Sondazh
Pyetje: Kush do ta fitoj "Big Brother Albania"
Arberi - 14 (36.8%)
Besarta - 6 (15.8%)
Julinda - 2 (5.3%)
Olsi - 5 (13.2%)
Shkelqimi - 3 (7.9%)
Najada - 4 (10.5%)
Romina - 1 (2.6%)
Poli - 3 (7.9%)
Numri total i votave: 37

Faqe: [1] 2 3 4 5 6 ... 16   Shko poshtë
  Përgjigju  |  Keshilloje  |  Printoje  
Autori Temë: "Big Brother Albania"  (E lexuar 37290 herë)
0 anëtarë dhe 2 Vizitore po shikojnë këtë temë.
Berni
Gjinia: Mashkull
Shiko profilin WWW
« më: 24-02-2008, 14:31:57 »
Citoje

Fillon aventura "Big Brother"

Nisi mbrëmë në "Top Media" reality-show më i famshëm në botë, nën prezantimin e së njohurës Arbana Osmani


Mbrëmë në "Top Channel", DigitAlb e DigitAlb Mobile, nisi reality-show i famshëm, "Big Brother", drejtuar nga prezantuesja e njohur, Arbana Osmani. Formati që serviret është ai origjinali që gëzon një famë të jashtëzakonshme në botë, qysh nga fillimet e tij në vitet ‘90 në Holandë. Në "Top Media", ai vjen me asistencë të kompanisë "Endemol" që ka të drejtat e këtij reality-show, ndërkohë që patenta për realizimin e tij është blerë nga "Top Channel". Mbrëmë u ul perdja dhe u shua misteri i pjesëmarrësve. Ata janë 14 gjithsej, 7 femra e 7 meshkuj që variojnë nga 20 deri në 45 vjeç. Ditë pas dite e javë pas jave, ata do të bëhen të njohur për publikun deri në imtësi e pa dyshim që me temperamentin dhe formimin e tyre, do jenë pjesë e një spektakli që do të zgjasë 99 ditë. Në gati tre muaj, ata do të sprovohen në shumë forma, ku më kryesorja është ballafaqimi dhe jeta me njëri-tjetrin. Do ketë miqësi, aleanca, afinitete, por dhe përplasje, antipatia, kundërshti e mospërputhje. Duke llogaritur që të gjithë do merren me njëri-tjetrin në mungesë të televizorit, celularit, librit e deri dhe orës së dorës, "burgu" që do të krijohet do t‘i shndërrojë ata në heronj ose viktima. Dhe këtë, do ta përcaktojnë ata me njëri-tjetrin, ose do të ketë dhe prej atyre që e do zgjedhin me vullnet (për të qenë viktimë), duke u larguar vetë nga shtëpia. Lloji i këtij reality-show i përmban të gjitha ekstremitetet. Në thelb, "Big Brother", është një laborator psikologjik ku në fund ajo që kërkohet të dihet apo të njihet për çdo konkurrues, është koeficienti i lartë i vitalitetit ku përfshihet durimi, aftësia komunikuese; për të folur ose heshtur, për të përballuar provokime ose për t‘u bërë i dashur për të gjithë. Është pra një lloj minijete që konturohet brenda disa hapësirave të ngushta dhe ku me hir e pahir të ofrohet një fat, mbi të cilin duhet të ngadhënjesh. Në rastin konkret për të fituar 50 mijë euro, që është çmimi i vënë për atë që do të mbetet i fundit në shtëpi. Ambientet e "Big Brother" janë rreth 20m metra katrorë dhe në to ka një soxhorno, banja, disa dhoma dhe një kopsht. Llogaritet që kostoja e organizimit të "Big Brother Albania" në bashkëpunim mes Top Media e kompanisë së njohur "Endemol", të ketë shkruar në rreth 2 milion euro. Sipas organizatorëve, standardet e realizimit janë më të lartat pa asnjë diferencë më ato që aplikohen në disa vende të botës për reality-shoë-n në fjalë.

Pjesëmarrësit e atyshëm janë përzgjedhur nga katër audicione, në mes të mbi 2 mijë e 500 aplikantëve nga Shqipëria, Kosova, Maqedonia e disa vende të Evropës ku ka shqiptarë. Janë zgjedhur duke parë tek ata karakteristikat e veçanta dhe shprehitë e ndryshme.

Çdo të shtunë në mbrëmje, nga ora 20.45 e deri në orën 23.30, në një spektakël të drejtuar nga Arbana Osmani, siç publiku e ndoqi mbrëmë, do të eliminohet nga një konkurrent. Votimi për ta do të jetë me sms nga publiku, pasi dy prej tyre të jenë nominuar për t‘u larguar nga shtëpia nga deklarimet e njëri-tjetrit në mënyrë të fshehtë.

E gjithë jeta e atyshme për 99 ditë e net me radhë, do të jetë e vëzhguar nga 60 telekamera. Ndërsa transmetimi do të realizohet me anë të dy regjive. Nga pikëpamja e teknologjisë së realizimit dhe transmetimit, gjithçka i përket fjalës së fundit, thonë organizatorët.

Sakaq, publiku mund ta ndjekë "Big Brother" në dy kanale në DigitAlb e DigitAlb Mobile, si dhe në "Top Channel" çdo ditë nga ora 17.55 e deri në orën 18.05, ku do të serviret për publikun një ekstrat i zhvillimeve ditore.

Reality-shoë "Big Brother", konsiderohet si ndër më të suksesshmit në botë me një shikueshmëri rekord. Në Shqipëri atë e sjell për herë të parë "Top Media". Në këtë mënyrë, kjo kompani shënon një tjetër arritje të madhe në fushën e produksioneve televizive dhe spektakleve.

Të dhëna

Cmimi i parë i "Big Brother Albania", është 50 mijë euro

Kostoja e organizimit të këtij reality-show mes Top Medias e kompanisë "Endemol", ka shkuar në rreth 2 milion euro

Ambientet e "Big Brother Albania", janë rreth 2 mijë metra katrorë

Standartet e teknologjisë audiovizuale të realizimit dhe transmetimit, janë të fjalës së fundit

Janë 60 telekamera që rrokin ccdo aspekt të lëvizjeve brenda nga ana e konkurrentëve, të lidhura me dy regji.

G.Shqip
E identifikuar

Berni
Gjinia: Mashkull
Shiko profilin WWW
« Përgjigju #1 më: 25-02-2008, 09:41:34 »
Citoje

14 Konkurentet Video



E identifikuar

Berni
Gjinia: Mashkull
Shiko profilin WWW
« Përgjigju #2 më: 25-02-2008, 09:43:05 »
Citoje

Big Brother Albania - Permbledhje - Dita 1

E identifikuar

Charlie
Shiko profilin
« Përgjigju #3 më: 25-02-2008, 16:45:55 »
Citoje

Kjo goca nga Kosova me duket se nuk po i kupton fare se cfare po flasin keta tjeret dje vetem shikojke se ca po behej zgerdhihet
E identifikuar
Berni
Gjinia: Mashkull
Shiko profilin WWW
« Përgjigju #4 më: 26-02-2008, 11:23:13 »
Citoje

Big Brother Albania - Dita 3 - Banoret kercejne



E identifikuar

Berni
Gjinia: Mashkull
Shiko profilin WWW
« Përgjigju #5 më: 27-02-2008, 12:30:38 »
Citoje

Big Brother Albania - Dita 3 - Permbledhje

E identifikuar

PяσgяєS
Gjinia: Mashkull
Shiko profilin
« Përgjigju #6 më: 27-02-2008, 13:55:36 »
Citoje

Mund te shikoni ketu te rejat me te fundit rreth BIG BROTHER ALBANIA  http://bigbrother.top-channel.tv/index.php
E identifikuar

All Eyez On Me
erlehta
Gjinia: Femër
Shiko profilin WWW
« Përgjigju #7 më: 01-03-2008, 17:22:17 »
Citoje

Mos u befte si kafazi arte  zgerdhihet
E identifikuar

Du bist so süß wie Baileys, so warm wie Cognac, so besonders wie Champagner, so vielfältig wie Cocktails, so exotisch wie Malibu, DU haust mich um wie Tequilla!

Luaj Lojra Online
Berni
Gjinia: Mashkull
Shiko profilin WWW
« Përgjigju #8 më: 02-03-2008, 17:57:30 »
Citoje

"Big Brother Albania", bien maskat, nis nominimi

Nisi mbrëmë nominimi i emrave për t‘u larguar nga shtëpia. Për një javë publiku do të vendosë me anë të sms-ve se kush do t‘i mbledhë plaçkat të shtunën e ardhshme


Mund të thuhet se "Big Brother", ai që ngërthen, provokon, nxeh, nervozon, godet, fton, largon, emocionin, pra "Big Brother" si nerv, nisi pikërisht mbrëmë. Pyetja e parë që u bëri konkurrentëve drejtuesja e spektaklit, Arban Osmani ishte: "Si ndiheni pas një jave aty?". Më pas, mes saj dhe çdokujt prej tyre nisi një dialog që kishte të bënte me ndodhitë më pikante të javës. Arbana bëri fillimisht dhe një provokim, i cili u çoi të dridhurat. "Ju - tha ajo duke iu drejtuar konkurrentëve, - jeni bërë më të famshmit në Shqipëri e kudo ku ka shqiptarë, për një javë, por sonte njëri prej jush duhet ta lërë shtëpinë". Pas kësaj fjalie, te konkurrentët u shfaq menjëherë ajo që quhet ndryshe si "prishje qejfi": kush e shprehu me pasthirrma, kush duke mbetur pa fjalë, dikujt duke iu ngrirë buzëqeshja, por pas një topitjeje, Arbana u tha se ishte thjesht një shaka. "Big Brother" si "Big", filloi që mbrëmë, kur të gjithë një e nga një, shkuan në dhomën e fshehtë dhe nisën të rrëfehen një e nga një. Filluan t‘i thonë ato çka objektivat e kamerave nuk e rrokin dot; atë që fshihet në gjokse e në mendje te çdokush për njëri-tjetrin. Nisi njohja e imtësishme për secilin, nëpërmjet fjalëve të secilit dhe opinioneve të ndërsjella. Nisën të konturohen qartë simpatitë dhe antipatitë, afinitetet dhe alergjitë, parapëlqimet dhe paragjykimet. Hipokrizia nisi të gjunjëzohet dhe të dalë në shesh e vërteta; ajo njerëzore, e cila gjithnjë ka një maskë që duhet çjerrë. Kjo nisi mbrëmë, kur filluan dhe nominimet. Te dhoma e fshehtë, filluan të përmenden emrat e atyre që duhet të ikin, të dalin nga shtëpia, për një mijë arsye, ose pa asnjë arsye. Ky është "Big Brother". Ndërsa në studion e madhe të spektaklit, aty nga drejtonte Arbana, nisi beteja tjetër: ajo mes familjarëve dhe të afërmve. Nga ç‘u pa, javë pas jave, kjo betejë që sapo ka nisur, do ta shtojë spektaklin. Tashmë, fjalën e kanë sms-të e publikut. Emrat e dominuar për t‘u larguar do të votohen dhe, të shtunën jepet verdikti për atë që duhet të mbledhë plaçkat.


Ç‘ndodhi javën e parë

Kush do të jetë i pari që do të lërë pas pragun e shtëpisë më të përfolur shqiptare? Përgjigjja e kësaj pyetje do të mund të prodhojë një tjetër seri ngjarjesh mes 14 banorëve. A do të mbizotërojë dashuria, argëtimi apo intriga? Kushdo që ka filluar të jetojë jetën e banorëve përmes ekranit mund të bëjë dhe parashikimet e sakta.

Najada, vajza fierake me tatuazhe ka arritur të fitojë pa shumë mund simpatinë e meshkujve. Ajo zgjodhi Olsin për të këmbyer përvojën e masazhit dhe në të njëjtën kohë u kthye në më të shigjetuarën e vajzave dhe zbuluesen e karakterit të djemve. Në bisedat mes banorëve e quan shok të mirë dhe ndër të vetmit që mund t‘i shkojë fjala më mirë mes banorëve.

Simpatia e çlirët mes të dyve i ka dhuruar dhe kundërshtaren e parë: Inën, e cila sa herë fillon të komentojë me ndonjë nga banorët sjelljen e "noçes"(emri me të cilin e thërrasin pjesa më e madhe, e di se çfarë do të thotë: "Nuk e duroj dot", apo "E kam shumë inat".

Sfilata e së premtes e vajzave të veshura me të zeza identifikoi grupin e parë të rivaleve. Ingridi, Juna, Julinda, Ina dhe Besarta zgjodhën të "zbukuroheshin" pa pasur vërdallë Najadën dhe Rominën. Kur Arbri u bë kurioz për këtë ndarje, përgjigjja që mori nga Juna ishte: "Kaq janë femra. Pjesa tjetër janë meshkuj".

Po kaq mjaftoi për të nxjerrë anën tjetër të këngëtares bukuroshe. Shënjestra e Junës u bë Astriti. Pas shumë debatesh me të mbi origjinën dhe mënyrën e tij të jetesës, situata i del jashtë kontrollit te sfilata në kopsht. Të dy bashkë nuk ranë dakord për mënyrën sesi do të ecnin në pasarelën e improvizuar të shtëpisë. Kaq mjaftoi që Titi të rifitonte nofkën "katunar".

Një nofkë që banorët e tjerë do ta shfrytëzonin për mirë një ditë para spektaklit, kur Shkëlqimi hodhi idenë për të përgatitur pilafin (meqë ai ia kishte marrë dorën në lokalin e vet në fshatin Kllojkë) dhe Arbri e Julinda gjetën tek ai shpëtimtarin e zjarrit, provës sfilitëse të javës.

Mbajtja e flakës gjallë shkëmbeu çiftet dhe u tregoi banorëve se të jetosh në shtëpinë e "Big Brother" nuk ishte aq e lehtë sa e kishin menduar. Ata duhet të mos flenë, të durojnë të ftohtin ditën dhe natën, të rrinë me ndonjë pasi sapo kanë bërë sherr. Të gjitha këto për të siguruar më shumë të ardhura për javën në vazhdim.

Këtë javë ia "hodhën" dhe shpenzimet do të rriten me 50 për qind më shumë se një javë më parë. Megjithëse në fund të javës së parë rrezikuan të mbetnin pa ushqime, kur në spektakël u pyetën se cili ishte ushqimi i preferuar përgjigjja "live" ishte cigaret.

Por prova e zjarrit tregoi më mirë se kush shkon mirë me kë e kush do ta ketë të vështirë të integrohet mes banorëve.

Shkëlqimi, ish-polici 38-vjeçar zbuti tonet e hoqi të folurën urdhëruese me banorët e tjerë më të vegjël në moshë. Leonardi, bojaxhiu i tërhequr (dhe një nga të stresuarit e mungesës së cigareve) shpesh e quante "psikologu i shtëpisë". Por ditët e fundit të javës Çimi e pranoi para banorëve se e kishte nisur gabim jetën në shtëpi, ndaj në ditët të vazhdim ai do të ishte më i zbutur. Ky është një lajm i mirë për Rominën, por pak rëndësi ka për Ingridin, gruan e divorcuar dhe nënën e dy vajzave.

Nga gjithë banorët e tjerë (pa përfshirë grupin e aleancës Juna- Julinda- Besarta) ajo perceptohet si e stresuar dhe e fiksuar pas idesë se "kush përpiqet t‘i ofrojë miqësi, pa diskutim këtë e bën për të mos iu përmendur emri në dhomën e rrëfimeve si një nga kandidaturat që duhet votuar për të dalë jashtë shtëpisë.

Djali me të cilin i ecën më shumë biseda është Poli. Ky bashkë me Arbrin dhe Ervisin formon grupin e djemve të mirë të shtëpisë që deri tani kanë zgjedhur për të qëndruar më të rezervuar, duke ia lënë javëve në vazhdim sensin e protagonizmit. Sens që javën e parë e zotëruan Shkëlqimi, Najada dhe Olsi.

Gazeta Shqip
E identifikuar

Berni
Gjinia: Mashkull
Shiko profilin WWW
« Përgjigju #9 më: 03-03-2008, 08:35:15 »
Citoje

Big Brother Albania - Dita7°/2

E identifikuar

Berni
Gjinia: Mashkull
Shiko profilin WWW
« Përgjigju #10 më: 03-03-2008, 08:43:54 »
Citoje

Big Brother Albania - Dita 8-Diskutimi mbi dashurine e Arbrit

E identifikuar

Berni
Gjinia: Mashkull
Shiko profilin WWW
« Përgjigju #11 më: 03-03-2008, 12:04:11 »
Citoje

Shfaqen konturet e para të "betejës"

Për cfarë shkaqesh, Ingridi, Romina dhe Shkëlqimi, rrezikojnë të lënë shtëpinë pas një jave

Ingridi u votua për te dale nga Romina per konfliktin qe kane pasur se bashku, nga Shkelqimi, i cili mendon se do ishte me mire qe ajo te rrinte prane familjes se saj, nga Olsi qe nuk e ka pelqyer qe kur e ka pare per here te pare, qëndrim qe nuk ka ndryshuar as gjate javes kur ka pare se Ingridi fliste vetem per kandidimet e se shtunës. Gati te njejten arsye jep edhe Ervisi, i cili kujton se edhe kur i dha nje te puthur miqesore, ajo ia ktheu ne dashakeqesi duke i kujtuar se kjo sjellje lidhej vetem me friken e se shtunës. Ina e votoi Ingridin sepse i dukej tip i veshtire me te cilen eshte e pamundur te komunikosh, Astriti nuk jep nje arsye personale, por mendon se ky nuk eshte mjedisi i duhur per Ingridin e se ajo do te ndihej me mire jashte shtepise.

Romina rrezikon te lere shtepine sepse keshtu gjykuan 4 banore te saj: Ingridi, Arbri, Juna dhe Julinda.

Ingridi voti Rominen per te njejten arsye qe dha dhe kjo e fundit, konfliktin e se enjtes se shkuar ku Romina i kerkonte Ingridit ta njihte me mire dhe kjo qe refuzonte duke nxjerre pretekstin e presionit te se shtunes, per Arbrin ishte me e thjeshte. Ai paraqiti si arsye mungesen e nje komunikimi te vazhdueshem me Rominen. Kurse Junes nuk e kishte pelqyer asnjehere sjelljen e saj. Sakaq, Julinda u mjaftua vetem me pershtypjen jo te mire ne prezantimin e pare.

Shkelqimi eshte quajtur i tepert nga 4 banore te shtepise, ingridi, Leonardi, Besarta dhe Julinda.

Ingridi eshte ndjere e nenvleresuar dhe e ofenduar gjate gjithe javes se shkuar nga sjellja e Shkelqimit (ai qe ne fillim i tha se do ishte me mire qe ajo te qendronte prane vajzave, sesa te mbyllej ne shtepine e Big Brother), ndaj mendoi se do te ndihej me mire pa pranine e tij, Leonardit i eshte dukur jo i qendrueshem ne ate qe ben, apo thote, Junes nuk i ka pelqyer asnjehere sjellja e Shkelqimit, kurse Julindes i eshte dukur njeri i shtirur e me shume fytyra.

Cilët shpëtuan nga nominimi

Najada ishte fare prane rrezikut per t‘u votuar fale 3 votave qe mori prej Ines, Besartes dhe Polit. Ndersa Ina tregoi si arsye mosperfshirjen e Najades ne punet e shtepise, "Nuk kemi nevoje per nje madamme Butterfly!", Polit, Najada i eshte dukur gjate gjithe javes shume e larget dhe pasive neper debate. Ndersa Besarta nuk kishte arritur ende te formonte nje mendim per te.

Arbri mori 2 vota nga dy djem; Ervisi dha arsyen e mosperfshirjes ne jeten e shtepise, kurse Astritit i dukej se Arbri nuk kishte aspak te bente me realitetin shiptar.

Ervisi gjithashtu arriti te siguronte 2 vota. Per Arbrin ai ishte thjesht nje banor qe nuk ka arritur ende ta njohe. Kurse Olsi e shikonte Ervisin si te bezdisshem ne rolin qe ai donte t‘i jepte vetes si lider i shtepise.

Leonardi nuk i shpetoi dot 2 votave qe i dha Shkelqimi dhe Poli, edhe pse nuk kishte nje arsye te vertete. Shkelqimi mendoi se Nardi do te nihej me mire po te shkonte prane se emes, kurse Polit i dukej nje tjeter njeri pasiv.

Juna mori 2 vota nga dy banoret qe ajo i kishte perjashtuar nga grupi i femrave: Najada dhe Romina. Te dyja kane marre si shkak sjelljen ndaj Astritit, duke e quajtur te paedukate.

Ina, Astriti dhe Poli kane marre vetem nga nje vote. Najada ka shfaqur mospelqimin per sjelljen e patakt te Ines. E vetmja banore qe nuk ka pelqyer Astritin ka qene vajza nga Kosova Besarta, se ciles i eshte dukur se banori nga Kllojka merr çdo bisede seriozisht dhe i duket se te gjithe e kane me ate, Poli eshte treguar nje njeri me dy fytyra, sipas Leonardit, ndaj ai ka preferuar ta shohe jashte shtepise.


Cilët janë të panominuarit (të pa gjykuarit keq)

Te vetmit banore qe i kane shpetuar gjykimit te djemve dhe vajzave me te cilet u duhet te ndajne jetesen ne shtepine e Big Brother jane Olsi, Besarta dhe Julinda.

Situata pritet te ndryshojë gjatë javes ne vazhdim. Pas perfundimit te spektaklit banoret u shfaqen per here te pare te çorientuar ne kerkim te grupimeve dhe aleancave te reja.

Si mund të votoni për të nominuarit e javës së parë


Nëse votoni nga Shqipëria me sms (Vodafone dhe AMC)

Për të eliminuar Ingridin, dërgoni: BB INGRID në 15120

Për të eliminuar Rominën, dërgoni: BB ROMINA në 15120

Për të eliminuar Shkëlqimin, dërgoni BB SHKELQIMI në 15120


Me telefon (voice)

Për të eliminuar Ingridin, telefononi në 09001924006

Për të eliminuar Rominën, telefononi në 09001924013

Për të eliminuar Shkëlqimin, telefononi në 09001924014


Nëse votoni nga Kosova (Ipko)

Për të eliminuar Ingridin, bëni një thirrje në numrin *151*6#

Për të eliminuar Rominën, bëni një thirrje në numrin *151*13#

Për të eliminuar Shkëlqimin, bëni një thirrje në numrin *151*14#


Nëse votoni nga Maqedonia

Për të eliminuar Ingridin, dërgoni VOTOJ INGRID në 141930

Për të eliminuar Rominën, dërgoni VOTOJ ROMINA në 141930

Për të eliminuar Shkëlqimin, dërgoni VOTOJ SHKELQIM në 141930


Nëse votoni nga Mali i Zi

Për të eliminuar Ingridin, dërgoni VOTOJ INGRID në 1600

Për të eliminuar Rominën, dërgoni VOTOJ ROMINA në 1600

Për të eliminuar Shkëlqimin, dërgoni VOTOJ SHKELQIM në 1600


Nëse votoni nga Greqia

Për të eliminuar Ingridin, dërgoni VOTOJ INGRID në 4526

Për të eliminuar Rominën, dërgoni VOTOJ ROMINA në 4526

Për të eliminuar Shkëlqimin, dërgoni VOTOJ SHKELQIM në 4526


Nëse votoni nga Anglia:

Për të eliminuar Ingridin, dërgoni VOTOJ INGRID në 60999

Për të eliminuar Rominën, dërgoni VOTOJ ROMINA në 60999

Për të eliminuar Shkëlqimin, dërgoni VOTOJ SHKELQIM në 60999

Gazeta Shqip
E identifikuar

Berni
Gjinia: Mashkull
Shiko profilin WWW
« Përgjigju #12 më: 04-03-2008, 11:30:42 »
Citoje

Të gjithë kundër Ingridit

Pas nominimit, jetesa për Ingridin brenda mureve të shtëpisë së madhe të "Big Brother"-it bëhet edhe më e vështirë. Çimi dhe Titi akuzojnë Ingridin se nuk është vetvetja dhe përpiqet që të bëjë të tjerët të ndihen në faj. Gjithçka ka nisur si debat në një tryezë, ku kanë qenë të pranishëm edhe Nardi me Junën. Më tej, Ingridi ka nisur sulmet ndaj Çimit, e ndërsa fjalori mes tyre ka qenë ai i fyerjeve të ndërsjella. I vetmi që e ka mbështetur disi Ingridin ka qenë Leonardi, i cili është përpjekur edhe ta qetësojë disi situatën. Ingridi është bërë gjithashtu objekti i thashethemeve në gojën e shumicës së banorëve të shtëpisë së madhe të "Big Brother"-it, duke lënë të kuptohet se presin që ajo duhet të jetë e nominuara, që duhet të lërë shtëpinë këtë javë.
Këtë mund ta shihnin lehtë të gjithë natën e spektaklit, kur të nominuarit kanë pasur dikë pranë, e ndërsa Ingridi dukej se nuk ekzistonte për ta. E vendosur në shënjestër të të gjithëve Ingridi është parë edhe e vetme ta mbyllë provën e javës pikturën për të cilën duhet të punonin të bashkuar. Idetë e përcjella nga Ingridi për tablonë nuk janë përkrahur nga pjesëtarët e tjerë të grupit, me të cilin ajo duhej të punonte. Ndryshe nga Ingridi, 2 banorët e tjerë të nominuar, Romina dhe Shkëlqimi, po e presin më me qetësi të shtunën kur do të jepet edhe rezultati i televotimit për personin që do të lërë shtëpinë e madhe të "Big Brother"-it.

Olsi dhe Najada
Sytë e miliona atyre që ndjekin "Big Brother"-in kanë qenë sërish të fokusuar në ndjekje të lëvizjeve të Olsit dhe Nadës në të njëjtin shtrat. Këtë herë gjithçka është dukur se diçka mes tyre duhej të ndodhte, pasi Nada mbante në trup vetëm një rrobdëshan. Olsi thërret Nadën dhe pas masazhit, që tashmë është bërë zakon mes tyre, nata i gjen sërish së bashku. Olsi i kërkon Najadës t‘i qëndrojë asaj çfarë tha Arbana gjatë spektaklit dhe të nisin nga të vërtetat
Ka pasur ledhatime sigurisht, por për sytë kureshtarë i sigurojmë se asgjë nuk ka ndodhur mes tyre. Olsi është përpjekur të bëjë xheloze Najadën për Junën, duke thënë se do të donte të dinte nga Juna nëse kishte dëshirë të bënte masazh. Frika e një refuzimi nga ana e Junës, duket se po e tremb Olsin t‘i afrohet asaj, edhe pse duket se shfaq interes. Najada ka ditur të shfaqet indiferente ndaj këtij diskutimi, por Olsi justifikohet duke thënë se po pyeste për Titin, pasi, sipas tij, është Titi ai që kërkon nga Juna një masazh. Edhe Olsi nuk ka munguar në bisedat e Junës.Juna i shprehet Nardit se po habitej me Olsin, pasi, sipas saj, ai nuk i fliste qysh nga nata e spektaklit. Juna i tregon Nardit se nuk e dinte arsyen, e ndërsa shprehet e bindur se nuk do t‘i flasë deri sa ai t‘i flasë i pari. Ndërkohë, në një bisedë me Polin, Olsi shpreh një dëshirë të çmendur për të dehur Junën, por nuk shpjegon motivin.

***

Pas një debati të gjatë dyjavor, më në fund banorët ndajnë turnet për punët e shtëpisë. Olsi dhe Najada pastruan shtëpinë, e ndërsa Besarta dhe Astriti gatuan. Besarta i ka kënaqur të gjithë me tavën dhe ëmbëlsirën që ajo kishte përgatitur, e ndërsa Astriti këtë herë ka shërbyer si një kamerier i mirë.

Gazeta Shqip
E identifikuar

Berni
Gjinia: Mashkull
Shiko profilin WWW
« Përgjigju #13 më: 05-03-2008, 09:56:35 »
Citoje

Çimi e Romina, tensioni pas lojës

"Big Brother". Situata e tensionuar në shtëpi provokohet nga "biz"


Banorët e shtëpisë së madhe të "Big Brother" janë parë një ditë më parë të gjithë së bashku e të qetë si rrallë ndonjëherë.

Në njëfarë mënyre ata kanë qenë të detyruar të jenë të bashkuar, pasi rregullimet brenda shtëpisë së "Big Brother" kanë sjellë izolimin e të gjithëve për një orë në dhomën e djemve. Banorët kanë luajtur "Biz", një lojë që më tepër se argëtim u ka sjellë tortura të vazhdueshme.

Djemtë kanë gjuajtur fort mbi njëri-tjetrin, por edhe mbi dy vajzat e vetme që pranuan të luajnë, Ingridin dhe Rominën.

Romina, e nxehur nga këto dacka të fuqishme djemsh, le në mes lojën duke bërtitur. Përfundimi i lojës "Biz" shënohet me një tjetër incident, protagonisti i së cilës ishte Çimi.

Çimi ndrydh dorën nga goditjet e forta të djemve dhe kjo ka sjellë finalizimin e lojës.

Menjëherë banorët e shtëpisë së madhe të "Big Brother" kanë filluar diskutimet rreth temave të ndryshme dhe histori të jetës së tyre.

Një temë që i ka bashkuar të gjithë në një mendim ka qenë martesa mes homoseksualëve, për të cilët të gjithë shprehen kundër. Çimi i konsideron të neveritshëm homoseksualët, ndërsa të tjerët janë shprehur se nuk kishin asgjë me ekzistencën e tyre, por vetëm me martesën.

Sipas Olsit, martesa mes homoseksualëve sjell një nonsens për ekzistencën dhe funksionimin e asaj që në të vërtetë quhet familje. Mendimi i Olsit është aprovuar nga të gjithë.

Banorët, punë dhe qejf

"Big Brother" fut në punë banorët, duke iu dhënë si detyrë që për spektaklin e së shtunës të ndërrojnë pëlhurën e kolltukëve në kuzhinë.

Për këtë, banorëve u janë futur brenda 4 mostra copash, nga të cilat ata, pa shumë debate, kanë zgjedhur njërën prej tyre. Banorët kanë marrë të gjitha mjetet e nevojshme dhe do të nisin punën. Kështu, brenda natës së spektaklit, banorët duhet të kenë ndërruar pamjen e kolltukut të kuq në dhomën e tyre të ndenjes. Banorët e kanë marrë këtë si një provë të javës që po u jepte "Big Brother", së bashku me pikturën, por në të vërtetë kjo ka qenë një mënyrë e gjetur e "Vëllait të madh", që banorët të kalojnë kohën brenda mureve të shtëpisë së madhe. Banorët ende nuk e dinë se prova e javës për ta ende nuk ka nisur…

"Big Brother" nuk jep vetëm detyra, por edhe mundësi për relaks.

Një vaskë hidromasazhi u është vënë në kopsht banorëve ditën e martë dhe të gjithë bashkë janë zhytur brenda saj menjëherë pasi uji u ngroh, e më tej janë bashkuar të gjithë në kopsht, ku edhe kanë diskutuar gjatë.

Olsi- Nada - Juna

Olsi dhe Najada vazhdojnë të flenë si dy miq të mirë: ledhatime, përqafime, por asgjë më tepër.

Por nga ana tjetër, Olsi vazhdon të diskutojë me këdo për Junën, në përpjekje për të zbuluar sadopak rreth saj.

Bisedat e Olsit për Junën kanë nisur në mëngjes me Rominën dhe Astritin, ku Olsi është shprehur se Juna i pëlqen dhe mendon se mund të jetë interesante kur e ledhaton. Romina e sheh pak të/////// egër dhe mendon se të gjithë meshkujt mund të bëhen kuriozë se si mund të jetë Juna në krevat.

Olsi pyet më tej Nardin për Junën, se çfarë bënte, pasi sipas tij kishte tri ditë pa e parë. Nardi komenton se në të vërtetë i ishte dukur që Olsi e kishte parë Junën, por në të vërtetë nuk i kishte folur. Nardi i thotë më tej Olsit se Juna nuk është tipi i tij, por pranon se ka një tërheqje ndaj saj. "Më pëlqen shumë fizikisht dhe unë për momentin do t‘i le Junës të kuptojë se më pëlqen dhe dua ta njoh", i shprehet Olsi Nardit.

Më tej, të dy pranojnë se Juna është një tip i vështirë dhe se të dy ende nuk kanë mundur ta njohin. Olsi e konsideron Junën mashtruese, ndërsa Rominën që sapo është bashkuar me ta, të çiltër.

Gazeta Shqip
E identifikuar

eurogina
Gjinia: Femër
Shiko profilin
« Përgjigju #14 më: 05-03-2008, 14:02:09 »
Citoje

ku esht diferenca ke kafazi art dhe big brother?
E identifikuar

The future belongs to those who believe in the beauty of their dreams<br />-------------------<br /><br />eurogina@zeriyt.com
Faqe: [1] 2 3 4 5 6 ... 16   Shko lart
  Përgjigju  |  Keshilloje  |  Printoje  
 
Shko te:  


* Postimet e fundit ne ZY
Nuk ka postime per momentin. Deshiron te jesh ti i pari?

Anketa
  • Kush do ta fitoj "Big Brother Albania"
  • Dot Arberi
  • 14 (36%)
  • -
  • Dot Besarta
  • 6 (15%)
  • -
  • Dot Julinda
  • 2 (5%)
  • -
  • Dot Olsi
  • 5 (13%)
  • -
  • Dot Shkelqimi
  • 3 (7%)
  • -
  • Dot Najada
  • 4 (10%)
  • -
  • Dot Romina
  • 1 (2%)
  • -
  • Dot Poli
  • 3 (7%)
  • -
  • Numri total i votave: 37
  • Shiko temen

* Sponsor