Another great RocketTheme Joomla Template brought to you by the RocketTheme Joomla Template Club.
Forumi MuzikorForumi MuzikorBlog Muzikor (Moderatore: Berni, Cadillac, Terenc, BabyDance)Tedi Papavrami, ky "gladiator"!


Faqe: [1]   Shko poshtë
PërgjigjjaDërgojeni këtë temëPrintojeni faqen
Autori Temë: Tedi Papavrami, ky "gladiator"!  (E lexuar 116 herë)
0 anëtarë dhe 1 Vizitor po shikojnë këtë temë.
Berni
Forca Elbasani
Gjinia: Mashkull


Shiko profilin WWW
« më: 07-07-2008, 20:13:39 »
Citojeni

Tedi Papavrami ka drithëruar amfiteatrin antik të Durrësit në këtë fundjavë të nxehtë korriku, duke shuar jehonën e britmave të gladiatorëve të përgjakur dhe duke ua lënë vendin tingujve magjikë të dalë nga duart e virtuozit mbi violinë. Një publik i zgjedhur prej më se 400 vetash ka mbushur shkallët e amfiteatrit të lashtë, ndërsa në skenë performonte violinisti i mirënjohur shqiptar, Papavrami, i shoqëruar nga pianistja zvicerane, Deborah Lee. Sonata nr.9 për violinë dhe piano në A maxhor e Bethovenit e njohur gjerësisht si sonata e Krojcerit (Kreutzer Sonata) ishte përzgjedhja kryesore e koncertit për violinë dhe piano e instrumentistëve Papavrami dhe Lee. E publikuar në vitin 1802 si vepra e 47-të e Bethovenit, sonata me magjinë dhe kohëzgjatjen e saj të pazakontë prej më shumë se 30 minutash zbriti nën interpretimin e Papavramit për herë të parë e plotë në Durrës, duke rrëmbyer vëmendjen dhe ndjeshmërinë muzikore të koncertdashësve klasikë me një fillim që përcjell mërzinë, duke u kthyer më pas në meditativ dhe në fund përcjell gëzim e energji ngjitëse. Pas një pushimi të shkurtër, violinisti dhe pianistja janë rikthyer në arenën-skenë me një nga pjesët më të rëndësishme për repertorin e çdo violinisti të njohur, poemën e kompozitorit francez për violinë dhe orkestër, Ernest Chausson. Poema është pasuar nga dy vepra të Ravelit, të cilat kanë mbyllur dhe të parin koncert të Papavramit në qytetin antik bregdetar. Ai ka përzgjedhur sonatën për violinë dhe piano për të interpretuar nga ky kompozitor, për ta mbyllur koncertin me një tjetër vepër të Ravelit, "Cigane" (Tzigane"), një kompozim rapsodik për violinë. Mjeshtri i violinës shqiptare dëshmoi dhe njëherë talentin e lindur dhe punën e vazhdueshme për të qenë një ndër më të mirët në instrumentin klasik. Mes politikanëve dhe pushtetarëve, artistëve dhe dashamirësve të muzikës klasike, koncerti u ndoq dhe nga dhjetëra përfaqësues të përfaqësive të huaja diplomatike në vendin tonë. Të gjithë pjesëmarrësit i ishin përshtatur natyrës së koncertit, duke zgjedhur veshje mbrëmjeje për këtë rast të veçantë që shtoi një eveniment të rëndësishëm në listën e aktiviteteve kulturoro-artistike që po zhvillohen në Durrës gjatë këtij sezoni turistik.

Kërkesa e Papavramit

Ju lutem, mos më fotografoni ndërsa luaj në instrument. Kërkesa u është drejtuar fotografëve, por edhe pjesëmarrësve në koncert. Ai e ka argumentuar këtë kërkesë paraprake me frikën e mundshme nga ndonjë shpërqendrim gjatë interpretimit për shkak të blicit të aparateve. Violinisti më pas ka prezantuar pjesët që do të interpretohen dhe shprehu kënaqësinë që ndiente për daljen para publikut në skenën e improvizuar të amfiteatrit antik të Durrësit.

Sonata "Kreutzer"

Sonata e Krojcerit iu dedikua dhe u shkrua fillimisht për violinistin Xhorxh Brixhtauer, i cili performoi së bashku me Bethovenin në premierën e 1802-it. Pas shfaqjes, të dy ishin duke pirë kur violinisti fyeu moralisht një grua që rezultoi të ishte mike e Bethovenit. I zemëruar nga çfarë ndodhi, kompozitori i madh nxitoi të heqë dedikimin dhe të bëjë një ridedikim të veprës së tij, sonatës së 9-të për violinë te një nga violinistët më në zë të kohës, Rudolf Krojcer (Rodolphe Kreutzer). Violinisti francez nuk u prek aspak nga ky dedikim. Megjithëse vepra mbajti dhe njihet me emrin e tij, ai kurrë nuk e luajti atë. Madje, ai e vlerësonte këtë sonatë të Bethovenit si të painterpretueshme.

Gazeta Shqip
E identifikuar

Faqe: [1]   Shko lart
Përgjigjja Dërgojeni këtë temë Printojeni faqen

Shko te:  

+ Përgjigje e shpejtë


Radio Live | Sfonde per Kompjuterin Wallpapers | Filmime Videoklipe | Lajme | Vip-at Shqiptar | Muzike, Filma, Sport, Humor | Direktoria | Mp3 Shqip | Galeria | Shqiptaret | Info Sporti | Money Online | Big Brother Albania | Lojra | Video Shqip | Muzik Shqip | Kenge Shqip | Filma Shqiptare | Humor Shqip | Yasnw | MuzikaWeb LinksMoz | Balkan | Shqiperia | Albania | Shtypi Shqiptar PDF | Blogu Shqiptar | MSN Avatars |