Forumi KulturorSpektakël & Televizion - Entertainment & TelevisionBota e Televizionit (Moderator: Berni)Amarda (Ami) Toska: Biznesi im i ri, bashkë me Ermalin !
Faqe: [1]   Shko poshtë
  Keshilloje  |  Printoje  
Autori Temë: Amarda (Ami) Toska: Biznesi im i ri, bashkë me Ermalin !  (E lexuar 3725 herë)
0 anëtarë dhe 1 Vizitor po shikojnë këtë temë.
Berni
Forca Elbasani
Moderator


Karma: 4
offline offline

Gjinia: Mashkull
Postime: 24143



Shiko profilin WWW
« më: 03-07-2007, 15:46:09 »

Jeteshkrimi

Emri: Amarda
Mbiemri: Toska
05.03.1982
Tiranë
Mosha: 25 vjeç
Arsimimi: tetëvjeçare dhe e mesme shkolla e Baletit. Shkolla e lartë, gati diplomimi për Psikologji

Karriera: drejtuese prej tre vjetësh e spektaklit "Portokalli"
2000, pjesë e trupës së Albi Nakos në TV-Klan
2002, prezantuese e spektaklit Netë vere në TVKlan
2003, prezantuese e shorteut të Coca Colës
Prezantuese e festivalit të këngës popullore qytetare



Një filozof grek thoshte se zgjuarsia e një vajzë nis tek bukuria e saj. Kemi shumë arsye që në këtë "ligj" të lashtë të përfshijmë edhe një vajzë shqiptare nga më të famshmet e momentit. Quhet Amarda Toska, është 25 vjeç dhe moshataret e saj do t'ia kishin zili shumë gjëra që ajo i ka. Por, brunia me një profil më se simpatik e ka kapërcyer goxha raportin e drejtë mes bukurisë së natyrës dhe thënies së filozofit. Asaj me të vërtetë zgjuarsia i nis tek bukuria, por nuk mbaron aty ama. Ka investuar në jetë të bëhet dikush. Ka shumë ambicie dhe më e rëndësishmja e të rëndësishmeve është se deri tani i ka arritur ato që ka synuar. Natyrisht, vetëm duke punuar. Sot është nga vajzat më të njohura të ekranit, pse jo, ndoshta nga të mikluarat edhe të medias. Jo thjesht se është "the first face" e spektaklit "Portokalli", por me thjeshtësinë e saj, me mirësinë që rrezaton gjatë të folurit, me sigurinë që rrezaton, ka ditur të fitojë zemrat dhe duartrokitjet e spektatorëve.
Megjithatë sukseset e Amit nuk mbarojnë këtu. Duke pasur edhe në krah të fejuarin, Ermalin, një tjetër personazh të njohur të humorit, ajo ka nisur një rrugë të re në jetë. Atë të biznesit. Dhe çfarë biznesi mund të thoni ju? Një gjë e paaplikuar më parë në Tiranë e gjetkë nëpër Shqipëri. Çifti merr përsipër organizimin e eventeve si ceremoni, fejesa, dasma dhe shumë festa të tjera, duke hequr mënjanë atë që ne shqiptarët e kemi nga streset më të mëdha, përgatitjen vetë të tyre. E së shpejti starton biznesi më i rrallë në vendin tonë, por edhe me pronarët më të rrallë gjithashtu. Në rubrikën "50 pyetje nga "Tirana Observer"", Ami Toska rrëfehet për jetën ndryshe. Si ndjehet në "Portokalli". Por nuk harron të flasë edhe fëmijërinë, ambiciet dhe marrëdhëniet me familjen dhe kolegët.



intervista/"50 pyetje nga “Tirana Observer”"

1. Cili është kujtimi juaj më i hershëm?
Janë një sërë sekuencash kujtimesh të hershme lidhur me periudhën e kopshtit, ku më tepër nuk shkoja se sa shkoja, sepse më pëlqente të rrija në shtëpi me gjyshen time.
2. Çfarë ke mësuar për herë të parë dhe kush ta mësoi?
Të mësuarit është një proces që fillon që kur lindim, ndaj dhe nuk mund të them se cila është gjëja e parë që kam mësuar. Sinqerisht nuk mund ta diferencoj nga të tjerat.
3. Kush ka ndikuar më shumë kur ishe fëmijë?
Them se tek çdo fëmijë ndikimin më të madh e ka nëna. Kjo është e natyrshme dhe e njohur tashmë, por nuk do lija pas edhe pjesëtarët e tjerë të familjes, babin, motrën dhe gjyshen time që sipas rolit të tyre kanë mundësuar formimin tim të plotë emocional.
4. Cila ka qenë këshilla më e mirë e nënës apo babait tuaj?
Marr këshilla prej tyre çdo ditë kur dal nga shtëpia. Jam vajza që për ta do mbetet gjithmonë e vogël.
5. Çfarë nuk ke mësuar në shkollë?
Shkollave tona u mungon prakticiteti dhe në këtë drejtim do thosha se të gjithë nxënësve apo studentëve u mungon pak praktikë.
6. Çfarë të është dashur të mësoje vetë?
Gjithçka që më është dashur ta bëj vetë!
7. Ku ke punuar për herë të parë dhe cila është puna më e keqe që ke bërë?
Fatmirësisht apo fatkeqësisht punët e mia lidhen të gjitha me artin, baletin, prezantimin. Punë të parë do quaja atë për të cilën jam paguar dhe kjo ka ndodhur që në shkollën 8-vjeçare në aktivitetet private që merrnim pjesë.
8. Kur vendose t'i hyjë karrierës dhe çdo të bëje në mungesë të saj?
Karriera ka ardhur gradualisht pa e kërkuar unë, sepse ishte pjesë e pashmangshme e botës ku bëja dhe bëj pjesë. Në mungesë të saj çdo gjë do ishte ndryshe, por mund të ishte edhe shumë e bukur. Jeta ofron shumë mundësi që duhet pak zgjuarsi t'i shfrytëzosh.
9. Çfarë ke blerë për herë të parë me paratë që ke siguruar vetë?
Kam qenë e vogël dhe di që gjysmën e shumës ia dhashë prindërve, ndërsa pjesën tjetër nuk e mbaj mend.
10. Çfarë makine ke pasur për herë të parë, e bleve vetë?
Për herë të parë dhe të fundit, që do të thotë se e kam akoma, kam blerë një "Benz 190". U bënë 4 vjet me atë makinë dhe as nuk mendoj ta ndërroj.
11. Çfarë bën kur je nervoze?
Kam një ves të keq, sepse ma tregon nervozitetin! Tërheq fijet e flokëve.
12. Çfarë të bën të mos rezistosh?
Varet gjithmonë nga momenti.
13. A je tip inatçi?
Kam kuptuar që jam në disa raste. Më parë ia mohoja vetes këtë veti.
14. Çfarë gatuan vetë?
Më shpesh këtë periudhë gatuaj spageti me salca të ndryshme. Por në përgjithësi më jepet për të gatuar dhe nëse kam kohë të lirë, kur jam në shtëpi gatimin e kam relaks.
15. Çfarë ha zakonisht dhe cili është ushqimi më i preferuar? Çfarë pije të pëlqen mbi të tjerat?
Preferoj shumë rizoton të gatuar në çfarëdolloj mënyre dhe me shumë përbërës, gjithashtu më pëlqejnë edhe perimet e zgarës. Nga pijet, sidomos në këtë vapë, më pëlqejnë kokteijlet alkoolikë ose jo.
16. Kë ke mik më të ngushtë?
Njeriun me të cilin shpenzoj kohën më të madhe, komunikoj për çdo gjë dhe natyrisht ndaj çdo gjë, Ermalin.
17. Cili është huqi juaj më i keq? Çfarë zakonesh të mira ke?
Huqi më i keq është ai që përmenda dhe më lart, ndërsa për zakonet e mira që kam, më mirë të flasë dikush tjetër.
18. Çfarë të bën për të qarë, çfarë të zemëron dhe çfarë të bën të buzëqeshësh?
Për të qarë më bën çdo gjë që më lëndon në thellësinë e "unit" tim. Më zemëron sjellja pa takt, ndërsa buzëqeshja tek unë vjen më shumë lehtësi, nga çdo detaj i bukur, i këndshëm, nga një gjë e mirë, etj.
19. A do të doje të kishe një emër tjetër?
Absolutisht jo!
20. Sa shpesh lexon? Cili është libri i fundit që je duke lexuar?
Më është bërë zakon prej kohësh që të paktën në darkë, para se të fle, lexoj patjetër, përndryshe mezi më zë gjumi. Aktualisht po përgatitem për diplomën dhe nuk kam në duar ndonjë libër artistik. Kam lënë përgjysmë para një muaji librin "Epoka e Napoleonit".
21. Si ndjehesh kur udhëton me makinë?
Jashtëzakonisht mirë! Nëse dua të qetësohem, më mjafton një xhiro me makinë, mundësisht natën.
22. Sa orë gjumë bën natën? Çfarë bën kur të del gjumi dhe e ke të pamundur të flesh përsëri?
Zakonisht nuk më zë gjumi deri pas orës 1 të mëngjesit, por edhe më vonë tani që është verë. Kur zgjohem dua të kaloj disa minuta në krevat pa u ngritur menjëherë. Nuk më pëlqen zgjimi i vrullshëm në mëngjes.
23. Çfarë ëndrrash sheh?
Gjithçka që kanë ëndrrat për të më thënë!
24. Cili është veprimi që bëni pothuaj përditë?
Kujdesi për higjienën personale do thosha. Kjo nuk mungon me siguri çdo ditë, ndërsa të tjerat variojnë sipas ditës, angazhimeve që kam.
25. Cila është dita më e mirë e pushimit?
Edhe duke u marrë me një punë të këndshme.
26. A e ke ndjerë ndonjëherë se ta kanë hedhur?
Po, sigurisht, por e kam kaluar si pa u ndjerë. Kam formuar një qëndrim timin më pas për atë rast edhe pse nuk i jam përgjigjur në të njëjtën mënyrë.
27. A i mban me kujdes paratë?
Them se po!
28. Cili është komplimenti më i mirë që keni marrë nga njerëz të panjohur në rrugë?
Komplimenti vjen gjithmonë i ëmbël, sidoqoftë ai. Nuk mund t'i ndaj sepse pavarësisht nga ajo që thonë verbalisht njerëz të ndryshëm, në vetvete komplimenti mbetet një vlerësim.
29. Na thoni pesë cilësi që i vlerësoni më shumë tek i fejuari yt Ermali? Po pesë cilësitë tuaja më të mira që mendon, ua vlerëson Ermali?
Ermalin e pëlqej në kompleks, ndaj dhe e kam të vështirë të veçoj disa cilësi. Nuk ke ç'i bën, është efekti i dashurisë. Haha... Për cilësitë e mia duhet pyetur më mirë Ermali.
30. Kush ju ka nxitur më shumë në jetë?
Një e mirë e madhe që kam pasur prej familjarëve të mi është fakti se asnjëherë nuk më kanë ndërhyrë në zgjedhjet e mia personale, profesionale. Më shumë se nxitur do të thosha më kanë dhënë energji pozitive të bëj gjithmonë mirë atë që unë e kam vendosur të bëj.
31. Si përgjigjesh në telefon? Çfarë thotë mesazhi i sekretarisë suaj telefonike?

32. Çfarë është "Portokallia" për ty përveç një vend pune dhe vendi i punës së fejuarit tënd?
Është shumë më tepër se kaq. Është një emër mjaft i rëndësishëm për karrierën time në këtë fushë. Unë e konsideroj ende një shkollë ku mund të marr prej saj çdo ditë e më shumë profesionalizëm.
33. Sikur i fejuari yt Ermali nuk do të ishte pjesë e grupit SHBLSH, a do t'i pëlqeje ata?
Unë pëlqej shumë edhe 2-she të tjera në atë spektakël, ku nuk bën pjesë Ermali.
34. Përveç Ermalit, cilin aktor apo aktore vlerësoni për lojën në "Portokalli"?
Të gjithë kanë merita dhe vlera përderisa qëndrojnë në atë skenë dhe pëlqehen nga publiku. E kam thënë edhe herë të tjera, se nuk mund të veçoj ndonjë, për arsyen e thjeshtë, sepse janë të gjithë të ndryshëm nga njëri-tjetri.
35. Është e dukshme që shkoni mjaft mirë si partnere me Agron Llakën. A ju bën ndonjëherë vërejtje ai apo ju jeni e favorizuar?
Jo. Mendoj se e favorizuar jam kur më bën kritika se kështu është më e mirë. E favorizuar pasi, vetëm kur më bën vërejtje se kështu ka rritje cilësie dhe profesionalizmi.
36. Kemi mësuar se bashkë me Ermalin keni hapur një biznes për organizimin e ceremonive. A mund të na tregoni diçka rreth kësaj? Si është ndarë përqindja e aksioneve?
Mmm..., kjo e fundit është çështje shumë personale mendoj. Është e vërtetë që kemi hapur një agjenci për organizimin e eventeve që merr përsipër kurimin e detajeve për një aktivitet nga A deri në Zh. Bëhet fjalë për një sipërmarrje në dimensione shumë të mëdha, e cila do të ketë formën e një institucioni. Ne dëshirojmë që të gjithë klientët tanë të shijojnë në maksimum ditët e tyre speciale. Praktikisht puna jonë ka filluar edhe pse ambientet e agjencisë janë në përfundim e sipër.
37. Çfarë dhuntish mendon se ke?

38. Si e vë në provë veten? A je në provë tani?
Mendoj se çdo detyrë e marrë përsipër, çdo angazhim, është një provë më vete duke na dhënë të kuptojmë më shumë për veten.
39. Kur has në pengesa si kundërvepron?
Zakonisht nuk jam tip që kundërveproj dhe të luftoj shumë kur frustrohem për diçka.
40. Ku do të arrish pas një viti? Kur mendon të tërhiqesh?
Pas një viti dua të kem arritur të bëj diçka të vlefshme, që do të jetë investim për të ardhmen time.
41. Kë ke dëmtuar gjatë rrugës tënde?
Me vetëdije, asnjë! Nuk më është dashur të shkel mbi të tjerët për të arritur këtu ku jam.
42. Kur ke puthur për herë të parë? Kë dhe si ndodhi?
Prindërit e mi kur isha e vogël.
43. Me kë je dashuruar për herë të parë? Sa zgjati kjo dashuri?

44. Kë personazh të njohur shqiptar apo të huaj do të ftoje në një mbrëmje?
Nuk kam idhuj apo personazhe që t'i admiroj, ndaj nuk di ç'të them për këtë.
45. Të pëlqejnë Krishtlindjet?
Është festa ime e preferuar. E gjithë ajo periudhë më stimulon energji pozitive.
46. Cila është shprehja steriotipe që të pëlqen më shumë?
Nuk kam.
47. Kush është kënga, libri, filmi, këngëtari, artisti yt më i preferuar?
Nga këngët pëlqej të gjitha këngët e Ermalit, ha,ha, ha. Nga librat "Vetëm një herë në jetë" të Daniel Still, si film pëlqej "Brave Heart" të Mel Gibson.
48. Cila është ajo gjë që nuk mund ta bëje kurrë?
Të qënit doktoreshë.
49. Ku do të jetoje po të ishte plotësisht i lirë për të zgjedhur?
Nuk do ta ndërroja Shqipërinë për të jetuar në vend tjetër edhe sikur të isha e lirë.
50. Cili është personazhi yt më i dashur në filmat vizatimorë?
Tomi & Xherri.

Pergatiti Roland QAFOKU

Foto te tjera te Amit i gjeni këtu http://www.galeriashqiptare.net/thumbnails-112.html
E identifikuar

Berni
Forca Elbasani
Moderator


Karma: 4
offline offline

Gjinia: Mashkull
Postime: 24143



Shiko profilin WWW
« Përgjigju #1 më: 08-03-2008, 13:16:14 »

26-vjetori i Amit, pranë Ermalit dhe miqve

E ka festuar 26-vjetorin vetëm në praninë e Ermalit dhe pak miqve të ngushtë.




Duket se Ami, prezantuesja e “Portokalli” nuk është shumë e dhënë pas festave të mëdha, ose të paktën është lodhur nga ceremoni
të tilla dhe këtë vit ka preferuar diçka më intime.Kjo edhe për shkak të impenjimeve të shumta, që ka këtë vit. Mbrëmjen e 5
marsit, në ditëlindjen e saj të 26-të, ajo është fotografuar
nga paparazzi ynë në një prej lokaleve të kryeqytetit, në afërsi të presidencës. Çifti ka qenë duke darkuar në prani të dy miqve dhe vëllait të Ermalit dhe ka qëndruar në lokal deri afër mesnatës.Nëse vitin e kaluar Ermali organizoi një festë të madhe
surprizë për 25-vjetorin e të fejurës së tij, këtë vit ata preferuan të mos bëjnë shumë zhurmë dhe të qëndrojnë larg vëmendjes së paparacëve, por pa arritur t’ia dalin mbanë. Gjithsesi duket se të dy e kanë shijuar praninë e mqive të
ngushtë, ndoshta shumë më tepër se sa një festë e madhe me shumë të ftuar.Ajo, që nuk kemi arritur të shohim atë natë ishte dhurata, që Ermali kishte përgatitur. E për këtë arsye kemi pyetur disa nga miqtë e tyre të afërt, të cilët na tregojnë se bëhet fjalë për një palë syze dielli. Por, që Ami ende nuk ka arritur t’i marrë në dorë, sepse pret që porosia e saj të vij prej
jashtë vendit. Një dhuratë jo tepër e kushtueshme, por gjithsesi domethënëse.Ndërkohë, me nisjen e sezonit të ri të “Portokalli”,
Ami dhe Ermali vazhdojnë të jenë protagonistë në këtë spektakël të humorit shqiptar. Përveç kësaj, këtë vit ata janë të angazhuar
edhe me biznesin e tyre privat, për të cilin thuhet se po ecën mjaft mirë.Por ndërsa oraganizojnë ceremonitë martesore të klientëve, që iu shkojnë çdo ditë në dyqan nuk dimë nëse kanë menduar seriozisht edhe për dasmën e tyre. Deri tani asgjë konkrete nuk shihet në horizont. PanoramaPlus

Foto nga Amarda Toska
E identifikuar

Faqe: [1]   Shko lart
  Keshilloje  |  Printoje  
 
Shko te:  


* Postimet e fundit ne ZY
Nuk ka postime per momentin. Deshiron te jesh ti i pari?

Anketa
  • a ia vlen te dalesh nudo si zajmina?
  • Dot po
  • 3 (18%)
  • -
  • Dot jo
  • 11 (68%)
  • -
  • Dot ndoshta
  • 2 (12%)
  • -
  • Numri total i votave: 16
  • Shiko temen

* Sponsor