Forumi KulturorRevista KulturoreZeri KulturorSeriali i Ri Shqiptar - Ne transmetim
Faqe: [1]   Shko poshtë
  Keshilloje  |  Printoje  
Autori Temë: Seriali i Ri Shqiptar - Ne transmetim  (E lexuar 1329 herë)
0 anëtarë dhe 1 Vizitor po shikojnë këtë temë.
Amy
Anetar


Karma: 4
offline offline

Gjinia: Femër
Postime: 817



Shiko profilin
« më: 09-11-2008, 12:34:11 »

Seriali i Ri i Ylli Pepos " Dhimbja e Dashurise " është ne javen e tij te tretë te transmetimit.

Seriali jepet te shtunave ne TVSH, ora 21:00  dhe ritransmetohet te djelen ora 16:45 .

E identifikuar
Amy
Anetar


Karma: 4
offline offline

Gjinia: Femër
Postime: 817



Shiko profilin
« Përgjigju #1 më: 19-11-2008, 18:48:28 »

Dhimbja e dashurisë është serial filmik shqiptar, prodhim i vitit 2008 që po transmetohet nga TVSH-ja ne periudhën Tetor -Dhjetor, 2008.

Përmbajtja

Në këtë serial tregohet historia e një vajzë, e cila ka qenë e internuar për disa vjet dhe rikthehet sërish në Tiranë, ku kërkon që të vendosë raportin që ka pasur. Në këtë rol që është dhe kryesori, interpreton aktorja Anila Bisha një nga aktoret më të mira të filmit, e cila ka ditur që të përballojë me shumë sukses, por dhe me gjetje origjinale një rol të vështirë, sepse është një rol në dy kohë. E para kur ajo ishte në gjendje vërtetë të rëndë, dhe në kohën e sotme kur fillon të kërkojë djalin e saj, të cilin kujton se e ka të humbur, por në fakt ai jeton. Mbi këtë është ndërtuar e gjithë fabula e filmit, pra është historia e një nëne të re, e cila kërkon me çdo kusht të dijë të vërtetën mbi birin e saj, mbi një familje të shkatërruar pa dashje nga diktatura. Por në film janë dhe tema të tjera familjare.

Në serial janë disa vajza të reja të interpretuar nga studentë të Akademisë së Arteve, por edhe nga aktore që nuk vijnë nga akademia, të cilat japin shqetësimin e vajzës shqiptare sot. Një prej tyre është linja e Almës, e cila përfundon prostitutë në Itali, dhe më pas kthehet në Shqipëri, ky rol interpretohet nga aktorja e talentuar Niada Saliasi, gjithashtu janë dhe dy vajza të reja njëra është Jonida Vokshi dhe tjetra është Eni Lila, që është motra e këngëtares së njohur Elsa Lila, e cila ka ardhur nga Italia dhe ka një rol vërtetë interesant. Është një vajzë me prindër të ndarë, që ka shumë probleme nga kjo ndarje, por dhe që përballon me shumë sukses një peshë të madhe, që i rikthehet asaj gjatë momenteve të ndryshme.

Por përveç këtyre aktorëve, ka dhe një sërë aktorësh me përvojë të njohur në ekran siç është Petrit Malaj, Kastriot Çaushi, Marko Bitraku, Llesh Nikolla, si dhe shumë aktorë të tjerë. Po kështu një rol të veçantë ka dhe Ermela Teli, por këtu merre pjesë dhe aktorja jonë e madhe Hajrie Rondo, që është një nga patriaket sëbashku me disa aktore të tjera të moshës së saj, të cilat kanë vulën në teatrin dhe filmin shqiptar.

Stafi i këtij filmi është ndër ekipet më të përgatitur në këtë fushë. Drejtori i fotografisë Astrit Omeri ka një bagazh të gjerë në prodhimin e filmave dokumentarë dhe artistikë. Fotografia dhe kuadri i tij është plot dritë dhe jetë. Ai ka ditur që të gjejë dritë hijet e duhura, për të dhënë ato konflikte dhe intriga që thuren dhe vazhdojnë gjatë filmit. Po kështu i tillë është dhe operatori i zërit Kristaq Kristo, i cili di të bëjë që të dëgjojmë dhe tingullin jashtë kuadrit. Po kështu dua të shprehem dhe për regjisorin e dytë të filmit Eli Bici, që edhe aktron në film. Ajo ka rolin e një gruaje pa fëmi, e cila ka ditur të mbushë barrën e madhe, që ka puna me një numër prej 34 aktorësh, pra sa ç’kanë 7 teatro në vendin tonë. Drejtori i filmit Arben Lami, i cili ka një përvojë dhe një përkushtim, ka ditur që të bëjë zgjedhjet mira gjatë xhirimit të filmit.


Transmetimi 25 tetor - 27 dhjetor 2008 në TVSH çdo të shtunë ora 21.00.

E identifikuar
Amy
Anetar


Karma: 4
offline offline

Gjinia: Femër
Postime: 817



Shiko profilin
« Përgjigju #2 më: 19-11-2008, 18:50:41 »

Aktorët dhe Rolet Kryesore:

* Anila Bisha
* Dritan Borici
* Kastriot Çaushi
* Marko Bitraku
* Llesh Nikolla
* Hajrie Rondo
* Ermela Teli
* Niada Saliasi
* Jonida Vokshi
* Eni Lila
* Petrit Malaj
* Julia Iliriani

E identifikuar
Amy
Anetar


Karma: 4
offline offline

Gjinia: Femër
Postime: 817



Shiko profilin
« Përgjigju #3 më: 19-11-2008, 18:53:36 »

NJË SKENË EROTIKE

Skena seksi të papara nëpër filmat shqiptarë. Këtë tabu vendos ta thyejë aktorja, Julia Iliriani, e cila ka rolin e një gruaje të divorcuar, por që ka bërë sukses me pazare të pista me tendera.

 Është nëna e një adoleshenteje, për të cilën nuk tregon aspak kujdes prindëror, por i është dhënë jetës së shthurur. Skenat erotike i ofron në telenovelë me shoferin e saj, i cili është shumë herë më i ri se ajo. Pasi e merr në punë gjatë një darke, ajo i thotë atij që duhet t’i bindet për çdo gjë, në të kundërt, do ta pushojë nga puna si gjithë të tjerët. Pas darkës është vetë protagonistja që nxit të riun që, përveç punës si shofer, t’i ofrojë edhe “shërbime të tjera”. Kështu, për disa sekonda me radhë, skenat seksi kanë zgjatur në ekran duke habitur shiptarët, të pamësuar më parë me këto skena në filmat shqiptarë.

" Koha Jone "
E identifikuar
Amy
Anetar


Karma: 4
offline offline

Gjinia: Femër
Postime: 817



Shiko profilin
« Përgjigju #4 më: 19-11-2008, 18:59:50 »

Për me tepër klikoni ne linkun e mëposhtëëëm :

http://www.zeriyt.com/kinemaja-shqiptare-b278.0/



« Ndryshimi i fundit: 21-11-2008, 22:28:43 nga Amy » E identifikuar
turi
Anetar


Karma: 0
offline offline

Postime: 181


Shiko profilin
« Përgjigju #5 më: 28-11-2008, 18:38:25 »

per mua eshte nje deshtim i tvsh qe merr leke nga taksat tona. aktoret jane te mire po interpretimi nen drejtimin e regjizorit eshte kot, ne telenovele ka momente heshtje te pajustifikueshme, une nuk e shikoj kaq tragjik realitetin. pasi ke pare telenovelen te vjen te ikesh me vrap nga shqiperia.
E identifikuar
♥BaBy♥
My sweetness is your weakness!
Stafi


Karma: 128
offline offline

Gjinia: Femër
Postime: 11591



Shiko profilin
« Përgjigju #6 më: 05-12-2008, 21:32:52 »

E pashe edhe une disa episode...kotii me duket nuk me terheq faree pershtjellim pershtjellim
E identifikuar

Ti ke të drejtë të thuash gjithçka...unë kam të drejtë të kuptoj asgjë.
Dora
Anetar


Karma: 14
offline offline

Gjinia: Femër
Postime: 2025



Shiko profilin
« Përgjigju #7 më: 05-01-2009, 14:17:34 »

Kete te shtune u transmetua seria e dhjete dhe e fundit e kesaj telenovele (shyqyr do thosha une).

Sipas meje ishte nje deshtim total edhe pse kishte disa aktore mjaft te mire.

Si gjithmone, serialet shqiptare mundohen qe ne 10 seri te shkreta te fusin cdo te keqe, cdo derrase te kalbur te shoqerise shqiptare. E kuptoj qe seriali kishte per qellim sensibilizimin dhe venien ne dukje te fenomeneve negative te shoqerise sone, por mendoj qe deshtimi i saj vjen pikerisht nga kjo, pasi krijohet nje mbingarkese ngjarjesh dhe episodesh, te cilat edhe sic u vune re, krijonin dhe vakuum ne telenovele. Kishte shume pjese te cilat nuk jane shfaqur, por jane kapercyer, duke te bere te mendoje se kishe humbur ndonje seri.

Loja e aktoreve ishte pergjithesisht shume e dobet. Dukej qarte qe aktronin; pse te mos merrnin shembull nga Hajrie Rondo, e cila ato pak vende qe u duk e beri lojen e saj mjaft mire. Aktoret e reja linin shume per te deshiruar. Ne recitimin e tyre sikur pengoheshin diku, dicka i pengonte te aktronin lehte...

Sic eshte lexova ne nje interviste, njeri nga personazhet nuk kishte mbaruar asnje shkolle aktrimi, po thjesht i qe bere nje oferte gjate nje kafeje dhe kishte pranuar (shoferi i pronares se firmes se ndertimit). Pse te merrnin ate kur Akademia ka pervit prurje te reja?

Le te mos permendim dhe bojen (apo salcen) e kuqe e cila duhet te paraqiste gjakun.....

Nuk dua te gjykoj rrepte, sepse e di qe ekipi qe e ka bere ka brenda dhe aktore, regjizor apo skenariste mjaft te mire. Ndoshta kane qene dhe kushtet ekonomike, po do qe me mire te kishin realizuar nje film me ate buxhet. Disa muaj me pare pashe dhe filmin "Gjoleka, biri i Abazit" (dhene dhe te TvKlan per festat e fundvitit), me regjizor Dhimiter Anagnostin (nese s'gabohem). Ishte nje realizim perfekt, nje loje e mrekullueshme e nje kaste po aq te mire aktoresh, te cilet me risollen ne mendjen realizet me te shkelqyera kinematografike te bera ne Shqiperi.

Shpresoj dhe uroj qe telenovelat e ardhshme te jene me te realizuara dhe me te miremenduara....
E identifikuar

Good girls like bad boys!

dora@zeriyt.com
Faqe: [1]   Shko lart
  Keshilloje  |  Printoje  
 
Shko te:  


* Postimet e fundit ne ZY
Nuk ka postime per momentin. Deshiron te jesh ti i pari?

Anketa
  • a ia vlen te dalesh nudo si zajmina?
  • Dot po
  • 3 (18%)
  • -
  • Dot jo
  • 11 (68%)
  • -
  • Dot ndoshta
  • 2 (12%)
  • -
  • Numri total i votave: 16
  • Shiko temen

* Sponsor