kosova37
Zërist
Karma: 0
offline
Postime: 2
|
 |
« më: 21-12-2008, 12:13:36 » |
|
Lajmet per suksesin e emigrantëve të rinj në SHBA nuk perbejnë më sensacion. Ermelinda Manos është personazhe e kronikave të medias që në fillimet e ardhjes së saj në Las Vegas...
Nga Dalip Greca Gazeta Shqiptaro-Amerikane "Illyria". Fillimisht, ajo është prezantuar në gazetën shqiptaro-amerikane “Illyria” si fituese e Miss Teen Nevada. Atëherë ajo s’kishte shumë kohë që kishte ardhë së bashku me familjen nga Greqia. Bukuroshja shqiptare arriti që t’i imponohet Nevadës së zhurmëshme me një sfidë modeste, që ia falte bukuria natyrale dhe zgjuarsia….Nevada ia kishte pranuar sfidën duke e ngjitur të tretën në podin e bukurisë. *** Po le të kthehemi pas në kohë…Ermelinda nuk ishte më shumë se 12 vjeçe kur erdhi me familjen nga Greqija me një barrë ëndrra në Las Vegasin e modes dhe kazinove. Hap pas hapi Linda i kapërceu vështirësitë dhe shkollën e mesme e përfundoi me rezultate si nje studente dhe sportiste e shkëlqyer ne not dhe ne futboll. Madje ndryshe nga shumë studentë të tjerë, ajo vazhdoi studimet në dy kolegje njëherazi. Krahas Universitetit të Las Vegasit e cila u dipllomua me high honors ne filozofi, Linda studion edhe në Akademinë e Arteve për Fashion Design. *** Ashtu siç e përfundoi Universitetin duke u futur në pesë përqindshin e studentëve më të mirë, Ermelinda me këtë synim, po vazhdon edhe fakultetin e dytë. Ajo thotë se nuk pranon rezultate të dobëta. Synon që të futet tek më të mirët edhe në Akademinë e Arteve, ku që tani ka krijuar personalitetin e vet artistik. Madje prej kohësh ajo ka krijuar modelet e saj duke u bërë pjesmarrëse në shumë Show, që janë organizuar në Las Vegas dhe Kaliforni. Dhe magjia plot shkëlqim e botës së modës e ka përfshirë në spiralet e veta vajzën Shqipetare. Duket se pasioni shkëlqimtar i modës do ta sfidojë atë filozofisë, megjithëse Linda thotë se të dy pasionet bashkëjetojnë brenda saj. Por çfarë tregon për pasionin e stilistes së modës vetë Ermelinda ose Linda siç e thërrasin shkurt në familje? - Pasioni më ka dhënë kënaqësi të shumëfishta. Kam ndjerë kënaqsinë që më japin aftësitë e mia si stiliste mode dhe kjo më ka siguruar kontakte me njerëz të shquar të artit dhe modës, me VIP-a të Hollivudit-thotë ajo. Duke bashkëpunuar me kompani të famshme mode ajo ka depërtuar tek sferat e larta të artit. Me anë të Kompanisë Style Firm, Los Angeles, California, ka arritur që të paraqitet si një stiliste me të ardhme premtuese. Kur i kërkoj që t’më tregojë ndonjë nga bashkëpunimet, ku ka punuar si stiliste e Style Firm, ajo rendit disa dhe më tregon katalogët që konfirmojnë bashkëpunimin me firmat: - Teen Vogue - Chanel, Karl Lagerfield, Vera Wang,Giorgio Armani, Oscar de la Renta,Christian Audigier/Ed Hardy dhe shume te tjere. Ermelinda ka marrë pjesë si stiliste qe ka paraqitur koleksionin e rrobave te saj dhe eshte duke hedhur hapat per te hapur kompanin me firmen e saj. *** Bota e bukur e modës po e tërheq si me magji modelisten e re Vlonjate, e cila ka arritur majat duke punuar ne drejtimin e enderrave te saj. Ermelinda eshte krenarija e Shqiperise. Familja e Ermelindes është buajre, mikpritëse dhe derëçelët për shqiptarët që udhëtojnë atyre anëve.
Dalip Greca
|