Faqe: [1]   Shko poshtë
  Keshilloje  |  Printoje  
Autori Temë: Arta Kamberi-Perfaqeson Kosoven ne Miss Europa/08 ne Ceki  (E lexuar 826 herë)
0 anëtarë dhe 1 Vizitor po shikojnë këtë temë.
BabyDance
Mjaltë
Anetar


Karma: 1
offline offline

Gjinia: Femër
Postime: 2801



Shiko profilin
« më: 16-07-2008, 19:04:56 »

Thyen akullin…
 
Arta Kamberi, 18 vjeçare nga Presheva, këtë vit pritet të përfaqësojë Kosovën në Miss Evropa 2008, që do të mbahet në Çeki.
Fillimisht ajo është përzgjedhur përcjellëse e parë në “Miss Kosova 2007”, ndërkaq para një muaji në “Miss Shqipëria” është përzgjedhur përcjellëse e dytë e miss-it.
Arta, tashmë me shumë emocion pret konkurrimin në “Miss Evropa”, për të përfaqësuar Kosovën si shtet, për herë të parë pas pavarësisë. “Sikurse që kam thyer akullin në Preshevë me pjesëmarrje për miss, po ashtu e theva akullin edhe në Kosovë me pjesëmarrje në Miss Evropa”, thekson për Infopress Arta Kamberi

Luljeta Tahiraj
Prishtinë, 15 korrik

18 vjeçarja nga Presheva, e cila ka vite që jeton përkohësisht edhe në Prishtinë, me modelim ka filluar të merret qysh vitin e kaluar. Kështu, ajo në “Miss Kosova 2007”, ka arritur të përzgjidhet përcjellëse e parë e miss-it.
Mirëpo, menjëherë pas këtij çmimi Kamberit i hapen rrugë tjera të reja duke arritur kështu të përzgjidhet miss përcjellësja e dytë në “Miss Shqipëria 2008”, që është mbajtur në muajin qershor, një organizim i Petri Bozo.

Mst: Modelja më e bukur

Përveç këtij çmimi Arta po ashtu është përzgjedhur edhe si modelja më e bukur nga “Model Agency”, pikërisht në web faqen shqiptare, modelet.com.
Ndërkaq, tani ajo këtë vit do ta përfaqësojë Kosovën në “Miss Evropa 2008” që mbahet në Çeki, gjatë muajit shtator, e shoqëruar me konkurrenten tjetër nga Shqipëria, miss Shqipërinë Almeda Abazi.
Meqë në Kosovë dhe në Tiranë Arta Kamberi ka arritur të jetë përcjellëse e missit, ajo nuk e mohon faktin që përzgjedhja e saj si përcjellëse në Miss Shqipëria i ka hapur rrugë të reja dhe i ka sjellë emocione të reja… “Jam ndierë shumë mirë me çmimin në ‘Miss Shqipëria’, ngase në këtë organizim ka patur konkurrente të shumta nga vende të ndryshme, si nga Kosova, Maqedonia, diaspora dhe unë nga Presheva…Dhe, si mos të ndjehem e lumtur meqë nga të gjitha këto konkurrente kam qenë e treta ndër më të bukurat?! Ky ka qenë një sukses tejet i madh për mua”, thekson Arta.
Ajo duke kujtuar qëndrimin e saj 14 ditësh në Shqipëri për pjesëmarrje në këtë eveniment, thekson faktin se më shumë ndjehet krenare pasi që ka kaluar teste të ndryshme atje. “Në ‘Miss Shqipëria’ nuk ka patur rol të rëndësishëm vetëm bukuria sa ka patur edhe inteligjenca, një test të cilin e kalova në Shqipëri. Juria prej 15 anëtarësh në Shqipëri është ndarë shumë e kënaqur me mua, prandaj edhe më kanë përzgjedhur si përcjellëse të dytë të këtij vendi, si modelja më e bukur dhe si pjesëmarrëse në ‘Miss Evropa’”.

Mst: Përfaqësuesja e shtetit më të ri

Për “Infopress” Arta Kamberi shprehet se këtë pjesëmarrje të saj në Çeki e pret me emocion meqë do të përfaqësojë Kosovën. “Meqë jam e para që e përfaqësoj Kosovën pas pavarësisë në ‘Miss Evropa’, natyrisht se ndjehem me shumë emocion. Kam thyer akullin në Preshevë me çmimet që i kam marrë, e tani po e thyej akullin edhe në Prishtinë me pjesëmarrje në ‘Miss Evropa’, meqë unë po e përfaqësoj Kosovën, shtetin më të ri”, thotë ajo.
Nxënësja e shkollës së mesme “Skënderbeu” në Preshevë, e cila tani sapo ka përfunduar vitin e tretë, premton se në të ardhmen do të jetë banore e përhershme e Prishtinës, meqë planifikon të regjistrojë në këtë kryeqytet farmacinë.
“Jemi pesë fëmijë, babai im është gjinekolog, ndërkaq nëna ime infermiere. Të gjithë fëmijët kemi përzgjedhur mjekësinë. Të gjithë në familjen time kanë zgjedhur fushën e humanitetit sikurse që do ta zgjedh edhe unë pas tyre, në të ardhmen, sepse jemi rritur në këtë frymë”, thekson Arta.
Miss Arta Kamberi njëherësh ka qenë edhe prezantuese në Televizionin e Preshevës (TVP), ndërkaq mohon të jetë e dashuruar. “S’jam e dashuruar”, pohon ajo, duke shtuar se “karriera dhe dashuria nuk shkojnë bashkë”…


* me.png (54.03 KB, 140x185 - E shikuar 60 Herë.)
E identifikuar

Per ty minuta akoma me kan mbetur, per syte e mi ende ai seshte tretur, e mbaj un lotin si kristal te fshehur dua enderen ta zgjoj...

babydance@zeriyt.com
Faqe: [1]   Shko lart
  Keshilloje  |  Printoje  
 
Shko te:  


* Postimet e fundit ne ZY
Nuk ka postime per momentin. Deshiron te jesh ti i pari?

Anketa
  • Kush eshte banori juaj i preferuar ne "Shpija e Kosoves"?
  • Dot Saranda Hoda
  • 4 (44%)
  • -
  • Dot Suzana Tahiri
  • 0 (0%)
  • -
  • Dot Albulena Gjinaj
  • 4 (44%)
  • -
  • Dot Arjeta Morina
  • 1 (11%)
  • -
  • Dot Zigrid Katroshi
  • 0 (0%)
  • -
  • Dot Erlinda Shatvica
  • 0 (0%)
  • -
  • Numri total i votave: 9
  • Shiko temen

* Sponsor