Faqe: [1]   Shko poshtë
  Keshilloje  |  Printoje  
Autori Temë: Leksion i shkurter mbi bazat e investimit  (E lexuar 1176 herë)
0 anëtarë dhe 1 Vizitor po shikojnë këtë temë.
M A X
Admin


Karma: 36
offline offline

Gjinia: Mashkull
Postime: 11172



Shiko profilin WWW
« më: 08-11-2007, 01:29:15 »

Ke vendosur te investosh, por s'di nga t'ja fillosh.  Besoj pyetjet e para qe te vijne ne koke jane: "Sa para me duhen per te investuar? Si ti fus parate ne burse?  Nga t'ja filloj ne gjetjen e aksioneve?  Si ti ndjek?  Si ngrihet e bie vlera e aksioneve ...etj."

Te gjitha ketyre pyetjeve nuk do i pergjigjem tani, por shpresoj qe do ja gjeni pergjigjet ne diskutimet e ndryshme ne "klub."  Gjithashtu, per ata qe nuk dine shume nga bursa, do mundohem t'jua shpjegoj ashtu sic do desha t'ma shpjegonin kur fillova te investoj -- pra sa me thjeshte qe te jete e mundur.

Fillimisht, cfare eshte aksioni? Aksioni simbolizon pronesi ne kompani.  Imagjinojeni kompanine si nje shtepi me tulla.  Cdo tulle eshte nje aksion. Pra te gjitha tullat te mbledhura se bashku perbejne vleren komplet te kompanise. Kur ti investon ne nje aksion, atehere, ke marre pronesi te nje tulle ne shtepi.  Nese vlera e shtepise (kompanise) rritet, edhe vlera e tulles (aksionit) qe ke blere, rritet -- dhe anasjelltas.

Ne burse, mund te blesh sa aksione te duash, edhe nga cdo kompani qe eshte e listuar, pra qe i ka bere aksionet e veta publike. Nese kompania eshte e listuar apo jo, ajo varet nga ekipi manaxhues i kompanise.  Ka plot kompani te medha qe nuk tregtohen ne burse (Mars, Cargill ..etj)

Ok, tani e more vesh pak a shume se cfare eshte bursa.  Hapi i dyte, si te investosh?

Ne pergjithesi ka dy menyra investimi:
1. Me ndihmen e "broker-ave."
2. Vet, nepermjet internetit

- Broker-at
Kur isha akoma ne shkolle, punova nje vere tek Hilliard-Lyons, krahu investues i PNC Bank si ndihmes shitjesh per 5 broker-a.  Per mendimin tim, brokerat jane si puna e shitsave te makinave.  Ka nga ata qe e dine se per cfare po flasin, ka edhe nga ata qe s'ja kane haberin fare tregut.  Nga 5 brokerat per te cilet punoja, nja 2 ishin te mire, 2 ishin cka, ..edhe i fundit para se te behej broker, shiste lavatrice.  Po s'ja pate fare haberin investimit, edhe s'ke nerva te mesosh, ja vlen t'investosh me broker.  Po gjete broker te mire, do kesh rezultate te mira, po t'ra shites lavatricesh, ...t'rroft lavatricja.

- Vet, nepermjet internetit
Kur investon vet, faktikisht investon nepermjet nje shtepie investimi, por pa ndihmen e broker-ave.  Pra, shtepia e investimit, nepermjet internetit, te ofron pak a shume te njejtat "vegla pune" qe ka edhe brokeri.  Ndryshimi eshte qe rrezikun per investimet e tua e merr krejtesisht vet.  Mua me pelqen qe te kontrolloj vet investimet e mija, keshtu qe perdor scottrade.com per llogarine time te investimit.  Ka plot website te tjera ku mund te investosh (etrade.com, tdwaterhouse.com, ameritrade.com ..etj)

Burimi: http://groups.google.com/group/klubi-investimit/web/leksion-i-shkurter-mbi-bazat-e-investimit
E identifikuar

Blog: 0lti.com

eMail: kontakt@0lti.com

MSN: olti@msn.com
ekonomi
Vizitor
« Përgjigju #1 më: 27-10-2009, 20:49:53 »

egzon bislimi nga ferizaji
E identifikuar
Faqe: [1]   Shko lart
  Keshilloje  |  Printoje  
 
Shko te:  


* Postimet e fundit ne ZY
Nuk ka postime per momentin. Deshiron te jesh ti i pari?

Anketa
  • A do te merrnit pjese ne nje proteste kunder vendosjejes se gjuhes greke si gjuhe zyrtare ne jug te vendit apo nje aktiviteti per te hequr tabelat rrugore ne greqishte?
  • Dot patjetër qe do të merrja pjesë
  • 35 (85%)
  • -
  • Dot edhe mundet
  • 1 (2%)
  • -
  • Dot asnjëherë...
  • 5 (12%)
  • -
  • Dot nuk e di
  • 0 (0%)
  • -
  • Numri total i votave: 39
  • Shiko temen

* Sponsor