Forumi KulturorRevista KulturoreZeri KulturorFilmi, dokumentar "Tirana, e ardhmja, e shkuara dhe e tashmja"
Faqe: [1]   Shko poshtë
  Keshilloje  |  Printoje  
Autori Temë: Filmi, dokumentar "Tirana, e ardhmja, e shkuara dhe e tashmja"  (E lexuar 737 herë)
0 anëtarë dhe 1 Vizitor po shikojnë këtë temë.
Berni
Forca Elbasani
Stafi


Karma: 4
offline offline

Gjinia: Mashkull
Postime: 24143



Shiko profilin WWW
« më: 18-07-2008, 15:55:06 »

Shpend Bengu rrëfen Tiranën mes të shkuarës dhe të ardhmes

Nga data 20-24 korrik, në muzeun "Franco Anelli" në Itali do të ketë një prezantim të kulturës shqiptare


Një udhëtim përmes imazheve, për të treguar të shkuarën e një qyteti ku gjithnjë janë ndërthurur kultura. Një vështrim i kujdesshëm në rrugët e saj sot, për të parë se çfarë ka ndryshuar në vendin që ka jetuar një nga regjimet më të egra totalitare... dhe më pas një përfytyrim se si do të jetë e ardhmja e tij. Kjo është Tirana mes të shkuarës, së tashmes dhe të ardhmes, në dokumentarin e drejtuar nga artisti Shpend Bengu. Ky dokumentar do të shfaqet në muzeun "Franco Anelli" në Castellana Grotte në Bari, në sajë të projektit "Sheshi italian i kulturës shqiptare", i organizuar nga Komuniteti Evropian në kuadrin e "Intereg 3A", në bashkëpunim me Republikën Italiane, Republikën Shqiptare, Rajonin e Pulias dhe Bashkinë e Castellana Grotte (Bari). Përgjatë katër ditëve, një publik i gjerë do të ketë mundësinë të shohë aktivitete të ndryshme në kuadër të kësaj iniciative, ku do të ketë më tepër informacion për kulturën tonë.

Dokumentari "Tirana, e ardhmja, e shkuara dhe e tashmja" është realizuar në bashkëpunim me të rinj shqiptarë në kursin e formimit të video-dokumentaristëve të drejtuar nga Shpend Bengu.

Organizimi i këtij projekti u realizua nga zoti Vito Ficarra Mastrosimimi, i cili bëri të mundur që për përgatitjen teorike të kursit, për përgatitjen e video-dokumentaristëve të rinj shqiptarë, të sillte në Tiranë regjisorin e famshëm, Tullio Bernabei, regjisor i mediave internacionale si: "National Geographic Channel", "Discovery Channel", "ARTE", si dhe "Rai" e "Mediaset". Në përgatitjen teorike, së bashku me Tullio Bernabein, bashkëpunuan dhe Enzo Procopio dhe Giuseppe Savino, përfaqësues të agjencisë "LA VENTA" në Treviso. Në fazën e dytë, zoti Vito Ficarra Mastrosimimi bëri të mundur ardhjen e regjisorit Massimo Lapertosa dhe drejtorit të fotografisë, Mimmo Migalio, me të cilët studentët Arnel Çela, Elis Ndoka, Ardi Malaj dhe Glorjan Janjaj patën rastin të ndiqnin realizimin e këtij filmi-dokumentar në terren.

Dokumentari tregon aspekte të ndryshme të jetës në Tiranë, si për shembull trashëgiminë kulturore, ekonominë, artizanatin, zejtarinë, arsimin, jetën rinore dhe studentore, si dhe shumë të tjera.

Muzika e këtij filmi dokumentar është nga Jonida Maliqi, Kujtim Prodani, Pëllumb Doko.

Sipas Bengut, ky dokumentar, përveç vlerave artistike ka si qëllim promovimin e Shqipërisë jashtë hapësirës së saj. Një vend që mbart kaq shumë kulturë, nuk ka pse të mos i tregojë resurset e tij.

Në kuadër të këtij aktiviteti do të hapet më 10 korrik dhe një ekspozitë fotografike e Giuseppe Savino, "Një udhëtim me historinë dhe njohjen e mjeshtërve të artizanatit shqiptar".

Ky lloj arti, tepër i lëvruar në vendin tonë, pritet të shihet me kureshtje nga publiku i vendit fqinj. Savino ka bërë një përzgjedhje plot dashuri të veprave që do të ekspozojë në këtë muze.

Gazeta Shqip
E identifikuar

Faqe: [1]   Shko lart
  Keshilloje  |  Printoje  
 
Shko te:  


* Postimet e fundit ne ZY
Nuk ka postime per momentin. Deshiron te jesh ti i pari?

Anketa
  • Ke preferoni ne Big Brother Albania 3?
  • Dot Bertina
  • 6 (24%)
  • -
  • Dot Seldio
  • 1 (4%)
  • -
  • Dot Erjoni
  • 2 (8%)
  • -
  • Dot Hakiu
  • 8 (32%)
  • -
  • Dot Domenika
  • 1 (4%)
  • -
  • Dot Pamela
  • 1 (4%)
  • -
  • Dot Graciela
  • 1 (4%)
  • -
  • Dot Valentina
  • 2 (8%)
  • -
  • Dot Jetmiri
  • 1 (4%)
  • -
  • Dot Eduarti
  • 0 (0%)
  • -
  • Dot Olta
  • 2 (8%)
  • -
  • Dot Xhimi
  • 0 (0%)
  • -
  • Numri total i votave: 25
  • Shiko temen

* Sponsor