Forumi KulturorRevista KulturoreZeri KulturorMozaiku ne qender te Tiranes, te hiqet apo jo?
Faqe: 1 [2]   Shko poshtë
  Keshilloje  |  Printoje  
Autori Temë: Mozaiku ne qender te Tiranes, te hiqet apo jo?  (E lexuar 2843 herë)
0 anëtarë dhe 1 Vizitor po shikojnë këtë temë.
kengaime
e pakenduar
Anetar


Karma: 103
offline offline

Gjinia: Femër
Postime: 6833



Shiko profilin
« Përgjigju #15 më: 31-01-2008, 19:20:24 »

Nuk duhet hequr. Kushdo qe e ka bere ate mozaik, e cfaredo kohe te jete, kohe e hidhur ose jo, ajo eshte pjese e historise dhe kultures sone. Nuk ndryshon historia me kete.
Une mendoj se duhet lene ashtu si eshte.
E identifikuar

Kur biem ne harrese, me nuk ekzistojme
Berni
Forca Elbasani
Stafi


Karma: 4
offline offline

Gjinia: Mashkull
Postime: 24144



Shiko profilin WWW
« Përgjigju #16 më: 12-02-2008, 14:22:36 »

Shoqata e ish-të përndjekurve politikë kërkon heqjen e simboleve komuniste

Mozaiku i Muzeut, simbol i diktaturës


Shoqata e ish-të burgosurve politikë ka kërkuar dje përmes një deklarate për shtyp heqjen e simboleve komuniste nga të gjitha objektet publike në vend. Sipas kësaj shoqate heqja e simboleve komuniste është në të njëjtën kohë edhe një kërkesë e paraqitur nga Këshilli i Evropës. Në këtë kontekst, kjo shoqatë deklaron se mbështet nismën për heqjen e mozaikut në Muezun Kombëtar, në qendër të kryeqytetit."Ashtu si gjithë populli ynë që rrëzoi komunizmin bashkë me monumentet e diktarorëve edhe ne i vuajtëm në shpinën tonë vuajtet e atij sistemi.P ërshëndesim dhe përkrahim nismën e historianëve dhe mendimtarëve përparimtarë për heqjen e mozaikut-simbol të komunizmit nga qendra e kryeqytetit tonë", bëhet e ditur në deklaratën për shtyp të shoqatës së ish-të përndjekurve politikë. Gjithashtu, kjo shoqatë e konsideron mozaikun në fjalë si një kujtim të hidhur të një periudhe të errët dhe shkatërrimtare për kombin shqiptar. "Komunizmi shkaktoi vëllavrasjen, e varfëroi materialisht dhe shpirtërisht popullin tonë, e izoloi nga bota e qytetëruar, e largoi nga Europa dhe e ktheu rrotën e historisë gjysmë shekulli para" thuhet më tej në deklaratë. Sipas kësaj shoqate, pamja që mozaiku mbart nuk tregon dhe paqyron gje tjetër veçse simbolin e sistemit komunist. "Shikojeni atë mozaik, ku shhaqet një turmë e çoroditur, që i ka kthyer shpinën perëndimit dhe shkon drejt 'Lindjes së Kuqe' me pushkë ndër duar dhe me simbolin e komunizmit, yllin e kuq në kapele dhe në flamur. Ku venë, vallë ata njerëz-robotë, ata 'revolucionarë të revoltuar' ? Mos ndoshta, shkojnë tek bunkerët 'për të mbrojtur atdheun nga armiqtë e brendshëm dhe të jashtëm, nga imperialzmi amerikan dhe borgjezia europiane'?" thuhet më tej në deklaratë. Në këtë kontekst shoqata e ish të burgosurve politikë e cilëson si absurd faktin që ky mozaik të vazhdojë dhe të qëndrojë në qendër të kryeqytetit. "Është e qartë se nostalgjikët e së kaluarës, veteranë, të krimeve komuniste, me të cilët përzihet dhe ndonjë person i çekuilibruar mendërisht, do të dëshironin ta shikonin aty pranë dhe monumentin e dikurshëm të diktatorit Hoxha, apo pak më tej edhe të Stalinit dhe të Leninit". Së fundmi, ish- të burgosurit politikë shprehen se së shpejti do të zbatohet premtimi për ngritjen e një memoriali për qëndresën e popullit shqiptar kundër komunizmit, në vendin ku dikur ngrihej shtatorja e Enver Hoxhës.

RD
E identifikuar

erlehta
Die Schlumpfine
Anetar


Karma: 23
offline offline

Gjinia: Femër
Postime: 4918



Shiko profilin WWW
« Përgjigju #17 më: 12-02-2008, 22:42:24 »

Ketyre u eshte mykur truri 100%
E identifikuar

Es gibt nur ein Glück im Leben: lieben und geliebt zu werden.

Luaj Lojra Online
Faqe: 1 [2]   Shko lart
  Keshilloje  |  Printoje  
 
Shko te:  


* Postimet e fundit ne ZY
Nuk ka postime per momentin. Deshiron te jesh ti i pari?

Anketa
  • a ia vlen te dalesh nudo si zajmina?
  • Dot po
  • 3 (18%)
  • -
  • Dot jo
  • 11 (68%)
  • -
  • Dot ndoshta
  • 2 (12%)
  • -
  • Numri total i votave: 16
  • Shiko temen

* Sponsor