Amy
Anetar
Karma: 4
offline
Gjinia: 
Postime: 817
|
 |
« më: 20-10-2008, 18:29:38 » |
|
Televizioni Kombëtar Klan ka arritur një moment historik ne bashkepunimin me kanalet me prestigjioze te Evropes. Emisioni "E diela Shqiptare" është pare drejtperdrejte nga miliona shikues te emisionit "Domenica In" ne Itali dhe nga qindra mijëra bashkekombes qe jetojne ne vendin fqinj. Dy emisionet e drejtuara respektivisht nga Gjebrea dhe gjiganti i ekranit italian, Pippo Baudo kanë nderhyre ne programet e njeri - tjetrit ne një lidhje te drejtperdrejte, çka shenon një moment kulminant dhe historik për televizionet shqiptare.
Ne këtë mënyrë, Televizioni Kombëtar Klan nis bashkepunimin me një prej kanaleve me te mëdha ne Evrope, siç është Rai Uno. Lidhja e te Dieles Italiane me te Dielen Shqiptare shenon hapin e pare te këtij bashkepunimi, i cili u theksua edhe nga vete Pippo Baudo ne lidhjen e drejtperdrejte. Komunikimi mes dy drejtuesve është pritur me ovacione ne te dyja studiot, ndërkohë qe prezantuesi italian nuk e ka fshehur kersherine për te njohur përmes kësaj lidhjeje direkte edhe studion ne te cilën po zhvillohet programi "E diela shqiptare".
Të dy prezantuesit, kanë shkembyer edhe batuta te këndshme me njëri-tjetrin, gjë qe është shoqëruar edhe me reagimet e publikut ne te dyja ekranet. Nga ana tjetër, prezantuesi i njohur i spektakleve italiane ka shprehur propozimin për te pasur edhe bashkepunime te tjera te metejshme me ekranin e Televizionit Kombëtar Klan. Madje, edhe pas shkeputjes se lidhjes me Tiranen, Baudo ka vazhduar te komentojë këtë transmetim, duke e cilësuar madje kolegun e tij shqiptar "si djalin e tij", nisur edhe nga ditelindja e tyre ne data të njëjta, por ne vite të ndryshme.
Natyrisht shumë emocionuese dhe jo e rastesishme ka qenë performanca e tenorit shqiptar Armaldo Kllogjeri ne studiot e RAI-t. Pikërisht kjo performance ka ardhur e gjallë ne ekranin e televizionit Klan, përmes lidhjes direkte me "Domenica in". Se bashku me dy tenore te njohur te muzikes italiane, Armaldo Kllogjeri ka percjelle përmes ekranit një dedikim për te madhin Luciano Pavarotti.
Ne këtë mënyrë Tv Klan ka arritur te shkrije me së miri audiencen shqiptare me atë italiane, duke mbajtur madje edhe premtimin e produksioneve gjigante, siç ishte cilësuar me te drejtë "E diela shqiptare" qe ne kohën e konceptimit te këtij programi.
Dhe ndërsa Baudo ka vijuar me te dielen italiane edhe shqiptarët janë rikthyer tek pjesa tjetër e te dieles se tyre, qe ashtu si ne javet e shkuara, por ne nivele me te larta ka arritur te surprizoje publikun me elementet e rinj, qe ofron për ta. Rubrika "Por dhe kundër", te ftuarit interesante, si Sonila Meco e Zana Cela, por edhe meshkujt Baton Haxhiu e Kujtim Cashku i kanë dhënë jetë një bisede, qe ka përfshirë edhe teleshikuesit, te cilët kanë votuar qëndrimin e tyre. Pjekuria artistike dhe jetësore e një emri te njohur si Robert Radoja e veçanërisht notat e pianos se tij, kanë bërë gjithashtu qe Gjebrea te tregoje edhe një here shkelqimin e vet si këngëtar, duke mbajtur te ndezur atmosferen ne salle.
" Koha Jone "
|