Another great RocketTheme Joomla Template brought to you by the RocketTheme Joomla Template Club.
Forumi MuzikorForumi MuzikorBlog Muzikor (Moderatore: Berni, Cadillac, Terenc, BabyDance)Vajza e këngëtarit, padit "BBF" për albumet e të atit !


Faqe: [1]   Shko poshtë
PërgjigjjaDërgojeni këtë temëPrintojeni faqen
Autori Temë: Vajza e këngëtarit, padit "BBF" për albumet e të atit !  (E lexuar 475 herë)
0 anëtarë dhe 1 Vizitor po shikojnë këtë temë.
Berni
Forca Elbasani
Gjinia: Mashkull


Shiko profilin WWW
« më: 28-11-2007, 14:44:32 »
Citojeni

Hedhja në treg e dy albumeve të këngëtarit të muzikës popullore Demir Zyko nga "BBF records", e ka çuar këtë në gjyq për "cenim të së drejtës së autorit".

Padinë ndaj studios diskografike e ka ngritur Elisabeta Çaushaj, vajza e këngëtarit Zyko, i cili mban titullin "Artist i Popullit", duke pretenduar se shoqëria "BBF records" ka përdorur dhe shitur dy volume me këngë të këngëtarit popullor Demir Zyko. Për më tepër paditësja Çaushaj shton, se në përmbledhjet muzikore është shënuar që eksluziviteti i përket familjes dhe "BBF records", ndërkohë që ajo si pjesëtare e familjes Zyko dhe trashëgimtare ligjore e të atit nuk kishte asnjë dijeni apo marrëveshje në lidhje me këtë fakt. Eshtë kjo arsyeja për të cilën çështja ka mbërritur në gjykatë, ku Çaushaj kërkon nga "BBF records" dëmshpërblim material dhe moral, për mosrespektim të së drejtës së autorit. Ajo e ka dorëzuar padinë në gjykatë pak kohë më parë, ndërkohë ka zgjedhur si përfaqësues ligjor avokatin Idajet Beqiri. Ndryshe nga paditësja, pala e paditur pretendon se për hedhjen në treg të dy volumeve me këngë ka marrë miratimin e anëtarëve të tjerë të familjes Zyko, me të cilët kanë kontaktuar dhe kanë rënë dakord. Gjyqtarja që po shqyrton këtë çështje mori dje në seancë gjyqësore pretendimet e paditëses, e cila pohon se i qëndron kërkesë-padisë dhe se do paraqesë gjatë seancave provat në ngarkim të palës së paditur. Seanca tjetër e këtij procesi pritet të zhvillohet pas dy javësh. 

G.Panorama
E identifikuar

vera2707
« Përgjigjja #1 më: 12-02-2008, 21:26:56 »
Citojeni

 Perqafim Perqafim Perqafim
E identifikuar
Faqe: [1]   Shko lart
Përgjigjja Dërgojeni këtë temë Printojeni faqen

Shko te:  

+ Përgjigje e shpejtë


Radio Live | Sfonde per Kompjuterin Wallpapers | Filmime Videoklipe | Lajme | Vip-at Shqiptar | Muzike, Filma, Sport, Humor | Direktoria | Mp3 Shqip | Galeria | Shqiptaret | Info Sporti | Money Online | Big Brother Albania | Lojra | Video Shqip | Muzik Shqip | Kenge Shqip | Filma Shqiptare | Humor Shqip | Yasnw | MuzikaWeb LinksMoz | Balkan | Shqiperia | Albania | Shtypi Shqiptar PDF | Blogu Shqiptar | MSN Avatars |