Sondazh
Pyetje: Cili mendon se e fiton Big Brother 2?
Bjordi
Aida
Arjon
Republika
Qetsori
Mimoza
Ardiani
Adelajda
Dritan
Zhuljeta
Lirita
Mesida

Faqe: 1 [2] 3 4 5   Shko poshtë
  Keshilloje  |  Printoje  
Autori Temë: Big Brother Albania - edicioni i dyte  (E lexuar 1816 herë)
0 anëtarë dhe 1 Vizitor po shikojnë këtë temë.
Dora
Anetar


Karma: 14
offline offline

Gjinia: Femër
Postime: 2031



Shiko profilin
« Përgjigju #15 më: 17-02-2009, 09:49:40 »

Seksi tema e debatit

Mimoza “Kam pasur të dashur biseks”

Tema e homoseksualitetit ka qenë një nga më të gjatat që është diskutuar në shtëpinë e Big Brother. Dritani dhe Adela janë kundër, por nuk diskrimonojnë. Lirita dhe Aida janë pro dhe përpiqen që të japin argumentat e tyre. Po biseda merr rrjedhë tjetër kur Moza thotë se i urren homoseksualët, pasi kohë më parë ka pasur një të dashur që ishte biseksual dhe u nda nga ai pasi mori vesh që ai dëshironte të kishte lidhje me të dyja sekset. Adelajde thotë se nëse atë do ta tradhëtonte burri me një femer e quan tradhëti, por me një mashkull do ta shante me gjithë fjalët më të këqija, pasi ishte e pafalshme.

Pavlini “Homoseksualiteti, sëmundje”


Bisedat herë të qeta dhe herë të vrullshme rreth temës së lidhjeve mes personave të seksit të njëjtëve, janë përqendruar më shumë të paragjykimi, kursesi tek pëlqimet. Lirita e pyet Pavlinin sesi do të reagonte nëse fëmija e tij do të kishte prirje homoseksuale? Ai thotë se është kundër dhe mendon se homoseksualizmi është një sëmundje si të gjithë sëmundjet e tjera, që e pranon por nuk mund ta lejojë të kthehet në modë. Agoni thotë se ka njohur homoseksualë, i pranon por nuk ka asnjë tërheqje seksuale. Adi, Mimoza, Bika, Dritani, Pavlini dhe Adela janë përfundimisht kundër. Erjola, Aida, Arjoni, Sori dhe Zhuljeta, janë pro, por nuk pëlqejnë të shohin materiale pornografike mes personave të njëjtit seks. Bjordi shpjegon se edhe ne natyre ka shume specie qe kane prirjet homoseksuale, kjo pasi ata terhiqen prej instiktit dhe nuk nuk kane paragjykim, problemi mes nesh eshte momenti kur themi qe eshte e drejte apo e gabuar.

Adelajda “Jam kundër homoseksualëve”

Lirita sugjeron disa tema për debat, mes tyre ajo e bizhuterive dhe seksit mes personave të njëjtit seks. Por, Adelajda thotë se është kundër homoseksualëve, por jo kundër temës për të diskutuar, megjithatë nuk dëshiron që të janë mendimet e saj. Ndërkohë Aida, Adi dhe Lirita bien dakort për të folur për këtë temë mes tyre. Nga nga tjetër Adela ngrihet për të pastruar por banorët thonë se do ta presin derisa ajo të mbarojë dhe te diskutojne edhe me te per homoseksualitetin. Arjoni mendon se përpos faktit se kjo është një temë shumë delikate, duhet që të gjithë të flasin me rradhë të mos lëndojnë asnjëri.

Lirita : Si ishte hera e e parë?

Lirita si një ndër vajzat më të hapura sugjeron që të diskutohet për një temë paksa delikate, pikërisht për herën e parë. Por duket se jo të gjithë tregohen të hapur dhe të gatshëm për të rrëfyer sekretin e madh. Madje Arjoni thotë se nuk i pëlqen që të tregojë herën e tij të parë kur ka kryer marrëdhënie seksuale. Lirita tregon se shkencërisht është e provuar se të gjithë fëmijët pas moshës 13 vjeçare fillojnë e njohin seksualitetin e tyre të vërtetë dhe ndoshta kjo ësshtë pozitive që ne të kuptpojmë se kur ka ndodhur tek ne kjo ndjesi dhe nuk ka asnjë gjë të keqe te zbulojme me shume. Por banorët në fillim tregohen paksa skeptikë per te rrefyer per jeten e tyre sentimentale.

Normalisht qe ky debat mes gjithe anetareve do te ndiqej edhe nga debatet midis 2 ose 3 veteve…

Tani, Lirita dhe Adi bisedojnë larg banorëve të tjerë sërish për temën e homoseksualizmit. Dritani mendon se Bjordi ka idetë e veta dhe i ka të ndikuara nga jeta që bën në Itali, ndërkohë sipas tij janë mashtruesa të gjithë ata që thanë se e pranonin homoseksualizmin dhe do të ishin pro të afërmve gay. “Nëse doni të bëjmë shfaqje nuk ka asnjë problem, por para publikut nuk duhet te behemi mendjehapur ndaj këtij fenomeni kur nuk jemi realisht. Ata që thanë se ishin pro nuk thanë të vërtetën, por e bënë vetëm pasi ishin brenda Big Brother dhe nëse do ishin jashtë do kishin pasur mendim tjetër. Adi thote se fakti qe eshte rritur ne nje ambient me tradita te forta, nuk mund ta pranoje kete fenomen.
E identifikuar

Good girls like bad boys!

dora@zeriyt.com
Dora
Anetar


Karma: 14
offline offline

Gjinia: Femër
Postime: 2031



Shiko profilin
« Përgjigju #16 më: 17-02-2009, 15:11:12 »

Pjesëmarrja në Big Brother i kushton me divorc

Pjesëmarrja e konkurrentes Adelajde Ljushka në shoun real "Big Brother", i ka kushtuar asaj me divorc nga bashkëshorti, Agron Ljushka, njofton "Shekulli".

Nusja e familjes kavajase, ishte bërë pjesë e aplikimit në emisionin Big Brother pa dijeninë e pjesëtarëve tjerë te familjes së bashkëshortit. Madje, sipas babait të Agronit, as bashkëshorti i saj nuk dinte gjë për aplikimin.

"Ajo e ka bërë çdo gjë në kokën e saj pa na pyetur fare. Të them të drejtën ne si familje na ka vrarë shumë opinioni publik, pasi Kavaja është vend i vogël”, thotë babai i Agronit, ish-vjehrri i Adelajdes, Azemi.

"Edhe nëse ajo do të na kishte treguar që dëshiron të marrë pjesë në një emision të tillë, përsëri ne nuk do të ishim dakord, por do t'i thoshim që nuk është gjë e mirë pjesëmarrja në atë emision dhe se këtë duhet ta vendosë me burrin e saj që është edhe djali ynë", shton Azemi.

Babai i Agronit, më tutje tregon se si rrodhën ngjarjet që prej ditës kur djali i tij mori vesh që nusja ka aplikuar në Big Brother.

"Kishim vënë re që djali nuk ndjehej fare mirë, rrinte gjithë kohës i mërzitur, por nuk shprehej se ku qëndronte problemi. Një ditë erdhi dhe më takoi në qendër të qytetit dhe më tregoi gjithçka. Të them të drejtën u zhgënjeva shumë nga sjellja e nuses, por prapë mendova që kjo do të kalonte. Kur kjo u shtrua për diskutim në familje dhe morëm një përgjigje negative nga Adelajdia, atëherë e pamë që ishte një situatë që po e çonte martesën e tyre drejt dështimit".

"Na ka trishtuar së tepërmi kjo histori, pasi unë një djalë të vetëm kam dhe të vijë nusja e të na bëjë qendër të vëmendjes së botës për keq, kjo nuk është e drejtë."

Kështu e quan Azemi gjendjen e krijuar që kur nisi diskutimi brenda familjes e deri kur kjo u bë publike dhe e morën vesh të gjithë njerëzit.

Kur familja Lushkja e pa të pamundur që ta bindë Adelajden për të mos marrë pjesë në Big Brother, atëherë Agroni filloi ta ndjekë këtë çështje në rrugë ligjore, duke kërkuar divorcin.
E identifikuar

Good girls like bad boys!

dora@zeriyt.com
Konjaku
Nuk dehem kurre
Anetar


Karma: 1
offline offline

Gjinia: Mashkull
Postime: 392



Shiko profilin WWW
« Përgjigju #17 më: 17-02-2009, 22:27:37 »

Si personazhe me duken me ta "hajrit" se konkurentet e BB 1.

Shtepia dhe ambjentet e tjera nuk i kane lene gje mangut "Grande Fratello" te Canale5(Itali). Lluks i gjalle!!


Organizimi ne pergjithesi mire duket deri tani, POOOOOR... me duket se filluan hilet nga vete "Big Brother"......!!??

Ne perfundim te nominimeve, ne total njera nga vajzat kishte marre 7 nominime tjetra 5 dhe po kaq (5) mori edhe Qetsori.
Perse Qetesori u perjashtua nga te nominuarit????
Apo "Big Brother" nuk do qe ai te dale???

"...Dy konkurrenet te cilet kane marre numrin me te madh te votave, pra ate nominimeve te banoreve te shtepise, do te jene dy kandidatet qe do te pregatiten per te dale nga shtepia javen e ardhshme. Ne rastin kur me shume se dy konkurrente kane marre te njejten numer votash, atehere shtohet numri i te nominuarve. Per shenmbull, nese nje konkurrent ka marre 5 vota, dy konkurrente nga 4 vota, tre konkurrente nga 3 vota dhe te tjeret nga nje vote, ne kete rast do te jene tre nominime."
© Big Brother Albania - 2009

Nuk eshte e vertete nuk e ke pare spektaklin e te shtunes, Sori nuk u nominua thjesht ishte nje lloj denimi qe ia beri vellai i madh Sorit sepse shkruajti emrin e vet ne letren ku zgjidhnin kryefamiljarin e javes. Sori nuk eshte ne nominim sepse nuk kishte 5 nominime por 4 nuk e di sa e ke ndjekur.
E identifikuar

Exploring
konjaku@zeriyt.com
Dora
Anetar


Karma: 14
offline offline

Gjinia: Femër
Postime: 2031



Shiko profilin
« Përgjigju #18 më: 18-02-2009, 08:48:52 »

Bjordi i Big Brother dhe dy meshkuj të veshur si femra



Bjordi, djali simpatik pjesëmarrës në Big Brother, shumë shpejt ka arritur bjerë në sy nga teleshikuesit. Kjo falë mënyrës së tij të sjelljes dhe lojës që po përdor në këtë realit show. Ishte vetëm 2 vjeç kur është larguar nga Shqipëria. Prej 18 vitesh jeton në Itali dhe kjo duket nga mangësitë që ka në gjuhën shqipe.
Vetë Bjordi është shprehur para se të merrte pjesë në spektakël se do ta përdorë si trampolinë për tu bërë i njohur. Javën e parë ai është shfaqur mjaft aktiv në shtëpinë e BB duke treguar më shumë afrimitet me Mozën. Kjo sjellje e të dyve ka rënë në sy edhe të banorëve të tjerë të cilët nuk kanë ngurruar të hedhin hije dyshimi mbi miqësinë e tyre. Mos ndoshta mes tyre ka më shumë se një ndjenjë miqësie...? Kjo vlen për tu parë. Preferon aktrimin dhe ka pohuar së është menaxhues i çdo lloj situate. Por gazeta ka siguruar disa foto të Bjordit, të cilat hedhin hije dyshimi për preferencat e tij seksuale. Në foto gjendet Bjordi dhe dy meshkuj të tjerë, të tre të veshur si femra. Duket qartë se Bjodri dhe dy miqtë e tij janë gjendur përpara aparatit në një moment ekzaltimi mes tyre. Madje ata kanë arritur edhe të krijojnë gjoks artificialë duke u dukur në këtë mënyrë ....shikoni vetë! Ajo që të bën më shumë të dyshosh për këtë "treshe" shokësh është se njeri prej miqve të tij mbi shkrimin e vendosur ne facebook pohon se: Nuk jam i gatshëm të jap vlerësime sepse nuk jam gay!
Duket se ky "reality" do të na përcjelli shumë surpriza deri në fund, dhe vetë banorët jashtë mureve të shtëpisë kanë pasur në jetën e tyre mjaft gjëra që vlejnë për tu zbuluar. Një prej tyre ishte rasti i vajzës nga Kavaja, i publikuar dje nga "Shekulli". Adelajda, ka braktisur shtëpinë e saj vetëm për të marrë pjesë në këtë spektakël. Ajo madje është ndarë edhe nga bashkëshorti pasi ai ishte kundra.

Shekulli


* Andrea.jpg (42.65 KB, 604x350 - E shikuar 9 Herë.)
E identifikuar

Good girls like bad boys!

dora@zeriyt.com
Dora
Anetar


Karma: 14
offline offline

Gjinia: Femër
Postime: 2031



Shiko profilin
« Përgjigju #19 më: 18-02-2009, 08:50:55 »

2 fjale mbi historine

Foto eshte e vertet edhe ka qene thjesht nje loje argetuese qe ka bere Bjordi me 2 miqt e tij per argetim…si cdo i ri tjeter ne te fundit.Keshtu eshte shprehur nje i njohur i Bjordit ne lidhje me kete ngjarje te shemtuar sic e quan ai.

1.Cfare mund te na thoni per foton?


Foto ne radhe te pare eshte e vertete,nuk eshte montazh por perben thjesht nje loje shoqerore.Jane djem te cilet e kane bere thjesht per qef kete gje.Nuk ka lidhje orientimi i tyre seksual.Asnjeri prej tyre nuk eshte gay.

2.Jane ne dijeni 2 djemt e tjere qe kjo foto eshte publikuar ne nje gazete te perditshme shqiptare duke thyer privacy e tyre me nje foto te kopjuar?

Mesa di une ata nuk jane ne dijeni per kete gje, por do te lajmerohen per kete thyerje te jetes se tyre private.

3.Cfare mendoni per artikullin e Gazetes Shekulli?

Mendoj qe eshte shume i sajuar, dicka e shemtuar.Nje menyre per te shitur tirazhin e kesaj gazete duke thene gjera te paverteta.

4.Si mendoni se do ndihet Bjordi kur te mesoj per kete gje?

Bjordi pasi te mesoje per kete artikull do te ndihet shume i fyer, pasi kjo gazete shqiptare merr guximin te shpife per te dhe te cenoi privacine e tij dhe te shokeve te tij.Ai eshte rritur me nje mentalitet tjeter ne Itali, larg nga ai i Shqiperise.

5.Dicka per te thene per Bjordin edhe gjithe fansat e tij?

Bjordi eshte nje djale shume i edukuar, i sjellshem, nuk besoj se do te kunderveproje per kete artikull sepse ka nje natyre indiferente, nese ai e ka bere kete per qejf me shoket e tij atehere ashtu eshte, nuk ka nevoje te vertetoje te kunderten kesaj gazete shpifese.I uroj sukse Bjordit ne nismen e tij edhe dua te falenderoj gjithe fansat edhe mbeshtetesit e tij.
E identifikuar

Good girls like bad boys!

dora@zeriyt.com
Ami
100% katolike, 100% shqiptare
Anetar


Karma: -1
offline offline

Gjinia: Femër
Postime: 846



Shiko profilin WWW
« Përgjigju #20 më: 19-02-2009, 22:26:07 »

"...Dy konkurrenet te cilet kane marre numrin me te madh te votave, pra ate nominimeve te banoreve te shtepise, do te jene dy kandidatet qe do te pregatiten per te dale nga shtepia javen e ardhshme. Ne rastin kur me shume se dy konkurrente kane marre te njejten numer votash, atehere shtohet numri i te nominuarve. Per shenmbull, nese nje konkurrent ka marre 5 vota, dy konkurrente nga 4 vota, tre konkurrente nga 3 vota dhe te tjeret nga nje vote, ne kete rast do te jene tre nominime."
© Big Brother Albania - 2009

Nuk eshte e vertete nuk e ke pare spektaklin e te shtunes, Sori nuk u nominua thjesht ishte nje lloj denimi qe ia beri vellai i madh Sorit sepse shkruajti emrin e vet ne letren ku zgjidhnin kryefamiljarin e javes. Sori nuk eshte ne nominim sepse nuk kishte 5 nominime por 4 nuk e di sa e ke ndjekur.


Pikerisht ngaqe e kam ndjeke, u shpreha, sepse me beri shume pershtypje. Nejse ne shqiptareve gjithnje e me shume nuk po na bejne dhe aq pershtypje hilet dhe shkeljet!!
E identifikuar

♥BaBy♥
My sweetness is your weakness!
Stafi


Karma: 128
offline offline

Gjinia: Femër
Postime: 11603



Shiko profilin
« Përgjigju #21 më: 20-02-2009, 11:31:53 »

Dora sh.flm per keto shkrime buzeqeshje....e shikova naten e pare por skam mundeis ta shikoj me..Do te me pelqente shume..
E identifikuar

Ti ke të drejtë të thuash gjithçka...unë kam të drejtë të kuptoj asgjë.
Dora
Anetar


Karma: 14
offline offline

Gjinia: Femër
Postime: 2031



Shiko profilin
« Përgjigju #22 më: 20-02-2009, 12:17:08 »

Dasma ne Big Brother

Një tjetër ngjarje e rëndësishme ka qenë dasma mes Bjordit dhe Mimozës. Ata kanë shkëmbyer unazat e mbajtura në jastëk nga Agoni, ndërsa prifti i tyre ka qenë Adi. Ata kanë imituar një ceremoni të vërtetë martesore, ku Mimoza ka ardhur me të atin e saj, Qetsorin, dhe ku nuk munguan as dëshmimtarët, as shoqërueset e nuses e as “llokumet”.
E identifikuar

Good girls like bad boys!

dora@zeriyt.com
Dora
Anetar


Karma: 14
offline offline

Gjinia: Femër
Postime: 2031



Shiko profilin
« Përgjigju #23 më: 20-02-2009, 12:22:33 »

Permbledhja Dita 12 Pjesa e Pare 1



Permbledhja Dita 12 Pjesa e Dyte 2

E identifikuar

Good girls like bad boys!

dora@zeriyt.com
Dora
Anetar


Karma: 14
offline offline

Gjinia: Femër
Postime: 2031



Shiko profilin
« Përgjigju #24 më: 23-02-2009, 09:02:20 »

I vetmi qe me pelqen dhe e simpatizoj me shume se cdo njeri tjeter eshte BJORDI.
Ka kulture, eshte i sjellshem, ka zemer shume te mire...
E identifikuar

Good girls like bad boys!

dora@zeriyt.com
♥BaBy♥
My sweetness is your weakness!
Stafi


Karma: 128
offline offline

Gjinia: Femër
Postime: 11603



Shiko profilin
« Përgjigju #25 më: 23-02-2009, 14:28:04 »

Te njejtin mendim kam edhe une..

Me erdhi shume gjynah kur degjova letren qe i kishte shkruar babi i tij..shume e dhimbshme..
E identifikuar

Ti ke të drejtë të thuash gjithçka...unë kam të drejtë të kuptoj asgjë.
Dora
Anetar


Karma: 14
offline offline

Gjinia: Femër
Postime: 2031



Shiko profilin
« Përgjigju #26 më: 23-02-2009, 15:22:01 »

Ajron Muca: Si e la të fejuarën italiane për t’u futur në Big Brother




Shpesh ngjajnë pohime të pabesueshme dhe në fakt nuk jemi të pritur t’i besojmë me të vërtetë të gjitha. Kjo pasi kësaj here në ndryshim nga edicioni i parë i “Big Brother”, banorët kanë kuptuar se si funksionon loja dhe cilat janë mënyrat më të mira për të tërhequr vëmedjen. Prandaj dhe strategjitë që ata kanë përdorur dhe historitë personale që kanë treguar, janë jo pak intriguese, ndërkohë që nuk dihet se sa të vërteta mund të jenë ato. Ndërkohë Arjon Muça, njëri nga djemtë më të bukur të këtij programi, ka qenë mjaft i rezervuar në rrëfimet e tij për detaje nga jeta private dhe në prezantim është mjaftuar, duke thënë se ka pasur një histori të gjatë, e cila tashmë ka mbaruar.

Por ai nuk ka dashur ta bëjë publik një tjetër fakt, duke menduar se e gjitha kjo është një problem, që i takon atij dhe vetëm atij. Ndërkohë, ne mundëm të komunikojmë me Bertin, njërin nga miqtë e tij më të ngushtë me të cilin janë frekuentuar shumë gjatë qëndrimit të Arjonit në Itali. Ja çfarë na ka treguar ai.

Si shok i Arjonit çfarë mund të na thuash diçka më shumë nga ajo që ne arrijmë të shohim nga televizori?


Arjoni është një tip shumë i gjallë, me energji të papara, koshient për vlerat që ka por edhe me këmbë në tokë. Shoh se deri tani ai po mundohet ta mbajë gjallë shtëpinë, duke qenë i kudondodhur dhe duke folur për shumë tema. Por mendoj se kjo nuk mund të mbetet ekskluzivitet i Arjonit, duhet të jenë të gjithë aktiv si ai.

A ka akoma ai për të dhënë në atë shtëpi?

Nga jeta që bëhet në atë shtëpi dhe natyrisht nga prezenca e telekamerave, ai është i kushtëzuar, pasi aty të gjithë janë të paparashikueshëm dhe sado i shkathët të jesh, e ke të pamundur të parashikosh se çfarë do të ndodhë. Duhet të jesh me të vërtetë shumë i zoti për të ruajtur ekuilibrat.

Dhe Arjoni është i tillë?

Ai është tip shumë i zjarrtë, por zjarri i Arjonit nuk dëmton, ai i njeh mirë edhe ekuilibrat.

Po në lidhje me femrat si të duket?


Mendoj se duhet të lidhet me Mimozën pasi kështu spektakli do të jetë i garantuar. Duke qenë mik i tij, e kam parë edhe në marrëdhënie me femrat. Ai gjithmonë thotë se gjëja më e bukur që na ka dhënë Zoti është femra. Edhe pse i ri, ka mjaft eksperienca dhe vetëm nëse hyn në një lidhje, do të arrijë ta nxjerrë këtë anë të tij kaq të veçantë. Arjoni është tip që të bën të biesh në dashuri, nuk mund të ndodhë ndryshe, pasi ka të gjitha cilësitë e duhura për ta bërë një femër të dashurohet çmendurisht pas tij.

Ka thënë në prezantim se ka ndër mend një strategji. Ju si mendoni cila është kjo strategji?

Nuk e di, natyra e tij sportive sikur bie ndesh me strategjitë, madje them se po filloi të bëjë klane, do të humbasë pasi ai është shumë transparent si natyrë dhe do i duhet të devijojë shumë.

Cilat tipe femrash i pëlqejnë Arjonit?

Atij i pëlqejnë shumë brunet, siç është Adelajda, kavajsja. Ndërsa Mimoza ngjan shumë me ish të fejuarën e Arjonit, me Roselën….

Pse ka qenë i fejuar Arjoni?


Upss! Më duket nxorra ndonjë sekret?

Na thuaj diçka më shumë për këtë Roselën…

Me Roselën ka rreth 10 vite që njihen dhe dy vite që bashkëjetojnë. Por duhet të sqaroj për lexuesit konceptin e të fejuarës. Në Itali “la fidanzzata” është vajza me të cilën ke krijuar një lidhje të stabilizuar ndërkohë që në Shqipëri kur je i fejuar, është njësoj si të jesh i martuar, vetëm fëmijët mungojnë për ta fituar statusin e të martuarit. Për ne, miqtë e tij, ajo ishte vajza e Arjonit. Një vajzë shumë e bukur, të cilën ai e njohu në shkollë. Ajo ishte shumë e dashuruar me Arjonin ndërkohë, që nuk mund të them të njëjtën gjë për shokun tim, pasi ai asnjëherë nuk më ka thënë se ka rënë në dashuri me të, madje me sa di unë ai akoma nuk e ka provuar dashurinë e vërtetë. Në vitin 2006, kur familja e Arjonit u kthye në Shqipëri, ata i kërkonin atij që të bënte të njëjtën gjë. Ndërkohë, u josh nga programi “Big Brother”, por Roselën e kishte kundër. Ajo e dinte se çfarë efekti krijojnë programe të tilla dhe ky fakt e trembte, pasi popullariteti i Arjonit në Shqipëri, mund të vuloste largimin e tij përgjithmonë nga Italia. Arjoni i tha se është i vendosur për të marrë pjesë në atë program, duke pranuar edhe ndarjen me Roselën..

Pasionet ekstreme të Arjonit

Berti tregon edhe për të tjera pasione të Arjonit përveç femrave. Ai thotë se Arjoni ka studiuar, por edhe ka punuar shumë. Ka punuar në një studio dizajni, por më vonë preferoi të punonte baywach, për arsye se paguhej shumë mirë aty. Ai gjithashtu, është i apasionuar mbas sporteve ekstreme dhe ka një makinë sportive spektakolare. Ndërkohë, ai ka ëndërruar gjithmonë t’i futej botës së artit dhe dëshiron të bëjë një shkollë në Shqipëri për aktrim dhe regjisurë. Para se të futej në “Big Brother ka pasur disa oferta nga disa televizione si prezantues” por nuk mundi t’i pranonte për arsye të pjesëmarrjes në “Big Brother”.


PanoramaPlus
E identifikuar

Good girls like bad boys!

dora@zeriyt.com
Dora
Anetar


Karma: 14
offline offline

Gjinia: Femër
Postime: 2031



Shiko profilin
« Përgjigju #27 më: 23-02-2009, 15:26:04 »

Letra e babait te Bjordit

Bjordit te mrekullueshem.

E para gje qe dua te te them eshte, merre ne konsiderate punen pedagogjike te mamas, zonjes Anatoneta, qe e vetme ka ndertuar tek ti, origjinalitetin e te riut shqiptar ne nje vend te huaj. Bijord, mendoj se ka ardhur koha qe ti duhet te dish, se perse ke patur prane gjate rritjes tende vetem nje prind. Ne emer te se vertetes, do te te them ate qe duhet thene, edhe pse e verteta eshte kunder meje. Bjordi ne kohen kur linde ti un isha nje kthyher ne nje alkolist, dhe merret me mend qe alkoli sjell pasoja kudo, ne rruge dhe familje. Shkurtimisht duhet ta kem tepruar, dhe mora kete denim qe po e vuaj dhe sot, 20 vite larg teje, larg nje femije te mrekullueshem si ti. Bjord, kisha humbur nje grua dhe nje djal, dhe per te mos i humbur te gjitha, ne qershor te vitit 1994, mora nji vendim, ate Bujarin pijanec, e kapa prej veshi, e hodha ne lumin Danub, dhe keshtu vazhdova te jetoj, pa alkol dhe sot ndihem sa i qet aq dhe i mirpritur ne cdo ambjent shokesh apo miqsh.

Jeta po e sjell se dosja jone familjare ka nje faqe letre ende te pa shkruar, jane konsumuar 2 akte te drames se familjes tone, ka mbetur akti final… u nis me martes vazhdoi me ndarje, dhe perfundoi me nje pendim nga njera ane, dhe me nje falje nga ana tjeter (keshtu e parahsikoj un aktin e trete). BJordi, tek njeru ekzistojne 2 ndjenja teper te fuqishme, jane dashuria dhe urrejtja, kur njera ane konsumohet e merr fuqine tjetra. Ne, banoret e ketij shekulli, nuk kemi cfare i shtojme filozofise njerzore kur Hygo, Dostojevski  dhe te tjeret, i jane futur njeriut deri ne kocke, dhe cdo fenomen njerzor eshte specifikuar dhe kualifikuar ne definicione te holla llogjike. Pra eshte thene gjithcka, neve na mbetet vetem te zbatojme rregullin e jetes, dhe kaq njeru di ta bej. Bjordi, gjeja me e mire qe ekziston tek ti, cka un po shoh kto dite eshte qe ti je futur ne ate ambjent shokesh dhe shoqesh ti nuk je egoist, nuk te degjova kurre te thuash un ketu e un atje, egoizmi sjell tek te tjeret neveri, ndoshta po e teproj ne zgjatjen e kesaj letre, por edhe nese eshte keshtu, e bej sepse skam te ngopur duke komunikuar me ty. Shpresoj se nje dite, loti i dhimbjes time do te pushoj, dhe ndjenjes se lodhur nga vuajtja do tja zer vendin nje tjeter ndjenje qe quhet lumturi.

I shtreti im Bjord, po e mbyll letren me fjalet e te madhit Viktor Vygo. “Me fatin nuk behen biseda paraprake, eshte mbreti rast ai qe te ben dhe fatkeq dhe fatlum.” Te puth me mall babi.
E identifikuar

Good girls like bad boys!

dora@zeriyt.com
Dora
Anetar


Karma: 14
offline offline

Gjinia: Femër
Postime: 2031



Shiko profilin
« Përgjigju #28 më: 23-02-2009, 15:27:48 »

Eva: “Nuk i prisja lotët e Tanit”

I vjen mirë që shumë njerëz nuk e kishin interpretuar keq vendimin e tyre, madje një pjesë e mirë i kishte vlerësuar pikërisht për këtë.
Eva, e vetmja familjare e banorëve që ka hyrë si mysafire në shtëpinë e Vëllait të Madh, në fundjavën e parë të reality show, nuk do ta harrojë asnjëherë ditën e Shën Valentinit. Jo sepse ajo dhe i fejuari i saj kaluan një ditë të dashuruarish që nuk do të përsëritet më në jetë, por edhe sepse vizita e saj në BB ishte e mbushur me surpriza.Surpriza më e madhe ishin lotët e të fejuarit të saj, Dritanit. “Në momentin që po kërcenim, nuk e kuptova që ai po qante, sepse
më pengonte muzika. Unë i thosha fjalët që themi sa herë që përqafohemi, por ai nuk më kthente përgjigje. Vetëm kur u larguam pak nga njëri-tjetri u befasova tek pashë Dritanin që qante”, thotë Eva.Përpos mallit dhe mungesës, duket se
një tjetër arsye e kishte nxitur reagimin e Dritanit në takimin mjaft emocionues me Evën. Dhe në fakt, videomesazhi i Evës, në dhomën e rrëfimit, e kishte tronditur. Ai e dinte se arsyeja e mosardhjes në studio ishte e kushtëzuar nga hezitimi i prindërve të Evës, për pjesëmarrjen e tij në BB. Por përshtypja e tij se Eva do të ishte gjendur në një situatë të pakëndshme ishte hedhur poshtë sapo Dritani e ka parë në dhomë. Ajo thotë se çdo gjë ka ndryshuar pas 14 shkurtit. Familja, miqtë, shoqëria e kanë parë dhe përkrahur të emocionuar pas atij takimi mes dy të fejuarve. “Familja ime më ndiqte nga ekrani.Të nesërmen më morën në telefon nga e gjithë bota. Nuk kisha lajmëruar askënd, por shumë të afërm dhe miq jashtë Shqipërisë e ndjekin BB dhe u befasuan kur më panë”,
thotë Eva.Edhe reagimet e fansave duket se kanë ndryshuar qëndrim ndaj të fejuarës së Dritanit dhe kjo ishte surpriza e radhës për Evën. “Vajzat tani thonë që jam shumë e mirë, ndërsa meshkujt thonë se si ia ka bërë Tani të rrijë larg Evës”, thotë ajo duke qeshur, tashmë e lehtësuar nga pesha e emocioneve, ankthit dhe përgjegjësisë. Sa për refuzimin që i bënë natës romantike në tendë fjalët janë po ato që Dritani tha në transmetim direkt gjatë spektaklit të 14 shkurtit. Ajo shton se i vjen mirë që shumë njerëz nuk e kishin interpretuar keq vendimin e tyre, madje një pjesë e mirë i kishte vlerësuar pikërisht për këtë.Mbrëmjen e 14 shkurtit, pak para se Eva të futej në shtëpinë e BB provonte ankth, kënaqësi, emocion dhe përgjegjësi për atë që do të ndodhte dhe për faktin sesi takimi i tyre do të komentohej nga të tjerët që do e ndiqnin nga ekrani i vogël. Por të gjitha emocionet mbetën pas dhe në fund të mbrëmjes Eva kuptoi se “ndarjen e dytë” me Dritanin e kishte përjetuar më shumë se javën e parë kur ai hyri në BB.
E identifikuar

Good girls like bad boys!

dora@zeriyt.com
Dora
Anetar


Karma: 14
offline offline

Gjinia: Femër
Postime: 2031



Shiko profilin
« Përgjigju #29 më: 23-02-2009, 15:32:19 »

INA dhe POLI per banoret

Poli dhe Ina rikthehen… por Poli zgjedh Mozën dhe Ina Bjordin

INA flet per djemt:

Ardjani, në përshtypjen e parë më është dukur tip i veçantë dhe nga klipi të krijonte idenë e një njeriu me goxha botë shpirtërore. Më duket i adoptueshëm
me banorët e tjerë edhe pse ka diferencë moshe. E shikoj si finalist, por nuk them se mund të jetë fituesi edhe pse mundësia ekziston, duke parë
pjekurinë e tij. Në fillim ishte pak i mbyllur, por me kalimin e ditëve ka fituar goxha lirshmëri. Është alamet djali dhe veshjet e tij janë shumë trendy.
Pavlini më është dukur vetvetja që në fillim.Mendoj se ka pak problem komunikimin me banorët e tjerë. Them se është herët për ta përcaktuar si fitues, megjithatë personalisht e shikoj larg çmimit të madh edhe pse gjithçka mund të ndodhë.Duke ndalur te paraqitja, më duket një djalë i zakonshëm dhe shumë i thjeshtë në look, tipi i meshkujve që nuk t’i kap syri kur të kalojnë pranë.
Dritani është një djalë që të krijon simpati që në momentin e parë që e sheh. Për mua Dritani hyn në kategorinë e djemve që janë të zgjuar, të edukuar dhe i njohin mirë normat e shoqërisë. Më duket simpatik dhe i komunikueshëm edhe pse jo fort i lirshëm, por mendoj se aktualisht po studion mirë të gjithë banorët dhe besoj se ka shumë për të na treguar nga vetja. E shikoj si finalist. Vërej se vishet thjesht dhe me shije. Agoni më ka krijuar përshtypjen e një djali shumë origjinal në llojin e vet dhe vazhdoj të jem e këtij mendimi. Ka pamjen e një “coolleri” siç i thonë në Kosovë. Është një tip shumë i komunikueshëm, por mendoj se dialekti i fortë tij, nuk e lejon të jetë plotësisht i kuptueshëm dhe i lirshëm si në jetën e përditshme. Më pëlqen shumë mënyra se si vishet dhe për sa i përket fitores megjithëse është shumë herët të flas, do më pëlqente që një konkurrent i
Kosovës të ishte në finale. Bjordi të bën për vete që në momentin e parë që e shikon. Mendoj se ai ka diçka të veçantë në natyrën e tij, në mënyrën se si qëndron, mënyrën se si i mendon gjërat dhe sesi të tjerët tërhiqen pas tij. Është shumë simpatik, ka një fytyrë engjëllore dhe çlodhëse. Më duket i lirshëm, pavarësisht nga vështirësia e gjuhës. Ka gjetur një mënyrë komunikimi me pjesën më të madhe të banorëve dhe ka treguar që ka një kulturë ndryshe nga të rinjtë meshkuj që janë rritur në Shqipëri. I edukuar dhe me shpirt të pastër, ai është edhe inteligjent. Por kam frikë se nga kjo shpirtmirësi e tij do të përfitojnë shumica e banorëve dhe ai do të zhgënjehet, pasi më duket mjaft i ndjeshëm. Bjordin e shikoj si fitues. Vishet shumë, shumë bukur e adhuroj kur del në ekran. Arjoni, gjëja e parë që më bën përshtypje është bukuria. Vërtet që është një djalë i bukur por me sa e kam parë, ai ka treguar gjithashtu se është goxha inteligjent, i hapur, aktiv në diskutime, i kulturuar dhe mund të debatojë për fusha të ndryshme të jetës, pavarësisht se ndoshta nuk di gjithçka. Mendoj se deri tani është vetvetja, do eci para në lojë, por nuk mund ta parashikoj në finale. Sa i përket look-ut të tij do të thosha shembull për meshkujt. Qetësori, në momentin e parë që e kam parë, nuk më ka lënë ndonjë përshtypje të veçantë. M’u duk i zgjuar, me eksperiencë dhe ka hyrë në “Big
Brother 2” me një pikësynim të qartë. Vlerësoj pjekurinë e tij dhe mënyrën sesi debaton, duke të bërë të besosh se i përshtatet mirë roli i liderit. Nuk më duket krejtësisht vetvetja, por sigurisht që është një nga konkurrentët më me potencial. Vishet mirë.


POLI flet per vajzat:

Adelajda më duket një vajzë e bukur, me dy sy mjaft shprehës. Ajo dallon për komunikimin e saj shumë të lirshëm dhe të drejtpërdrejtë. Më duket e lirshme, sepse është inteligjente dhe di të komunikojë mjaft mirë. Adelajda dallon se është një mike e mirë, për ato që dinë ta vlerësojnë.Më ka bërë përshtypje edhe paraqitja e saj dhe look-u, ku dallon stili në veshje, me pak fjalë ajo është një femër tërheqëse.
Aida është tipike “goca tironce”. E fortë në karakter, pa komplekse dhe e drejtpërdrejtë. Ajo duket se nuk i njeh lajkat dhe atë që do të shprehë e thotë drejt në sy. Mund të jetë ndonjëherë edhe e gabuar, por të paktën flet troç. Sa i përket look-ut më duket interesante, por kam një këshillë, duhet të merret më shumë me palestër, do të ngjante shumë më mirë.
Republika ka një shprehje sinqeriteti në
fytyrë që duket se e ka edhe në shpirt. Ajo është një përzierje në karakter, e fortë dhe e ndjeshme njëkohësisht. Sa i përket marrëdhënieve që ka krijuar, duket se nuk ka dëshirë të komunikojë shumë dhe besoj se ende i duhet kohë që të ambientohet. Po të ndalem te pamja apo look-u i saj, mund të them se ajo është vajza tipike që vjen nga një qytet i vogël, ku stilet dhe moda e fundit e të veshurit i interesojnë shumë pak.
Erjola është vajza që flet shumë. Ndoshta kujton se duke folur për gjithçka do të harrojë të ndalet dhe të flasë për problemet e veta, të cilat duket se kërkon t’i fshehë. Pavarësisht se duket që thellë është e ndjeshme, ajo ka zgjedhur të komunikojë duke folur pa limit dhe ngjan sikur kërkon të fshihet pas fjalëve të tepërta. Megjithatë, nuk rri dot pa thënë se nëpërmjet look-ut, Erjola ka një paraqitje të këndshme dhe një model flokësh që më duket modern.
Zhuljeta dallohet se është një vajzë me botë. Përshtypja e parë që kam krijuar është se ajo transformohet 100% kur arrijnë ta prekin aty ku asaj i dhemb më shumë. Ka një mënyrë të menduari që herë të bën për vete dhe herë të largon krejtësisht. Ka një look të thjeshtë dhe sa i përket shijeve të mia, më duket pak e sajuar më ato qerpikët falsë.
Lirita është një vajzë e qeshur dhe me sa shikoj nga ekrani më duket shumë e
shkathët. Ajo dallon qartë se ndihet mirë aty brenda, sidomos me ata konkurrentë që ajo i konsideron miq.Lirita më ka rënë në sy edhe për look-un e saj që duket haptas se është interesant dhe lë të kuptojmë se kemi përballë një vajzë të kohës dhe moderne.
Mimoza më duket një vajzë shumë simpatike. Ajo në çdo moment është vetvetja dhe reflekton moshën që ka. Vërtet nuk flet shumë dhe matet para se të shprehet, por kjo është edhe e veçanta e saj. Në një reality show, duhen edhe njerëz të matur dhe fjalëpakë.Po të flas për pamjen e jashtme, Mimoza më duket që ka një look perfekt dhe një stil mjaft elegant.
E identifikuar

Good girls like bad boys!

dora@zeriyt.com
Faqe: 1 [2] 3 4 5   Shko lart
  Keshilloje  |  Printoje  
 
Shko te:  



Anketa
  • Disa nga objektet orientale(Postkulla)
  • Dot archicad9
  • 5 (83%)
  • -
  • Dot artlantis4.5
  • 1 (16%)
  • -
  • Dot artlantisR
  • 0 (0%)
  • -
  • Numri total i votave: 6
  • Shiko temen

* Sponsor