Para disa muajsh nisa te hapja nje llogari investimi me nje firme e cila te lejon te blesh dhe te shesesh aksione duke paguar nje shume/fee per c'do tranzaksion. Kjo pagese eshte forma e fitimit per keto kompani qe e bejne te mundshem investimin pa ndermjetesine e nje brokeri. Per disa arsye te ndryshme nuk e kam aktivizuar akoma llogarine dhe nje nga keto arsye eshte sepse nuk kam pasur kohe te studioj tregun me hollesi dhe te zgjedh aksionet te cilat besoj se do kene nje te ardhme te mire. Me pak fjale do te permbledh disa nga faktoret qe jane te rendesishem ne zgjedhjen e aksione kur investoni vete pa ndihmen e nje brokeri.
Eshte shume e rendesishme te jesh i pergatitur dhe te njofesh tregun kur vendos te investosh vete. Kjo nuk do te thote te jesh specialist ne fushen e finances dhe investimit por gjithesesi duhet te kesh nje dituri te mire te tregut dhe aktiviteve te cilat ndikojne cmimet e aksioneve. Une do te keshilloja qe per dike qe nuk ka shume dijeni kjo rruge do te jete pak e veshtire ne fillim, keshtuqe do te ishte me mire te fillohej me nje broker. Pasi te kete kaluar pak kohe dhe personi te kete me shume eksperience atehere mund te kalohet ne investim pa broker. Megjithate eshte e rendesishme te theksohet se tregu i aksioneve eshte nje nga tregjet me te paparashikueshem dhe rreziku eshte gjithmone i larte edhe per nje broker me eksperience. Keshtuqe nese investoni vete dhe kaloni ne humbje kjo s'do te thote qe nuk keni bere zgjedhjet e duhura, por mund te jete thjesht nje lekundje e tregut.
Nje aspekt tjeter i rendesishem i investimit pa broker eshte qe investimin duhet ta shikoni si dicka afatgjate. Nuk duhet te mundoheni te perfitoni nga uljet dhe ngritjet e cmimeve ditore sepse kjo eshte menyre shume e rrezikshme e cila mund tju kushtoje shtrenjte. Keshtuqe eshte me mire te investoni dhe te mos i ndryshoni aksionet kur cmimet fillojne te lekunden. Nesi i shisni aksionet kur cmimet kane rene, per momentin, ju do te humbisni. Nese prisni, cmimet ka shume mundesi te ngrihen perseri dhe keshtu nuk keni per te pesuar humbje. Kini durim dhe mos u trembni nga lekundjet momentare te tregut, sepse keto jane mese normale.
Dhe si perfundim, eshte e rendesishme qe te diversifikoni portofolin tuaj te investimeve. Kjo eshte nje nga pikat kyce qe mundesojne rritjen e vleres se portofolit, ose thjesht minimizon rrezikun e humbjes se vleres. Diversifikimi duhet bere midis industrish, vendodhjeje (gjeografikisht), dhe llojeve te aksioneve.
Nuk po hyj shume ne detaje sepse secila nga pikat me lart mund te shtjellohet ne nje teme me vete.
Burimi:
http://groups.google.com/group/klubi-investimit/web/investimi-ne-burse-pa-broker