Forumi KulturorRevista KulturoreZeri KulturorMonumenti i artistit Isuf Myzyri ne Elbasan
Faqe: [1]   Shko poshtë
  Keshilloje  |  Printoje  
Autori Temë: Monumenti i artistit Isuf Myzyri ne Elbasan  (E lexuar 1240 herë)
0 anëtarë dhe 1 Vizitor po shikojnë këtë temë.
Berni
Forca Elbasani
Stafi


Karma: 4
offline offline

Gjinia: Mashkull
Postime: 24144



Shiko profilin WWW
« më: 27-06-2008, 09:09:08 »

Kërkohet një monument tjetër për Isuf Myzyrin



Monumenti i artistit Isuf Myzyri, i vendosur në sheshin anësor të hotel-turizmit "Skampa" në qytetin e Elbasanit, nuk reflekton atë çfarë duhet të mbartë figura e një personazhi të tillë.

Në këtë monument, themeluesi i këngës qytetare elbasanase dhe "Artist i popullit", paraqitet si një figurë mjerane.

Për realizimin e kësaj skulpture janë shpenzuar 60 milionë lekë të vjetra. Myzyri njihet si themeluesi i orkestrës popullore, vjershëtar dhe këngëtar i shquar. Ai lindi në Elbasan, në vitin 1881, në një familje të varfër. Deri në moshën 25-vjeçare bëri zanate të ndryshme si berber, etj. Pas kësaj moshe, ai nis të merret me këngën popullore për t‘iu kushtuar më pas tërësisht.

Në vitin 1905, krijoi orkestrën popullore. Vetëm në harkun kohor prej dhjetë vjetësh, në vitet 1929-1939, Isuf Myzyri kompozoi 16 këngë, nga të cilat ndër më të përmendurat janë "Ma mirë n‘pyll, se n‘qytet", "Kur hyna n‘port t‘kalasë", "Në zabel të gjeta" "Nji lulisht me trandafila", etj. Në fakt sipas disa dokumenteve të ruajtura në librin "Enciklopedia e Elbasanit" thuhet se Isuf Myzyri është autori i 90 krijimeve poetike e muzikore, por që vetëm 21 prej krijimeve të tij njihen në ditët e sotme. Kanë kaluar 127 vjet nga lindja e tij dhe Artisti i Popullit vazhdon të kujtohet jo vetëm nga qytetarë të Elbasanit, por nga mbarë Shqipëria. Ai krijoi një fond të gjerë të këngës qytetare elbasanase të shekullit XX, me vargje dhe melodi të krijuara nga ai vetë dhe të mbështetura në motivet e jetës së përditshme të kohës që jetoi i madhi Usta Isuf Myzyri. Më 14 mars të vitit 2002, me rastin e 121-vjetorit të lindjes së Usta Isuf Myzyrit, Bashkia e Elbasanit ngriti këtë monument. Por imazhi që vjen nga kjo vepër nuk është aspak i ngjashëm me atë të artistit. Mjafton të shohësh një bocet të krijuar nga Bujar Kapllani, për të parë Isufin. Por ky bocet nuk u përzgjodh duke ia lënë në dorë këtë vepër artistit Artan Peqini.

Vepra që prej ditës së vendosur në këtë shesh ka pasur polemika. Por bashkia e qytetit ka vendosur t‘i japë fund polemikave duke thënë se vitin tjetër do të ngrejë një tjetër monument. "Brenda vitit 2009, Myzyrit të Elbasanit do t‘i ngre atë përmendore që e meriton me fondet e bashkisë", - ka pohuar kreu i Bashkisë së qytetit të Elbasanit, Qazim Sejdini.

Gazeta Shqip
E identifikuar

valmi
Anetar


Karma: 0
offline offline

Gjinia: Mashkull
Postime: 63



Shiko profilin
« Përgjigju #1 më: 13-08-2008, 20:12:51 »

o Berni te gjithe ne Elbasan e dine se Varianti ne leter ka qene tjeter dhe ne piedestal tjeter
E identifikuar

vae victis
Faqe: [1]   Shko lart
  Keshilloje  |  Printoje  
 
Shko te:  


* Postimet e fundit ne ZY
Nuk ka postime per momentin. Deshiron te jesh ti i pari?

Anketa
  • Kush do ta fitoj "Big Brother Albania"
  • Dot Arberi
  • 12 (36%)
  • -
  • Dot Besarta
  • 5 (15%)
  • -
  • Dot Julinda
  • 2 (6%)
  • -
  • Dot Olsi
  • 5 (15%)
  • -
  • Dot Shkelqimi
  • 3 (9%)
  • -
  • Dot Najada
  • 4 (12%)
  • -
  • Dot Romina
  • 1 (3%)
  • -
  • Dot Poli
  • 1 (3%)
  • -
  • Numri total i votave: 32
  • Shiko temen

* Sponsor