Tregoni nëse ju ka shkuar ndonjëherë ne mendje qe ti futeni një biznesi virtual, thjeshtë duke ndenjur para kompjuterit tuaj e duke bërë qe llogaria juaj bankare te shkoje ne qiell.
Ju qe aktualisht po e bëni një gjë te tillë, si mendoni ja vlen një gjë e tillë apo duhet shumë pune?
Ne parim cdo lloj biznesi do pune dhe kohe.
Personalisht per momentin nuk shoh nje treg shqiptar ne internet, i cili mund te sherbeje si baze per te ngritur nje biznes. Kjo do te ndodhe kur interneti te filloje te hyje ne familjet shqiptare ne nje mesatare te konsiderueshme. Kjo gje nuk mund te arrihet pa kaluar dhe te pakten dy vjet.
Por tregu shqiptar i internetit eshte vetem njera ane, ose thene me mire eshte ana me e vogel dhe ndoshta me parendesi, pasi interneti eshte aq i madh sa vend per kedo qe ka deshire, vullnet dhe disa mundesi intelektuale per te nisur nje biznes fitimprures ne internet.
Per t'iu pergjigjur pyetjes shkurt: po kam menduar, por jam ende ne fazen e studimit dhe gjetjes se vetvetes ne nje kend te internetit per te zene dhe une peshq ne burimet e medha te parase qe rrjedhin ne WWW
