Another great RocketTheme Joomla Template brought to you by the RocketTheme Joomla Template Club.
Forumi MuzikorForumi MuzikorBlog Muzikor (Moderatore: Berni, Cadillac, Terenc, BabyDance)Bllokim lokaleve me muzikë pirate


Faqe: [1]   Shko poshtë
PërgjigjjaDërgojeni këtë temëPrintojeni faqen
Autori Temë: Bllokim lokaleve me muzikë pirate  (E lexuar 243 herë)
0 anëtarë dhe 1 Vizitor po shikojnë këtë temë.
Berni
Forca Elbasani
Gjinia: Mashkull


Shiko profilin WWW
« më: 18-04-2008, 08:47:27 »
Citojeni

Aksioni i tatimorëve dhe Zyrës së Mbrojtjes së Autorit ndaj subjekteve që vjedhin prodhimtarinë artistike

Tashmë, bar-restorantet, lokalet e natës dhe pub-et nuk duhet të vendosin muzikë dhe këngë në sfond, pa marrë më parë lejen e autorit përkatës që e ka prodhuar. Në rast të kundër, do të gjobiten në shuma që shkojnë deri në 1 milion lekë të vjetra. Kjo vlen edhe për lokalet me shërbim karaoke apo diskotekat, të cilat nuk duhet të transmetojnë krijimtari artistike, si muzikë apo këngë, pa marrë leje në institucionet përkatëse.Duke qenë se deri tani këto ambiente kanë ofruar muzikë në mënyrë të pakontrolluar, punonjës të tatim-taksave dhe Zyrës Shqiptare të së Drejtës së Autorit (ZSHDA) janë hedhur në tri ditët e fundit në aksion, duke vendosur gjoba në shifra që shkojnë nga 10 mijë deri në 100 mijë lekë të reja.Në sitën e këtyre kontrolleve nuk kanë munguar dhe dyqanet që tregtojnë CD, DVD, VHS, të cilat në pjesën më të madhe kanë rezultuar se i shisnin ato në mënyrë të padrejtë, pa lejen e autorit. Drejtoresha e ZSHDA-së, Nikolina Ristani, tha për “Shqip” se të drejtat e autorit në Shqipëri shkelen në përmasa të mëdha, duke u shkaktuar këtyre të fundit humbje të konsiderueshme fitimi. “Tashmë, me nenet e ligjit për mbrojtjen dhe të drejtën e autorit, askush nuk mund të shkelë mbi autorësinë e vërtetë të krijimtarisë artistike. Duke parë situatën aktuale të shkeljes së të drejtave të autorit, sidomos për muzikën dhe këngën, inspektorë të zyrës sonë, me mbështetjen e tatim-taksave, kanë zhvilluar ditët e fundit një aksion në pikat e shitjes së kasetave, CD-ve dhe DVD-ve, nga ku rezultuan pjesa më e madhe me veprimtari pirate”.Lidhur me aksionin e zhvilluar ndaj lokaleve në qendër të Tiranës, Ristani sqaroi se muzika që ata përdorin është e vjedhur. “Për këngët që vendosen në shërbim të klientëve, por edhe për pamjet televizive (për shembull ndeshjet e futbollit), pronari i lokalit duhet të marrë leje pranë agjencive të administrimit kolektiv në ZSHDA. Tarifat për këtë leje variojnë në bazë të aktivitetit dhe vendosen me konsensusin e të dyja palëve”.Aktualisht të drejtat e autorit në vend shkelen me të dyja këmbët dhe për këtë nuk është bërë asgjë për ta frenuar. Shefja e ZSHDA- së thotë për gazetën se një nga kushtet e Bashkimit Evropian për t’u anëtarësuar është dhe mbrojtja e autorit për krijimtari të ndryshme. Aksioni Gjatë ditës së djeshme, Drejtoria e Policisë Tatimore nëpërmjet sektorit të Task-Force, në bashkëpunim me Zyrën Shqiptare të të Drejtës së Autorit, ka ushtruar një kontroll blic për verifikimin e zbatimit të legjislacionit tatimor dhe atë të të drejtës së autorit. Mësohet se janë gjobitur subjekte që tregtonin kaseta me këngë të vjedhura apo të kopjuara, por edhe lokale në Tiranë. Ky kontroll u krye në zbatim të ligjit nr.9380 “Mbi të drejtën e autorit, si dhe të drejtat që lidhen me të”. Ditë më parë janë ndërmarrë aksione për kontrolle të tilla në rrethet Tiranë, Shkodër dhe Durrës, ku rreth 20 subjekte janë gjetur me shkelje në kuptim të ligjit për të drejtën e autorit dhe për këtë arsye janë gjobitur. Gjithashtujanë bërë edhe sekuestrime të CD-ve dhe DVD-ve, të cilat janë riprodhuar pa marrë të drejtën e riprodhimit dhe tregtimit nga autori. Burime zyrtare nga Drejtoria e Përgjithshme e Tatim-Taksave bëjnë në ditur se aksione të përbashkëta janë organizuar edhe nëpër lokale dhe ambiente të ndryshme në Tiranë, ku transmetohet muzikë pa paguar detyrimet që rrjedhin nga ligji në fjalë. Këtyre subjekteve u është kërkuar të nënshkruajnë menjëherë kontratat përkatëse me shoqatat e administrimit kolektiv të të drejtës së autorit.

TREGU MUZIKOR
Në këtë kategori tatimore janë të regjistruar si përdorues të të drejtës së autorit mbi 100 studio muzikore dhe përdorues të të drejtës së autorit, si trupa artistike profesioniste etj. Në këtë kategori nuk përfshihen përdoruesit e së drejtës së autorit, që janë të regjistruar për të kryer aktivitete kryesore të tjera dhe shfrytëzojnë dhe të drejtën e autorit në funksion të aktivitetit të tyre kryesor. Regjistrimi si të vetëpunësuar apo me statusin tatimor të biznesit të vogël është grupi më masiv i të regjistruarve që kryejnë veprimtari që kanë të bëjnë me përdorimin e të drejtës së autorit.

DETYRIMET FISKALE
Kjo kategori tatimpaguesish paguan taksat lokale, që janë në administrim të pushtetit vendor, që maksimalisht arrijnë deri 1200 euro në vit duke paguar për çdo tremujor një shumë që mund të arrijë deri në 300 euro. Përveç detyrimeve të mësipërme, çdo i vetëpunësuar paguan kontribut për sigurimet shoqërore dhe shëndetësore në masën rreth 23 për qind të pagës që vetëdeklaron në organet tatimore, për një pagë jo më të vogël se 14000 lekë në muaj. Në organet tatimore janë regjistruar si të vetëpunësuar në total mbi 290 tatimpagues që janë autorë apo përdorues të të drejtës së autorit në profesionin e artistit.

SHKELJET E LIGJIT
Konsiderohen shkelje të ligjit rastet si përdorimi i pronësisë artistike, nga subjekte fizike dhe juridike, pa lejen e autorit,
ose pa kontratë me shoqëritë e mbrojtjes së të drejtave të autorëve shqiptarë dhe të huaj, në respektim të marrëveshjeve ndërkombëtare të nënshkruara nga Republika e Shqipërisë; dhe mospagimin në afat të detyrimeve që rrjedhin nga zbatimi i kontratave ose i autorizimeve midis autorëve shqiptarë ose të huaj, ose shoqërisë që mbron të drejtat e tyre, me përdoruesit e pronësisë artistike.

Gazeta Shqip
E identifikuar

Faqe: [1]   Shko lart
Përgjigjja Dërgojeni këtë temë Printojeni faqen

Shko te:  

+ Përgjigje e shpejtë


Radio Live | Sfonde per Kompjuterin | Qindra Mijera Videoklipe | Lajme | Vip-at Shqiptar | Muzike, Filma, Sport, Humor | Faqe Interesante | Mp3 Shqip | Galeria | Shqiptaret | Info Sporti | Money Online | Big Brother Albania | Lojra | Video Shqip | Muzik Shqip | Kenge Shqip | Filma Shqiptare | Humor Shqip | Euro 2008 Photo | MuzikaWeb |