erlehta
Die Schlumpfine
Anetar
Karma: 23
offline
Gjinia: 
Postime: 4917
|
 |
« më: 19-04-2008, 18:29:50 » |
|
Një video e fshehtë, superseksi e Merilin Monrosë ka dalë nga arkivat e FBI-së. Videoja, dikur "pronë" e shefit të gjithëpushtetshëm të agjencisë amerikane të hetimit, Edgar Hoover, është e rrallë për aktoren e famshme dhe të pafat: një skenë prej 15 minutash, bardh e zi dhe pa audio, në të cilën Monro i kushton "vëmendje" të veçantë një mashkulli të panjohur. Ajo që Hoover shpresonte të gjente në këtë filmim, ishte një lidhje mes Monrosë dhe vëllezërve Kenedi, një aferë të tipit "Levinski", ndoshta që do ta ndihmonte atë të rrëzonte nga pushteti të dy liderët amerikanë. Dyshohej se John dhe Bobby kishin lidhje me vajzën e mrekullueshme të Los Angelosit. Për superspiunin, që falë aftësisë së jashtëzakonshme për t'i bërë shantazh gjithkujt për çfarëdo lloj arsyeje, qëndroi në krye të agjencisë gjithë jetën, nga viti 1924 deri në vitin 1972, kjo do të ishte lëvizja më spektakolare në karrierë. Por shpresa e tij nuk u përmbush, për faktin se dhe pse nuk ka dyshime për identitetin e vajzës, falë nishanit të saj të pangatërrueshëm në faqen e majtë, nuk ka asnjë element që të mund të tregojë diçka më shumë për të dashurin e saj, që nuk paraqitet kurrë me fytyrë. Gjithsesi, nuk bëhet fjalë për një prej vëllezërve Kenedi, sepse filmimi është bërë në fillim të viteve ´50, para se Norma Jean Baker të bëhej Marilin Monro dhe të niste të frekuentonte meshkujt e Shtëpisë së Bardhë. Ndaj, kopja e filmimit, të panevojshëm politikisht, ra në duart e një funksionari më të ulët të FBI-së dhe pas vdekjes së tij, në duart e të birit që sapo e ka shitur atë për 1.5 milionë dollarë. Sidoqoftë, kopja origjinale e tij ndodhet ende në arkivat e FBI-së, sepse në epokën e Hooverit, kjo ishte një gjë shumë e rëndësishme. Drejtori i FBI-së ishte aq i fiksuar nga ideja e rrëzimit nga pushtetit të vëllezërve Kenedi, saqë ngriti një skuadër hetimi prej nëntë personash dhe gjeti edhe disa prostituta që dikur kishin pasur lidhje me dy vëllezërit, në mënyrë që të mund të identifikohej ndonjë prej tyre në filmin. Balkanweb.com
|