Another great RocketTheme Joomla Template brought to you by the RocketTheme Joomla Template Club.

User

Mirësevini, Vizitor. Ju lutemi të identifikoheni ose regjistrohuni.


Sponsor











Etiketa

Forumi EkonomikForumi EkonomikBiznesi ne NisjeSi regjistrohet marka e një biznesi


Faqe: [1]   Shko poshtë
PërgjigjjaDërgojeni këtë temëPrintojeni faqen
Autori Temë: Si regjistrohet marka e një biznesi  (E lexuar 859 herë)
0 anëtarë dhe 1 Vizitor po shikojnë këtë temë.
Berni
Forca Elbasani
Gjinia: Mashkull


Shiko profilin WWW
« më: 03-03-2008, 10:32:17 »
Citojeni

Intervista/ Flet kreu i Drejtorisë së Patentave dhe Markave, në Ministrinë e Ekonomisë, Arjan Rukaj

Mesatarisht në vit paraqiten rreth 900 aplikime për regjistrim të markës kombëtare


Vetëm 5 për qind e bizneseve shqiptare kanë të mbrojtur markën e tyre, ndërsa pjesa tjetër preferon të operojë në "kurriz" të emrave të mëdhenj ndërkombëtarë. Kjo vjen si rrjedhojë e historisë së shkurtër të ekonomisë së tregut në vend, e pamjaftueshme për të krijuar një emër, ndryshe, markë subjekti kompetitiv si për tregun brenda vendit, ashtu edhe jashtë tij. Por drejtues nga zyra për Regjistrimin e Markave dhe Patentave, evidentojnë faktin se bizneset shqiptare e kanë të paqartë kuptimin dhe rëndësinë që sjell mbrojtja e markës. Drejtori i këtij institucioni, në varësi të Ministrisë së Ekonomisë, Arjan Rukaj, shpjegon për "Shqip" procesin e regjistrimit, rolin e drejtorisë dhe problemet me tregun prodhues dhe shërbimeve.

Në takimin me bizneset e Dhomës së Tregtisë u vu re se pati debate rreth faktit se çfarë të mire sjell të regjistrosh emrin e subjektit, markën?

Debati me bizneset, lidhur me regjistrimin e markave dhe patentave, vinte nga mosnjohja e procedurës. Drejtoria e Patentave dhe Markave, në zbatimi të ligjit mbi pronësinë industriale, bën të mundur njohjen e markave për subjektet që kërkojnë regjistrimin e tyre, pra njeh pronarët e tyre. Këtu flitet për një sistem, për ekzekutimin e këtyre të drejtave. Pra, mbas regjistrimit, si t‘i përjashtojë palët e treta nga përdorimi i paautorizuar i subjekteve që duan të përfitojnë nga markat e mirënjohura. Pikërisht ky është problemi. Po ashtu sistemi aktual, përcakton doganat të veprojnë me kërkesë të pronarit, i jep të drejtën të hapë çështje gjyqësore, po me kërkesë të pronarit. Por ajo që u kërkohet gjithnjë nga bizneset është ndërhyrja direkt i shtetit për të mbrojtur markën që ato zotërojnë. .

Në fakt, cili është roli i vërtetë i DRMP?

Për të bërë sqarimet e nevojshme, roli i Drejtorisë së Regjistrimit të Markave dhe Patentave qëndron në rolin e identifikimit të pronës, emrit të subjektit, markës së tij, tamam sikundër vepron Hipoteka. Në raste të caktuara, drejtoria vërteton, duke paraqitur dokumentet, se cili është pronari i vërtetë i subjektit me markën e regjistruar. Edhe në gjykatë, drejtoria sillet si palë eksperti, si palë e tretë, me synim për të vërtetuar se cili është pronari i vërtetë i një marke të caktuar.

Shkurtimisht, cila është mënyra për të regjistruar markën tregtare.

Për të regjistruar markën e subjektit përdoren dy rrugë. Nëse kërkon të regjistrosh markën për tregti brenda vendit do të përdoren udhëzimet e DRMP-së, ose të Dhomës së Tregtisë, ndërsa për tregti dhe shërbime jashtë vendit, do të përdoren procedurat e "Madridit", në të cilin janë të atashuar vendet që kryejnë aktivitet, duke aplikuar më parë procedurat për regjistrimin e markës ndërkombëtare. Mesatarisht, në vit, paraqiten rreth 900 aplikime për regjistrim të markës kombëtare. Natyrisht, jo të gjitha marrim aprovimin. Nëse shtojmë edhe rreth 4000 kërkesa për regjistrime të markave ndërkombëtare, sipas modelit të "Madridit", vërehet se kemi mjaft interes të bizneseve për të mbrojtur pronën e tyre. Ndërsa për regjistrimin e patentës, në zyrat tona mbërrijnë në vit rreth 500 kërkesa.

Sa subjekte kanë regjistruar markën e tyre në total?

Rreth 12 mijë marka në rrugë kombëtare dhe rreth 30 mijë marka në rrugë ndërkombëtare. Nga këto, vetëm 5 për qind i takojnë pronarëve shqiptarë. Kjo tregon qartë neglizhencën e subjekteve me pronësi shqiptare për të mos regjistruar markën, edhe pse kuadri ligjor është i plotësuar.

Por cilat janë realisht shkaqet kësaj neglizhence?

E para, vet bizneset shqiptare në përballje me ato të huajat, nuk paraqiten aq fuqishëm, dhe kjo tregon kapacitetin e zhvillimit. Pra, emri që kanë krijuar shoqëritë shqiptare nuk duket dhe aq kompetitiv me atë të kompanive të huaja. Një arsye tjetër lidhet me mungesën e informacionit, edhe pse Drejtoria e Patentave dhe Markave së bashku me Dhomën e Tregtisë dhe Industrisë, kanë zhvilluar një sërë trajnimesh lidhur me procedurat e regjistrimit. Dua të shtoj se, kompanitë shqiptare nuk synojnë të regjistrojnë markën e tyre, por preferojnë të regjistrojnë marka të mirënjohura. Ky është problemi më i madh që kemi.

Sa procese gjyqësore zhvillohen në vit lidhur me konfliktet e mbrojtjes së markës tregtare?

Vitin e kaluar janë regjistruar dhjetë procese gjyqësore, pesë më shumë se viti 2006. Kjo tregon disi se. diçka po lëviz në drejtim të mbrojtjes së markës.

Gazeta Shqip
E identifikuar

jovan rusku
« Përgjigjja #1 më: 11-04-2008, 12:23:45 »
Citojeni

PERSHENDETJE.
PAS PERPJEKJEVE TE SHUMETA QE KAM BERE QE TE KOMUNIKOJ ME JU NEPERMJET NUMRIT TE TELEFONIT 0422 34 412. VENDOSA QE TJU DERGOJ NJE EMAIL.NESE SHTE E MUNDUR QE TE DI SE CFARE DOKUMENTACIONI DUHET TE PARAQESIM PRANE JUSH PER TE REGJISTRUAR MARKEN
                              ME RESPEKT  JOVAN RUSKU
E identifikuar
M A X
Gjinia: Mashkull


Shiko profilin WWW
« Përgjigjja #2 më: 15-04-2008, 14:16:45 »
Citojeni

Jovan, ky eshte thjeshte nje artikull gazete ne lidhje me ceshtjen ne fjale. Per problemin tuaj duhet te drejtoheni tek drejtoria perkatese ne Ministrine e Ekonomise.
E identifikuar

Faqe: [1]   Shko lart
Përgjigjja Dërgojeni këtë temë Printojeni faqen
Shko te:  

+ Përgjigje e shpejtë


Radio Live | Sfonde per Kompjuterin Wallpapers | Filmime Videoklipe | Lajme | Vip-at Shqiptar | Muzike, Filma, Sport, Humor | Direktoria | Mp3 Shqip | Galeria | Shqiptaret | Info Sporti | Money Online | Big Brother Albania | Lojra | Video Shqip | Muzik Shqip | Kenge Shqip | Filma Shqiptare | Humor Shqip | Yasnw | MuzikaWeb LinksMoz | Balkan | Shqiperia | Albania | Shtypi Shqiptar PDF | Blogu Shqiptar | MSN Avatars |