Sondazh
Pyetje: Cili mendon se e fiton Big Brother 2?
Bjordi
Aida
Arjon
Republika
Qetsori
Mimoza
Ardiani
Adelajda
Dritan
Zhuljeta
Lirita
Mesida

Faqe: 1 2 3 4 [5]   Shko poshtë
  Keshilloje  |  Printoje  
Autori Temë: Big Brother Albania - edicioni i dyte  (E lexuar 1818 herë)
0 anëtarë dhe 1 Vizitor po shikojnë këtë temë.
Dora
Anetar


Karma: 14
offline offline

Gjinia: Femër
Postime: 2031



Shiko profilin
« Përgjigju #60 më: 21-04-2009, 15:03:48 »

Puthja me Arjonin modelin, Elvanën e lë i dashuri

Këngëtarja Elvana Gjata ështëndarë nga Gerti, i dashuri i sajlegjendar për shkak të njëputhjeje spontane me një model.Sipas thashethemeve, thuhet se gjithçka ka nisur nga një deklaratëe Arjonit, modelit dhe stilist për puthjen me këngëtaren… ndërsa i dashuri i saj nuk e ka pasur të vështirë të bënte lidhjen. Elvana Gjata preferon si stiliste të sajJona Muçon, të ëmën e Arjonit. Përgjatë verës së shkuar, për shkak të miqësisë ata kanë dalë bashkë, ku duket sekanë shkëmbyer edhe ndonjë puthje spontane. Me sa duket, i dashuri i saj ka pasur dyshim për marrëdhënien e Elvanës dhe Arjonit, por çdogjë i është veshur fantazisë së tij. Pas deklaratës së Arjonit për një frenchkiss me këngëtaren e suksesshme, skema është zbuluar. Thuhetqë ky është motivi që Elvana rrezikon të humbë përfundimisht të dashurin e saj prej 5 vjetësh. Në fakt thashethemet për lidhjen në krizë të Elvanës kanë nisur të qarkullojnë këto ditë në shumë ambiente këngëtarëshpor edhe fansash të saj,  ku flitet se Elvana me Gertin janë ndarë. Për Gertin, edhe pse me të cilin ka pasur një lidhje të gjatë dhe të konsoliduar, Elvana nuk ka dashur kurrë të flasë, duke lënë gjithmonë pyetjen që i është bërë, pa përgjigje. Madje shpeshherë ajo e ka mohuar duke thënë se është vetëm dhe pa të dashur. Elvana dhe Gerti janë njohur 5 vjet më parë, ndërsa një pjesë të mirë të shoqërisë e kanë të përbashkët. KUSH ËSHTË ROGERTI, ISH -I DASHURI I KËNGËTARES Një lidhje që ka zgjatur prej disa vjetësh mes Rogertit dhe Elvanës. Një dashuri të cilën këngëtarja është munduar ta mbajë të fshehtë me fanatizëm, por që ka ekzistuar gjithmonë në zemrën e saj. Djaloshi ka përfunduar studimet  për Administrim Biznes si dhe ka punuar si dizajner tek studioja e të atit. Ai njihet si një djalë i qetë dhe shumë serioz, ndërsa Elvana në lidhje, shumë e kujdesshme nga syri vigjilent por edhe lozonjare. Miqtë rrethsaj thonë se paçka luhatjeve që kalon çdo çift, ata kanë kaluar përgjithësisht mirë dhe këndshëm. Ndërsa për të gjithë shtrohet pyetja; pse Elvanës iu desh të rrezikonte kaq shumë, duke këmbyer puthje me Arjonin, ky i fundit tashmë një imazh publik nëpërmjet pjesëmarrjes në një reality-show që po zhvillohet aktualisht. KLIPI MË I KLIKUAR  Prej një muaji është publikuar videoja më e re e Elvana Gjatës dhe një bum i madh vizitash jane shenuar ne internet.
E identifikuar

Good girls like bad boys!

dora@zeriyt.com
Dora
Anetar


Karma: 14
offline offline

Gjinia: Femër
Postime: 2031



Shiko profilin
« Përgjigju #61 më: 21-04-2009, 15:04:52 »

Bjordi-Adela, një natë përqafimesh e puthjesh

Mund të themi me plot gojë që tani janë zyrtarizuar dy çifte në shtëpinë e Big Brother-it. Nga njëra anë, lidhja e shumëpërfolur Bjordi-Adela dhe nga ana tjetër Arjoni-Anjeza. Janë dy çifte që tashmë duket se po sfidojnë banorët që janë të pozicionuar tek në shtëpi. Fjalët që nëna e Bjordit i tha atij në spektaklin e së shtunës, ai ia ka transmetuar vajzës nga Kavaja, tek e cila kanë krijuar një gjendje më të qetë. Ata, vazhdimisht, që nga ajo natë qëndrojnë bashkë, duke u puthur e përkëdhelur. Kjo gjë ka rënë në sy edhe të banorëve të tjerë. Ka qenë Anjeza ajo që ka parë ata duke u puthur dhe e ka pyetur: “Tani Adela është cilësuar për ju të dy?” Bjordi ia kthen përgjigjen, duke i thënë që lidhja e tyre nuk do të cilësohet asnjëherë. Adelajda mbështet mendimin e tij, dhe shton që ato nuk kanë nevojë për cilësime. Sipas Anjezës, fakti që e kanë bërë publike puthjen e tyre është një lloj cilësimi. Adelajda thotë që njerëzit mund të thonë çfarë të duan për lidhjen e tyre. Anjeza mendon që fjalët e saj bien në kontradiktë me atë çfarë i kishte thënë ditë më përpara. Këtu duket sikur Adelajda ka pranuar gjithçka, duke i thënë: “Me sa gjëra kam rënë në kontradiktë unë!”. Nuk ka qenë vetëm ky momenti i vetëm i intimitetit të këtij çifti. Pas fjetjes së gjithë banorëve të tjerë, Adelajda dhe Bjordi kanë vazhduar të qëndrojnë bashkë, duke u puthur e duke u përqafuar. “A do të doje gjë tjetër këtë moment?”, - e ka pyetur Bjordi Adelajdën. Ajo ka mohuar. “Përqendrohu tani, këtu, shijoje tani dhe ky do të jetë momenti më i bukur”, - i ka thënë ai - nesër është një ditë tjetër!”. Pas rreth dy orësh, ata i ka zënë gjumi në krahët e njëri-tjetrit. Por, çiftet e krijuara brenda në shtëpi nuk kanë kaluar pa u bërë një lloj vlerësimi edhe nga banorët e tjerë. Arjoni dhe Anjeza janë më të tërhequr me njëri-tjetrin, sillen normalisht dhe nuk është se kanë probleme. Shumë prej teleshikuesve e kanë pagëzuar këtë lidhje të krijuar për “shoë”, ndërsa vetë Arjoni, kur Mesida gjatë programit të së shtunës e “akuzoi” për këtë fakt, ai e mohoi në mënyrë kategorike. Vlen të pritet në ditët ne vazhdim se çfarë do të ndodhë me këta të dy.Duke biseduar me Arjanin, Qetsori ka thënë se, për mendimin e tij, nëse do të krahasoheshin dy çiftet brenda shtëpisë, Bjordi dhe Adela ishin më të fortë sesa Anjeza me Arjonin. Ai, njëkohësisht ka pyetur pse ishte kështu. Sipas Arjanit, kjo ishte rezultat i vështirësisë, me të cilën u lidhën ata të dy, e njëkohësisht të simpatisë që Bjordi gëzon në publikun jashtë, me sjelljen dhe të folurën e tij. Adela, gjatë qëndrimit me Bjordin ka ngritur në vetvete një pikëpyetje që, në një farë mënyrë, ia ka drejtuar edhe atij. “Pse të tjerët më marrin inat?” - ka thënë Adela. Të tjerët, në qoftë se duan mund të më njohin më mirë dhe të ndryshojnë mendim. Bjordit i ka thënë se atë e pëlqejnë banorët, po tek unë çfarë nuk shkon, është shprehur ajo vazhdimisht e habitur.
E identifikuar

Good girls like bad boys!

dora@zeriyt.com
Dora
Anetar


Karma: 14
offline offline

Gjinia: Femër
Postime: 2031



Shiko profilin
« Përgjigju #62 më: 21-04-2009, 15:09:22 »

Rrefen Arianna, mbesa e panjohur e Bjordit

Në jetën e Bjordit kanë ndodhur shumë ngjarje të rëndësishme brenda një kohe shumë të shkurtër. Edhe pse ka lënë Shqipërinë në moshën 2-vjeçare, ai ka mundur ta vizitojë atë vetëm pak kohë më parë. Fëmijë i prindërve të divorcuar, ai u rrit me mamanë e tij e cila ka bërë të gjitha sakrificat e mundshme që të birit të mos i mungojë asgjë. Ndërkohë në ardhjet e tij në Shqipëri, ka mundur të njohë edhe disa nga njerëzit e afërm të babait, Bujar Mezinit.

Lajmin e parë nga i ati nëpërmjet komunikimit me letër, ai e mori kur ishte brenda shtëpisë së “Big Brother” duke e ndarë këtë histori me të gjithë shqiptarët. Dhe e gjithë kjo ngjarje, tipike e familjeve të tranzicionit, hapi shumë debate të tipit: A duhet ta takojë Bjordi të atin, a duhet t’ia falë mungesën 21 vjeçare në jetën e tij? Dhe diskutantët ndahen në dy kampe, dikush thotë ‘po’ e dikush ‘jo’, ndërkohë që vendimin i duhet ta marrë vetë Bjordi, i cili edhe pse është vetëm 21 vjeç, duket se nuk i prishen kollaj ekuilibrat edhe nga histori të tilla kaq tronditëse. Por mesa duket surprizat për djalin simpatik dhe të ëmbël të “Big Brother”, nuk kanë mbaruar akoma.

Kur të dalë nga shtëpia, ai do të takojë edhe një person shumë të afërt për ekzistencën e së cilës ai me siguri nuk ka dijeni. Kur ne publikuam intervistën e mamasë dhe babait të Bjordit duke bërë edhe një farë ballafaqimi mes tyre, por edhe kur u publikua letra e Bujarit gjatë spektaklit, në adresë të redaksisë tonë, erdhi një mesazh nga një vajzë me emrin Ariana (mbiemrin nuk po e tregojme për ruajtjen e privatësië). Ajo na rrëfen se ka lidhje gjaku me Bjordin, por ky i fundit nuk ka dijeni. Ja si ka ndodhur: Kur Antoneta, mamaja e Bjordit, është njohur me Bujarin, babain e Bjordit, të dy kishin patur martesa të mëparshme.

Nga martesa e parë, Antoneta kishte një vajzë, Skerdën të cilën Blordi e njeh, ndërkohë që edhe Bujari nga martesa e tij e parë kishte një vajzë me emrin Enkeleda, e cila sot është rreth të 35-ve. Enkeledën e gjeti viti ‘90 në një moshë të re, por e martuar dhe me dy fëmijë si dhe banonte në Durrës. Më pas ajo ndahet nga bashkëshorti shqiptar dhe ikën në Itali, ku u martua me një italian dhe bëri fëmijë të tjerë me të. Ajo ka pasur të njëjtin fat si Bjordi i cili është vëllai i saj nga babai. I ati nuk e ka takuar asnjëherë, por herë pas here i dërgonte letra njësoj siç po bën tani me Bjordin.

Madje Arianna na tregon se tekstet e letrave që gjyshi i saj Bujari, i dërgonte të jëmës, ishin njësoj si ajo që i dërgoi Bjordit, duke cituar Hygonë dhe duke përdorur të njëjtat fraza. Enkeleda ka patur mundësi të njohë të vëllain nga programi “Big Brother” ndërkohë që e ka takuar vetëm një herë kur ai ka qenë 2 vjeç. Ajo nuk dëshiron që këtë fakt të familjes dhe jetës së saj, ta bëjë publike duke u bërë pjesë e spektaklit dhe e shkrimeve në gazeta, por ka vendosur ta takojë Bjordin dhe të njihet me të sapo ai të dalë nga shtëpia e “Big Brother”. Padyshim që ky fakt do ta çudisë jo pak Bjordin, në vazhdën e çudirave dhe risive në jetën e tij. Por ndërkohë historia e të motrës e cila është shumë e ngjashme me të tijën, (madje për çudi ata jetojnë në të njëjtin shtet), do ta ndihmojë jo pak Bjordin, që ta njohë akoma më mirë babain e tij biologjik.

PanoramaPlus
E identifikuar

Good girls like bad boys!

dora@zeriyt.com
Dora
Anetar


Karma: 14
offline offline

Gjinia: Femër
Postime: 2031



Shiko profilin
« Përgjigju #63 më: 22-04-2009, 13:13:25 »

Gëzuar ditëlindjen Arjon!

Një tjetër banor ka festuar ditëlindjen brenda shtëpisë së Big Brother dhe ka qenë pikërisht Arjoni. Banorët e kanë pritur atë të fshehur jashtë shtëpisë, ku Qetsori i kishte përgatitur edhe një kënd romantik, të sajuar me jastëqe dhe vazo lulesh. Aty e priste edhe dhurata e tij, Anjeza, që banorët e kishin mbuluar “që të mos dukej”. Ata e uruan të gjithë me rradhë, duke e puthur e përqafuar dhe i kënduan edhe këngën e ditëlindjes. Ai i ka falenderuar banorët për mendimin dhe impenjimin. “Unë nuk i kam qejf surprizat, - ka thënë Arjoni, - por kjo ishte shumë e bukur!”.

Shakaja për Arjonin

Anjeza, Adelajda dhe Bjordi i kanë bërë Arjonit një shaka. Ata kanë shfrytëzuar momentin që ai ka ikur dhe ndërsa Anjeza dhe Adela ruanin kthimin e tij, Bjordi është futur nën jorgan, në këndin romantik, që Qetsori kishte përgatirur për çiftin, në mënyrë që Arjoni ta kujtonte si Anjeza, për të parë sesi do të reagonte. Por Arjoni i ka qëndruar lojës dhe është futur edhe ai nën jorgan duke bërë sikur e përqafonte. Vajzat kanë qeshur me të madhe.
E identifikuar

Good girls like bad boys!

dora@zeriyt.com
♥BaBy♥
My sweetness is your weakness!
Stafi


Karma: 130
offline offline

Gjinia: Femër
Postime: 11603



Shiko profilin
« Përgjigju #64 më: 26-04-2009, 10:56:49 »

Arjoni dhe Eltoni lane shtepine

Mbremja e se shtunes ka sjelle emocione te forta ne shtepine e Big Brother. Nga shtepia jane larguar dy konkurente dhe eleminimi i pare i Arjonit ka perlotur Anjezen.

Pas eleminimit edhe nje dhurate, Arjonit i eshte ofruar nje burse e plote studimi ne nje shkolle mode.

Ndersa ethet jane shtuar mes banoreve te mbetur dhe qe cuan ne eleminimin e dyte. Ai eshte Eltoni, nje nga konkurentet e rinj qe hyri ne shtepine e Big Brother.

Juna ka qene nje nder te perzgjedhurat e “vellait te madh”, e cila ka zhvilluar nje bisede emocionuese me te atin Virgjilin. Ndersa Arjani ka ndare me banoret e tjere dhe publikun emocionet dhe kujtimin e babait te tij.

Ndersa Mimoza eshte surprizuar nga dhurata e Polit, nje ish-banor ky ne edicionin e pare te “Big Brother”, ku pervecse arushit ne dhurate i jepte dhe mjaft keshilla ne lidhje me qendrimin ne shtepi.

Prova e javes eshte kaluar me sukses nga banoret, te cilet kane mesuar shume per gjuhen dhe kulturen kineze. Por gezimi i fitores nuk ka zgjatur shume sepse banoret kane nisur kandidimet.

Ne perfundim, Adelajda, Adi, Mimoza, Juna dhe Anjeza do votohen nga publiku per te zbuluar se kush prej tyre do lere javen e ardhshme shtepine. Kori i policeve te Portokallise ishin te ftuarit speciale ne kete mbremje.
E identifikuar

Ti ke të drejtë të thuash gjithçka...unë kam të drejtë të kuptoj asgjë.
♥BaBy♥
My sweetness is your weakness!
Stafi


Karma: 130
offline offline

Gjinia: Femër
Postime: 11603



Shiko profilin
« Përgjigju #65 më: 29-04-2009, 11:45:58 »

Kryefamiljarja e re, Mimoza, duket se ka pasur përplasje me banorët e shtëpisë së "Big Brother". Pasi ka ndarë punët, ajo u ka kërkuar të çohen e t‘i bëjnë ato, sepse në këtë mënyrë tregonin respekt për të dhe rolin që ka marrë përsipër këtë javë.

"Po më befasoni!"
Mimoza është e acaruar në lidhje me punët e shtëpisë. Ajo debaton me Adelajdën në lidhje me to. Adelajdës nuk i pëlqen mënyra e saj e të folurit dhe i thotë që ta ulë zërin kur flet me të. Mimoza i kthehet duke i thënë që edhe ajo i ka bërtitur dhe nuk i ka thënë asgjë. Adelajda i thotë që ajo e mban veten si person i qetë, por po e tregon ndryshe veten. Mimoza i thotë që është e vërtetë që ajo është e tillë, por jo në rastin kur dikush e ngacmon. Ajo thotë: "Po më befasoni të gjithë!" Adelajda mendon se fakti që vetëm Moza është e habitur tregon që ajo ka ndryshuar dhe jo të tjerët. Mimoza vazhdon debatin duke i ngritur zërin Adelajdës dhe i thotë që debati për punët tregon që ajo nuk e respekton. Adelajda e kundërshton, duke i thënë që nëse do të ishte siç e mendonte ajo, nuk do i fliste qetë.

"Nuk duhet të kalosh kufijtë!"
Anjeza dhe Junida qëndrojnë në dhomë duke diskutuar për jetën brenda "Big Brother". Junida shprehet se i pëlqen koncepti i lojës nga ana psikologjike. Anjeza mendon që në këtë lojë provohet se sa "mban" njeriu. Izolimi merr një tjetër vlerë kur je me njerëz mendon Junida, por problemi i vetëm qëndron në aftësinë e komunikimit midis njerëzve, shton ajo. Ndërsa thotë se "nuk duhet të kalosh kufijtë!" Anjeza tregon që është një person i qetë dhe nuk i kalon kufijtë e durimit. Junida e këshillon duke i thënë që ajo duhet të merret me veten e saj, por duke mos cenuar asnjë.

Një kartolinë për Arjanin
Arjani ka marrë një surprizë nga "Big Brother". Ai është thërritur në dhomën e rrëfimit, ku gjeti një foto të babait me një dedikim. Një shok i babait i kishte shkruar Arjanit të "Big Brother" se po nderon tironsit e vërtetë! Pasi ka dalë nga dhoma e rrëfimit, personit të parë që ia ka treguar ka qenë Bjordi. Ai shikon foton dhe i tregon për babanë e tij, duke i thënë që ka qenë një figurë e rëndësishme artistike. Më pas, ai ua ka treguar edhe banorëve të tjerë foton. Junida, pasi ka parë foton, i ka thënë që ajo ishte kartolinë. Arjanit i pëlqeu shumë surpriza dhe kartolinën e vendosi te koka e krevatit të tij.

Adela në Itali
Adi, duke diskutuar për daljen nga "Big Brother", fillon ngacmon Adelajdën në lidhje me Bjordin. Ai fillon të fantazojë sikur Adelajda shkon në Itali te Bjordi, por nuk di rrugët. Ai e pyet Bjordin se çfarë do të bënte. Bjordi i thotë me shaka që do e linte të humbte rrugën. Ajo i thotë se në rastin e supozuar do të merrte në telefon tezen e saj. Ata vazhdojnë duke fantazuar situata sikur ajo shkon në Itali, por është pa lekë. Adelajda e pyet Bjordin se sa larg është shtëpia e tij nga aeroporti. Bjordi i thotë 1 javë larg dhe bëjnë batuta për mjetet që mund të shkojë Adelajda te shtëpia e tij. Ajo i thotë: "Po pse budallaqe jam unë që të shkoj në Itali, të mos më presë Bjordi dhe t‘i shkoj në shtëpi?!" Ata vazhdojnë të bëjnë batuta me Adelajdën.

"Jemi në siklet kur nominojmë!"
Arjani, Adi dhe Bjordi qëndrojnë në kopsht duke diskutuar për nominimet. Ari është i mendimit që duhet të ketë debate brenda në shtëpi, pasi kanë rënë në monotoni. Ata diskutojnë për finalen. Bjordi thotë që kanë arritur në një pikë ku janë në siklet gjatë momentit të nominimit. Ai mendon që këtë javë do eliminohet një banor, ndërsa javën tjetër dy. Adi mendon se është e vështirë. Ai vazhdon duke thënë që banorët duhet të zgjedhin vetë dhe shton: "Unë nuk dua të ndikoj tek asnjeri!"

"Jemi bashkë në lojë"
"Ka ardhur koha që unë edhe ti të luajmë bashkë", i thotë Sori, Adit. Ata kanë vendosur që të diskutojnë për mënyrën se si veproi Adi kundrejt Pavlinit. Adi është treguar i gatshëm që këtë bisedë ta zhvillojnë në ato momente, por Sori dëshiron që ta zhvillojnë dy ditë më pas, në kuadrin e lojës. Sipas tij, ata duhet të fillojnë të nxjerrin në pah mendimet e tyre reale për njëri-tjetrin. "Unë të kam sulmuar duke të të mbrojtur dhe këtë ta kam thënë", ia bën të qartë Adi, Sorit mënyrën e lojës së tij. Sori shprehet se i di vlerat e Adit, por nuk është i sigurt nëse Adi i di vlerat e tij. Adi ia kthen se për sa janë brenda në lojë, janë mirë, ndërsa se çfarë do të ndodhë kur të dalin, është tjetër gjë dhe do të jenë të dy që do ta vendosin nëse do ta ruajnë miqësinë apo jo. Të dy fillojnë të flasin hapur për lojën që bën secili. Ata mendojnë se për çmimin duhet të luajnë deri në fund si kundërshtarë dhe t‘i japin dorën njëri-tjetrit në çdo rast. Adi shpreh edhe njëherë motivin e tij të lojës, që brenda kësaj ligësie, për të fituar atë çmim, ai do të tregojë edhe pak mirësi. Ai tregon se e vlerëson si një protagonist në lojë Sorin. Edhe Sori mendon të njëjtën gjë për Adin dhe shprehet se e kupton mënyrën se si ai luan, por, sipas tij, Adi nuk e di se çfarë ka shprehur ai në rrëfim kundrejt tij, ka folur mirë apo keq, dhe shton se ka qenë shumë real dhe i sinqertë në lojën që po bën. Për Adin, sinqeriteti në lojë tregohet kur krijon edhe miqësi, ndërsa Sori nuk ka asnjë mik. "Unë kam zgjedhur të jem vetëm", thotë Sori.

"Tjetër the, tjetër bëre"
Në mes të bisedës ndërhyn edhe Adela, e cila kapet pas fjalëve të Sorit që po bën lojë të sinqertë. Ajo i kërkon atij t‘i shpjegojë se përse para disa javësh, kur ata diskutuan në lidhje me lojën që po bënin të dy, Sori i kërkoi asaj që të nxirrnin në nominim banorët që nuk e kishin provuar kurrë nominimin e në të vërtetë, nxori atë dhe Aidën. Sori i tregon se atë javë, ajo dhe Aida ishin bërë të padurueshëm për të dhe për gjithë shtëpinë, duke treguar kështu nga vetja anët e tyre më negative. "Ju jeni ngrënë me njëra-tjetrën aq shumë, sa unë ju urreja dhe thjesht doja të dilte njëra prej jush, sepse nuk ju duroja dot më, pa pasur preferencë se kush". Ai shprehet se të dy në bisedën që patën, nuk bënë asnjë pakt mes tyre, por thjesht lanë të nënkuptohej diçka. Sori thotë se nuk dëshiron të futet në këtë histori, sepse mbi të gjitha mes tyre nuk kishte asnjë pakt; nëse do kishte pakt, atëherë ajo do kishte të drejtë t‘i kërkonte sqarime. Adela i thotë se nuk po i kërkon sqarime, sepse realisht nuk kishin asnjë pakt, por thjesht i dha një shembull që ai ka devijuar nga loja e sinqertë. Ata mbyllin bisedën duke parë që rreth tyre vijnë dhe banorët e tjerë.

Adela: Sori mashtroi
Bjordi pyet Adelën se si nisi ky diskutim mes saj dhe Sorit. Ajo i tregon se në momentin që Sori u shpreh se po bënte lojë të sinqertë, ndërhyri që t‘i jepte një shembull ku ai po luante pisët e duke treguar që Sori kishte mashtruar. Bjordi e mendon ndryshe. Sipas tij, ai nuk ishte mashtrim, sepse Sori ka një mijë mënyra për ta treguar këtë gjë. Adela insiston se thellë-thellë ishte mashtrim dhe se nga publiku u duk keq, pasi duartrokitën kur ajo e nominoi, me arsyen se ai po bën lojë të pisët. Sipas saj, ato se çfarë thotë Sori më pas, janë justifikime dhe nuk është e rëndësishme që ai ta kuptojë, por publiku.

"Aleanca nuk të bën lojtar të keq"
Biseda mes Sorit, Arit dhe Adit vazhdon edhe në kopsht. Arit i vjen keq që Sori deri dje e ka pranuar që ka marrë rolin e të keqit, ndërsa tani e kundërshton. Sori shprehet se ndryshojnë bisedat kur bëhen seriozisht si kjo e tanishmja dhe ndryshojnë kur bëhen në kontekstin e shakasë. "Brenda shakasë ka edhe të vërteta", ia kthen Ari. Ai shprehet se Sori ka bërë gjithmonë rolin e protagonistit provokator. "Ku është e keqja në këtë mes?" - pyet Sori. Ai thotë për veten se është provokator, aktiv, i bezdisshëm, por jo që Ari ta klasifikojë tek "i keqi". Ari thotë se po e klasifikon në këtë mënyrë në kontekstin e lojës. Sori mendon se nuk është e drejtë që ta mendojë ashtu vetëm se ai është përpjekur të bëjë aleanca dhe diskutime për nominimet, por për Arin, në një lojë këto gjëra vihen re. Sori fillon t‘i shpjegojë Arit se ka diskutuar me Arjonin në lidhje me nominimet dhe këtë gjë e ka bërë për një arsye shumë të fortë: që të jetë edhe ai protagonist në lojë. Ai tregon se këto lloj diskutimesh janë bërë kur ai gatuante me të dhe e ka bërë këtë gjë që të kishte vëmendjen e kamerave, duke u nisur nga një shprehje e Bjordit që thoshte se nuk i laj enët, sepse ashtu nuk më shikon njeri. Sipas Sorit, nëse do të gatuante vetëm, edhe pse këtë gjë e bën me kënaqësi, askush nuk do dëshironte ta shihte kur të tjerët mund të ishin duke bërë diçka më interesante se ai. "Dua të jem protagonist në lojë e në të njëjtën kohë edhe të gatuaj", thotë ai. Sori tregon gjithashtu se këto "aleanca të jashtme" me Arjonin ishin sa për efekt loje, sepse në realitet, si njëri dhe tjetri bënin atë që mendonin se ishte më e drejta për t‘u bërë, nisur nga mendimet personale.

Ari: Të gjithë jemi për lekët
Ari shkon në dhomë te të tjerët dhe komenton diskutimin ndërmjet Adit dhe Sorit. Sipas tij, ai ishte një debat pa lidhje dhe që të tilla gjëra nuk mund të diskutoheshin. Ari shprehet se i duket absurde që të krijohen aleanca, apo të flitet kaq shumë për lojën, kur lojën realisht e ka tjetër kush në dorë. "Këtu është të kalosh ditën bukur, por në të njëjtën kohë dhe të luash". Edhe Adela është dakord me të, se edhe ajo jeton ditën dhe nuk luan si të tjerët. Ari fillon të komentojë edhe faktin që Sori i kishte kërkuar aleancë për nominim. "Të gjithë jemi për lekët, por nuk duhet diskutuar kaq shumë", thotë Ari. Ai vazhdon të tregojë dhe disa fragmente nga biseda dhe i komenton ato.

"Dua një karikaturë prej teje"
Juna interesohet për pikturat dhe vizatimet e Adit. Ai tregon se kur ka qenë i izoluar, filloi ta praktikonte këtë gjë fillimisht duke kopjuar e më pas kuptoi se kishte aftësi në këtë gjë. Adi thotë se ka kopjuar konturet, ndërsa dritëhijet i ka bërë vetë, duke u perfeksionuar dita ditës. Juna i kërkon që t‘i bëjë edhe asaj një karikaturë të tillë, si për kujtim dhe Adi pranon që t‘ia bëjë, por duke e vënë në dijeni se nuk është shumë i aftë. Juna i thotë se e rëndësishme është që t‘ia bëjë ai. Anjeza e komplimenton për atë që i ka bërë Anit, sepse i duket shumë e bukur.

"Ki kujdes nga Sori!"
Bjordit duket sikur i ka mbetur qejfi që Adi dhe Sori nuk e pranuan në bisedën e tyre gjatë mbrëmjes së djeshme. Megjithatë, ai e këshillon që të ketë kujdes me ato që po bën. "Gjërat nuk po shkojnë mirë", i thotë ai nën zë Adit. "Mos dil nga vetja jote!" - vazhdon me këshillat Bjordi. Adi i thotë se mbrëmë ishte ai që e ftoi Sorin për të biseduar dhe se gjithashtu ai nuk e di se për çfarë kanë biseduar ata. Bjordi i kërkon Adit që të mos ia marrë për keq këto që po i thotë, sepse ia thotë se shqetësohet për të. Ai e pyet atë se si shkoi biseda dhe Adi i tregon se mori atë që deshi nga ajo bisedë.
E identifikuar

Ti ke të drejtë të thuash gjithçka...unë kam të drejtë të kuptoj asgjë.
♥BaBy♥
My sweetness is your weakness!
Stafi


Karma: 130
offline offline

Gjinia: Femër
Postime: 11603



Shiko profilin
« Përgjigju #66 më: 03-05-2009, 10:11:31 »

Juna le shtepine e "BB2"

Juna, e skualifikuara e radhes. I papritur dhe teper emocionues ka qene largimi i Junes, nje nder banoret me te reja te shtepise se "Big Brother".

Nje vajze e cila eshte shquar per karakterin e saj teper te forte dhe inteligjencen.

Por pas largimit te Junes banoret thuajse ne unanimitet kane mundur te cojne ne eleminim nje tjeter banor Anjezen, por qe publiku e shpetoi duke mos e larguar. Gjate mbremjes te se shtunes, spektakli rezervoi dhe mjaft surpriza te kendshme. Nje mbremje e vecante ka qene kjo per Adin dhe nenen e tij Nailen, e cila ka festuar nje pervjetor te vecante ditelindjej, ne ambientet e shtepise me te famshme ne Shqiperi, "Big Brother" qe per te dy do te mbetet gjate ne kujtese.

Hyrja e Vandamit, personazhit simpatik te “Portokallise”, ka qene nje tjeter surprize ku se bashku me Adelajden zhvilluan nje bisede te gjate dhe plot nota humori.

Por ajo cka emocionoi me teper dhe beri te derdhen lote, ishte pamjet e djalit te Qetsorit te shfaqura ne nje monitor.

Kete jave banoret kane mundur te kalojne 50 perqind proven e buxhetit, e ndersa ne na mbetet dhe nje jave per te mesuar se cili do te jete i larguari i radhes, para finales se madhe.
E identifikuar

Ti ke të drejtë të thuash gjithçka...unë kam të drejtë të kuptoj asgjë.
Dora
Anetar


Karma: 14
offline offline

Gjinia: Femër
Postime: 2031



Shiko profilin
« Përgjigju #67 më: 05-05-2009, 13:48:56 »

Sori në listën e demokristianëve për deputet të Vlorës

Partia Demokristiane në Shqipëri në një deklaratë për shtyp të hënën, ka njoftuar se njëri nga emrat e listës me 12 deputetë që kjo parti do të kandidojë në zonën e Vlorës, është edhe Qetsori, personazhi i njohur i shtëpisë së "Big Brother 2".

"Të 12 kandidatët e prezantuar për këtë qark, premtuan se do të jenë zëri i qytetarëve vlonjatë në qeverisjen e ardhshme. Listën e kryeson kryetari i PDK-së, dega Vlorë”.

“Një kandidat tjetër, i cili mori një mbështetje të fuqishme nga të pranishmit, edhe pse nuk ishte prezent, ishte Qetsor F., një nga personazhet shumë të njohur tashmë të shout televiziv, 'Big Brother 2'...", shkruan në njoftimin zyrtar të demokristianëve dërguar mediave.
E identifikuar

Good girls like bad boys!

dora@zeriyt.com
Dora
Anetar


Karma: 14
offline offline

Gjinia: Femër
Postime: 2031



Shiko profilin
« Përgjigju #68 më: 05-05-2009, 13:52:53 »

Pas ndarjes mësova se Adela më tradhtonte me profesorin e saj

Adelajda tashmë e ka ligjëruar lidhjen e saj të re me Bjordin, njëkohësisht dhe kundërshtari i saj në “Big Brother”, në garën për të fituar 70 mijë euro. Por të tjera të reja vijnë për të kaluarën e saj jashtë shtëpisë.

Ish i fejuari, Agron Lushka në rrëfimin e tij të dytë ekskluziv për “Panorama Plus” tregon për një histori të mundshme
tradhtie të saj me një pedagog nga Elbasani, universiteti ku ajo është duke ndjekur studimet për Gjuhë-Letërsi. Për “Panorama Plus” ai dëshmon këtë fakt, që ia kanë pohuar vetëm një muaj pasi ish e fejuara hyri në “reality show”-n “BigBrother 2”.

Goni po e ndjek Adelajdën në “Big Brother”, e ke idenë si po shkon loja?
Jo fare. S’e kam idenë ç’po ndodh.

Qetsori tha pak a shumë që ashtu siç ka sytë e zinj, flokët e zinj Adela ka dhe shpirtin e zi. Si e komenton?
Përderisa ka thënë Qetsori them se është e vërtetë. Ai po bashkëjeton me të në një shtëpi dhe ndaj nuk mund ta thotë kot. Unë vetë kam kaluar plot pesë vite me të, dhe ende nuk arrij të nxjerr një konkluzion se kush është ajo në të vërtetë.

Në ato pesë vite Adela ka bërë një jetë të mirë apo të keqe me ty?
Më kanë thënë që është shprehur se ka bërë një jetë të keqe. Por do i thosha që jetën e keqe mund ta ketë kaluar vetëm tek shtëpia e saj. Unë ia kam plotësuar të gjitha çfarë kam mundur. Por mendoj se ajo ka më shumë pretendime seç meriton.

Çfarë ke parasysh kur thua këtë?
Po ja Adela më kërkonte me ngulm të bëhej drejtoreshë shkolle në Kavajë, edhe pse e dinte që ende nuk kishte marrë diplomën. Ju duket pretendim normal ky?

Si ka shkuar lidhja juaj në aq vite?
Vitet e para kemi kaluar mirë. Por për më se një vit e gjysmë marrëdhëniet tona u ftohën. Grindeshim shpesh dhe në këtë periudhë fejesa jonë nuk ishte më si më parë.

Pse cila ishte arsyeja?
Provokimet e Adelës ndaj meje ishin arsyeja. Më bënte telefonata pa numër dhe sillej si vajzë tjetër për të më provokuar se ku ndodhesha. Këtë gjë ma ka bërë për herë të parë në 1 mars 2006 kur isha në drekë me familjen. Përdorte mënyra të tilla për të më kontrolluar. I zbulova shpejt lojërat e saj dhe më dukeshin veprime shumë të ulëta që vetëm ajo mund t’I bëjë.

Si reagoi ndaj kësaj ftohjeje?
Ajo është natyrë xheloze, qante shpesh. Por ky ishte problemi i tipit, karakterit të saj. Mund ta them me bindje se nuk jam sjellë kurrë keq me Adelën. Tashmë jeni i ndarë.

Çfarë komentesh ju vijnë për të tani që s’jeni më I fejuari i saj?
Nuk merrem me thashetheme, por kur ato kanë të bëjnë me jetën time nuk mund të mos ua vë veshin. Ajo që më ka bërë të ndihem vërtet i fyer është një histori e mundshme tradhtie nga ana e saj, në kohën kur kemi qenë të fejuar. Pas një muaji pasi ajo hyri në “Big Brother” më thanë se ajo ka pasur një histori tjetër paralele me një pedagog nga Elbasani.

Nga kush ka dalë ky thashethem?

Nga vetë shoqet shumë të ngushta të Adelës, që vazhdonin bashkë me të shkollën e lartë në Elbasan. Ato e kanë nxjerrë si muhabet tani që Adela ka hyrë në “Big Brother”. Mua erdhën më thanë më vonë të tjerë persona për të cilët nuk mund të prononcohem. Sipas tyre, historia ka qenë aq e thellë sa Adela i paska kërkuar dhe atij mendim për të hyrë në “BB” dhe ai nuk kishte pranuar.

Të erdhi e papritur apo kishe kuptuar diçka më parë?
Të them të drejtën jo, nuk ma kishte pritur mendja. Nëse do kisha kuptuar gjë do isha ndarë që në momentin e parë. Vetëm nuk gjej arsyen pse mund ta ketë bërë, pasi asnjëherë nuk i kishte munguar gjë nga unë dhe nuk i kam lënë shkas.

Kur mendon se mund të ketë ndodhur kjo tradhti?
Mbase tani vonë.

Mund të kuptohej tradhtia tek Adela?
Varet. Por femra si Adela nuk kuptohen asnjëherë.

Ti vetë e ke tradhtuar ndonjëherë?
Jo, asnjëherë.

Po për lidhjen e saj me Bjordin ç’mendon?
Bjordi është ende adoleshent dhe nuk e kupton. I uroj shumë që të mos i ndodhin këto gjëra, që më ndodhën mua me të.

Në lojën që ajo po bën çfarë i intereson më shumë Bjordi apo 70 mijë Eurot?
Paratë dhe fama pa diskutim. Madje mund të them se para se të hynte mu lut të mos ndaheshim, duke më premtuar se po hynte për të fituar 70 mijë euro, dhe nëse do fitonte 30 mijë euro do m’i jepte mua ndërsa 40 mijë euro familjes së saj.

Ka gënjyer Adela brenda shtëpisë dhe për çfarë?
Nuk më kujtohen tani. Por mesa e njoh është tip mashtruese. Në çdo moment mashtron. Për shembull ka thënë aty se s’ka qenë asjëherë në plazhin e Golemit. Unë kam shtëpi plazhi atje dhe ajo ka kaluar gjithnjë tre muajt e verës.

Po manipulatore në çfarë rasti mund të jetë treguar?
Që në faktin që i vë shumë faj mentalitetit të Kavajës duke e përdorur si armë. Kavaja s’e ka gjykuar Adelën, ajo e ka paragjykuar këtë qytet para se të hynte. Po ashtu e them me bindje që ajo s’është askush që të përfaqësojë Kavajën. Thjesht po bën rolin e viktimës vetëm për të fituar.

Cila mund të jetë e ardhmja e saj pasi të dalë nga BB?
E di që do shkojë ku do shkojë dhe do kthehet përsëri aty ku ka qenë. Adela e sheh jetën si telenovelë, se në fakt në jetën e saj deri tani s’ka bërë gjë tjetër veçse ka ndjekur telenovela.

Panorama Plus
E identifikuar

Good girls like bad boys!

dora@zeriyt.com
Bekimi
Strateg
Stafi


Karma: 4
offline offline

Gjinia: Mashkull
Postime: 3179



Shiko profilin WWW
« Përgjigju #69 më: 05-05-2009, 20:16:13 »

Kur do mbaroje ky Vllai madh me se na can koken?!
E identifikuar

Te dua Nene




bekimi@zeriyt.com
Dora
Anetar


Karma: 14
offline offline

Gjinia: Femër
Postime: 2031



Shiko profilin
« Përgjigju #70 më: 06-05-2009, 08:14:28 »

Kur do mbaroje ky Vllai madh me se na can koken?!

Ke te drejte, se keto javet e fundit jane bere te padurueshem dhe aspak interesante.
E identifikuar

Good girls like bad boys!

dora@zeriyt.com
♥BaBy♥
My sweetness is your weakness!
Stafi


Karma: 130
offline offline

Gjinia: Femër
Postime: 11603



Shiko profilin
« Përgjigju #71 më: 10-05-2009, 22:13:27 »

BBA, Mimoza dhe Anjeza perfundojne aventuren...Java e fundit

Nata e spektaklit te se shtunes ka qene e mbushur plot emocione. Dritherima nga surprizat e medha, por edhe dritherima gare. Nata e mbremshme ka percaktuar edhe finalistet e edicionit te dyte te "Big Brother".
 Adela, Adi, Bjordi, Qetsori dhe Arjani vazhdojne lojen edhe kete jave te fundit. Mimoza ka qene e para qe ka lene shtepine, ndersa nga nje eliminim i dyte eshte larguar edhe Anjeza. Gara ka arritur kulmin. Tashme pese banoret "luftojne" per çmimin e madh prej 70 000 eurosh. A mund ta percaktoje nje jave fatin e fituesit? Mbetet gjithçka per t‘u pare.

Bjordi, surprize nga i ati
Bjordi ishte nje personazh qe terhoqi qe ne fillim vemendjen e publikut. Se pari, sepse vinte ne kete "reality show" si nje i ri me origjine shqiptare, por i rritur ne Itali. Se dyti, edhe per historine personale te jetes. Ai nuk e ka njohur kurre te atin. E ema, Antoneta, ka marre rolin e tij dhe Bjordi e ka diskutuar kete edhe me banoret brenda shtepise. Fale ketij spektakli te madh, i ati e ka pare pas shume vitesh dhe e ka njohur te birin. Letra e pare qe i dergoi Bjordit ishin edhe fjalet e para qe ai mori nga i ati. Kur i gjithe ky spektakel eshte afer fundit, ai ka preferuar t‘i beje nje tjeter surprize Bjordit. Pas letres, i ka bere nje telefonate. Ndersa banoret e tjere kane shkuar ne dhomen e gjumit, Bjordi ka folur me te atin. Ndersa i fliste per here te pare pas 19 vjetesh, i ati i ka kerkuar falje publike. Per disa minuta ai ka kujtuar edhe çaste te femijerise se hershme te Bjordit. Pasi telefonata ka mbaruar, Bjordi eshte shprehur se ndihej i lumtur dhe shpresonte qe te mos e kishte zhgenjyer te atin.

Largohet Mimoza
Gjate gjithe javes banoret e kane diskutuar shume eliminimin gjate spektaklit te se shtunes. Treshja Mimoza, Adela dhe Qetsori jane konsideruar si konkurrente te forte. Publiku zgjodhi qe mes tre te kandiduarve te largohej Mimoza. Gjate bisedes ne studio Mimoza ka thene se do te donte qe "Big Brother"-in ta fitonte Qetsori, ndonese me perpara kishte menduar per Adelen.

Eliminimi i dyfishte
Arbana lajmeron se do te kete nje eliminim te dyfishte. Banoret do te nominojne per te fundit here. Ashtu siç edhe pritej, me te votuarit per te shkuar ne nominim kane qene dy banoret me te rinj, Anjeza dhe Ari, perkatesisht me 4 vota secili. Televotimi eshte hapur vetem pak minuta dhe me vullnet te publikut, Anjeza ka qene e eliminuara e dyte e nates se mbremshme.

Nenat brenda ne shtepi
Ka qene nje surprize krejt e veçante nga gjithe te tjerat. Nese gjate javeve te spektaklit, baballaret e banoreve kane qene protagoniste per vete ndikimin ne jeten e banoreve te tyre (Aida, Anjeza dhe Qetsori nuk i kane baballaret), "Vellai i Madh" ka pasur nje ide krejt origjinale. Brenda shtepise jane futur nenat e konkurrenteve. Nje surprize e tille as qe eshte pritur nga banoret, por njekohesisht ka habitur edhe publikun qe e ka ndjekur pergjate javeve te spektaklit. Ne kete jave te fundit, e cila do te kurorezoje nje fitues, "Vellai i Madh" u ka bere dhuraten me te madhe. Nenat do te rrine pak dite brenda shtepise, duke u bere keshtu pjese e kesaj eksperience te jashtezakonshme. Nje dhome e posaçme brenda shtepise eshte pershtatur per to.
E identifikuar

Ti ke të drejtë të thuash gjithçka...unë kam të drejtë të kuptoj asgjë.
Dora
Anetar


Karma: 14
offline offline

Gjinia: Femër
Postime: 2031



Shiko profilin
« Përgjigju #72 më: 13-05-2009, 15:50:20 »

Virusi: Adela e Bjordi jashtë BB? Mos ndodhtë ajo që mendoj...



Flet opinionisti i BB.


"Big Brother" mundi të fuste mamatë e banorëve brenda shtëpisë. Si e komentoni këtë ide?

Të them të vërtetën, futja e mamave në shtëpinë e "Big Brother"-it ka qenë njëra prej gjërave më interesante që është bërë. Dhe e kemi parë që jo vetëm të rinjtë dinë të sillen mirë, ose dinë të bashkëjetojnë mirë me njëri-tjetrin, por edhe mamatë tona, përkatësisht të banorëve që janë brenda. Kështu që e kam vlerësuar si ide shumë pozitive dhe mendoj që kanë bërë mirë.

Banorët janë shprehur të shqetësuar dhe, të gjithë njëzëri, në dhomën e rrëfimeve, kanë thënë se "duam që t'i nxirrni jashtë". Pse, sipas jush?

Në momentin e parë që të thashë se ato janë përshtatur shumë mirë me kamerat dhe kanë bashkëjetuar shumë mirë më njëra- tjetrën, banorët kanë filluar të ndiejnë konkurrencën mes banoreve të reja, që me moshë janë më të vjetra se këta. Këtë e bëra për shaka...Mendimi im i sinqertë për këtë është sepse aq sa të çmalleshin dhe pastaj ata duhet ta linin shtëpinë. Kërkesa e tyre ka qenë shumë e sinqertë, të paktën unë kështu e vlerësoj, sepse janë ndier në siklet, nuk kanë pasur mundësi të vazhdonin raportet që kanë pasur, detyrimisht u është dashur të zgjedhin një gjuhë komunikimi mes tyre, sepse ndryshe ne flasim kur jemi unë e ti dhe ndryshe do flisnim sikur të ishin edhe mamatë tona. Ata janë ndier në siklet, ose thënë ndryshe, atyre nuk u ka shijuar në momentin që e kanë marrë vesh se mamatë e tyre do të qëndrojnë më gjatë se një natë, dhe kanë filluar e janë ndierë në siklet. Do të ishin shumë më të kënaqur sikur surpriza të zgjaste veç tre orë, t'u thoshte Vëllai i Madh që mamatë do jenë brenda për tre orë, ata do e shijonin në maksimum, do ndërronin muhabete, do merrnin vesh si janë raportet jashtë, si janë tek shtëpia, çfarë kanë bërë, si janë dukur e kështu me radhë. Po derisa mamatë qëndrojnë aty, raportet e tyre domosdoshmërisht janë ngrirë.


Si ju duket sjellja e mamave, na thoni diçka më tepër se ato që thatë më lart..

Mamatë po sillen në mënyrë shumë interesante dhe edicioni i tretë, unë do propozoja që të bëhet me mamatë e banorëve, të konkurrojnë. Pra, banorët t'i fusin veç javën e parë, pastaj t'ua lënë mamave dhe t'i nxjerrin banorët. Sepse mamatë kanë, të paktën, çfarë na thonë. Ato nuk janë futur aty për çmimin, ato po sillen në mënyrë interesante, kanë filluar të luajnë jashtëzakonisht mirë, filluan të nominojnë njëra-tjetrën, filluan të shohin dobësitë dhe aftësitë e njëra-tjetrës, filluan me pa anën pozitive dhe negative të njëra-tjetrës, filluan të gjykojnë shumë mirë, filluan të bëjnë lojëra. Këtu vlen për t'u theksuar sjellja shumë interesante, ose shumë aktive e nënës së Bjordit, zonjës Antoneta, si një sinjorita e vërtetë, që është shumë e pakompleksuar. Dhe ajo bën çdo natë talk show, i mbledh të gjithë rreth vetes, ngacmon, mbron.

Të flasim pak për nënën e Adelës, si ju duket sjellja e saj brenda?

Për këtë doja pikërisht të flisja. Më në siklet, siç ka qenë e pritshme normalisht, ndihet zonja Sanije, që është nëna e Adelajdës. Ndoshta dhe e arsyetoj sikletin e saj, sepse futja e Adelës ka shkaktuar turbulenca të mëdha në Kavajë dhe në mentalitetin e Kavajës. Mandej, detyrimisht ajo është reflektuar edhe tek e ëma, ne e shohim si një grua të padalë, e shohim si një zonjë shumë të mirë. Ajo mund të jetë nënë shumë e mirë në shtëpinë e saj, unë ju betohem edhe jam shumë i sigurt që, po t'i shkonin për vizitë këto mama, në shtëpinë e zonjës Sanije, aty do ishte shou. Ndërsa në shtëpinë e Vëllait të Madh, ajo ndihet shumë keq, ose po të ishte ndryshe situata, ajo do të ishte më e privilegjuara, sepse prej nënave të vajzave të tjera, veç ajo është brenda, veç ajo ka për çfarë të mburret, sepse goca e saj u fut për të ndryshuar, e arriti qëllimin (sipas saj) u lidh me dikë, shihen si një çift, po ajo ndihet në siklet, nuk e di përse. Dashtë zoti që futja e saj brenda e ka amortizuar mendimin e keq për atë pjesë që kanë menduar keq për Adelën dhe e ka forcuar mendimin e mirë, për ata që kanë menduar mirë.


Si ju duket sjellja e mamasë së Bjordit dhe Adelës karshi njëra-tjetrës?

Natyra e zonjës Antoneta, të jep mundësi për të qenë në siklet, sepse ajo është shumë e hapur, ose të paktën bëhet se është shumë e hapur. Edhe vetë eksperienca e saj jetësore e ka bërë të ndihet ashtu, ose të jetë e atillë, t'i thotë gjërat troç. Ajo ka lobuar jashtëzakonisht shumë për Bjordin, derisa nëna e Adelës, unë nuk di as kush është profesioni i saj, nuk di asnjë gjë, ndërsa për të ëmën e Bjordit i dimë të gjitha. Edhe unë, për shaka, në puntatën e së shtunës thashë se është bërë një padrejtësi mes mamave. Thashë duke u nisur prej vetes sime. Arsyeja pse unë nuk jam brenda shtëpisë ka qenë sepse unë jam i famshëm, thashë se këtu u është bërë padrejtësi mamave të tjera, sepse zonja Antoneta ka më shumë minuta televizive se unë tek Big-u. Ajo është e famshme, domosdoshmërisht ajo reflekton. Por më ka bërë shumë përshtypje një bisedë që është bërë me mamatë mes njëra-tjetrës.
Njëra nga mamatë, nuk e mbaj mend cila, filloi të komplimentonte zonjën Antoneta për sjelljen e nuses dhe dhëndrit, përkatësisht Bjordit dhe Adelës. Ajo reagoi në mënyrë shumë interesante, që unë nuk e mora shumë seriozisht dhe nuk di si mund ta sqaroj. Megjithatë, m'u duk shumë interesante, m'u duk ndryshe prej Antonetës që ka qenë jashtë. Ajo, në dy-tre puntatat e fundit, prej që kur është bërë zyrtare lidhja mes Bjordit dhe Adelës, ka luftuar, ka lobuar, ka bërë gjithçka që ajo të konsiderohet si një lidhje, ndërsa kur u fut filloi ta kontestonte. Kur mamatë e tjera filluan t'i thoshin nusja kështu....dhëndri kështu...., ajo reagoi, duke thënë mos thoni kështu, sepse këta janë vetëm tani për tani bashkë, Bjordi im është shumë i ri, është vetëm 21 vjeç dhe gjëra të tjera si kjo. Tani unë po kuptoj dhe banorët që kanë qenë brenda, ndryshe janë brenda, ndryshe janë jashtë.

Meqë jemi tek lidhja e Bjordit dhe Adelës, mendoni që do jetë aq e fortë sa të rezistojë edhe pasi ata të dalin nga shtëpia?

Unë jo rastësisht e thashë, ose gjeta spunto për mamanë e Bjordit, për zonjën Antoneta. Ajo ka parë gjithçka...nuk dua të them atë që po mendoj, por sido që të jetë, le ta jetojnë, qoftë edhe dy ditë të vetme lidhjen e tyre jashtë shtëpisë.

Ju keni takuar banorët e eliminuar. Çfarë mendoni për ta, është e njëjtë sjellja e tyre jashtë me atë që kanë brenda shtëpisë?

Unë i kam takuar të gjithë banorët. Me disa ndaj afërsi më shumë se me disa të tjerë. Ndryshojnë, realisht ndryshojnë. Tani janë nën ndikimin e famës dhe tani është problem të gjykosh. Ndryshimi më i madh që unë kam parë tek banorët është natën kur ata kanë dalë, edhe ditën e fundit kur i kam takuar. Kur kanë dalë, kanë ardhur, më kanë takuar me sinqeritetin më të madh, edhe përkundër asaj që unë i kam sharë. Tani, kur i takoj, janë mendjemëdhenj, më falni për shprehjen "shesin p...". Por fama prej këtij lloj spektakli, këtij lloj formati, zgjat aq sa zgjat dhe emisioni. Thashë dhe më parë, tani sillen ndryshe, do doja shumë, do isha shumë i lumtur, sikur një intervistë tjetër ta zhvilloja me juve, pas dy muajve. Ja ta shpjegoj: këta (banorët) kalojnë me idenë se i njeh dikush, por pas dy muajsh, askush nuk do e përmendë më emrin e tyre. D.m.th., po të pyesni një qytetar të thjeshtë, të thotë shpejt 3 emra të banorëve të "BB 1", ka për të thënë: Arbri, Arbri edhe Arbri, sepse është fituesi ai. D.m.th., ai ka mundësi të mbahet mend, derisa të dalë një fitues i këtij edicioni.

Disa banorë tw dalw nga shtwpia, janw bwrw ca tw vwshtirw  Kanë marrë dhe menaxherë, si e komenton Virusi këtë?

Të kesh një menaxher (tani po flas shumë profesionalisht), unë kam 10 vjet që bëj teatër dhe film, ka 10 vjet që unë mundohem të bëhem i famshëm dhe të gjitha punët e mia i bëj vetë dhe nuk më është dashur asnjëherë të punësoj një menaxher. Sepse, thënë ndryshe, ti duhet ta paguash menaxherin dhe unë shtroj një pyetje shumë banale: ku i gjejnë lekët këta për të paguar menaxherin?!
Mua më duket gjëja më banale që unë kam dëgjuar ndonjëherë. Do doja t'i takoja menaxherët e tyre, do doja shumë t'i takoja që ti pyes se çfarë menaxhojnë? Për këtë jam shumë kurioz. Por sido që të jetë, unë i përgëzoj për "entuziazmin e madh".

Janë eliminuar nga shtëpia dy banore: Moza dhe Anjeza. Mendoni se ishte i drejtë vendimi i publikut?

Para se të dilnin nga shtëpia, unë i komentova në puntatën e fundit, i komentova të gjithë ata që kishin ardhur deri në gjysmëfinale. Për Anjezën dhe Mozën thashë një përcaktim të përbashkët, edhe Anjeza dhe Moza e ndjenin, dhe nëse i pyesnin, thoshin: Ok., na ka ardhur koha për të dalë jashtë. Publiku gjykon shumë drejt. Unë lojën e banorëve aty brenda e kam parë si telenovelë, por telenovelat tradicionale, rolet, përkatësisht personazhet kryesorë, i përcakton dramaturgu, skenaristi. Ndërsa këtu, vetë banorët pozicionohen në role kryesore dhe në role të dyta. Dhe ashtu siç janë pozicionuar, ashtu i ka kapur dhe publiku dhe i ka vlerësuar. Moza dhe Anjeza, me përjashtim të javëve të fundit, nuk kanë bërë ndonjë gjë interesante, realisht. Thënë ndryshe, ato është dashur të dilnin më herët, mirëpo si personazhe të roleve të dyta, publiku nuk i ka gjykuar, sepse i është dashur të merret me rolet kryesore, sepse në momentin e parë që do kishte mundësi për t'i gjykuar, siç pati mundësi këto javët e fundit, kishte për t'i nxjerrë nga shtëpia.
E identifikuar

Good girls like bad boys!

dora@zeriyt.com
♥BaBy♥
My sweetness is your weakness!
Stafi


Karma: 130
offline offline

Gjinia: Femër
Postime: 11603



Shiko profilin
« Përgjigju #73 më: 14-05-2009, 09:54:33 »

Zgjidhen 4 finalistet(Bjordi. Adela. Adi. Qetesori)

Ari eshte konkurenti qe ka lene shtepine e “Big Brother” gjate edicionit jashte radhe qe u zhvillua mbremjen e sotme.
Votimi i publikut i ka dhene te drejten Qetesorit, Adeles dhe Adit qe te shkojne ne finale.
Bjordi kaloi drejtperdrejt ne finale pasi mori me shume vota nga nenat te cilat zgjodhen per nje nga konkurentet.
Gjate puntates se sotme kane dale edhe nenat te cilat ishin futur te shtunen per t’u dhene mbeshtetje morale femijeve te tyre
E identifikuar

Ti ke të drejtë të thuash gjithçka...unë kam të drejtë të kuptoj asgjë.
♥BaBy♥
My sweetness is your weakness!
Stafi


Karma: 130
offline offline

Gjinia: Femër
Postime: 11603



Shiko profilin
« Përgjigju #74 më: 17-05-2009, 01:01:51 »

QETESORI FITON BB2

“Big Brother” kishte përgatitur surpriza për dy finalistët. Në shtëpi ishte ndërtuar një arenë antike e Romës së lashtë. Ato janë pritur nga tifot e publikut në arenë nën ritmin e tambureve. Dy finalistët kanë ndjekur nga një klip të aventurës së tyre brenda shtëpisë së “Big Brother” . Pjesë e spetaklit ishte dhe performanca e artistit së pantomimit.

Dy finalistët e kanë pritur vendimin e televotimit në arenën e improvizuar. Publiku vendosi që me shumicën e votave, banori që duhej të fitonte edicionin e dytë të “Big Brother” të ishte Qetsori. Nën atmosferën e fishekzjarreve është përcjellë fituesi i “Big Brother’.

Adi është nëj nga banorët i cili ka patur një jetë të vështirë , por që arriti të dilte me kokën lart. Ai është përballur me këdo pavarsisht diferencës së moshës me të tjerët. Miku i tij më i afërt me të cilin ka arritur të ndajë gëzime dhe hidhërime, por ai jeton larg dhe për këtë arsye ka kohë që nuk shihen prej vitesh. “Big Brother” i ka mundësuar që ta takojë shokun e tij Genci . Ai shprehet i kënaqur nga ky takim.
Publiku në shtëpi vendosi që banori i parë që duhej të linte shtëpinë e “Big Brother” të ishte Adi.

Banori i dytë i cili duhej të largohej nga shtëpia e “Big Brother” me vendimin e publikut ishte Bjordi. Qetsori dhe Adelajda janë shprehur që nuk e prisnin që të ishin ato dy finalistët, pasi kanë qënë banorët më të padëshiruar nga të tjerët. Adelajda mendon që duhet ta fitojë Qetsori pasi ka kaluar nominime dhe ka fituar simpatinë e të gjithëve. Qetsori i thotë që ajo e meriton pasi ka përballuar shumë ngacmime nga banorët e shtëpisë. Bjordi është shprehur që “Big Brother” i ka dhënë mundësinë që të njohë më shumë Shqipërinë dhe se ai do kthehej gjithmonë në vendin ku ka marrë shumë emocione të vecanta.


SHYQYR QE MBAROI lool zgerdhihet zgerdhihet
E identifikuar

Ti ke të drejtë të thuash gjithçka...unë kam të drejtë të kuptoj asgjë.
Faqe: 1 2 3 4 [5]   Shko lart
  Keshilloje  |  Printoje  
 
Shko te:  


* Postimet e fundit ne ZY
Nuk ka postime per momentin. Deshiron te jesh ti i pari?

Anketa
  • Ke preferoni ne Big Brother Albania 3?
  • Dot Bertina
  • 6 (24%)
  • -
  • Dot Seldio
  • 1 (4%)
  • -
  • Dot Erjoni
  • 2 (8%)
  • -
  • Dot Hakiu
  • 8 (32%)
  • -
  • Dot Domenika
  • 1 (4%)
  • -
  • Dot Pamela
  • 1 (4%)
  • -
  • Dot Graciela
  • 1 (4%)
  • -
  • Dot Valentina
  • 2 (8%)
  • -
  • Dot Jetmiri
  • 1 (4%)
  • -
  • Dot Eduarti
  • 0 (0%)
  • -
  • Dot Olta
  • 2 (8%)
  • -
  • Dot Xhimi
  • 0 (0%)
  • -
  • Numri total i votave: 25
  • Shiko temen

* Sponsor