Forumi KulturorRevista KulturoreZeri KulturorBukuroshja Shqiptare - MISS GLOBE 2008
Faqe: [1]   Shko poshtë
  Keshilloje  |  Printoje  
Autori Temë: Bukuroshja Shqiptare - MISS GLOBE 2008  (E lexuar 1068 herë)
0 anëtarë dhe 1 Vizitor po shikojnë këtë temë.
Amy
Anetar


Karma: 4
offline offline

Gjinia: Femër
Postime: 818



Shiko profilin
« më: 23-10-2008, 18:35:12 »


Kurora e “Miss Globe”, për herë të parë në Shqipëri

 Shqipëria është afruar disa herë drejt kurorës së Miss Globe, por kësaj here e ka merituar tërësisht atë. Almeida Abazi, e shpallur “Miss Shqipëria” pak muaj më parë, mbrëmjen e së dielës ka rrëmbyer edhe kurorës e “Miss Globe 2008”, realizuar në Tiranë.  Ky vlerësim i është dukur një ëndërr e gjatë 17-vjeçares nga Tirana, një ëndërr që ka vijuar edhe ditën e nesërme, kur mesazhet e telefonatat nuk kanë reshtur në celularin e saj. “Si mund të ndihem tjetër, veçse shumë e lumtur për këtë kurorë, për këtë vlerësim, është një ëndërr që akoma nuk arrij ta besoj”, është shprehur Abazi për gazetën.

 “Miss Shqipëria”, është renditur e para gjatë spektaklit të realizuar në ambientet e pallatit të sportit “Asllan Rusi” në kryeqytet, duke lënë pas në vendin e dytë Miss Estoninë, bionden 18-vjeçare Breth Tootsi, Miss Tailandën, 22-vjeçaren Nutthanit Towan, Miss Kanadanë, etj.

17-vjeçarja shqiptare me flokë gështenjë, 174 cm e gjatë, 57 kg fitoi kurorën e bukurisë mes 40 konkurrenteve pjesëmarrëse nga pesë kontinentet e botës. Pas marrjes së çmimit Abazi thotë: “Ka qenë moment shumë i veçantë dhe shumë emocionues për mua. Ishte një çmim që nuk e prisja, madje as nuk mendoja se do të hyja deri në treshen finale, vajzat ishin të gjitha të bukura”, tregon ajo.

Juria e këtij evenimenti, që zhvillohet në Shqipëri për të pestin vit radhazi përbëhej nga emra të njohur të fushës së artit, biznesit, politikës, etj., mes të cilëve, Arta Dade, Halim Kosova, Hervin Çuli, Edit Mihali, Rajmonda Bulku, etj., të cilët dhanë edhe disa çmime për vajzat konkurruese.

18-vjeçarja Arta Kamberi, Miss Kosova u nderua gjatë këtij spektakli me çmimin “Miss Cosmopolitan”, ndërkohë Miss Nigeria, Misel Uku, është vlerësuar me çmimin “Miss Intercontinental”, Miss Republika Çeke Sarka Cojocarova, me çmimin “Miss Dream of the World”, Miss Maqedonia, Maja Petrushevska, me çmimin “Miss Bikini”, Miss Armenia Inessa Tadevosyan, me çmimet “Miss Talenti” dhe “Miss Disco Queen”. Teksa e pyet për konkurrimin e saj në “Miss Shqipëria” dhe “Miss Globe”, Abazi shprehet tashmë është e pakrahasueshme të konkurrosh në “Miss Shqipëria” dhe në “Miss Globe”, emocionet janë të ndryshme, çmimet por tek të dyja merr sadisfaksion të veçantë.

Edicioni i pestë i “Miss Globe International” që organizohet në Shqipëri, përfshiu në garë 40 vajza të ardhura nga vende të ndryshme të botës, të cilat sfiluan dhe i dhanë jetë spektaklit të së dielës. Ky aktivitet u prezantua nga Miss Albania 1995, Hygerta Sako e shoqëruar nga Peter Bross, nën regjinë e Petri Bozos. Gjatë turit nëpër Shqipëri u zhvilluan 3 minikonkurse, si “Miss Bikini”, që u fitua nga përfaqësuesja e Maqedonisë, “Miss Talenti” dhe “Miss Disco Queen” që u fituan nga përfaqësuesja e Armenisë.


Anila Mema - " Koha Jone "
E identifikuar
Faqe: [1]   Shko lart
  Keshilloje  |  Printoje  
 
Shko te:  


* Postimet e fundit ne ZY
Nuk ka postime per momentin. Deshiron te jesh ti i pari?

Anketa
  • Kush eshte banori juaj i preferuar ne "Shpija e Kosoves"?
  • Dot Saranda Hoda
  • 5 (50%)
  • -
  • Dot Suzana Tahiri
  • 0 (0%)
  • -
  • Dot Albulena Gjinaj
  • 4 (40%)
  • -
  • Dot Arjeta Morina
  • 1 (10%)
  • -
  • Dot Zigrid Katroshi
  • 0 (0%)
  • -
  • Dot Erlinda Shatvica
  • 0 (0%)
  • -
  • Numri total i votave: 10
  • Shiko temen

* Sponsor