Forumi KulturorRevista KulturoreZeri KulturorDy filma shqiptare konkurrojne ne festivalin e filmit Karlovy Varyt
Faqe: [1]   Shko poshtë
  Keshilloje  |  Printoje  
Autori Temë: Dy filma shqiptare konkurrojne ne festivalin e filmit Karlovy Varyt  (E lexuar 541 herë)
0 anëtarë dhe 1 Vizitor po shikojnë këtë temë.
Berni
Forca Elbasani
Stafi


Karma: 4
offline offline

Gjinia: Mashkull
Postime: 24143



Shiko profilin WWW
« më: 07-07-2008, 10:06:33 »

Dy filma shqiptare konkurojne ne festivalin prestigjioz te filmit Karlovy Varyt qe zhvillohet ne Prage. “Mao Ce Duni” i regjisorit Besnik Bisha konkurron në festivalin ndërkombëtar në seksionin “Perëndimi i Lindjes”, ndërsa filmi i Piro Milkanit “Trishtimi i znj. Shnajder” projektohet në seksionin e filmit çek.

Regjisori Milkani ka bere te ditur pjesemarrjen e filmit te tij ne kete festival, i cili nis me 4 korrik dhe perfundon me 12. Pjesemarrja e filmit “Trishtim i zonjës Shnajder” edhe pse regjisorët, Piro dhe Eno Milkani dhe aktori protagonist, Kreshnik Xhelilaj janë shqiptarë, me se shumti konsiderophet nje film cek. Në fakt është një kooproduksion shqiptaro-çek i financuar nga Qendra Kombëtare Shqiptare Kinematografike, ndërsa historia është ambientuar e gjitha në Çeki, në vitet '60, në kohën kur Milkani studionte kinema në Pragë.

Është vepra autobiografike e një shqiptari ku flitet fund e krye çekisht. Në këtë edicion të 43-të të Karlovy Varyt, shfaqet gjithashtu dhe filmi “Heshtja e Lornës” për skenarin e të cilit vëllezërit belg Dardenë u vlerësuan në Festivalin e Kanës. Prej këtij filmi kritika ka shkëptur edhe interpretimin shumë të mirë të aktores kosovare Arta Dobroshi. “Heshtja e Lornës” është programuar në seksionin “Open Eyes”. Në Festivalin Ndërkombëtar të Filmit në Karlovy Vary shfaqen mbi 220 filma çdo vit nga e gjithë bota.
 
Mira Tuci Alsat.tv
E identifikuar

Faqe: [1]   Shko lart
  Keshilloje  |  Printoje  
 
Shko te:  


* Postimet e fundit ne ZY
Nuk ka postime per momentin. Deshiron te jesh ti i pari?

Anketa
  • Kush do ta fitoj "Big Brother Albania"
  • Dot Arberi
  • 12 (36%)
  • -
  • Dot Besarta
  • 5 (15%)
  • -
  • Dot Julinda
  • 2 (6%)
  • -
  • Dot Olsi
  • 5 (15%)
  • -
  • Dot Shkelqimi
  • 3 (9%)
  • -
  • Dot Najada
  • 4 (12%)
  • -
  • Dot Romina
  • 1 (3%)
  • -
  • Dot Poli
  • 1 (3%)
  • -
  • Numri total i votave: 32
  • Shiko temen

* Sponsor