Another great RocketTheme Joomla Template brought to you by the RocketTheme Joomla Template Club.
Forumi KulturorForumi KulturorBota e Televizionit (Moderator: Berni)"Big Brother Albania"


Sondazh
Pyetje: Kush do ta fitoj "Big Brother Albania"
Arberi - 11 (40.7%)
Besarta - 3 (11.1%)
Julinda - 1 (3.7%)
Olsi - 5 (18.5%)
Shkelqimi - 2 (7.4%)
Najada - 3 (11.1%)
Romina - 1 (3.7%)
Poli - 1 (3.7%)
Numri total i votave: 27

Faqe: 1 [2] 3 4 5 6 7 ... 15   Shko poshtë
PërgjigjjaDërgojeni këtë temëPrintojeni faqen
Autori Temë: "Big Brother Albania"  (E lexuar 9788 herë)
0 anëtarë dhe 1 Vizitor po shikojnë këtë temë.
Berni
Forca Elbasani
Gjinia: Mashkull


Shiko profilin WWW
« Përgjigjja #15 më: 05-03-2008, 15:49:22 »
Citojeni

Kafazit te arte si kam pare asnjë pjesë, s'e di ç'të them, njera nga diferencat është se te Kafazi fituesi merrte 10 mij euro ndërsa këtu 50 mij euro.Mua ajo goca nga Kosova me pëlqen se ndonjeher këto se marrin as vesh, një pjesë nga dita e djeshme Besarta kishte pare filxhanet dhe ja shpjegonte te tjerëve ato hapshin sytë nga njeri tjetri se nuk e kuptonin hahaha ja bënin cfar thot zgerdhihet Dhe një ditë tjetër ishte ne guzhine e kishin futur për te qeronte patatet, njeri nga ato çunat ja bënte lale nuk qerohen kaq te trasha se nuk skuqen, kurse kjo i thonte o Plako po unë nuk jam Makine hahaha me te vërtetë ka disa çaste te bukura, po ja dhe ja 2 goca nga Tirana janë debile fare nuk mbushin nga asnjë anë.
E identifikuar

Belinaa
Cause all I think about you
Gjinia: Femër


Shiko profilin
« Përgjigjja #16 më: 05-03-2008, 20:57:55 »
Citojeni

Besarta është nga Gjilani pra e kam bashkevendase dhe e njoh hehehe,po e shikoj çdo ditë Big Brother me pëlqen shumë dhe s'e di nuk kam çfarë te bëj tjetër mesoj dhe i shikoj ata,Ingridi me shkon nerva me disa sjellje te saja nuk është fëmijë dhe nuk e di dje vallezonte si një e shfrenuar dhe i ka lënë fëmijët për te ardhur ne Big Brother si nuk i janë dhimbsur,ndërsa Najada mbrëmë qe kishte rënë mbi Olsin pak si banale kjo flen bashke, ledhatohen para kamerave e nuk e bëjnë mend qe gjithkush mund ti shoh.
Nejse te shohim se kush do të largohet te shtunën.
Mua me pëlqen edhe organizimi qe i kanë ndare punët dhe kur hyn aty ne kuzhine po sa shpejt qe i bjene gjërat more,janë shumë për atë.
E ti Berni qe paske thënë se Besarta nuk i kupton e edhe nuk e kuptojnë ehhehehehe është e vërtetë e kam pare edhe unë ne te shumtën e rasteve,por këto ditet e fundit si duket është mësuar me gjuhën sepse te gjtihe flasin gjuhën e Shqipërisë.

Shihemi për ngjarjet tjera eheheh
E identifikuar

All these days I spent away,I'll make up for this I swear,I need your LOVE to hold me up,when it's all to much to bear!
Berni
Forca Elbasani
Gjinia: Mashkull


Shiko profilin WWW
« Përgjigjja #17 më: 06-03-2008, 08:21:40 »
Citojeni

Banoret duke kërcyer Hip Hop

E identifikuar

Berni
Forca Elbasani
Gjinia: Mashkull


Shiko profilin WWW
« Përgjigjja #18 më: 06-03-2008, 10:28:53 »
Citojeni

Eros origjinal dhe eros kallp

Shtohen dozat e afeksionit erotik mes Olsit dhe Najadës, ndërsa Julinda e Ingridi bëjnë gjasme si të dashuruara. Sakaq, 24-orëshi i fundit në shtëpi pati dhe shumë ngjarje nga më ekstremet


Doza e erotizmit është shtuar paksa në raportet mes Olsit e Najadës, të cilët kanë fjetur të përqafuar me njëri-tjetrin. Por ka të atillë forumistë në faqen e "Big Brother" që thonë se ata kanë bërë dhe seks. Ndërsa Julinda me Ingridin kanë bërë poza dashurie me njëra-tjetrën, duke qenë të shtrira në një krevat bashkë.

Olsi i shprehet Rominës se e ka marrë malli për të dashurën e tij. Ai tregon se e merr malli për të edhe kur është jashtë shtëpisë, sepse sipas tij e dashura e plotëson. Veç kësaj, Olsi shprehet se e dashura e tij është si shpirt dhe për këtë e ka zgjedhur. Në bisedën e tyre përfshihet edhe Nada (është parë tashmë afërsia mes Nadës dhe Olsit). Olsi e sheh Nadën si një shoqe shumë të mirë, me të cilën do të donte të mbante lidhjet edhe jashtë.

Banorëve të shtëpisë së "Big Brother" ju komunikohet prova e javës, që është në thelb një provë memorieje për njohuritë që banorët kanë grumbulluar për njëri-tjetrin. Prova u është komunikuar atyre nëpërmjet një letre të lexuar me zë për të gjithë nga Ervisi. Për këtë javë, banorët do të përballen me një pyetësor prej 20 të dhënash. Prova fillon dhe mbaron çdo ditë me sinjalizimin e një gongu, që do të bjerë nëpërmjet regjisë së shtëpisë dhe jashtë këtij orari banorët nuk kanë të drejtë të flasin për provën. Banorët do të jenë të organizuar në formën e një klase, ku secili prej tyre do të tregojë për 20 të dhënat e tij. 50% është basti që banorët vënë për provën, që do të jetë përcaktues për buxhetin e javës që vjen. Banorët e konsiderojnë provën të thjeshtë dhe interesante.

Nada tregon se në një revistë kishin nxjerrë tatuazhet e saj në kopertinë dhe kjo e kishte bërë të nxehej shumë. "Isha gati, shprehet ajo, të grisja gjithë revistat në treg nga inati, që më kishin fotografuar pa më marrë leje". Për një situatë të ngjashme, Nada tregon se nuk i flet më shoqes së saj të ngushtë, e cila i kishte fotografuar nëpërmjet celularit tatuazhet e saj dhe i kishte shpërndarë ato në të gjithë Beratin.

Ina ngacmon Polin, duke i thënë se i është ngjitur nga pas. Poli i vënë në siklet i kap dorën dhe qesh. Pjesë e ngacmimeve të Inës bëhet edhe Ervisi, të cilit i thotë se vetëm sytë ka të bukur. Ervisi i shtrëngon dorën dhe Ina thërret për ndihmë Polin, për të cilin duket se ka njëfarë simpatie.

Çimi prek Najadën në këmbë dhe Ervisi e ngacmon duke i thënë të ketë kujdes nga gruaja. Çimi shprehet se gruaja krenohet me të, ndërsa Nada dhe Visi e ngacmojnë duke i thënë se gruaja e di se ka një burrë gorillë e monstër.

Besa sheh filxhanin dhe bën shaka me banorët e tjerë të shtëpisë. Ajo i thotë Nadës se i del një O e madhe dhe Nada e merr sikur po e ngacmon për Olsin. Besa sqaron më tej se në të vërtetë sheh figura, por nuk di të thotë nëse janë të vërteta apo jo.

Najada dhe Ervisi flasin për surprizat që do të donin t`u bënte "Big Brother" natën e spektaklit. Najada shprehet se do të ishte bukur sikur t`i fusnin në shtëpi familjarë të saj. Nada komenton më tej se do të ishte e mrekullueshme sikur ketë natë t`i fusnin të ëmën në shtëpi, për të cilën shprehet se ka shumë afrimitet. Ndërsa Ervisi, edhe pse do ta pranonte t`i fusnin të ëmën në shtëpi si surprizë, ka frikë se e ëma do të prekej dhe nuk do ta përballonte dot emocionin.
Nardi, Romina dhe Najada flasin për materialistët. Romina shprehet se ka neveri për ato femra të cilat qëndrojnë me një mashkull vetëm për interes. Ajo tregon sesi një e njohura e saj mbante dy të dashur në të njëjtën kohë, vetëm për përfitim. Nardi komenton se tashmë kjo është bërë një modë dhe vajzat ndodh shpesh të shprehen të lumtura për atë që i dashuri i tyre u dhuron.

Duke u kujdesur për lulet në kopsht, Nardi gjen një insekt me të cilin tremb vajzat. Me insektin në dorë, Nardi i afrohet Inës dhe Junës, të cilat largohen të terrorizuara.

Poli po shoqëron Ingridin dhe Rominën ndërsa hanë mëngjes. Tema e bisedës është kodi i veshjes për femrat. Ingridi thotë se ka disa steriotipe të veshjes për femrat (taka, buzëkuq, krehje flokësh) dhe ajo ka shumë shoqe që mbahen në mënyrë të tillë. Por, vetë është më sportive dhe pranon se ndonjëherë ndihet "si çun" në shoqërinë e tyre. Poli i thotë se të veshurit sportiv te femrat i pëlqen. Romina, e cila ka kaluar një natë të stresuar, hyn në temë me ton pak të vrazhdë, duke thënë se meshkujt s‘e kanë provuar ndonjëherë të rrinë 24 orë me taka.

Çimi dhe Ingridi thyejnë akullin mes tyre dhe bëjnë paqe, pas një jave keqkuptimesh të vazhdueshme mes tyre. Ingridi i thotë Çimit se kapet me meshkujt për faktin se e sheh veten të barabartë me ta. Çimi justifikon konfliktualitetin me Ingridin me faktin se nuk e ka njohur, ndërsa tani shprehet i bindur se e njeh shumë mirë atë.

Gazeta Shqip
E identifikuar

Dora
Gjinia: Femër


Shiko profilin
« Përgjigjja #19 më: 07-03-2008, 08:23:49 »
Citojeni

Nada dhe Olsi vendosin të mbeten vetëm shokë



Najada dhe Olsi duket se kanë vendosur të heqin dorë nga ndjenjat që mund të kenë lindur për njëri-tjetrin dhe të mbeten vetëm miq. Nëse dashuria ikën, është miqësia ajo që mbetet. Dhe dy banorët më të përfolur të "Big Brother"-it kanë bërë një kompromis, që do të qëndrojnë shokë me njëri-tjetrin. Ndryshe nga dy net më parë, kur mëngjesi i gjeti në një shtrat, mbrëmja e djeshme i ka gjetur secilin në krevatin e vet. Olsi i ka thënë Najadës se ka hequr dorë prej saj. Najada e ka pyetur nëse e kishte lënë dhe ai ia kthen se të dy e kishin lënë njëri-tjetrin për të qenë thjesht miq. Por, edhe pse Olsi ka vendosur të mbajë fjalën dhe të qëndrojë larg vajzës që studion për pikturë, duket se sërish nuk mund t‘i rezistojë asaj. Ai e ka ngacmuar Nadën për aromën e mirë të trupit të saj dhe ajo ftohtë i ka thënë faleminderit.

Ndërsa ditët në vazhdim do të tregojnë se çfarë do të ndodhë mes Olsit dhe Nadës, në do të mund të mbeten shokë apo do të shkojnë edhe më tej, për banorët e tjerë duket se po njihen më mirë me njëri-tjetrin. Ina, që gjithmonë përgatit ushqim për të gjithë banorët, i ka dhënë më tepër gjellë Polit. Ervisi është shprehur se ndihej i mërzitur me faktin se Poli është mbajtur me hatër. Ndërsa Ina thotë se i ka dhënë më tepër gjellë Polit, pasi ia kishte premtuar.

Ndërsa Ingridi, pas ditëve të tensionuara, duket se ka gjetur qetësinë. Ajo ka qeshur dhe është shprehur se ndihej shumë në qejf. Pas një komplimenti të Arbrit, Ingridi e puth atë dhe Besën në faqe.

Ndërsa Titi përqafon Junën pas një përplasjeje të zakonshme me njëri-tjetrin. Kjo është hera e parë që debati mes tyre përfundon me të qeshura e përqafim. Zakonisht Juna imiton Titin, ai i thotë e llastuar dhe më tej fillojnë një varg ofendimesh nga ana e Junës.

Ndërsa vajza nga Kosova, Besa, ka rrëfyer emocionet e saj për ditën e madhe të pavarësisë. Ajo i ka treguar Najadës se 17 shkurti ishte një ditë e ftohtë dhe se ka festuar gjithë natën në Prishtinë me shoqërinë e saj. Besa shprehet se ka qenë shumë mallëngjyese ajo ditë dhe, sipas saj, 1-vjetori i pavarësisë do të përcillet me një atmosferë akoma më të ndezur. Nada është kurioze të dijë nga Besa për luftën në Kosovë dhe ajo tregon si i ka përjetuar vitet e luftës.

Ndërsa Juna ka treguar për ëndrrën që ka parë gjatë natës. Ajo ka parë sikur natën e spektaklit të së shtunës ka lënë shtëpinë e "Big Brother"-it. Olsi i thotë se ëndrrat nuk dalin dhe për këtë arsye do të vazhdojë të qëndrojë në shtëpi. Ingridi dhe Juna fillojnë t‘i tregojnë ëndrra të tjera Olsit, pasi ky i fundit u lë të besojnë se di të shpjegojë ëndrrat.

Olsi dhe ajo që ka cilësuar si armike në provën e javës (Ingridi), kanë qenë së bashku në tualet. Ingridi po pastronte, ndërsa Olsi hapte tema bisede, që Ingridi të mos ndihej vetëm. Ndryshe nga mëngjeset e tjera, ndoshta ky afrimitet me Olsin, Ingridin e ka bërë të ndihet shumë mirë. Ata diskutuan më tej për besimin për të tjerët. Ndërkohë, në kopsht banorët e tjerë të shtëpisë këndonin këngët me të cilat regjia e "Big Brother"-it i kishte vënë në mëngjes. Ndërsa Romina dhe Nardi kanë shkuar të hanë mëngjesin, duke diskutuar për djathin dhe vezët, Nardi nxjerr një psherëtimë. "Ah mi none, ç‘pate që na bone", thotë ai. Pak më përpara ai ishte ndeshur në oborr me Çimin, por asnjëri nga të dy nuk i foli tjetrit. Romina i bën qejfin dhe gatuan për të. Nardi me çiltërsi nis e flet për Junën, që nuk pranonte të zgjohej nga gjumi. Olsi interesohet i pari për bisedën dhe më vonë thotë që u çudit nga pyetja e Junës mbrëmë. "Më tha se po ti si e ke hallin që njëherë flet e njëherë nuk flet?" - shprehet Olsi. Ndërkohë, Astriti mbledh pjatat e mbetura nga mëngjesi në tavolinë.

Gazeta Shqip
« Ndryshimi i fundit: 07-03-2008, 10:43:01 nga Berni » E identifikuar

E mua më duhet te te harroj ty, kur dikush tjetër do kujtohet për ty, e te tjerë e te tjerë do të te zbulojnë ty.

dora@zeriyt.com
Berni
Forca Elbasani
Gjinia: Mashkull


Shiko profilin WWW
« Përgjigjja #20 më: 07-03-2008, 15:37:46 »
Citojeni

RREGULLAT

Qëllimi i Lojes


Qëllimi i lojes se konkurrenteve te Big Brother, është qe fitojne çmimin e madh qe është vendosur, pra shumen prej 50.000 eurosh. Këtë çmim do ta fitoje konkurrenti qe ka fituar numrin me të madh te preferencave gjatë votimit te fundit. Loja fillon me hyrjen ne shtepi te 14 konkurreneteve. Vetëm 4 prej tyre do të mund te arrijnë ne finale për te konkuruar për çmimin e madh. Të tjerët do të eleminohen nga votimi gjatë javeve te spektaklit.

Eleminimi
Ne ditën qe do të caktoje Big Brother, konkurrenti duhet te nominoje, nëpërmjet motivitmit te tij personal, dy prej banoreve te shtepise. Ai i nominon ata duke i kandiduar si persona qe ka dëshirë t'i nxjerre jashtë shtepise. Kjo zgjedhje qe bën konkurrenti do të komunikohet ne dhomen e konfesimit. Dy konkurrenet te cilët kanë marrë numrin me të madh te votave, pra atë nominimeve te banoreve te shtepise, do të jenë dy kandidatet qe do të pregatiten për te dalë nga shtëpia javen e ardhshme. Ne rastin kur me shumë se dy konkurrente kanë marrë te njëjtën numer votash, atëherë shtohet numri i te nominuarve. Për shenmbull, nëse një konkurrent ka marrë 5 vota, dy konkurrente nga 4 vota, tre konkurrente nga 3 vota dhe te tjerët nga një vote, ne këtë rast do të jenë tre nominime. Gjatë procesit te votimit për nominimet, e deri ne momentin e shpalljes se nominimeve, konkurruesve iu ndalohet qe te thonë emrin e personave qe kanë nominuar. Pra ata e kanë te ndaluar t'ua komunikojne këtë banoreve te tjerë te shtepise.
Nominimiet do t'i komunikohen publikut si dhe banoreve te shtepise ne ditën e vendosur nga Big Brother, normalisht kjo gjë ndodh te shtunën ne darke. Publiku do të vendse se cili prej konkurrenteve qe është nominuar duhet te dalë nga shtëpia, dhe se cili prej tyre mund te vazhdoje te qëndrojë ne shtepi. Publiku do të votoje nëpërmjet telefonit, nëpërmjet menyrave qe do të dimostrohen gjatë nates se spektaklit. Rezultati i votimeve do të komunikohet gjatë transmetimit direkt te spektaklit te shtunën e ardhshme.

Gjatë ditëve qe zgjat Big Brother, procedura e nominacioneve dhe eleminimit, do të zhvillohet një here ne jave, ajo do të ndryshoje vetëm nëse vendos ne mënyrë tjetër Big Brother Albania. Big Brother Albania ka te drejtën qe te rrise ose te zvogeloje numrin e votive te dhënë nga secili banor i shtepise dhe/ose numrin e te nominuarve. Për këtë rast konkurrentet do të lajmerohen përpara se te fillojnë votimet.
Konkurrenteve iu ndalohet çdo pakt apo marrëveshje qe tenton te menjanoje mekanizmin e votimit dhe te nominieve. Nëse pas votimit verifikohet një lloj mareveshje kolektive e banoreve te shtepise te bërë përpara se te fillonte votimi, atëherë Big Brother Albania mund te anulloje te gjithë votimin e kryer, ose mund te marrin nominimim tre konkurrenetet e pare ne rendin alfabetik (sipas mbimerit).

Votimi Final

Fituesi i Big Brother Albania do të përcaktohet sipas procedures se meposhtme
:

Pas eleminimit te fundit, ne shtepi do të mbeten 4 konkurrente. Big Brother Albania, ruan te drejtën e zvogelimit te numrit te konkurrenteve pergjate votimit final. Cmimin e Madh, do ta fitoje ai konkurrent qe gjatë votimit ka marrë numrin me të madh te votave te publikut.

Daljet e detyruara nga shtëpia dhe speicifikat
Ashtu siç edhe është pershkruar ne procedurat e mesiperme, konkurrenti i eleminuar, do të dalë nga shtëpia sapo te këtë marrë komunikimin zyrtar nga Big Brother Albania. Konkurrenti do të këtë ne dispozicion kohën për te persheendetur shoekt dhe shoqet ne shtepi, por do të jetë i detyruarte dalë sapo Big Brother ta ftoje atë për te dalë nga shtëpia. Menjehere pas eleminimit, Konkurrenti do të vijë ne studion ku po zhvillohet programi TV. Pergjate kësaj faze, konkurreneteve te cilët kanë mbetur ne shtepi u ndalohet drastikisht qe te kalojne LINJEN E KUQE, pra vizen ndarese te deres se jashteme te shtepise.
Nëse ky rregull nuk zbatohet nga ndonjë konkurrent atëherë pasoja do të jetë skualifikimi i tij i menjehereshem dhe nxjerrien nga shtëpia.
Një konkurrent mund te detyrohet te dalë nga shtëpia edhe si konsekuence e mos respektimit te këtyre rerregullave apo e thyerjes se tyre, ose sepse Big Brother Albania e konsideron sjellien e tij jo te pershtateshme me shpirtin e këtij projekti televiziv. Ne këto raste, konkurrenti skualifikohet, dhe dalja e tij nga shtëpia do të kryhet sipas modaliteteve dhe kohës qe Big Brother do t'i komunikoje konkurrentit, pra duke i dhënë kohën e duhur atij për te mbeldhur rrobat dhe çdo gjë te tijen. Dalja e këtij konkurrenti do të bëhet ne mënyrë anonime, pa asnjë nenvizim spektakolar, me perjashtim te ndonjë ideje tjetër te Big Brother.

Dalja ne mënyrë te vullneteshme nga shtëpia
Konkurrenetet qe do të hyjne ne shtepine e Big Brother Albania, e bëjnë këtë gjë ne mënyrë te vullnetshme. Secili prej tyre mund te vendose qe te braktise shtepine ne mënyrë te vullenteshme ne momentin qe ai desheron ta beje këtë.
Nëse një konkurrent deshiron qe te dalë nga shtëpia, këtë gjë duhet t'ia komunikoje Big Brother ne dhomen e konfesimit. Big Brother do të vendose për modalitetin dhe kohën ne te cilën do të dalë ky konkurrent nga shtëpia, ne mënyrë qe t'i jape kohën dhe mundësinë atij qe te pershendet me banoret e tjerë te shtepise.
Konukrenti qe do të dalë ne mënyrë te vullneteshme nga shtëpia, nuk mund te kthehet pas, dhe dalja e tij do të realizohet ne mënyrë anonime, pa asnjë lloj evenimenti spektakolar, vetëm nëse Big Brother vendos ndryshe. Konkurrenti i cili do të dalë ne mënyrë te vullneteshme nga shtëpia, e humbet te drejtën e formave të ndryshme te rimbursimit apo te cmimeve te oparashikuara ne kontraten me Big Brother Albania, pjesë integrale e se cilës është edhe kjo rregullore.

Zevendesimi
Çdo skualifikimi, apo dalje ne mënyrë te vullneteshme, do t'i korespondoje hyria e një konkurrenti të ri. Modalitetet te hyrjes se konkurrentit të ri do të përcaktohet vetëm nga Big Brother Albania. Sido qe te jetë : Konkurrenetet "e vjetër", nuk mund t'i drejtojnë konkurrentit te sapofutur asnjë lloj pyetje qe lidhet me atë ç`fare po ndodh jashtë mureve te shtepise. Konkurrentet "e rinj" nuk duhet t'iu tregojnë konkurrenteve "te vjetër" asgjë qe lidhet me botën jashtë mureve te shtepise, si dhe nuk duhet t'u japin atyre asnjë lloj shpejgimi për mënyrën se si po rrjedh programi televiziv. Konkurrentet "e vjetër" duhet t'i informojne te sapofuturit mbi jetën ne shtepi.

Mënyra e sjelljes ne shtepi
Gjatë periudhes se qendrimit ne shtepi, konkurrenteve iu ndalohet çdo lloj kontakti me botën e jashtme. Konkurrenteve iu ndalohet qe te kërkojnë çdo lloj formë komunikimi me botën jashtë shtepise: nuk lejohet qe të thërrasësh për te folur me persona qe mund te jenë rreth e rrotull shtepise, te degohen mesazhe jashtë mureve te shtepise me çfaredo lloj mjeti, te përdore telekamerat apo mirkofonet për mesazhe personale. Nuk lejohen qe te lexohen mesazhe qe mund te vijnë nga jashtë mureve te shtepise ne forma të ndryshme. Big Brother Albania do të perqiet qe te parandaloje te tilla gjëra: por në rast se shfaqet një situate e tillë, konkurrenetet duhet te jenë te detyruar qe te respektopjne rregullat e vendosura nga Big Brother Albania. Ne rast se konkurrentet marrin mesazhe te shkruara nga jashtë mureve te shtepise, duhet t`ia dorezojne menjehere Big Brother Albania. Mos respektimi i keij rregulli do të perbente penalizim ose skualifikim te menjehereshem.


Penalitetet
Çdo veprim qe lidhet me thyerjen e rregullave do të shoqërohet me denime te cilat do të perfshijne te gjithë konkurrentet. Ne varësi te vendimit te Big Brother Albania, dënimi mund t'i jepet vetëm personit qe ka thyer rregullat. Denimet konsistojne me se shumti ne veshtiresimin e kushteve te jetesës Brenda shtepise, si për shembull:

nderpjeria e ujit te ngrohte
konfiskim i produkteve ushqimore
konfiskim i produketeve te lluksit (emblesira, cigare ose pije alkolike)
heqje e orarit te nderpreries se dritave për gjume, etj.

TCH
E identifikuar

Berni
Forca Elbasani
Gjinia: Mashkull


Shiko profilin WWW
« Përgjigjja #21 më: 08-03-2008, 10:14:26 »
Citojeni

Kush del sonte nga shtëpia

Banorët flasin për eksperiencën në shtëpinë e "Big Brother". Ata e vlerësojnë këtë si një eksperiencë shumë të bukur dhe si një mundësi për të bërë shokë. Olsi vlerëson faktin që ka njohur Rominën këtu brenda dhe se do të donte që edhe jashtë të vazhdonte shoqërinë me të gjithë.

Banorët flasin për personin që mund të dalë jashtë shtëpisë të shtunën. Julinda, Poli dhe Juna janë të mendimit se nesër do të dalë Romina, ndërsa Ingridi mendon se do të dalë ajo jashtë për vetë faktin se është një nënë dhe njerëzit gjykojnë se ajo duhet të jetë pranë fëmijëve, të tjerët nuk aprovojnë. Poli i thotë Ingridit të mos e përjetojë shumë keq edhe nëse del nga loja, ndërsa Juna mendon se do të jetë shumë e keqe situata për atë që del i pari. Ingridi mendon se kanë influencuar që të tjerët të mos shoqërohen me të.

Najada ngacmon Astritin për mënyrën sesi ai///////////// konsideron veten duke i thënë vdeksha unë për ty. Astriti nuk ka vonuar me kundërpërgjigjen dhe i thotë asaj të mos vdesë, sepse ju duhen edhe nja dy ditë.

Ende pa vajtur në kuzhinë, Juna qëndron në banjë ku gjendet Ingridi duke pastruar. Ajo e pyet nëse ka edhe shumë punë. Kur kthehet për në dhomë, në korridor shkëmbehet me Olsin, i cili sapo ka përfunduar së ngrëni mëngjes në oborr, ku bën shumë ftohtë. Papritur, ai e kap për dorë dhe duke bërë batuta e puth në faqe. Çfarë nis mes tyre?

Ingridi dhe Juna, që tashmë janë bërë shoqe, po tentojnë të krijojnë një lidhje me Olsin dhe ai nuk është indiferent ndaj kësaj. Ato i kërkojnë atij kuptimin e ëndrrave që kanë parë natën.

Romina me Visin janë jashtë duke ngrënë mëngjes dhe flasin për banorët. Ata çuditen me Olsin, i cili ka qenë shumë i qetë gjatë gjithë ditëve që kanë kaluar bashkë. Romina ia pret se Olsi së shpejti do nisë të nervozohet. "Këta tipat e qetë e kanë me vonesë, jo se nuk acarohen", komenton ajo.

"Edhe një ditë me ke, o Noçe", i thotë Çimi asaj. Kurse ajo i përgjigjet se ai duhet ta ketë një lloj sigurie te vetja, ashtu si do ta kishte edhe ajo, po të ishte e nominuar. Çimi i thotë se tashmë çdo gjë është në dorë të atyre që votojnë.

Kur ikën Olsi nga tavolina, Najada e mbetur vetëm me Çimin i thotë se Çimi është ‘lubia‘ e cigareve, e megjithatë i jep një cigare nga të vetat. Çimi i thotë se batuta që bëri ajo dje me Olsin, se "ai ngjante si të ishte shoqja e vet"- ishte shaka e rëndë. Por ajo i thotë se kjo kishte qenë përgjigje për atë që i tha Olsi. "Të hipi lart apo poshtëë", më tha, - tregon Najada. Çimi pretendon të mbajë mend se kush e kishte nisur i pari, duke i thënë Najadës se ishte ajo që e kishte ngacmuar që në fillim. Në atë moment, vjen Romina dhe Najada e pyet si dëshmitare të ngjarjes dhe vajza tjetër e konfirmon. Çimi insiston se duke thënë se fjala nxjerr fjalën edhe kështu do përfundojnë duke u zënë. "Kjo gjë do prishë ekuilibrat, se ne jemi një grup i mirë", thotë Çimi.

Romina dhe Çimi e mbajtën fjalën e dhënë për të përgatitur drekën për të gjithë banorët. Romina po shtron tavolinën e ndërsa Çimi ka përgatitur drekën. Romina premtoi dje se nëse do të ndihej më mirë nga këmba do të përgatiste drekën së bashku me Çimin.

Askush nuk arrin të flejë para orës katër të mëngjesit në shtëpinë e B.B. Romina, Çimi dhe Visi kanë dalë në verandë dhe po debatojnë sërish, duke pirë cigare. Çimi flet për bashkëshorten, duke e konsideruar së pari shoqe pastaj grua. Romina thotë se nuk e di pse, por ka vënë re se meshkujt ndihen në siklet me të dhe ajo s‘e kupton arsyen. "Ata e nisin diçka edhe pastaj frenohen", komenton ajo. Krenaria e Rominës, nuk e le të "qarravitet", por ama duket se kjo gjë e ka lënduar kur flet për personin e fundit me të cilin ka pasur një marrëdhënie.

Arbri dhe Poli me disa nga gocat janë në një dhomë. Të gjithë kujtohen për datën, duke u çuditur edhe vetë sesi ka kaluar koha aq shpejt. Juli kërkon që nesër të ngrejë vetë dollinë për 8 Marsin. Ideja e Arbrit është që atë ditë të gatuajnë edhe të pastrojnë vetëm meshkujt dhe femrat të festojnë. Gocave u pëlqen kjo ide, por është ende për t‘u diskutuar me çunat e tjerë të shtëpisë.

Janë mbledhur të gjithë në verandë dhe debatet vlojnë sa nga një temë te tjetra. Nisin e flasin për eksperienca që kanë pasur me njerëz të racave të ndryshme dhe Poli thotë i pari se racizmi është injorancë, ndërsa Juli thotë se ajo nuk i paragjykon njerëzit nga ngjyra e lëkurës. Olsi thotë se ka pasur të dashura me ngjyrë. Ina thotë se kur ka lindur ka pirë qumësht nga gjiri i një gruaje rome. Besa tregon se meshkujt me ngjyrë i pëlqejnë, por pastaj qesh edhe thotë se bëri shaka. Ajo shton se nuk ka asnjë paragjykim prej ngjyrës së lëkurës. Najada thotë se në Itali ka pasur shumë shokë nga Afrika dhe asaj i janë gjendur pranë në momente shoqërore. Olsi mendon se "njerëzit me ngjyra kanë krijuar një kompleks ndaj të bardhëve" ndaj shpesh sillen mirë. Najada thotë se zakonisht njerëzit me ngjyrë janë përherë me humor të mirë. Arbri tregon se nga eksperienca e tij, kulturat afrikane janë shumë të pasura dhe tepër interesante për t‘u njohur nga evropianët.

Nga xhentilesa mashkullore, Çimi, i cili ka folur gjatë arrin të kthejë "petullën" nga ana e femrave, duke bërë komentin se "femrat shqiptare tërhiqen nga leku". Reagimi i Najadës, Rominës dhe Inës është i menjëhershëm, duke thënë se vetëm disa femra janë të tilla. Romina jep shembullin e vet, duke thënë se ajo ka paguar dhe paguan shumë shpesh në shoqëri të të dashurve të saj. Visi gjithashtu është i mendimit se femrat dashurinë e lidhin me materializmin. Juna që afrohet ndërsa biseda është në kulmin e saj, thotë gjithashtu që nuk mund të bëhen përgjithësime për femrat, por sjellje të tilla nga femrat mund të shohësh shpesh.

Najada shumë papritur hap një temë bisedë me temën: "Meshkujt shqiptarë janë xhentëlmenë apo jo!". Ajo bashkë me Inën dhe Polin i janë bashkuar grupit në verandë. Olsi, në krah të saj, ia kthen menjëherë: "Më kë e ke pyetjen, apo të gjithë me radhë?" Kurse ajo pa ia hedhur sytë i thotë se mund ta nisi ai i pari nëse ka dëshirë. Por është Çimi dhe Romina që nisin debatin, duke thënë se ky është një problem, sidomos për femrat. Olsi i ndërpret, duke dhënë një nga përgjigjet e tij "formulë" për femrat: "Ka femra që vlerësojnë xhentilesën, ka femra që vlerësojnë arrogancën." Me pak fjalë Olsi justifikon meshkujt që nuk janë "xhentilë" duke thënë se nëse është kështu një mashkull, është femra e vet që e do në këtë mënyrë. Debati monopolizohet nga Olsi dhe tashmë ai nuk gjen më asnjë rezistencë dhe kështu nis një monolog të gjatë. Romina e ndërpret, duke e pyetur si është ai vetë. Ai i përgjigjet që është shumë i sjellshëm.

Gazeta Shqip
E identifikuar

Belinaa
Cause all I think about you
Gjinia: Femër


Shiko profilin
« Përgjigjja #22 më: 09-03-2008, 20:47:06 »
Citojeni

Ingridi, e para banorë që del nga shtëpia

Ingridi është ajo e cila i tha lamtumirë "Big Brother"-it, si më e votuara për të dalë jashtë


Ingridi është ajo që doli mbrëmë nga shtëpia e "Big Brother-it", pas votimit njëjavor nga publiku me anë të sms-ve nga Shqipëria, Kosova, Maqedonia e disa vende evropiane, ku punojnë e jetojnë shqiptarë. Tashmë në shtëpi nuk janë 14, por 13 banorë. Por ndarja e Ingridit nuk ka qenë e lehtë. Pati nga ata banorë që u shkrehën në lot kur Ingridi po e linte shtëpinë.

Por çfarë ka ndodhur 24 orët e fundit në shtëpi?

Dje Çimi kishte një festë shumë speciale: përvjetorin e martesës. Ndaj ka pastruar dhe ka gatuar për të gjithë peshkun. Ai kishte një ide që ta bënte peshkun me një salcë speciale. Erdhi vërdallë nëpër shtëpi dhe i lajmëroi të gjithë me radhë se dreka që ka përgatitur ishte një surprizë e vërtetë.

U mblodhën në kuzhinë: Visi, Poli, Juli, Ingridi, Besa dhe nën drejtimin e Visit të gjithë nisën të këndojnë një këngë për nënën, duke u përfshirë kështu në përjetimin e 8 Marsit.

Një diskutim për festën në fjalë lind nga një gjest i Arbrit për t‘u përgatitur vajzave mëngjesin, por Çimi dhe Olsi u munduan të bëjnë shaka me këtë. Ata nuk e kishin të qartë se për çfarë ishte kjo festë: për gratë apo nënat!? Pastaj shakaja vazhdoi me fjalët e Visit, që thoshte se "këto për 8 Mars duan vetëm të hanë dhe të pinë". Najada i kthehet edhe njëherë Çimit, duke i thënë se edhe ai duhet ta vlerësojë veprimin e Arbrit. Olsi i kërkon një lugë reçel Najadës, por ajo i përgjigjet me një "jo" të ftohtë. Najada me Çimin vazhdojnë bisedat me tendencë. Najada thotë se e shtuna nuk qenka dita e Çimit, ndërsa më pak më agresivitet reagon Romina.

"Nuk i vjen natyrale", thotë Giti për Romin, ndërsa komenton natyrën e saj. Megjithëse Juna ka qenë deri para pak kohësh me Romin dhe Olsin, tani ajo po flet me Gitin kundër saj. Njëkohësisht edhe Romi është shprehur me Nardin dhe Nadën për Junën pa shumë kënaqësi. Megjithatë, në këtë moment, është Ingridi që bën komentet më të forta, duke shpresuar që të jetë Romina ajo që do të dalë.

Pas një ulërime të Rominës, sepse Çimi erdhi në dhomë me një peshk në dorë, Najada, e cila po flinte, acarohet aq shumë sa stresohet. Visi është aty dhe i bën një masazh që ajo të qetësohet. Olsi, nga ana tjetër, bën batuta mbi "stërvitjen e gishtave" dhe Visi ia pret se "sapo ka filluar".

Juna shtrihet me Titin në krevat për ta ngacmuar dhe Olsi me Nardin qeshin me reagimet e tij. Juna vazhdon dhe e ngacmon, derisa e qeshura zbehet. Nardi ikën dhe ata të tre mbeten vetëm. Olsi nis e tregon për fëmijërinë e tij, kur ishte një "çamarrok", ndërsa Juna dhe Astriti e dëgjojnë. Ai zgjat dorën dhe nis e përkëdhel flokët e Junës, e cila rri në heshtje dhe më pas flet me Titin. Ajo i thotë Titit se është mësuar me shokët që i prekin flokët, ndërsa Olsi i thotë se ai nuk e bën me të gjithë. "Vetëm se është floku yt", i thotë Olsi. Ai i këshillon ndër të tjera që ajo duhet të presë majat e flokëve, sepse i ka të thara dhe nuk do të mund t‘i zgjaten.

Olsi përfiton nga momenti që gjendet me Inën, ndërsa bëjnë pastrimin e mëngjesit. Ai e puth duke e uruar për festën. Ajo i thotë: "Sa mirë do të ishte po të kishim festë përditë".

Ajo është zgjuar dhe po gatuan, ndërsa Poli, Çimi dhe Nardi e shoqërojnë. Ata i thonë se një nga këngët e saj më të pëlqyera "buçiti" sot në mëngjes, por ajo ishte në gjumë. Ajo entuziazmohet aq shumë sa nis e të kërcejë duke kënduar këngën që i përmenden çunat. Pak më parë, kur ishte vetëm me Polin, ajo i rrëfeu se sot do të dëshironte të kishte mundësi të fliste me mamanë e saj.

Najada është shtrirë në krevat dhe mendohet. Hyn Olsi, duke kërkuar ende çfarë të veshë dhe i merr këshilla Najadës. Ajo i përgjigjet me përtesë se asnjë nga bokserat e Olsit nuk i pëlqejnë, se duket si "plakush".

Nardi me Arbrin janë në oborr. Kanë mbaruar mëngjesin dhe po flasin për javën që ka kaluar dhe çfarë do të ndodhë nga nesër. Janë akoma përgjumësh, por përfitojnë nga dielli për t‘u relaksuar pak. Arbri bëhet kurioz nëse do fusin njeri direkt apo do presin. Ai shpreson të hyjnë dy femra dhe një mashkull, që të ketë një ekuilibër. Nardi mendonte se mbrëmë do të dilte Ingridi. Nardi dhe Arbri thonë se për "ata të rinjtë" do të jetë me kollaj. Ata kujtohen për Çimin, i cili ka përmendur i pari "krijimin e grupeve" brenda B.B., por asnjërit prej çunave kjo bisedë nuk i pëlqen.

Nardi flet pas krahëve për Junën, duke thënë se Juna flet pas krahëve. Ai shprehet se Juna shtrembëron buzët sa herë që ai flet me Najadën. Najada thotë se "ajo aq bagazh ka". Romina flet për Junën. Sipas saj, Juna ka pasur momente të dobëta në sjelljen që ka pasur me atë dhe në shumë raste ajo nuk e mban fjalën që thotë. Romina merr rastin e Ingridit, duke thënë se ajo e ka falur, meqë Ingridi kishte ardhur më pas dhe i kishte kërkuar falje për fjalët me nerva.

Ervisi, Juna, Poli, Juli dhe Ingridi flasin për personat me të cilët do të ruajnë miqësinë jashtë. Të gjithë përjashtojnë Çimin, duke e argumentuar këtë me moshën e tij. Juli shprehet se nuk do të ruajë miqësi as me Romin dhe Nadën, sepse edhe brenda, sipas saj, ka munguar afrimiteti me to. Biseda shpreh qartë grupimet brenda shtëpisë së madhe të "Big Brother".




Kush është Ingridi, e larguara nga shtëpia e "Big Brother"-it


E ndarë nga i shoqi, nënë e dy fëmijëve dhe që jeton me një mik të quajtur Erjys, të cilin e ka pasur dikur shok shkolle. E datëlindjes 1978, ajo ka pak kohë që jeton në Tiranë e ardhur nga Fieri, ndërkohë që origjina e saj është nga veriu.

Ka një hob të tmerrshëm, hipizmin. Ndaj kalëron shpesh. Pëlqen edhe jetën e motorëve. Në përgjithësi, njeri i thjeshtë, e brishtë dhe emotive. Kur hyri në "Big Brother" ishte pothuajse në prag të gjetjes së një pune, të cilën e la pasi hyri në shtëpi.


E identifikuar

All these days I spent away,I'll make up for this I swear,I need your LOVE to hold me up,when it's all to much to bear!
Berni
Forca Elbasani
Gjinia: Mashkull


Shiko profilin WWW
« Përgjigjja #23 më: 10-03-2008, 12:10:51 »
Citojeni

Nada, Olsit: Nuk të dua më

Leonardi dhe Titi flasin për nominimet menjëherë pas spektaklit. Nardi thotë se nuk mund të afrohet dhe të bëjë "shpirti, zemra" me të gjithë. Ndërkohë, Titi shprehet se priste të ishte ai i nominuari i kësaj jave. Për Nardin, nominimi i Rominës ishte i papritur, ndërkohë që priste të ishte ai, Çimi dhe Juna.

Romi është e mërzitur për nominimin e saj të dytë dhe mundohet të gjejë se ku ka gabuar. Olsi i thotë se duhet të vazhdojë të sillet po njësoj dhe të mos mërzitet.

Juli, Nardi dhe Julinda llogarisin nominimet, duke treguar edhe emrat e 2 personave të cilët kanë zgjedhur natën e spektaklit në dhomën e rrëfimit. Nardi mendon se ai dhe Juna kanë marrë votat e personave që një javë më parë kanë nominuar Çimin. Të tre shprehen të zhgënjyer nga Visi, duke e konsideruar atë hipokrit. Sipas Junës, Visi bën thjesht lajka dhe fytyra e vërtetë e tij ka për t‘u zbuluar kur të dalin jashtë. Si ekonomiste e mirë, Julinda llogarit se Juna dhe Nardi kanë më tepër se 3 vota.

Juna i thotë Polit se i vjen keq që Ingridi doli nga shtëpia dhe që askush nuk shkoi ta takonte. Poli po ashtu shprehet se i vjen keq, por ndërkohë shprehet se i vjen mirë që të nominuar janë Romina dhe Nardi, dy personat për të cilat ai ka votuar.

Najada shprehet se goditen nga grupi tjetër, sepse janë njerëzit më të zhurmshëm në shtëpi. Rominës i vjen mirë që Juna ka dalë në nominim, për ta parë si do sillet pa Ingridin. Ndërsa Nada gëzohet për nominimin e Junës, pasi sipas saj ajo nuk di të sillet dhe të komunikojë me të tjerët. Për Olsin, grupi tjetër di vetëm të mërzitet dhe nuk di t‘i kuptojë. Me ta bashkohet edhe Çimi, i cili i thotë Romit se nuk do ta shohë duke qarë dhe i sqaron se gjithçka ka qenë e llogaritur.

Leonardi dhe Titi flasin për nominimet menjëherë pas spektaklit. Nardi thotë se nuk mund të afrohet dhe të bëjë "shpirti, zemra" me të gjithë. Ndërkohë Titi shprehet se priste të ishte ai i nominuari i kësaj jave. Për Nardin, nominimi i Rominës ishte i papritur, ndërkohë që priste të ishte ai, Çimi dhe Juna.

Nardit i vjen keq që e kanë nominuar Junën, sepse ka respekt dhe për këtë nuk donte që të ishin përballë në nominime. Najada futet në dhomë për të kërkuar Arbrin, ndërsa për Junën ishte një justifikim për të parë nëse Olsi ishte në dhomë. Olsi i bashkohet bisedës së Junës dhe Nardit dhe shprehet se edhe për të ka qenë e habitshme fakti që Juna është nominuar. Juna ndihet edhe më e stresuar, sepse mendon se Nada flet për të, për faktin se Olsi i është afruar. Ajo i kërkon Olsit të sqarojë Najadën se nuk e ka provokuar dhe se ka një të dashur dhe për këtë nuk do të jetë e përfolur nga të tjerët. Olsi mendon se nuk mund t‘i detyrojë njerëzit të mendojnë dhe të flasin ndryshe.

Olsi futet te krevati i Nadës për ta ngacmuar dhe ajo i thotë se nuk e do më. Nada shprehet se tashmë ka zgjedhur Arbrin dhe se Olsin vetëm e ka përdorur. Ajo ka ironizuar më tej faktin që Olsi tashmë po rri me Junën, duke i thënë të shkojë te një tjetër për ta shfrytëzuar dhe ajo dhe më pas t`i vejë shkelmin. Olsi rikthehet pranë Junës dhe komentojnë situatën. Juna shprehet se Olsi e ka vetë fajin dhe se Nada tashmë i ka inat të dy.

Shkëlqimi pyet Junën se si ndihet pa Gidin dhe se përse ishte afruar shumë me të. Juna tregon se i vjen keq për faktin që Ingridi nuk ka mundur të tregojë se kush është dhe sepse nuk ka mundur të gjejë gjuhën e përbashkët më asnjë brenda shtëpisë. Për Çimin, Ingridi ka pasur fajin vetë, sepse nuk ka ndarë me të tjerët atë që ndjente.

Banorët nisin të përzgjedhin ushqimet për javën, nga lista që "Big Brother" u ka vënë në dispozicion. Banorët do të kenë një buxhet të përgjysmuar për shkak të humbjes së bastit me provën e javës. Si gjithmonë, banorët përfshihen nga debati për sasinë e ushqimeve, por edhe kur vijnë te cigaret dhe vera.
Romi ka marrë përsipër të gatuajë për të gjithë shtëpinë. Ajo po përgatit makarona, të cilat i kap me dorë dhe kjo i ka bërë përshtypje Çimit dhe Polit, që po e vështronin teksa gatuante.
Çimi, Poli dhe Visi ngacmojnë Rominën, e cila po merr makaronat me duar. Çimi i thotë Rominës nëse i ka larë duart, se po e sakatos dhe kamera duke e filmuar dhe ajo i thotë se nuk do t‘i japë asnjë pjatë. Romi shprehet se edhe në restorante gatuajnë me dorë. Pavarësisht talljeve, të tre e kanë ngrënë të gjithë pjatën.
Banorët mobilizohen të gjithë në pastrimin e shtëpisë. Najada është vënë të lajë xhamat në kopsht dhe për këtë e ka ndihmuar edhe Nardi. Me ndihmën e këtij të fundit, Nada tregon se merr vesh shumë pak nga punët e shtëpisë. Nada është lodhur vetëm duke numëruar xhamat dhe i thotë Nardit që do të ngelen pa bukë duke i larë të gjitha.


Si mund të votoni për të nominuarit e javës së dytë


Nëse votoni nga Shqipëria me sms (Vodafone dhe AMC)


Për të eliminuar Junën dërgoni: BB JUNA në 15120


Për të eliminuar Leonardin dërgoni: BB LEONARD në 15120


Për të eliminuar Rominën dërgoni: BB ROMINA në 15120


Me telefon (voice)


Për të eliminuar Junën telefononi në 09001924008


Për të eliminuar Leonardin telefononi në 09001924009


Për të eliminuar Rominën telefononi në 09001924013


Nëse votoni nga Kosova (Ipko)


Për të eliminuar Junën bëni një thirrje në numrin *151*8#


Për të eliminuar Leonardin bëni një thirrje në numrin *151*9#


Për të eliminuar Rominën bëni një thirrje në numrin *151*13#


Nëse votoni nga Maqedonia


Për të eliminuar Junën dërgoni: GET VOTOJ JUNA në 141930


Për të eliminuar Leonardin dërgoni: GET VOTOJ LEONARD në 141930


Për të eliminuar Rominën dërgoni: GET VOTOJ ROMINA në 141930


Nëse votoni nga Mali i Zi


Për të eliminuar Junën dërgoni: VOTOJ JUNA në 1600


Për të eliminuar Leonardin dërgoni: VOTOJ LEONARD në 1600


Për të eliminuar Rominën dërgoni: VOTOJ ROMINA në 1600


Nëse votoni nga Greqia


Për të eliminuar Junën dërgoni: VOTOJ JUNA në 4526


Për të eliminuar Leonardin dërgoni: VOTOJ LEONARD në 4526


Për të eliminuar Rominën dërgoni: VOTOJ ROMINA në 4526


Nëse votoni nga Anglia:


Për të eliminuar Junën dërgoni: VOTOJ JUNA në 60999


Për të eliminuar Leonardin dërgoni: VOTOJ LEONARD në 60999


Për të eliminuar Rominën dërgoni: VOTOJ ROMINA në 60999

Gazeta Shqip
E identifikuar

Berni
Forca Elbasani
Gjinia: Mashkull


Shiko profilin WWW
« Përgjigjja #24 më: 11-03-2008, 12:36:51 »
Citojeni

Romina nuk e do burrin fshatar

(Ndërkohë plasin dhe ëndrrat erotike


Ndërsa Ina dhe Çimi thonë se dita e nesërme do të jetë e "rëndë" për ata që kanë shumë punë për të bërë, gjumi nuk i kap. Bisedat mes banorëve nxjerrin histori nga jeta e tyre përpara se të hynin në shtëpinë e B.B. Julinda dhe Arbri flasin për jetën studentore dhe thashethemet që dalin për studentët nëse kanë të dashur ose kthehen natën vonë. Julinda tregon për kujtimet e saj si studente në Qytetin Studenti dhe për përshtypjet e saj për Tiranën e atmosferën që ajo ka. Bisedat për Tiranën i ndërpret edhe Nardi, i cili mendon se Tirana nuk ka asnjë vend ku të argëtohesh.
Çimi dhe Romina bisedojnë për nominimet. Tashmë Çimi flet i lehtësuar për këtë çështje, ndërsa Romina tregon se është e vendosur t‘i shkojë deri në fund lojës, duke dhënë maksimumin e vetes. "Edhe nëse nuk u pëlqej të tjerëve, kjo nuk ka rëndësi, unë do bëj të pamundurën", thotë Romi. Ajo argumenton se influenca brenda grupit është më e madhe sesa mundësia për të zgjedhur lirisht nominimet. Poli e kundërshton, duke thënë se nuk ka influenca. Çimi interesohet edhe për Junën, e cila këtë javë është e nominuar. Ajo thotë se nuk ka asnjë koment për banorët, veçse shprehet se ata nuk e njohin. Romina dhe Najada i thonë Junës se ajo ka qenë pasive gjatë debateve. Juna nuk e merr këtë koment pozitivisht dhe e akuzon Rominën se ajo nuk e njeh fare. Ajo mbrohet duke thënë se pjesëmarrja e saj në diskutime ka qenë koherente me karakterin e saj. "Nuk mendoj se kam bërë ndonjë gabim. Edhe nëse nuk përshtatem do të dal, në të kundërt do të rri", thotë ajo.
Najada me Titin flasin për ndryshimet sociale mes një personi të rritur në fshat e atij të rritur në qytet dhe për bashkëjetësën e një çifti me prejardhje të ndryshme. Najada i thotë se në një familje fshati atë nuk do ta pranonin asnjëherë si nuse. Kurse Romina thotë se nuk do të martohej me një person që nuk është në nivelin e saj.

Pas largimit të Ingridit, banorët ndihen më afër atyre që i ndjekin nga jashtë. Arbri, Ina, Poli dhe Najada janë mbledhur te divani i kuq pas mesnate dhe i tregojnë njëri-tjetrit për familjet e tyre dhe ankthin e së shtunës.

Nada i thotë Nardit se do ndihej shumë mirë sikur të ikte Juna nga shtëpia. Ajo e argumenton këtë me faktin se Juna nuk punon dhe nuk di të debatojë. Nardi thotë se është çështje preferencash dhe se edhe ai ka njerëz në shtëpi me të cilët nuk do të donte të shoqërohej. Ai shton më tej se e ka marrë malli për shtëpinë dhe se nuk do i vinte keq edhe nëse del natën tjetër të spektaklit. Sipas Nardit, ka persona brenda shtëpisë si Poli dhe të tjerë që ndikohen nga fjalët e thëna. Ata flasin edhe për Gidin dhe shprehen se me siguri në këto momente duhet të jetë pranë vajzave.

E rëndësishme është të zbaviten. Tashmë banorët e kanë kuptuar se brenda shtëpisë duhet të "shpikin" më shumë mënyra për t‘u zbavitur. Ata kanë gjithë natën që këndojnë dhe kërcejnë, derisa sa vjen ora e lojës "xum". Pas pushimit të cigares në kopsht, mblidhen të gjithë te kolltukët e kuq dhe nis loja.

Titi, Juna dhe Arbri janë ende duke ngrënë mëngjes. Titi diskuton me Junën për Rominën, e cila dje kishte thënë se nuk do të martohej kurrë me një fshatar. Juna është e interesuar për Rominën, pasi edhe asaj Romina i foli me agresivitet dje. Juna thotë se mënyra sesi pretendon të bëjë diskutim Romina është e sforcuar dhe arrogante.
"Kam parë një ëndërr me seks mbrëmë", thotë Nardi. Romina dhe Najada interesohen menjëherë dhe bien në kurthin e Nardit. Arbri e kupton batutën dhe qesh. Megjithatë ëndrra është e vërtetë i siguron Nardi, por ai nuk e di se kush ishte nga gocat, sepse nuk ia ka parë fytyrën. Najada thotë që nuk sheh shpesh ëndrra të tilla, por kur sheh ëndrra erotike, zakonisht dalin. "Inshalla na sheh në ëndërr", i thotë Arbri duke qeshur.

Çimi dhe Romina janë dy më gjaknxehtët dhe Çimit i pëlqen ta ngacmojë atë. Nga ana tjetër është Juna që i lëshon një jastëk Titit gjatë lojës, duke tërhequr kështu një varg gjuajtjesh nga të tjerët. Arbri me Çimin gjithashtu kanë një "betejë" të vogël jastëkësh, ndërsa Visi shkon dhe i sulmon të dy. Nardi tremb Inën, por atë e mbron Çimi. Shtëpia bëhet një fushë-betejë e vërtetë, ndërsa banorët përplasen dhe vrapojnë nga të katër anët. Më në fund ulen duke dihatur. Romina nis e këndon një himn marinsash amerikanë për lojën brenda shtëpisë së B.B. I kap vapa aq shumë sa "plasen" nëpër kolltukë, duke vazhduar thirrjet me zë të lartë drejtuar njëri-tjetrit. Titi, që lodhet shpejt, ikën i pari nga grupi. Visi i thotë Arbrit se gjuajtja e tij e ka trullosur, por Arbri i thotë që Çimi e ka për zakon të bjerë fort, kështu që t‘i ankohet atij. Në atë moment Juna e ngacmon dhe ai nis e gjuan me jastëk te kurrizi. Vendosin të ndërpresin lojën dhe të këndojnë, por mezi marrin frymë, kështu që përfitojnë të qetësohen dy minuta në divan.

Olsi është i vetmi që nuk bën punë brenda shtëpisë, veç herëve kur e detyrojnë. Ina bashkë me Polin kanë për të larë shtëpinë dhe Ina thotë se nuk do asnjë t‘i vijë nëpër këmbë. Titi, si zëvendësi i Shkëlqimit, sot ka punë për të bërë. Ata flasin për herët që e kanë kapur njëri-tjetrin në banjë.

Olsi i thotë Rominës, Nardit dhe Nadës se nesër do t‘i kërkojë Junës nëse do ta ndihmojë në punët e shtëpisë. Nardi përfiton për të pyetur Besën, e cila e ka sot ditën e punëve. Ajo i thotë Nardit ta harrojë! Ndërkohë biseda kalon te flokët dhe Najada i thotë Olsit që i ka flokët me yndyrë dhe atij nuk i pëlqen. Ai shpik batutën "Noçja dhe Poçja" për Najadën dhe Rominën. Atyre u kujtohen akulloret e vjetra që bënin 5 lekë, duke folur për faqet e Rominës bufe.

G.Shqip
E identifikuar

Dora
Gjinia: Femër


Shiko profilin
« Përgjigjja #25 më: 12-03-2008, 08:47:11 »
Citojeni

Nada, Titit: "Na ka pjellë belaja me budallenjtë"



Bërja e punëve ka shkaktuar një acarim të përgjithshëm te banorët e B.B. Çimi nga kuzhina i hakërrehet Romit, Nardi u thotë të tjerëve me ulërimë se asnjë s‘po e ndihmon Titin për dushin. Ai tenton të zgjojë Najadën, e cila duhet të lajë banjën, por ndërkohë po fle. Të gjithë acarohen nga Nardi, i cili vjen vërdallë dhe jep urdhra. Arbri dhe Ina nuk duan ta zgjojnë Najadën, por Nardi insiston. Ina zgjon Najadën, e cila nuk shkon ta lajë menjëherë banjën, por pi më parë një cigare në oborr.

Jo vetëm gjatë mëngjesit të sotëm, por edhe mbrëmë në darkë, Najada ka folur me bezdi për Çimin. Ai e ngacmon vazhdimisht dhe për çdo detaj. Është e dukshme nga reagimi i saj se ajo nuk është aspak në qejf dhe i thotë herë pas here të mos i flasë. Kur Çimi nis e ngacmon Arbrin për masazhin që po i bën Najadës, ajo i thotë se Çimi është inatçor, prandaj flet.

Titi i kujton Çimit se ka qenë arroganca e tij prej faktit "se i di të gjitha", që e bëri të nominohej javën e parë. Titi i thotë se sjellja e tij ditët e fundit ka qenë e njëjta. Ata akuzojnë njëri-tjetrin për nervozizëm të tepruar, në prezencë të Olsit dhe Nardit. Titi i kujton Çimit se gati dogji një tigan, duke nënkuptuar papërgjegjshmërinë e tij. Dy meshkujt më të vjetër të shtëpisë tashmë kanë një diskutim të hapur. Asnjëri nuk e pëlqen tjetrin. Çimi ndihet më i sigurt, ndërsa Titi po stërhollon teoritë e tij për nominimet e ardhshme.

Ina dhe Ervisi komentojnë sjelljet e Olsit me vajzat e shtëpisë. Sipas Inës, edhe pse Olsi nuk mund të ketë asgjë as më Najadën dhe as me Junën, nuk është normale fakti që ai përkëdhelet me të dyja. Përballë kanë Junën, e cila ka në prehër Olsin dhe po e ledhaton. Ina shprehet se Juna e ka ditur që në fillim se Olsi e pëlqente, por ka ditur të sillet si e kujdesshme.

Olsin dhe Junën duket se i ka bashkuar shumë qëndrimi në të njëjtin grup. Olsi ka vendosur kokën në prehrin e Junës, e ndërsa kjo e fundit nuk ia ka kursyer ledhatimet.

Ina dhe Romina zgjojnë nga gjumi të tjerët, duke u thënë se duhet të fillojnë punën me urdhër të "Big Brother". Asnjë nuk i beson dhe më në fund Ina tregon se i zgjoi për shoqëri, sepse ishte mërzitur vetëm. Olsi mërzitet që e zgjuan nga gjumi dhe thotë se po flinte ditën se natën ka punë të tjera për të bërë.

Muzika këtë herë ka mundur të tërbojë edhe Astritin, i cili u është bashkuar të tjerëve, edhe pse muzika nuk ka qenë brenda gustove të tij. Herët e tjera Titi ka preferuar të qëndrojë ulur për të parë të tjerët, por ndoshta këtë radhë nuk ka dashur t‘ia prishë qejfin Julit.

Fillon të nxehet situata brenda shtëpisë së madhe të "Big Brother". Muzika ka krijuar çiftet, të cilat nën efektin e muzikës kanë nisur të kërcejnë pranë njëri-tjetrit. Nada kërcen ngjitur me Olsin, ndërsa Olsi i është afruar Julit. Nuk zgjat shumë situata, sepse Olsi rikthehet te "buka e vjetër" (Nada). Juna i sheh nga larg, ndërsa ata të dy kërcejnë të kapur pas qafe.

Olsi dhe Najada nuk e kanë ndarë ende se çfarë tip marrëdhënieje do të kenë. Gjatë ditës ata iu betuan njëri-tjetrit se nuk do të rrinin më asnjëherë në një krevat bashkë, por Olsi gjeti justifikimin e mungesës së çarçafëve në krevatin e tij dhe u shtri pranë saj. Ata nuk shpenzojnë momente në intimitet, por qëndrojnë të shtrirë duke biseduar me të tjerët.

Qepja e mbulesës së divanit hap shkëndijën e njëmijë batutave për qepjen dhe qëndisjen nga ana e banorëve, që nuk e kanë këtë detyrë, kundrejt atyre që po qepin. Është Çimi që bërtet më shumë nga të gjithë, i shoqëruar nga Olsi. Gocat janë të gjitha në punë, përveç Romit. Gongu për gjumë bie shpejt këtë natë dhe si asnjëherë më parë disa nga banorët u afrohen krevateve për gjumë një orë pas mesnate.

Ina ka arritur të krijojë një lidhje me dy çunat më të urtë të shtëpisë: Polin dhe Visin. Ajo i ngacmon lidhur me nominimet, duke i pyetur se kush mund të jetë ai/ajo që do dalë. Ata nuk hezitojnë të tregojnë "skenarin" që kanë krijuar në kokën e tyre. Sipas Polit, do të jetë Nardi që do të dalë, kurse për nominimet e ardhshme ai thotë se mund të jetë ose Titi, ose Juna. Ata bien dakord që ka më shumë mundësi të jetë Titi. Ata bëjnë një llogari të thjeshtë, që pasi të dalin ata të tre, do të fillojë loja e vërtetë. Visi shqetësohet se ai mund të jetë i nominuar shumë shpejt, por Poli e qetëson. Ata e shohin veten pas tre javësh akoma në lojë. Nga gëzimi Ina përqafon Visin. Poli thotë se 90% të planeve të tij dalin. Ina ua pret se ndoshta asgjë nga këto s‘do të ndodhë, përkundrazi, do të jenë ata të nominuarit dhe ajo vetë do të dalë nga shtëpia.

Grupit të Julit, Besës, Junës, Inës dhe Polit i bashkohet edhe Visi. Ata kanë nisur një lojë të lezetshme: çfarë mendimi keni për banorët? Romina del nga më të preferuarat, për pjekurinë dhe maturinë që tregon, pavarësisht moshës. Lidhur me Najadën, flet Visi, sepse të tjerët shprehen që nuk e njohin mirë. Ata bien në një mendje kur thonë se ajo nuk do të përfshihet në gjykime dhe paragjykime. Për Nardin, Besa thotë që është tip i ndjeshëm. Poli thotë që nuk e njeh. Juli thotë që Nardit i mungon besimi te të tjerët, por është njeri shumë i mirë dhe punëtor. Për Shkëlqon, i pari flet Visi, që e cilëson si një person tek i cili mund të mbështetesh. Juna i thotë se atij i pëlqen shumë vetja. Poli bie dakord me ta. Për Titin, ata mendojnë se ai përpiqet të integrohet dhe se është shumë familjar. Arbri mbetet pothuajse pa komente, sepse asnjëri nuk e njeh. Për Olsin, ata mendojnë se ai është njeri i shëtitur, inteligjent dhe njeri i mirë.

Lidhur me ndjesitë që kishin që në mëngjes, njëra ishte e eksituar, tjetri i nevrikosur. Në fakt, Olsi ka fjetur me Najadën, por nuk ka pasur asnjë kontakt me të. Pas kërcimit dhe disa momenteve të përqafuar, Nada me Olsin ngacmohen në largësi, ndërsa Olsi është duke i stiluar flokët Rominës.
Në kuzhinë vijnë Çimi dhe Titi, ndërsa dy banorët që kishin kaluar natën bashkë, në mëngjes janë duke bërë llafe. Çimi mundohet t‘i ngrejë humorin Najadës, duke i tërhequr vëmendjen Olsit dhe ajo bën sikur i beson. Pasi dy çunat dalin në oborr ajo i thërret Titit: "Na ka pjellë belaja me budallenjtë".

Këta dy banorë kanë nisur një bisedë të gjatë në verandë. Najada flet për Junën. Ajo thotë se i ka thënë në sy Junës se ajo s‘ka dhënë asnjë mendim lidhur me temat që janë debatuar brenda shtëpisë. Najada mendon se Juna mund të ketë një shije të mirë muzikore dhe se kërcen mirë, por përveç këtyre vetive ajo nuk e ka treguar veten. Nardi e pyet Najadën se çfarë mendon ai për të. Ajo i thotë se ai nuk është shfaqur ashtu siç dëshiron, duke e evidentuar me faktin që ai rri shumë shpesh në verandë vetëm. Ajo i jep këshillën që ai të shprehet, që banorët e tjerë të kuptojnë se ç‘bluan në mendje. Ai i thotë që banorët e shtëpisë nuk janë aq të ndjeshëm sa të interesohen realisht për të. Ai mendon se relacionet duhen krijuar mbi baza të njohjes dhe simpatisë së vërtetë.

Gazeta SHQIP
E identifikuar

E mua më duhet te te harroj ty, kur dikush tjetër do kujtohet për ty, e te tjerë e te tjerë do të te zbulojnë ty.

dora@zeriyt.com
Dora
Gjinia: Femër


Shiko profilin
« Përgjigjja #26 më: 12-03-2008, 08:50:07 »
Citojeni

Sqarim mes Nades dhe Olsit
Olsi i bën një deklarate te fuqishme Noces. Ai i thotë se te shtunën dhe te djelen do të shkoje te jetoje tek shtëpia e saj për të parë sesi jeton. Nocja i thotë se kur te dalë jashtë e dashura do ta marrë jo me kobure, por ka për ta bërë thela-thela. Ajo