Sondazh
Pyetje: Kush do ta fitoj "Big Brother Albania"
Arberi - 12 (36.4%)
Besarta - 5 (15.2%)
Julinda - 2 (6.1%)
Olsi - 5 (15.2%)
Shkelqimi - 3 (9.1%)
Najada - 4 (12.1%)
Romina - 1 (3%)
Poli - 1 (3%)
Numri total i votave: 32

Faqe: 1 ... 10 11 12 13 14 [15] 16   Shko poshtë
  Keshilloje  |  Printoje  
Autori Temë: "Big Brother Albania"  (E lexuar 27194 herë)
0 anëtarë dhe 2 Vizitore po shikojnë këtë temë.
Belinaa
Cause all I think about you
Anetar


Karma: 4
offline offline

Gjinia: Femër
Postime: 3147



Shiko profilin
« Përgjigju #210 më: 02-06-2008, 17:01:29 »

Përfundon aventura e "Big Brother", Arberi fitues i 50 000 eurove

Nata e djeshme, plote surpriza për banorët

Edicioni i parë i "Big Brother Albania" ka mbyllur siparin dje pas mesnate. Një natë e gjatë, e mbushur plot të papritura dhe emocione është ndjekur nga miliona shikues në të gjithë hapësirat shqiptare. Për gati 3 muaj, 18 banorët që jetuan brenda shtëpisë më të madhe në vend u kthyen në personazhet më të njohur dhe më të diskutuar. Tashmë ata njihen nga të gjithë, me çdo detaj të jetës së tyre, që rrëfyen qoftë në ato pak javë që ndenjën në atë shtëpi. Padyshim, edicioni i parë i "Big Brother" tregoi se ky spektakël ishte një nga më interesantët e prodhimeve televizive shqiptare.
Dhe mbrëmja finale nuk kishte si të mos ishte mbrëmja më e bukur. Një spektakël i zgjedhur ka shoqëruar emocionet e pesë finalistëve, familjarëve të tyre, ish-banorëve të "Big Brother", por dhe miliona shikuesve që donin të dinin se cili do të ishte fituesi i parë i "Big Brother Albania".
Të ftuar në studio dje kanë qenë opinionistët tashmë të njohur të këtij spektakli: regjisori Mevlan Shanaj, skenaristi Armand Peza, gazetarja Zefina Hasani. Ata kanë komentuar surprizat dhe banorët në këtë mbrëmje të gjatë finale.
Surpriza e parë për banorët ishte hyrja në shtëpi e futbollistit të njohur Igli Tare. Dhe pak më vonë në shtëpinë e "Big Brother" ka hyrë një nga ikonat e muzikës shqiptare, këngëtarja e njohur Adelina Ismajli. Ajo ka ardhur posaçërisht nga Prishtina për të qenë pjesë e këtij spektakli gjigand.
Por Vëllai i Madh, në ditën e tyre të fundit brenda shtëpisë, kishte rezervuar dhe një surprizë për secilin prej tyre.
Duke ditur pikat e dobëta të secilit, Vëllai i Madh ishte kujdesur që surpriza të ishte vërtet e dashur për banorët.
Arbana i thotë Olsit të shkojë në një magazinë dhe ai e gjen magazinën e sistemuar si salloni i tij. Pasi pret 15 sekonda, aty hyn i ati, një personazh shumë i dashur për Olsin. Tepër emocionues ky moment për Olsin, që mund të takojë të atin pas tre muajsh që s‘e kanë parë njëri-tjetrin. Për gati 2 minuta ata bisedojnë me njëri-tjetrin duke u çmallur.
Një surprizë e këndshme ishte dhe ajo për Astritin. Sërish është e shoqja protagoniste e të papriturës që Vëllai i Madh i kishte përgatitur Astritit. Brenda një sfere të tejdukshme ai gjen në kopsht gruan dhe pranë saj është polici i "Portokallisë".
Kush mund t‘i mungonte më shumë Najadës brenda shtëpisë së "Big Brother"? Sigurisht që Vëllai i madh e dinte se dashuria për dy motrat ishte aq e madhe për Najadën. Pasi sheh një audiomesazh në dhomën e rrëfimit, menjëherë sapo mbaron mesazhi dalin dy motrat dhe të treja ulen e bisedojnë. Pasi janë çmallur me njëra-tjetrën, ato përcillen të dalin nga shtëpia me këngën e Valbona Halilit.
Emocione ka shkaktuar dhe surpriza për Polin. Ai del në oborr dhe sheh petale që bien nga qielli. Ngre shikimin lart dhe shikon Inën në balonë. Kur del, balona ulet jashtë shtëpisë.
Surpriza për Arbrin ka qenë karakteristike për tipin dhe karakterin e tij patriotik. Arbana e dërgon Arbrin në kopsht, ku hyn grupi "Ali Pashë Tepelena", duke kënduar. Grupi i njohur shoqërohet nga balerinat e "Portokallisë" dhe më pas futet mbesa e Arbrit, e cila i dhuron atij një qeleshe.
Spektakli i mbrëmshëm ka qenë vërtet i bukur jo vetëm për finalistët dhe ish-banorët e "Big Brother", por dhe për mijëra fansa që për orë të tëra kanë pritur plot ankth se cili do të triumfonte në këtë mbrëmje të madhe, duke qenë dhe fituesi i 50 mijë eurove.
Por, me mbarimin e spektaklit rrëfimet për banorët nuk mbarojnë këtu. Për 18 personazhet që hapën jetën e tyre duke ia treguar atë publikut, do të flitet më gjatë të premten e ardhshme në orën 20:45, në një puntatë speciale "Big Brother", për t‘u njohur më mirë me të gjitha prapaskenat që kanë animuar shtëpinë më të famshme të Shqipërisë. Shumë shpejt do të fillojë dhe audicioni për të përzgjedhur konkurrentët e edicionit të dytë të "Big Brother Albania".


Gazeta Shqip
E identifikuar

All these days I spent away,I'll make up for this I swear,I need your LOVE to hold me up,when it's all to much to bear!
Ami
100% katolike, 100% shqiptare
Anetar


Karma: -1
offline offline

Gjinia: Femër
Postime: 846



Shiko profilin WWW
« Përgjigju #211 më: 02-06-2008, 19:43:04 »

Ne ata 5 debila qe kishin ngelur, ai qe e fitoi e meritonte me shume. Them debila se nuk ishte nje per t'u marre shembull per mire.
Gjithsesi une uroja vetem ata te dy "pornostaret" te mos fitonin (ajo shushka me kreshte si te gjelit, nje prosti e vertete, dhe ky gjeli tjeter edhe ai me "kreshte", Olsi). Po te fitonte ndonjeri nga keta te dy do ishte nje turp i vertete. Sepse do jepnin nje shembull morali......
E identifikuar

Berni
Forca Elbasani
Moderator


Karma: 4
offline offline

Gjinia: Mashkull
Postime: 24144



Shiko profilin WWW
« Përgjigju #212 më: 03-06-2008, 15:44:02 »

Arbëri "100 ditët e mia brënda shtëpisë"

Intervista me Arbër Çepanin, fituesin e edicionit të parë të "Big Brother Albania"




Arbër Çepani, 21-vjeçari që studion për shkenca politike në Itali, tashmë është personazhi më i famshëm në gjithë hapësirat shqiptare. Në 100 ditë brenda shtëpisë së "Big Brother" ai impresionoi mijëra njerëz me mënyrën e tij të sjelljes, konfrontimit në debate dhe pasionit për të vërtetën. Për Arbrin, "Big Brother" do të mbetet si një nga eksperiencat e vyera të jetës së tij. Thotë se do të vazhdojë të jetë në kërkim të eksperiencave, i bindur se jeta është e mbushur plot me të tilla.

Në një intervistë më poshtë, fituesi i parë i "Big Brother Albania", një personazh që përcjell pozitivitet në çdo shprehje, rrëfen gjithçka për këtë aventurë të pazakontë

Jeni fituesi i parë i "Big Brother Albania". E prisnit?

Normalisht, kur merr pjesë në një eksperiencë të tillë, merr parasysh që mund të dalësh javën e parë, por mund të dalësh gjithashtu edhe javën e fundit. E vetmja gjë që ke në dorë në këto lloj kompeticionesh është të japësh maksimumin. Më pas është vlerësimi i publikut ai që të çon përpara.

Mund të na i tregoni pak orët e para jashtë shtëpisë së "Big Brother"?

Jam akoma me shumë pak minuta gjumë dhe ndiej ende emocionin e natës finale. Në një farë mënyre vazhdoj dhe jetoj akoma në shtëpinë e "Big Brother". Është vështirë të riambientohesh në jetën e përditshme pas tre muajsh izolimi total. Por jam i sigurt që kalova një eksperiencë shumë të bukur. Dhe eksperienca akoma më të bukura më presin.

Është një emocion i jashtëzakonshëm kur ecën në rrugë dhe shikon buzëqeshje njerëzish, njerëz që komplimentohen me ty dhe aty e ndjen më realisht vlerësimin që të ka dhënë publiku nga jashtë. Ishte ky vlerësim që më dha forcën për të shkuar deri në fund.

Si kanë qenë 100 ditët tuaja brenda shtëpisë? Ka pasur lëkundje brenda Arbrit, ditë kur mund të mendonit se nuk duhet t‘i kishit hyrë kësaj aventure?

Ishin 100 ditë që, në të mirë e në të keq, më dhanë mundësinë të jetoja një eksperiencë të jashtëzakonshme, e cila besoj se do të më shërbejë shumë edhe në jetën e përditshme pas "Big Brother". Besoj se mund ta quajmë një master të vërtetë në marrëdhënie me njerëzit. Sfida ime para se të futesha ishte të merrja diçka nga kjo lojë dhe të jepja diçka gjithashtu. Dhe sfida që kisha me vetveten ishte a do të arrija dot të përshtatesha dhe të komunikoja brenda etikës me 17 banorë të tjerë, shumë të ndryshëm nga unë. Pas 100 ditësh mund të them me bindje të plotë se kam marrë shumë nga të gjithë banorët aty brenda dhe se do ta kujtoj gjithnjë këtë eksperiencë me një buzëqeshje.

Për sa i përket lëkundjes së Arbrit, jam një tip që kur marr përsipër një sfidë, mundohem ta çoj deri në fund. Në fund bëj bilancin e të këqijave dhe të mirave të kësaj sfide. Të mirat ia shtoj karakterit dhe të këqijat i kam parasysh dhe mundohem të mos i përdor te të tjerët.

Cili ishte Arbri, jeta e tij, para se të hynte në "Big Brother"?

Megjithëse kam kaluar një eksperiencë shumë të gjatë e të veçantë brenda në "Big Brother", sot më takojnë e më thonë se "tashmë je bërë i famshëm". Përgjigjja ime është gjithnjë shumë e thjeshtë: "Jam ai që kam qenë dhe vështirë se mund ta ndiej veten të famshëm". E ndiej veten shumë të nderuar që kam marrë pjesë në një eksperiencë të tillë. Besoj se jetën që kam bërë përpara do të vazhdoj ta bëj edhe sot, me të vetmin ndryshim, që objektivat që kisha përpara, sot janë shumë më të realizueshme.

Le të flasim pak për historitë rozë që lindën brenda shtëpisë së "Big Brother". Një "flirt" i tillë, nëse mund të quhet kështu, u komentua edhe midis jush dhe Jonidës. Ç‘mund të na tregoni më tepër?

Jonida është një person me të cilin kalova momente shumë të këndshme brenda në shtëpi. E kuptoj që njerëzit adhurojnë "telenovelat", por të jeni të bindur që midis meje dhe Jonidës ishte thjesht dhe vetëm një raport miqësie.

Kur hytë në shtëpinë e "Big Brother" ju kishit një të dashur. Në natën finale Arbana tha se "tashmë nuk e keni më". Çfarë ka ndodhur?

Fillimisht më thanë se e dashura nuk do të vijë në spektakël. Dua të tregohem i sinqertë dhe po u tregoj se e mora si shaka. Dhe nuk e fsheh që në natën finale prisja ta shihja diku. Por kam bindjen gjithsesi që pasi të komunikojmë sy më sy, gjithçka do të shkojë më mirë. Nga kjo eksperiencë, normalisht përveç familjarëve që e ndjenin shumë dhe që e përjetonin atë eksperiencë bashkë me ne, personat që e kanë ndjerë akoma më shumë, besoj, janë pikërisht të dashurit dhe të dashurat tona, të cilët nga situata shumë e veçantë dhe e papërshkrueshme që jetohej aty brenda, mund edhe t‘i kemi lënduar pa e dashur këtë. Por kam bindjen gjithsesi se gjithçka do të rregullohet. Pozitiviteti im ndonjëherë kalon çdo limit, apo jo?

Arbër, në një video mesazh ku shokët tuaj në Itali ju uronin fitore, dëgjuam të flitej për një projekt mbi një film për Skënderbeun. Ç‘mund të na thoni më tepër?

Ky projekt është ide e një regjisori që premton shumë në Itali. Quhet Roberto De Feo. Person që ka një dashuri shumë të veçantë për Shqipërinë dhe ka vendosur që projekti i tij i jetës të jetë një film kolosal për Skënderbeun. Si shqiptar ndihem shumë mirë kur shikoj që një i huaj respekton dhe nderon një nga figurat më të mëdha tona kombëtare. Jam munduar gjithmonë që ta ndihmoj me çfarë kam mundësi në këtë projekt. Shpresoj që kjo ëndërr e këtij regjisori të bëhet sa më shpejt realitet dhe ta shohim Skënderbeun ashtu siç i ka hije.

Kur dolët nga shtëpia e "Big Brother" deklaruat se do fillonit një fushatë sensibilizimi dhe solidariteti për të sjellë një mesazh ndryshimi? Mund të na e shpjegoni më qartë këtë?

Sfidën time të parë në "Big Brother" e fitova. Ishte ajo që të merrja diçka nga kjo eksperiencë. Sfida e dytë ishte që me shumën prej 50 mijë eurosh të jepnim një mesazh sensibilizimi dhe solidariteti, duke thënë me të madhe që me pak punë e pak vullnet mund të bëhen shumë gjëra të bukura. Sot që kjo ëndërr është bërë realitet, të jeni të bindur se nuk do të humbim kohë dhe do fillojmë sa më shpejt të krijojmë një grup vullnetarësh të cilët do lëvizin në çdo cep të Shqipërisë, ku ka nevojë për këto mesazhe, duke i hapur vetes një sfidë akoma më të bukur.

Ju studioni shkenca politike. A mund të imagjinojmë në të ardhme një Arbër përfaqësues të klasës politike shqiptare?

Në qoftë se e shikojmë politikën si një mjet që mund të sjellë ndryshimin, atëherë unë jam shumë i nderuar që të jem pjesë i këtij ndryshimi.

Ka Arbri diçka që nuk ka mundur ta thotë brenda shtëpisë së "Big Brother", të cilën mund ta tregonte tani?

Në tre muaj, dashje padashje, siç thoshte dhe miku im Titi, kemi folur edhe më tepër seç duhet të flisnim dhe nuk mendoj se ka ngelur diçka për t‘u thënë tani

Gazeta Shqip
E identifikuar

Dora
Anetar


Karma: 14
offline offline

Gjinia: Femër
Postime: 2031



Shiko profilin
« Përgjigju #213 më: 04-06-2008, 10:29:46 »

Bjondja ne foto eshte Maddalena.


* n832145477_2096005_7057.jpg (33.94 KB, 604x453 - E shikuar 13 Herë.)

* n832145477_2095943_5114.jpg (38.48 KB, 604x453 - E shikuar 16 Herë.)

* n531630724_2390349_1356.jpg (44.43 KB, 604x453 - E shikuar 7 Herë.)

* n832145477_1697769_861.jpg (25 KB, 533x400 - E shikuar 14 Herë.)

* n832145477_1697778_4023.jpg (42.77 KB, 533x400 - E shikuar 18 Herë.)

* n832145477_1697796_8285.jpg (31.25 KB, 300x400 - E shikuar 17 Herë.)
E identifikuar

Good girls like bad boys!

dora@zeriyt.com
Dora
Anetar


Karma: 14
offline offline

Gjinia: Femër
Postime: 2031



Shiko profilin
« Përgjigju #214 më: 06-06-2008, 08:09:35 »

Disa te tjera nga Arbri. Sic edhe mund te verehet nga fotot, Arbri eshte shume prane Ajola Xoxes, e cila eshte kusherira e tij nga ana e nenes, dmth nena e Arbrit mbiemrin e vajzerise e ka Xoxe.
Arbri eshte anetar aktiv i ANSA - organizates per studentet qe studiojne jashte Shqiperise.



* Arbri dhe Ajola Xoxe.jpg (37.03 KB, 604x453 - E shikuar 13 Herë.)

* Arbri, Madalena dhe Ajola.jpg (45.61 KB, 604x406 - E shikuar 15 Herë.)

* Arbri dhe Ajola (kusherinj).jpg (59.4 KB, 604x453 - E shikuar 19 Herë.)

* Arbri, Ajola, Edlira.jpg (68.45 KB, 604x453 - E shikuar 18 Herë.)

* Arbri prane Nanos.jpg (64.01 KB, 604x370 - E shikuar 19 Herë.)

* Arbri ne biblioteke.jpg (47.53 KB, 604x453 - E shikuar 7 Herë.)
E identifikuar

Good girls like bad boys!

dora@zeriyt.com
Dalber
Future Diktator
Anetar


Karma: 8
offline offline

Gjinia: Mashkull
Postime: 1027



Shiko profilin
« Përgjigju #215 më: 06-06-2008, 09:18:14 »

Hahahahahaha, une asnjeher se kam ndjekur kete show, dhe asnje tjeter te ketij lloji, por ajo fotoja qe e kane nxjerre te ujvara kete sempatikun qesh me te madhe me ben te qesh me te madhe.

thua kushedi cu be, keto dite ndoshta na e bejne edhe sex-symbol te shqiperise qesh me te madhe , vertet qe arti eshte egzagjerim, nese mund ti fusim programet televizive ne art, po prap me karar e mori e mira.

hahahhaa komik jemi ne shqiptaret
E identifikuar

Krenar me injorance time
Jo mendjemadh me hipokrizine e tjetrit

dalber@zeriyt.com
Dora
Anetar


Karma: 14
offline offline

Gjinia: Femër
Postime: 2031



Shiko profilin
« Përgjigju #216 më: 06-06-2008, 10:08:39 »

Hahahahahaha, unë asnjeher se kam ndjekur këtë show, dhe asnjë tjetër te këtij lloji, por ajo fotoja qe e kanë nxjerre te ujvara këtë sempatikun qesh me te madhe me bën te qesh me te madhe.

thua kushedi cu be, këto ditë ndoshta na e bëjnë edhe seks-symbol te Shqipërisë qesh me te madhe , vërtetë qe arti është egzagjerim, nëse mund ti fusim programet televizive ne art, po prap me karar e mori e mira.

hahahhaa komik jemi ne shqiptarët

Ajo fotoja eshte bere ne veren e 2007-es, pra rreth nje vit me pare, kur Arbri nuk ishte bere ende i famshem. Ma merr mendja se eshte thjesht nje montazh per qejfin e tij, jo per ta marre shabllon, sic ndodh rendom.
E identifikuar

Good girls like bad boys!

dora@zeriyt.com
Belinaa
Cause all I think about you
Anetar


Karma: 4
offline offline

Gjinia: Femër
Postime: 3147



Shiko profilin
« Përgjigju #217 më: 07-06-2008, 17:07:19 »

Ofertat për banorët e "Big Brother"
Surprizat, dhuratat, por dhe të pathënat për jetën e tyre brenda shtëpisë


18 banorët e aventurës së parë të "Big Brother Albania" kanë rrëfyer mbrëmë gjithçka rreth jetës së tyre brenda shtëpisë më të madhe në vend. Tashmë, të çliruar nga efekti i kamerave, ata treguan ndjesitë e të jetuarit 24 orë në 24 nën monitorim, marrëdhëniet me njëri-tjetrin dhe sa e kanë ndjerë famën jashtë. Sigurisht që 5 finalistët ishin ata që po e ndjejnë më tepër suksesin e të qenit pjesë e një spektakli të tillë. Ata janë kthyer tashmë në personazhet më të famshëm dhe të përfolur në të gjitha hapësirat shqiptare. Nuk ka munguar dhe në këtë edicion të fundit të "Big Brother" opinionisti që ka ndjekur me vëmendje çdo lëvizje të banorëve, duke gjykuar qartë karakteret e tyre gjatë netëve të spektaklit, Armand Peza. Arbër Çepani, fitues i parë i këtij reality show, ka treguar emocionet, lidhjen e tij me Magdalenën dhe se si do t‘i shpenzojë 50 mijë eurot. Në një klip të quajtur "Strategjia e Arbrit" ishin përmbledhur pjesët më pikante të tij brenda shtëpisë.

Piktura e realizuar nga banorët dhe që do të shkojë për Kryqin e Kuq Shqiptar është blerë nga fabrika e qumështit "Lufra", me çmimin prej 1400 eurosh.

Spektakli i mbrëmshëm ka qenë i mbushur plot surpriza për 18 banorët. Dhe sigurisht e para që do të merrte surprizën ishte pikërisht banorja e parë që la shtëpinë, Ingridi. Në një klip të quajtur "kriza e Ingridit" janë treguar të gjitha ditët e saj brenda shtëpisë së "Big Brother". Për mamanë e dy vajzave kompleksi "Blur" kishte ofruar 3 muaj falas argëtimi në këtë kompleks.

Për Junën, vajzën që synon të ketë një karrierë si këngëtare, surpriza ishte bërja e një kënge dhe klipi ofruar nga shtëpia diskografike "Superstar".

Olsi, një nga personazhet më interesantë të këtij edicioni, i cili i shkoi aq pranë fitores, ka marrë një ofertë punësimi. Kurse si çift një javë pushime në hotelin "Adam & Eve" në Turqi, ofruar nga "Global Travel".

Najada Konomi, vajza që krijoi aq shumë fansa gjatë qëndrimit të saj në shtëpinë e "Big Brother" ka marrë një bursë të plotë studimi për të gjitha nivelet e gjuhës angleze nga "International language center & computering".

Dy mikeshave brenda shtëpisë së "Big Brother", Julindës dhe Besartës, iu ofrua 10 ditë pushime në Himarë, në hotel "Rapo".

Ildës i është ofruar trajtim falas nga qendra e estetikës "La Perla". Ajo do të ketë një kartë shërbimi 6-mujore në këtë qendër.

Mardiolës, vajzës nga qyteti i Vlorës, i është ofruar një kartë krediti.

Astritit i janë ofruar pushime familjare në Turqi. Ina, që brenda shtëpisë së "Big Brother" gjeti dhe dashurinë, ka marrë një bursë 3-vjeçare studimi në shkollën e modës "Elia style".

Dorinës i është dhuruar një kartë krediti. Jonida, vajza që ka studiuar gazetari, ka marrë një ofertë pune nga "Top Albania Radio".

Për Leonardin, bojaxhiun e "Big Brother", kompania "My Best", e cila ka ekskluzivitetin e "Swatch"-it për Shqipërinë dhe një gift card, nëpërmjet së cilës mund të marrë dhurata duke përzgjedhur midis shumëllojshmërisë së orëve dhe bizhuve që ndodhen në këtë dyqan. Çimi, ashtu si Astriti, do të ketë mundësinë t‘i kalojë pushimet këtë verë në Turqi, bashkë me familjen.







Box


Ofertat për Olsin



"Kompleksi Austria" i ka ofruar Olsit disa oferta punësimi si: postin e drejtuesit të marketingut dhe marrëdhënieve publike të këtij kompleksi, një bursë për kryerjen e studimeve me çikël të plotë për marketing në Universitetin e New Yorkut në Tiranë, sigurimin e një burse për kualifikimin pasuniversitar në fushën e hoteleri-turizëm në Universitetin e Brukselit.

Një tjetër ofertë punësimi Olsi ka marrë dhe nga ANDE-LM.




Romina, Ervisi dhe Poli


ANDE-LM ka ofruar sponsorizim për tre kandidatët e programit të "Big Brother": Pol Babin, Ervis Shkozën dhe Romina Shkrelin.

ANDE-LM i ofron secilit kandidat paketën e internshipit të specifikuar.Polit i janë ofruar disa oferta. Të gjitha të fokusuara në fushën e hoteleri-turizëm dhe të realizueshme në afat të shkurtër kohor.
Oferta e parë qëndron për shtetin e Spanjës, e dyta ofrohet për në ishujt grekë dhe e treta në Kanada.

Dhe për Rominën ANDE-LM ofron disa paketa dhe është ajo që do të zgjedhë. Oferta e parë ofrohet në Holandë, kohëzgjatja 2 muaj, pozicioni menaxhere për aktivitetet rinore, pagesa 250 euro në muaj. Akomodimi ofrohet nga kompania. Oferta e dytë e mundshme sërish në Holandë, kohëzgjatja e papërcaktuar, pozicioni asistente marketingu për Departamentin e Shteteve
Evropiane, akomodimi ofrohet nga kompania. Oferta e tretë mundësi e ofruar në SHBA, New York, pozicioni suport
social për qendrat e rehabilitimit të personave me aftësi të kufizuara, kohëzgjatja e hapur, akomodimi ofrohet nga kompania, pagesa minimale 50 euro në muaj, plus benefite të tjera, mundësi të shumta udhëtimi.
ANDE-LM i ka ofruar dhe Ervisit të zgjedhë nga 3 paketat që ajo ofron.
Oferta e parë: punësim në Holandë, qyteti i Hagës, pozicioni monitorim dhe vlerësim në departamentin e parandalimit të konflikteve me armë zjarri.
Oferta e dytë: shteti Holandë, qyteti Hagë, pozicioni ndërmjetësim dhe diplomaci, kohëzgjatja e papërcaktuar.
Oferta e tretë ofrohet në SHBA, shteti Tenessee, pozicioni
organizator politik në Departamentin e Barazisë Martesore.

Gazeta Shqip
E identifikuar

All these days I spent away,I'll make up for this I swear,I need your LOVE to hold me up,when it's all to much to bear!
Dora
Anetar


Karma: 14
offline offline

Gjinia: Femër
Postime: 2031



Shiko profilin
« Përgjigju #218 më: 09-06-2008, 12:29:13 »

LUSI kërcënon OLSIN: “Më kthe paratë e mia…!”

Menjëherë pas përfundimit të “Brenda Big Brother”, Olsi dhe Najada kanë marrë udhën drejt restorant “Austria”, ku edhe së fundmi i është ofruar një vend punë si menaxher. Por duket se gjithë gëzimi i ka ngrirë në buzë, teksa ka parë se në hyrje të restorantit është shfaqur Lusi, ish e dashura e tij, e cila i kishte zënë “pritë”, për të larë hesapet e lëna pezull, që kurse Olsi kishte hyrë në shtëpinë e “Big Brother”.

Lusi, e cila duket se ishte përgatitur për këtë moment, ka drejtuar në adresë të Olsit një lumë të sharash, madje ka guxuar ta kapë atë prej kravate. Edhe pse Olsi në fillim nuk e ka prishur fort qejfin, gjithë situata është tensionuar më shumë, kur ajo i ka kërkuar që t’i kthejë të gjitha lekët që i ka dhënë gjatë kohës kur ishin bashkë. Ajo i ka kujtuar për herë të parë këtë fakt, duke i thënë ish të dashurit të saj, se gjatë kohës që ata kanë qenë të lidhur bashkë, ajo e ka “mbajtur” atë me para, prandaj edhe ka kërkuar që t’ia kthejë.
E identifikuar

Good girls like bad boys!

dora@zeriyt.com
Anesti
Anetar


Karma: 0
offline offline

Postime: 692


Shiko profilin
« Përgjigju #219 më: 09-06-2008, 12:52:02 »

Citojeni
[ajo e ka “mbajtur” atë me para, prandaj edhe ka kërkuar që t’ia kthejë.
/quote]
Sa mire i ka shku menja.Se keshtu me te drejte ati i takon qe tja kthej parate ne te njejten procedure,pra te mbetet mantenute e tij dhe per qa kohe sa ka qene me pare.
E identifikuar
Dora
Anetar


Karma: 14
offline offline

Gjinia: Femër
Postime: 2031



Shiko profilin
« Përgjigju #220 më: 09-06-2008, 15:38:25 »

Maddalena qenka lidhur me shokun e Arbrit....
E identifikuar

Good girls like bad boys!

dora@zeriyt.com
Dora
Anetar


Karma: 14
offline offline

Gjinia: Femër
Postime: 2031



Shiko profilin
« Përgjigju #221 më: 13-06-2008, 17:10:47 »

Arbri do organizoje nje feste falenderimi per te gjithe mbeshtetesit e tij gjate kohes qe ai ka qendruar ne shtepi. Ky eshte lajmerimi qe ai ka vene ne nje blog tijin ne internet:

Te dashur miq,
per t'ju falenderuar sadopak te gjitheve per mbeshtetjen tuaj, ju ftoj te ritakohemi dhe te festojme se bashku, diten e SHTUNE (14 Qershor) Ora 22:00 tek MUMJA!
Me shume respekt,
Arber (Big Brother)
E identifikuar

Good girls like bad boys!

dora@zeriyt.com
Berni
Forca Elbasani
Moderator


Karma: 4
offline offline

Gjinia: Mashkull
Postime: 24144



Shiko profilin WWW
« Përgjigju #222 më: 14-06-2008, 07:52:24 »

Harbohen djemtë e “Big Brother” me balerinat seksi



Panorama PLUS

Të gjithë ata djem e vajza që u bënë të njohur falë programit “Big Brother”, tani po jetojnë ditët e tyre si njerëz të famshëm. Të gjithë kanë dëshirë t’i takojnë dhe t’u flasin. Ish- banorët e shtëpisë më të famshme në Shqipëri, ndjejnë se falë atij programi janë bërë miqtë e të gjithëve. Dhe duket se vera e tyre do të jetë e pasur me aktivitete dhe zbavitje. Të shtunën e kaluar, disa prej banorëve u ftuan në “Vila 1” në Vlorë, ku patën mundësi të kalojnë një fundjavë të këndshme në një nga qytetet më të bukura të vendit. Por të qenit afër detit nuk ishte e vetmja kënaqësi që ata morën. Pasi shijuan darkën e këndshme tek ky lokal i njohur, të gjithë filluan të kërcenin nën tingujt e muzikës së zgjedhur. Por pas pak, në skenë u shfaqën dy balerina shumë seksi të cilat padyshim e ngrohën shumë ambientin dhe si gjithmonë djemtë nuk arrijnë t’i rezistojnë një atmosfere të tillë. Kështu Visi, Çimi dhe Poli filluan të kërcejnë së bashku me balerinat. Gjithçka që ka ndodhur atë natë mund të kuptohet fare mirë edhe nga këto foto që paparaci ynë i cili i ndjek këmba-këmbës, ka sjellë për “Panorama plus”. Kërcimi ka qenë tejet sensual dhe balerinat duket se kanë qenë të predispozuara që t’i kënaqnin deri në fund ata. Këtë moment e ka shijuar shumë edhe Çimi, babai i dy fëmijëve i cili si gjithë banorët e tjerë, tani është bërë i famshëm. Ai nuk ka ngurruar të kërcejë me balerinat në mënyrë shumë sensuale dhe intime edhe pse Rudina e ndiqte e ulur në një nga tavolinat. Ajo jo vetëm që nuk shfaqte shenja xhelozie, por përkundrazi po e shijonte shumë këtë moment sensual që balerinat po i dhuronin bashkëshortit të saj. Miqtë e çiftit tregojnë se Çimi dhe Rudina janë një çift perfekt, prandaj dhe qejfmbetejet mes tyre, mesa duket, duhet të ndodhin për arsye shumë të forta e kurrsesi nga një kërcim me balerina. Por balerinat seksi duket se kanë zbavitur pa fund edhe Polin i cili sapo ka filluar një histori dashurie me Inën, njërën nga banoret e shtëpisë së “Big Brother” e cila pati guximin t’i shprehte dashurinë atij vetëm kur doli nga ajo shtëpi. Poli ka kërcyer me dy balerinat dhe i elektrizuar nga ai moment, ka hequr edhe bluzën duke zbuluar gjysmën e trupit të tij. Nata është mbyllur diku në orët e para të mëngjesit ku ish-banorët e “Big Brother” kanë shkuar për të fjetur në një nga hotelet e Vlorës që gjendet shumë afër detit.

Për Polin dhe Inën “festa” vazhdon edhe në hotel



Ashtu si të gjithë mund ta imagjinoni, Poli dhe Ina kanë kaluar ato pak orë të natës së bashku në njërën nga dhomat e hotelit. Sipas informacioneve që ne kemi marrë, duket se Ina dhe Poli nuk janë çmallur akoma si duhet, prandaj dhe momentet e tyre intime me siguri janë shumë më të zjarrta nga ç’mund ta imagjinoni. Ata që kanë patur dhomat afër dhomës së Inës dhe Polit, nuk kanë patur mundësi të flenë gjumë pasi për dreq dëgjohej gjithçka që ndodhte nga ana tjetër e murit. Kështu informatorët tanë tregojnë se Ina dhe Poli nuk kanë fjetur asnjë minut, vetëm kanë bërë dashuri. Ndërsa në mëngjes, miqtë e tyre nuk i kursyer shakatë dhe ngacmimet me dy të rinjtë e dashuruar, duke iu thënë se i kishin lënë pa gjumë pasi gjithçka çfarë ndodhte tek dhoma e tyre, ata patën mundësi ta dëgjonin. Siç e shihni edhe nga fotoja Ina dha Poli kanë mundur të flenë vetëm në autobus, teksa ktheheshin për në Tiranë.
E identifikuar

Belinaa
Cause all I think about you
Anetar


Karma: 4
offline offline

Gjinia: Femër
Postime: 3147



Shiko profilin
« Përgjigju #223 më: 26-06-2008, 16:04:55 »

Sot te gjithe jane tek Mclub ne Gjilan ne nje feste te cilen e ka organizuar Besa edhe une do te shkoj shpresoj se do ti shoh te gjithe zgerdhihet
E identifikuar

All these days I spent away,I'll make up for this I swear,I need your LOVE to hold me up,when it's all to much to bear!
Dora
Anetar


Karma: 14
offline offline

Gjinia: Femër
Postime: 2031



Shiko profilin
« Përgjigju #224 më: 21-07-2008, 10:12:52 »

Të martën, ne date 22.07.2008, Arbri do organizoje një prezantim te fushates sensibilizuese "Ndryshimi fillon nga ty".

Detajet janë me poshte:

Event: Prezantimi i fushates sensibilizuese "Ndryshimi fillon nga ty"
      "Ndryshimi Fillon nga Ty"
What: Club/Group Meeting
Host: "Ndryshimi fillon nga ty"
Start Time: Tuesday, July 22 at 7:00pm
End Time: Tuesday, July 22 at 9:00pm
Where: Qendra studentore AS@N
E identifikuar

Good girls like bad boys!

dora@zeriyt.com
Faqe: 1 ... 10 11 12 13 14 [15] 16   Shko lart
  Keshilloje  |  Printoje  
 
Shko te:  


* Postimet e fundit ne ZY
Nuk ka postime per momentin. Deshiron te jesh ti i pari?

Anketa
  • Kush eshte banori juaj i preferuar ne "Shpija e Kosoves"?
  • Dot Saranda Hoda
  • 5 (50%)
  • -
  • Dot Suzana Tahiri
  • 0 (0%)
  • -
  • Dot Albulena Gjinaj
  • 4 (40%)
  • -
  • Dot Arjeta Morina
  • 1 (10%)
  • -
  • Dot Zigrid Katroshi
  • 0 (0%)
  • -
  • Dot Erlinda Shatvica
  • 0 (0%)
  • -
  • Numri total i votave: 10
  • Shiko temen

* Sponsor