Another great RocketTheme Joomla Template brought to you by the RocketTheme Joomla Template Club.

User

Mirësevini, Vizitor. Ju lutemi të identifikoheni ose regjistrohuni.


Sponsor











Etiketa

Forumi EkonomikForumi EkonomikBiznesi ne NisjeMë mirë dyqan apo apartament ?


Faqe: [1]   Shko poshtë
PërgjigjjaDërgojeni këtë temëPrintojeni faqen
Autori Temë: Më mirë dyqan apo apartament ?  (E lexuar 976 herë)
0 anëtarë dhe 1 Vizitor po shikojnë këtë temë.
Berni
Forca Elbasani
Gjinia: Mashkull


Shiko profilin WWW
« më: 23-03-2007, 01:26:11 »
Citojeni

Tregtarët mendojnë se, nëse ke ndërmend të blesh pronë, më mirë bli një dyqan.   

Blerja e një hapësirë për dyqan do të ishte zgjidhja më e mirë për ata që të bërit biznes është e vetmja mundësi për të siguruar të ardhura. Nëse do t’i pyesje tregtarët në Tiranë se, nëse do të kishin mjaft parà do t’i investonin ato për të blerë një apartament për të jetuar apo një dyqan, përgjigjja e vetme do të ishte kjo i fundit. Një dyqan me emrin tënd, të shënuar në letrat e hipotekës, është ëndrra e çdo tregtari në Tiranë, i cili gjatë gjithë kohës mendon se si të parën të paguajë qiranë e dyqanit. Kjo bëhet akoma më e vështirë, kur dyqani është i vetmi burim të ardhurash për të paguar, madje edhe qiranë e apartamentit, ku dikush jeton së bashku me anëtarët e familjes. Nuk janë të paktë ata që, për të vetmen zgjidhje për të jetuar kanë shitur apartamentet e tyre, për të përveshur mëngët dhe për t’iu futur punës në hapjen e një dyqani. Për shumë kjo iniciativë ka dalë e suksesshme, por ka pasur edhe nga ata, të cilët kanë humbur gjithçka që kanë marrë nga shitja e apartamentit. Gjithsesi, një pjesë e mirë e tregtarëve mendojnë se, nëse ke ndërmend të blesh pronë më mirë bli një dyqan, nga të ardhurat e të cilit më vonë mund të blesh edhe banesë. Në pamje të parë një ide e mirë, nga ana tjetër, po dhe aq e frikshme, pasi çmimet për blerjen e një dyqani në Tiranë shkojnë nga 1 500 deri në 7 000 euro metri katror. “Na është dashur të shesim apartamentin dhe, me paratë që morëm nga shitja e tij kemi filluar biznesin që e kemi edhe sot,” tregon Veton Zejnullahu, tregtar i materialeve ndërtimore në rrugën “Bardhyl”. Ai tregon se nga puna në dyqan, për më shumë se 7 vjet, ka mundur të paguajë qiranë e apartamentit dhe qiranë e dyqanit, madje, ka mundur të sigurojë të ardhura edhe për familjen e tij. “Qiraja e dyqanit gjithmonë ka qenë barra kryesore, prandaj me paratë e fituara prej tij, para disa muajve, vendosa edhe ta blej atë,” tregon Vetoni. Ai shton se i është dashur kohë për të marrë vendimin e duhur, nëse duhej që me paratë që posedonte të blinte dyqan apo një apartament. “Besoj që kam marrë vendimin e duhur, përsa i përket blerjes së dyqanit, megjithëse shumica e njerëzve, që kam pyetur më kanë thënë të blej më mirë shtëpi, ku të fus kokën,” tregon tregtari.
 
E identifikuar

deep

Shiko profilin
« Përgjigjja #1 më: 11-11-2007, 22:21:07 »
Citojeni

Une do e kisha Blerë  nje apartament me dyqan... sepse keshtu  e kisha rritur te ardhurat e jetes  hmmmmm
E identifikuar
Faqe: [1]   Shko lart
Përgjigjja Dërgojeni këtë temë Printojeni faqen

Shko te:  

+ Përgjigje e shpejtë


Radio Live | Sfonde per Kompjuterin Wallpapers | Filmime Videoklipe | Lajme | Vip-at Shqiptar | Muzike, Filma, Sport, Humor | Direktoria | Mp3 Shqip | Galeria | Shqiptaret | Info Sporti | Money Online | Big Brother Albania | Lojra | Video Shqip | Muzik Shqip | Kenge Shqip | Filma Shqiptare | Humor Shqip | Yasnw | MuzikaWeb LinksMoz | Balkan | Shqiperia | Albania | Shtypi Shqiptar PDF | Blogu Shqiptar | MSN Avatars |