftohte ne planin e tij. Shkelcimi e aprovon kete sjellje te Olsin ne menyre te heshtur, kurse Astriti ndihet pak ne siklet. Cimi dhe Olsi qeshin me supozime per Junen dhe Astritin. Ata e kalojne momentin duke bere batuta per pulat.


* mengjes-cunash.jpg (14.51 KB, 300x205 - E shikuar 6 Herë.)
E identifikuar

All these days I spent away,I'll make up for this I swear,I need your LOVE to hold me up,when it's all to much to bear!
Belinaa
Cause all I think about you
Anetar


Karma: 4
offline offline

Gjinia: Femër
Postime: 3147



Shiko profilin
« Përgjigju #37 më: 13-03-2008, 13:11:02 »

Dyshe-dyshe, buke 52
13/03/2008 11:56

Jane ndare ne cifte, ashtu sic parashikon prova e rradhes. Cimi me Besen; Juna me Visin; Poli me Rominen; Ina me Olsin; Najada me Leonardin; Arbri me Julin ndersa Cimi eshte fermeri i farmes. Tani cdo gje qe do te bejne ata jane te detyruar ta ndajne me njeri-tjetrin. Ne fillim ata nuk i rezistojne dot te qeshurave mbi menyren sesi nje kostum i vetem i mban dy nga banoret te ngjitur. Poli qesh sidomos kur shikon Besen me Titin, por ata i thone te presi sa te vije Romina, e pastaj do e shohin kush do qeshi. Poli i thote se "te gjithe me rradhe do e hame."
Banoret nisin te pergatisin mengjesin ashtu sic jane te ngjitur.


* siameze.jpg (19.06 KB, 300x205 - E shikuar 13 Herë.)
E identifikuar

All these days I spent away,I'll make up for this I swear,I need your LOVE to hold me up,when it's all to much to bear!
Belinaa
Cause all I think about you
Anetar


Karma: 4
offline offline

Gjinia: Femër
Postime: 3147



Shiko profilin
« Përgjigju #38 më: 13-03-2008, 13:18:21 »

Qarkullon thashethemi
13/03/2008 11:57

Gjate mengjesit, cimi dhe Astriti po diskutonin per pulat. Cimi do te ngacmoje Astritin, duke i thene se nje nga pulat eshte semure. Astriti i thote t'i kontrolloje temperaturen pules. Astriti i shpjegon Cimit sesi i matet temperatura kafsheve. Olsi qe eshte prezent gjate kesaj bisede, dhe e qarkullon batuten e Astritit tek te gjithe banoret e tjere. Romina me Polin dhe Juna me Visin, e riperserisin batuten qe sapo e kane marre vesh.
E identifikuar

All these days I spent away,I'll make up for this I swear,I need your LOVE to hold me up,when it's all to much to bear!
Belinaa
Cause all I think about you
Anetar


Karma: 4
offline offline

Gjinia: Femër
Postime: 3147



Shiko profilin
« Përgjigju #39 më: 13-03-2008, 20:26:41 »

Thashethem
13/03/2008 16.20

Romina i tregon Polit se Ingridi i ka thene hiprokite dhe nuk ia harron dot kete gje. Ajo kujton sa eshte lenduar ate dite nga Gidi dhe mbeshtetjen qe ka gjetur nga Shkelqimi dhe Olsi. Poli mendon se me Ingridin duhet te ishe shume i kujdeshme, sepse gjithcka e merte per ters. Ata flasin edhe per nominimet e kesaj jave. Romina shprehet se i ka dhene force fakti qe i ka rezistuar nominimit te pare. Te dy mendojne se kete jave do te dale nga shtepia e "Big Brother", Nardi. Sipas Romines, Nardi e ndien se do te dale dhe per kete i ka thene asaj dhe Junes(te dyja te nominuarat e tjera te javes), se do te dale me deshire nga shtepia kete te shtune.

Poli ndihet i denuar me Rominen
13/03/2008 17.15

Poli fiton per nje moment pavaresine nga Romina, te tjeret tallen me te. Cimi pyet Polin nese do te mund te jetonte gjate gjithe kohes i lidhur me Rominen, te cilen e quan zonje burre. Poli thote se nuk do mund te jetonte i lidhur jo vetem me Rominen, por as me njeriun e tij me te shtrenjte. Per Polin, lidhja me Rominen, per shkak te veshjes se vellezerve siameze, eshte denimi me i madh qe i eshte dhene nga "Big Brother".

Muzike ne shtepi
13/03/2008 18.20

Nardi dhe Nada nuk i bashkohen grupit ne kercim. Nada merzitet, sepse per shkak te veshjes se vellezerve siameze, nuk mund te kerceje nese Nardi nuk kercen. Merzitjen ja heq Arbri, i cili kercen para saj.

Uria u jep force
13/03/2008 18.48

Te lodhur nga uria e kesaj jave(per shkak te buxhetit te pergjysmuar), grupiB, po ben maksimumin per te fituar proven e kesaj jave. Te mbledhur tek nje cep i kuzhines ata po krijojne vargje per pulat, te cilat jane pjese e proves se kesaj jave. Uria dhe mendimi se kane vetem oriz dhe makarona deri te henen, i mposht here pas here, por nderkohe sforcohen ne maksimum per te realizuar kete prove, me qellimin e vetm 2-fishimin e buxhetit.
E identifikuar

All these days I spent away,I'll make up for this I swear,I need your LOVE to hold me up,when it's all to much to bear!
Belinaa
Cause all I think about you
Anetar


Karma: 4
offline offline

Gjinia: Femër
Postime: 3147



Shiko profilin
« Përgjigju #40 më: 13-03-2008, 20:46:38 »

Stresi pushton shtepine
13/03/2008 19.30



Banoret ankohen prej urise dhe proves se javes, qe po i mundon teper. Sapo kane ngrene dhe ende ndihen te uritur. Te gjithe mezi presin te vije e shtuna per tu cliruar nga veshja e vellezerve siameze, e cila i mban gjithe kohes te lidhur me njeri-tjetrin. Banoret gjejne si zgjidhje te vetme gjumin. Cimi eshte i vetmi qe e ka mare me lehte dhe mundohet te qetesoje te tjeret.
E identifikuar

All these days I spent away,I'll make up for this I swear,I need your LOVE to hold me up,when it's all to much to bear!
Belinaa
Cause all I think about you
Anetar


Karma: 4
offline offline

Gjinia: Femër
Postime: 3147



Shiko profilin
« Përgjigju #41 më: 13-03-2008, 21:29:26 »

Tualeti cliron banoret
13/03/2008 20.06

Te stresuar nga roberia e njeri-tjetrit, banoret izolohen ne tualet, vendi i vetem ku mund te clirohen nga veshja e vellezerve siameze. Per te zgjatur sa me shume momentet e lirise, ata jane futur te gjithe brenda.


* ne-hale.jpg (18.8 KB, 300x205 - E shikuar 5 Herë.)
E identifikuar

All these days I spent away,I'll make up for this I swear,I need your LOVE to hold me up,when it's all to much to bear!
Belinaa
Cause all I think about you
Anetar


Karma: 4
offline offline

Gjinia: Femër
Postime: 3147



Shiko profilin
« Përgjigju #42 më: 14-03-2008, 21:44:27 »

Misioni: Kapja e pules
14/03/2008 18.30

Grupet nisin sfiden e rradhes per te kapur zogjte famoze te kopshtit. Menjehere me renien e gongut, te veshur me uniformen e punes ata nisin vrapin ne kapje te pulave dhe gjelave te "Chiken Farm". GrupiA eshte treguar me i shkathet dhe per 20 minuta kane mundur te kapin te gjitha ciftet e tyre. Menjehere ata kane filluar kenget e dueteve, qe perfaqesojne pulat e tyre dhe me informacione te tjera per peronazhet me fame qe jane pjese e kerkesave te proves se javes.

Nada ngelet ne klase
14/03/2008 19.51

GrupiA, ben proven e memories mbi njohurite per ciftet me fame, qe perfaqesojne pulat e tyre. Nada shpallet nga Cimi si me e dobta e grupit, ndersa Titi, me i miri. Nada i thote Cimit se ka gjith diten qe e shan dhe ai e puth ne faqe per ta mare me te mire. Nada thuajse nuk eshte aktivizuar ne kete prove dhe ato pak informacione, qe ka percjelle kane qene te gabuara.

Besa:Kam fituar
14/03/2008 20.16

Qendrimi e lidhur gjate gjithe dites me Astritin, e ben Besen te ndihet e sigurt se do te fitoje proven e javes. Ajo sqaron se nuk e bezdis Astriti, por ideja qe duhet te veprosh gjith kohen e komanduar me dike tjeter. Besa thote se asnjehere nuk ka qene me e stresuar sesa tani, nga prova e javes.

Nada:Nominim i forte kete jave
14/03/2008 20.45

Najada riperserit antipatine e saj ne drejtim te Junes. Ajo i tregon Nardit se Juna e acaron me menyren e saj te te folurit dhe per kete mendon se nuk ka per te bere asnnjehere muhabet me te. Ata flasin edhe per personat e tjere te shtepise me te cilet nuk kane afrimitet. Nada shprehet se pavaresisht tentatives per t`u afruar me Besen dhe Polin, nuk ka pare me vone asnje reagim prej tyre. Nderkohe, Nardi, i cili mesa duket nuk mund ta harroje nominimin e tij, e pyet Naden se a e priste. Ajo i thote se ne te vertete priste te ishte ajo e nominuara. Nada mendon se nominimi i kesaj jave, do te jete i forte, duke e argumentuar kete me ndarjen ne cift per shkak te proves se javes. Kjo prove sipas saj ka ftohur marredheniet qe kane ekzistuar me pare, e per kete pritet te sjelle edhe surpriza ne nominime.
E identifikuar

All these days I spent away,I'll make up for this I swear,I need your LOVE to hold me up,when it's all to much to bear!
Capkenja
Vizitor
« Përgjigju #43 më: 14-03-2008, 23:59:17 »

uhuuu kam pare sot goxha pjese te big brother...pervec vajzes nga gjilani dhe ca cunave si arbri ai nga fshati dhe nje djale ai bojaxniu pjesa tjeter jane te shthurrur.....dhe fajin e kane femrat qe kane dale nga binaret !
E identifikuar
Berni
Forca Elbasani
Moderator


Karma: 4
offline offline

Gjinia: Mashkull
Postime: 24143



Shiko profilin WWW
« Përgjigju #44 më: 15-03-2008, 10:33:19 »

Astriti kërcënon Junën: Mbaj gojën!

Ajo e kaluara ka qenë ndoshta dita më e gjatë për banorët e shtëpisë. Prova e javës i ka lodhur dhe u ka shkaktuar shpesh herë gjatë ditës stres. Ata që e shijonin shtëpinë në liri të plotë, dje dhe gjithë javën do të jenë të detyruar të ndajnë dy e nga dy të njëjtën veshje. Shpërblimi? Jacuzzi!
Pavarësisht të ftohtit, Olsi, Visi e Juna u futën brenda në hidromasazh. Ata ndenjën aty për më shumë se një orë e folën për shoqërinë, dashurinë dhe xhelozinë. Olsi është ai që flet më shumë, sidomos për xhelozinë e të dashurës së tij ndaj shoqeve. Ai përsërit edhe një herë mendimin se aty brenda ai është vetëm Olsi, pa përgjegjësinë e lidhjeve që ai ka pasur para se të hynte.
Astriti ka ndezur motorin që në mëngjes, ndërsa ishte çift me Besën, dhe nuk ka pushuar së foluri deri në darkë vonë. Ai është shtrirë në krevat dhe debaton sa me Çimin e Nardin, po aq edhe me Najadën. Ai shpreh mendim të mirë për mënyrën se si bën bisedë Olsi. Pastaj zihet ngushtë dhe shton edhe Çimin dhe Nardin në listë. Romina që ndërkohë ka hyrë në dhomë, e shpotit Titin duke e pyetur se çfarë mendon ai për bisedat që bën ajo. Ai i përgjigjet se i pëlqejnë deri diku. Nisin e flasin për Gitin dhe çunat shfaqin mendimin se provokimet e saj i kanë bërë të ndihen keq.
Julinda, Besa, Arbri, Ina dhe Poli janë shtrirë nga dhoma tjetër, në shesh, siç kanë bërë dy netët e fundit. Poli ankohet se po i vjedhin çamçakëzët nga sirtari. Nata vazhdon në diskutime të ndryshme, por më interesanti është ai mes Polit dhe Inës mbi Olsin. Poli druhet të flasë sepse nuk i beson Inës. Polit nuk i pëlqen Olsi. Ai thotë se e ka pasur Olsin në lagje dhe ka disa gjëra që nuk i pëlqejnë. Ina insiston që Poli të thotë mendimin e tij për Olsin, por ai vazhdon të mos i besojë dhe tenton të ndryshojë bisedë. Ina acarohet nga ky mosbesim, por Poli nuk do ta humbë konfidencën e saj dhe e bën për të qeshur vetëm që t‘i ulë nervat. Inës i pëlqen biseda intime me Polin, por ai e ka shumë problem të tregohet i drejtpërdrejtë.
Olsi dhe Najada, pas hëngrën në mes të natës, patën një moment për të pirë një cigare në qetësi. Olsi i thotë se dita nuk kishte qenë e mirë për të, për shkak të provës së javës. Najada i thotë se kjo provë ka qenë një stres i madh edhe për të. Olsi i thotë se me Inën konfidenca nuk e kalon sipërfaqen, sepse i mungon kurioziteti ndaj saj, por edhe fakti që s‘kanë asgjë të përbashkët. Ata shprehen edhe për Rominën, e cila shakatë i ka me të gjuajtur. Olsin e acaron kjo gjë. Kur kthehen në dhomë, Olsi i bën një masazh Nadës dhe pastaj shtrihen të flenë bashkë.

Çimi dhe Olsi kanë seancën e thashethemit të mëngjesit. Ndërkohë zgjohet edhe Astriti.
Ata diskutojnë për Nardin. Atyre u duket se Nardin po e kap "sindroma Ingridi", pasi sillet sikur të gjithë e kanë inat, sepse e ka kapur stresi i nominimit.
Për Rominën, Olsi tregon një konflikt gjatë natës, ku sipas Olsit Romina ka tentuar t‘i manipulojë të tjerët për të dalë vetë "si e mirë". Astriti jep evidencat e veta në mbrojtje të Olsit.
Olsi dhe Çimi dalin në oborr. Aty Çimi nis një diskutim mbi Arbrin dhe faktin që ai nuk i kupton gjendjet e të tjerëve. Olsi i thotë Çimit se shpesh banorët nuk i kuptojnë historitë që tregon Çimi për familjen, sidomos Arbri, i cili nuk ka vuajtur ndonjëherë në jetën e vet. Ata të dy mendojnë se Arbri ka lekë nga familja. Olsit nuk i ka pëlqyer batuta e Arbrit se "Big Brother" u dha mundësinë djemve të afrohen me femra. Olsi thotë se kjo mundësi ka qenë në dorën e tyre edhe përpara se të hynin brenda në shtëpi.
Ata bien dakord se lidhur me Arbrin do të kenë kohë për të gjykuar mbi karakterin e tij.
"Big Brother" i zgjon banorët me një këngë romantike. Dhoma blu dhe ajo e gjelbër janë ende në gjumë. Banorët kanë ditën e dytë të provës së javës. Ina dhe Poli zgjohen të parët, ata bisedojnë me zë të ulët. Përveç muzikës, punën më të madhe për të zgjuar banorët e bëjnë Astriti me Çimin, të cilët shëtisin krevat më krevat duke u kujtuar të tjerëve se duhet të çohen e të veshin kostumet e përbashkëta. Ata çohen njëri pas tjetrit. Vetëm Romina dhe Astriti kërcejnë si të çmendur, ndërsa pjesa tjetër enden nëpër dhomë akoma të përgjumur. Shkojnë të gjithë në tualet për t‘u veshur. Aty Leonardi tregon se ka parë një ëndërr me Rominën, por ajo e injoron dhe vazhdon të merret me veten. Problemin më të madh për të veshur kostumin e ka Najada. Ajo as nuk donte të zgjohej, por vetëm nga përkëdhelitë e ngacmimet e Çimit arriti të ngrihej.

Kanë vetëm pak kohë në dispozicion, para se të bjerë gongu për fillimin e lojës. Ata dalin në oborr për të pirë cigaret dhe për t‘i uruar njëri-tjetrit ditën e verës. Grupi A e di që me rënien e sinjalit nga "Big Brother" duhet të fillojë ndjekja dhe kapja e çifteve të pulave, sipas emrave të dysheve të famshme që i është caktuar secilit grup. Ky është moment aktivizimi. Çimi lexon edhe njëherë emrat sipas të cilave janë pagëzuar çiftet e pulave.

Janë Nardi me Najadën, Olsi me Inën dhe Besa me Astritin që nisin të parët garën. Ata duhet të kapin çiftet: Adrian Gaxha-Manjola Nallbani, Puçinela-Arlekini, Kevin Kostner-Whitney Houston, Bufon-Seredova, Adolf Hitleri-Eva Brown.
Fillon prova. Tre çiftet e banorëve të Grupit A turren në oborr ku pulat "e çmuara" janë shpërndarë. Kjo provë zbulon shkathtësinë, zgjuarsinë dhe koordinimin. Ata ecin ngadalë, që të mos i trembin pula, por për disa kjo është një detyrë shumë e vështirë. Sidomos për Najadën, e cila nuk i duron dot pulat. Ina i kap sikur të jetë rritur me to. Olsi gjithashtu. Besa ka frikë nga pulat, ndërsa Astriti i kap një nga një dhe i kthen që të shohë emrin që u është vendosur te këmbët. Pas shumë rrëzimeve në tokë dhe të qeshurave histerike, ata e mbarojnë provën pothuaj për një orë. Grupi B gjatë këtyre skenave është ulur në oborr dhe gajaset me të madhe. Pas pak do të fillojë prova e tyre.

Vetëm dy fjalë thuhen pa shumë rëndësi dhe plas sherri mes Junës dhe Astritit, ndërsa janë të gjithë duke ngrënë drekën. Ai nuk e duron dot tonin imponues të Junës dhe i shprehet Besës, ndërsa janë duke larë enët, se Juna nuk i ndahet avazit të përhershëm. Ai mendon se Juna "i jep gojës" pa i menduar mirë fjalët. Besa i përgjigjet se Astriti si më i madh duhet të hapë rrugë, por ai këmbëngul në të vetën. Ai pranon që e ofendoi në tavolinë, por sipas tij ajo e meritoi. Pas drekës, Titi i afrohet edhe njëherë Junës, vetëm për ta kërcënuar, duke i thënë që ajo mos të guxojë më t‘i flasë ashtu.

Gazeta Shqip
E identifikuar

Faqe: 1 2 [3] 4 5 6 7 8 ... 16   Shko lart
  Keshilloje  |  Printoje  
 
Shko te:  



Anketa
  • Kush eshte banori juaj i preferuar ne "Shpija e Kosoves"?
  • Dot Saranda Hoda
  • 4 (44%)
  • -
  • Dot Suzana Tahiri
  • 0 (0%)
  • -
  • Dot Albulena Gjinaj
  • 4 (44%)
  • -
  • Dot Arjeta Morina
  • 1 (11%)
  • -
  • Dot Zigrid Katroshi
  • 0 (0%)
  • -
  • Dot Erlinda Shatvica
  • 0 (0%)
  • -
  • Numri total i votave: 9
  • Shiko temen

* Sponsor