Ke vendosur te investosh, por s'di nga t'ja fillosh. Besoj pyetjet e para qe te vijnë ne kokë janë: "Sa para me duhen për te investuar? Si ti fus parate ne burse? Nga t'ja filloj ne gjetjen e aksioneve? Si ti ndjek? Si ngrihet e bie vlera e aksioneve ...etj."
Të gjitha këtyre pyetjeve nuk do i përgjigjem tani, por shpresoj qe do ja gjeni përgjigjet ne diskutimet e ndryshme ne "klub." Gjithashtu, për ata qe nuk dinë shumë nga bursa, do mundohem t'jua shpjegoj ashtu siç do desha t'ma shpjegonin kur fillova te investoj -- pra sa me thjeshtë qe te jetë e mundur.
Fillimisht, çfarë është aksioni? Aksioni simbolizon pronesi ne kompani. Imagjinojeni kompanine si një shtepi me tulla. Çdo tulle është një aksion. Pra të gjitha tullat te mbledhura se bashku perbejne vleren komplet te kompanise. Kur ti investon ne një aksion, atëherë, ke marrë pronesi te një tulle ne shtepi. Nëse vlera e shtepise (kompanise) rritet, edhe vlera e tulles (aksionit) qe ke blere, rritet -- dhe anasjelltas.
Ne burse, mund te blesh sa aksione të duash, edhe nga çdo kompani qe është e listuar, pra qe i ka bërë aksionet e veta publike. Nëse kompania është e listuar apo jo, ajo varet nga ekipi manaxhues i kompanise. Ka plot kompani te mëdha qe nuk tregtohen ne burse (Mars, Cargill ..etj)
Ok, tani e more vesh pak a shumë se çfarë është bursa. Hapi i dytë, si te investosh?
Ne përgjithësi ka dy mënyra investimi:
1. Me ndihmën e "broker-ave."
2. Vet, nëpërmjet internetit
- Broker-at
Kur isha akoma në shkollë, punova një vere tek Hilliard-Lyons, krahu investues i PNC Bank si ndihmes shitjesh për 5 broker-a. Për mendimin tim, brokerat janë si puna e shitsave te makinave. Ka nga ata qe e dinë se për çfarë po flasin, ka edhe nga ata qe s'ja kanë haberin fare tregut. Nga 5 brokerat për te cilët punoja, nja 2 ishin te mirë, 2 ishin çka, ..edhe i fundit para se te bëhej broker, shiste lavatrice. Po s'ja pate fare haberin investimit, edhe s'ke nerva të mësosh, ja vlen t'investosh me broker. Po gjete broker te mirë, do kesh rezultate te mira, po t'ra shites lavatricesh, ...t'rroft lavatricja.
- Vet, nëpërmjet internetit
Kur investon vet, faktikisht investon nëpërmjet një shtepie investimi, por pa ndihmën e broker-ave. Pra, shtëpia e investimit, nëpërmjet internetit, te ofron pak a shumë te njëjtat "vegla pune" qe ka edhe brokeri. Ndryshimi është qe rrezikun për investimet e tua e merr krejtësisht vet. Mua me pëlqen qe te kontrolloj vet investimet e mija, kështu qe perdor scottrade.com për llogarine time te investimit. Ka plot website te tjera ku mund te investosh (etrade.com, tdwaterhouse.com, ameritrade.com ..etj)
Burimi:
http://groups.google.com/group/klubi-investimit/web/leksion-i-shkurter-mbi-bazat-e-investimit