Amy
Anetar
Karma: 4
offline
Gjinia: 
Postime: 818
|
 |
« më: 24-06-2007, 13:50:42 » |
|
Me shume se nje sfide e fundit mes nxenesve, nata e katermbedhjete e "Akademise se Yjeve" ngjasonte me nje shfaqje te madhe. Ku ne vend te emrave te medhenj, protagoniste ishin Megi, Bledi, Venera, Sajmiri, Sigi e Henri... e shume te rinj te tjere. Te gjithe se bashku, arriten te mbajne gjalle, per me shume se tre ore sallen e televizionit "Klan", me nje program te terin live, ku cdo numer artistik ishte me i veshtire se tjetri.
Nata finale nuk mund te ishte vecse keshtu: e fuqishme. Ishte beteja e fundit per cmimin e madh. Te gjithe synonin te ishin fitues, ndaj asnjeri prej tyre nuk ngurroi te merrte mbi vete prova "te rrezikshme". "Power of love"e kenduar nga Megi, "Because of you" nga Venera, "Angelo" nga Bledi, "Nobody's life", "Romeo e Zhuljeta" e interpretuar nga Sajmiri, Sigi e Henri apo dhe gjithcka tjeter ato sollen ne ate skene (perfshire ketu dhe etydet e punuara me mjeshteri nga Albi Nako e Ardit Roshi), s'mund te quhen ndryshe vecse "provat e zjarrit". E te gjitha u kaluan me shume sukses. Aq sa ishte e veshtire te parashikoje se cili prej atyre te rinjve do te siguronte cmimin e madh. Ankthi ka qene i pranishem ne ate salle deri ne sekondat e fundit. Megjithate, askush nuk e shfaqi. Ndryshe nga cdo nate tjeter, ne finalen e madhe ata ishin bere grup. Ata dukej se i kishin vene vetes nje qellim shume me te madh se marrjen e nje cmimi. Donin te benin nje spektakel te bukur. Donin qe te linin ne ekran performancat e tyre me te bukura, e jo me vetem ato individualet, por edhe ato ne grup. Dhe ia dolen mbane. Atmosfera qe ata krijuan ka qene me fantastike se kurre ndonjehere. Fundi i spektaklit ishte vertet nje mrekulli.
Nuk te qellon shpesh te shikosh ne skenat tona nje kengetar a kengetare te nderroje brenda jo me shume se gjysme ore petkun e tre roleve te medha. Sfidantja e "Akademise se Yjeve", Ajkuna Anxhaku e beri qe c'ke me te. Nga Esmeralda e "Katedrales se Parisit", u shnderrua sa hap e mbyll syte ne Roxiet. E pak minuta me pas do te shfaqej ne skene per "Moulin Rouge". E kush do ta besonte se nje nxenese, qe sapo ka hedhur hapat e pare ne skene, te bente nje prezantim te tille? E kush do ta mendonte qe ne nje akademi ne realizohej nje shfaqje e tille? Por ja qe ndodhi, ne spektaklin qe mban firmen e producentes Zana Cela, ne akademine ku nxenesit jane trajnuar per jave te tere nga Agim Krajka, Sokol Marsi, Albi Nako, Gerti Vaso e Enada Hoxha.
Bursa studimi dhe albume
Edicioni i dyte i "Akademise se Yjeve" mbaroi. Por jehona e tij do te vijoje.
Sepse projekti i Zana Celes nuk mbaron me kaq. Ajo i ka gjetur nderkaq per nxenesit e kesaj akademie rruget qe do t'i cojne ata nga skena e "Star Academy" ne skena edhe me te medha. Dy fituesit, e kenges dhe baletit, kane fituar bursa studimi ne Milano. Pjesa me e mire e finalisteve do te marrin pjese ne festivalet e muzikes e ne spektakle te medha. Pak jave me pare, Bledar Laco, i ftuar ne "Akademine e Yjeve", beri ftese publike per dy prej finalisteve, per ne edicionin e dyte te spektaklit te madh "Kenget e Shekullit". Nderkaq ne studiot e "Radio Energy" dy prej kompozitoreve me ne ze ne keto kohe, Florian Mumajesi dhe Andy Dj kane pothuajse gati kenget e reja, qe do te hidhen ne treg ne nje album me logon "Star Academy". E bashke me albumin me kenge te rrymave me te modes ne keto kohe, si hip-hop, soul, RnB, house, qe jane kompozuar nga Andy Dj dhe Florian Mumajesi, ne treg do te jete dhe nje album me kolazhe te muzikes popullore qytetare, te pergatitur nga Sokol Marsi.
Te gjithe sfidantet do te kene kenget e tyre. Venera Lumani do te jete tashme me kengen e saj "Ti e di", Megi Laskaj me "Ku humbi dashuria", Bledi Polena me "Me thuaj" etj. Do te kete dhe duete, sic eshte ai i Ajkunes me Sajmir Mysliun.
Andy Dj thote se "Gjithcka eshte bere ne kohe rekord. Pasi perzgjodhem kenget me te mira qe kishim kompozuar bashke me Florin ne keto kohe, beme ndarjet se cila kenge i shkon me pershtat cdokujt prej sfidanteve". Nuk ka qene aspak e lehte, pasi "ata kane mesuar ta perdorin vokalin e tyre, duke pasur gjithmone nje reference. Ndersa tani nuk kishin me se kujt t'i referoheshin, se nuk e kishin degjuar nga askush tjeter kengen qe u linim ne dore. Kjo ishte eksperienca e tyre e pare. Kjo humbje e references u ka shkaktuar pak probleme ne fillim sepse u dukej sikur nuk po jepnin dot ate qe duhej te jepnin". Por, coroditja e tyre nuk ka zgjatur shume. Jane orientuar serish ne studion e vogel te muzikes dhe kane dhene me te miren e tyre, ne ato kenge qe do te jene ndoshta hitet e kesaj vere.
Kenga
Cmimi i pare: Ajkuna Anxhaku
Cmimi i dyte: Bledi Polena
Cmimi i trete: Megi Laska
Balet
Cmimi i pare: Henri Boja
Cmimi i dyte: Sigi Gjini
Cmimi i trete: Sajmir Mysliu
Cmimi i kritikes per kengen: Venera Lumani
Cmimi i kritikes per baletin: Sigi Gjini
Performanca me e mire ne kenge: Megi Laska
Performanca me e mire ne balet: Sajmir Mysliu
|