Another great RocketTheme Joomla Template brought to you by the RocketTheme Joomla Template Club.

User

Mirësevini, Vizitor. Ju lutemi të identifikoheni ose regjistrohuni.


Sponsor









Etiketa

Forumi EkonomikForumi EkonomikBiznesi ne NisjeInterneti shqiptar dhe biznesi.


Faqe: 1 [2]   Shko poshtë
PërgjigjjaDërgojeni këtë temëPrintojeni faqen
Autori Temë: Interneti shqiptar dhe biznesi.  (E lexuar 2454 herë)
0 anëtarë dhe 1 Vizitor po shikojnë këtë temë.
FareTop

Shiko profilin
« Përgjigjja #15 më: 16-07-2006, 02:19:47 »
Citojeni

Unë si konsumator (internout) e shikoj qe shumica e banierave kanë mungese sible. nuk e di konkretisht për sitin tuaj sepse nuk kam hasur ne asnjë bannier tuajen.
Me lartë kishe dhen një adrese tjetër www.albpr.org ne te cilën shikohet konkretisht gabimi strategjise ne marketingun e tyre.

ndërsa si konsomator (webmaster) sitet nuk kanë shkembim banierash ndermjet tyre, ose janë fare te pakta. sepse synojne te shkembejne me sitet e "mdhaja".
çmimet 30-50€/M (afishim stabel) janë korekt për sitet rentabel, ndërsa për sitet mesatare ose jo rentable duhet te praktikohen shkembime ose çmime simbolike maximumi 5€/M. me afishim rotativ banierash. te praktikohet lista partenereve qe zakonisht harohet.
Të eliminohet praktika e forumeve shqiptare, qe analizojne me loop çdo resht te postimeve për te gjetur frazat e presupozuara si reklama. Pra me tolerant ne këtë drejtim (me sitet jo komerciale) kjo nuk perben asnjë konkurence për forumet, sepse antari vjen ne forumin ku ka krijuar rrethin e tij me te cilin ka dëshirë te komunikojë, dhe jo për temat e forumit, ato pothuajse i gjen te ster-kopjuara ne te gjithë forumet.
 

për ta përfunduar, unë vete nuk praktikoj asnjeren nga këto, sepse dhe unë hyjë ne grupin e madh të atyre qe e nenvlefsojne marketingun online, ose qe nuk kanë mundësi për ta praktikuar.

Përshëndetje
E identifikuar
njoftime.com
Tregu me i madh online

Shiko profilin WWW
« Përgjigjja #16 më: 17-07-2006, 03:12:41 »
Citojeni

Max nuk jam ne gjendje te diskutoj ne rang webmasterash, sepse vete jam marketer , por përsa i përket publicitetit besoj se është ende shpejt te ndërmarrësh atë lloj hapi për kushtet ku ndodhet Shqipëria.
Mendoj se edhe struktura me script forumi i www.njoftime.com është provizore deri ne momentin sa te piqen kushtet për te ndërmarrë hapin tjetër ne një mjedis me solid, me perdorues te Internetit disa herë me shumë se sot.
Njoftime.com është munduar te shfrytezoje mjetet me ekonomike, për te mbjell faren e asaj qe do mbij nesër. Nuk mund te dal ne publicitet masiv ne televizion, sepse është kosto e tepert. Shumica e audiences mund të mos jenë perdorues Interneti, kështu qe efekti besoj se do ishte njësoj.
Perdoruesit e Internetit mund te arrihen fare mirë me e-mail qe është një proces i thjeshtë dhe pa kosto.
Fare top ke thënë një fjali qe unë nuk po arrij ta kuptoj se ku qëndron gabimi i kësaj strategjie. Ne me www.albpr.org dhe www.albcomport.com jemi partnere.
Me lartë kishe dhen një adrese tjetër www.albpr.org ne te cilën shikohet konkretisht gabimi strategjise ne marketingun e tyre.
Instituti Shqiptar i Marredhenieve Publike shperndan një newsletter çdo jave ne 6300 adresa e-mailesh (adresa te selektuara) dhe të jesh prezent ne çdo numer te tij nuk besoj se është gabim strategjie. Mund të jesh shumë i miri si webmaster, por te duhen edhe ca leksione marketingu buzeqeshje
Këtu i gjeni edhe numrat e newsletterave te ISHMP-se:
http://www.albpr.org/g-news/newsletter/

Raste te vendosjes dhe shkembimit te banerave kemi pas me disa faqe.
http://www.njoftime.com/forumdisplay.php?f=15
http://www.njoftime.com/forumdisplay.php?f=32

Me këtë rast kush është i interesuar ne shkembim banerash jemi të hapur për bashkëpunim.
E identifikuar

FareTop

Shiko profilin
« Përgjigjja #17 më: 17-07-2006, 07:13:18 »
Citojeni

Fare top ke thënë një fjali qe unë nuk po arrij ta kuptoj se ku qëndron gabimi i kësaj strategjie. Ne me www.albpr.org dhe www.albcomport.com jemi partnere.

Instituti Shqiptar i Marredhenieve Publike shperndan një newsletter çdo jave ne 6300 adresa e-mailesh (adresa te selektuara) dhe të jesh prezent ne çdo numer te tij nuk besoj se është gabim strategjie. Mund të jesh shumë i miri si webmaster, por te duhen edhe ca leksione marketingu buzeqeshje
Këtu i gjeni edhe numrat e newsletterave te ISHMP-se:
http://www.albpr.org/g-news/newsletter/

Me këtë rast kush është i interesuar ne shkembim banerash jemi të hapur për bashkëpunim.

Webmaster është fjale tepër e përgjithshme qe përmbledh shumë gjëra brenda, pra pak nga të gjitha në lidhje me krijimin dhe manaxhimin e sitit.
sigurisht qe kam nevojë për mesime ne marketing, prandaj dhe po marrë pjesë ne këtë diskutim, sepse pas çdo debati mesojme gjëra të reja.

kur kam folur për adresen me lartë kam pasur parasysh qe ti e prezantove si një sit qe është për marketing online, pra dhe analiza është bërë ne këtë kend veshtrimi.
unë e konsideroj si mungese sible, ose gabim strategjie ne marketing, faktin qe nuk i drejtohesh publikut qe siblon me te njëjtën gjuhe qe ai perdor.

ky është një detaj qe nuk ka nevojë të jesh marketist qe ta dallosh  gabimin, te paktën kjo është analiza ime. pjesen tjetër nuk arrita ta shikoj ose ta "analizoj" sepse kjo ishte pengesa e pare qe nuk me la te shkoja me tutje.

p.sh.. ju keni marrë një drejtim te specifikuar "njoftimet" për këtë keni gjetur dhe perdorur mjtetet e duhura, - emrin, gjuhën, mënyrën e afishimit etj. pra me tepër do të shpresoja tek ju sesa tek ata.

shkembimi i reklames me ju me duket interesant , por dhe n.q.s. ju do ti keni te zena hapsirat, përsëri ju propozoj reklame ne sitin tim pa asnjë lloj detyrimi (financiar e moral) ndaj meje. (kjo është e vlefshme dhe për forumin)

për mesimet e marketingut jam i interesuar, por duke ju shmagur diskutimeve mbi parimet dhe principet e tij, e duke favorizuar sqarimet e detajuara qe me duken me tepër frutdhenese.





E identifikuar
njoftime.com
Tregu me i madh online

Shiko profilin WWW
« Përgjigjja #18 më: 17-07-2006, 09:24:42 »
Citojeni

Kur thashë qe nuk jam webmaster e kisha ne kuptimin qe nuk jam ne gjendje te diskutoj ne terma teknik, sikunder nuk po e deshifroj dot as fjalën "sible". Kështu qe atë fjalinë qe e përmend 2 herë fjalën sible nuk e shqiperoj dot.
Unë thashë qe përpjekjet e portalit tonë kanë qenë te atilla qe përveç te tjerave janë perqendruar te krijojne një njohje masive te marketingut online. Një prej mediave ku jemi shperfaqur me tepër është edhe newsletteri i ISHMP-se i cili shpërndahet me e-mail, më pak fjale aty ku është targeti i duhur, qe është perdoruesi i Internetit.
Newsletteri i ISHMP-se, po ta keni lexuar, nuk i është dedikuar marketingut online. Qëllimi i tij është ngritja ne një stad me te lartë e shkences se komunikimit si dhe sjelljen dhe prezantimin nëpërmjet artikujve te metodave te promovimit, metoda qe janë pak te njohura për marketeret dhe publikun ne përgjithësi.    

Sa për hapësira reklamimi, portali ynë i ka me bollek, ç'ka do të thotë qe nqse ke banner mund ta realizojmë një shkembim.
E identifikuar

FareTop

Shiko profilin
« Përgjigjja #19 më: 17-07-2006, 11:53:17 »
Citojeni

ke te drejtë për fjlen sible*, sepse nuk ehte shqip, është pakujdesi e imja. por mendova se e dije, sepse përdoret ne po atë gjuhe qe pedoret dhe fjala marketing, te dyja i gjen shpesh afër njera-tjeters nëpër leksionet e marketingut.

pra fjala *sible = shënjë (marrje ne shenjë, ose me e afert është fjala nishan ne gjueti, gjuan*)
por nga kontexti ehte e kuptuehme se për çar po flas luj syun.

unë kur jam shprehur për këtë sit, i jam pergjigjur asaj qe ke thënë ti me lartë, duke dhënë argumentin tim "sible" ne këtë sit si shembull. pra e kam kuptuar lidhjen tuaj me ta, dhe nuk po diskutoja për ju.

çfare nuk shkon ne diskutimin tënd, është se ti flet gjithnjë ne flu* dhe nuk sqaron asgjë te argumentuar qe tjetri te shikoje konkretisht dhe jo te imagjinoj atë qe ke ti ne mendje.(nuk je vetëm dhe ne te tjerët bëjmë pjesë ne grup)

fjlor: *Flu= mjegullt (jo mjegull)
« Ndryshimi i fundit: 17-07-2006, 13:45:37 nga FareTop » E identifikuar
OnlineBP


Shiko profilin WWW
« Përgjigjja #20 më: 08-03-2007, 09:52:30 »
Citojeni

Atëherë çfarë duhet bërë qe kjo te eci?

kush është çmimi me i pershtatshem për afishimin e reklames nëpër sitet shqiptare ???



Me pare u diskutua pse reklamat ne sitet shqiptare kanë cmime shumë te larta. Unë besoj se një nga faktoret kryesore te këtij fenomeni është kerkesa. Nëse ata te shqiperia.com do të ulnin cmimit ne teori do të kishin me shumë persona qe do të donin te reklamonin te ai sit, po kjo ndodh vetëm ne teori. Besoj se stafi i Shqipëria.com i ka shumë te qarta nocionet baze te ekonomise, dhe përderisa vazhdon te këtë këto cmime te larta dhe vetëm disa bannera qe janë prej vitesh, do të thotë qe kerkesa është shumë e ulet. E meqë kerkesa është e ulet edhe çmimi do të jetë i lartë. 

E identifikuar

M A X
Gjinia: Mashkull


Shiko profilin WWW
« Përgjigjja #21 më: 23-08-2007, 01:18:47 »
Citojeni


Me pare u diskutua pse reklamat ne sitet shqiptare kanë cmime shumë te larta. Unë besoj se një nga faktoret kryesore te këtij fenomeni është kerkesa. Nëse ata te shqiperia.com do të ulnin cmimit ne teori do të kishin me shumë persona qe do të donin te reklamonin te ai sit, po kjo ndodh vetëm ne teori. Besoj se stafi i Shqipëria.com i ka shumë te qarta nocionet baze te ekonomise, dhe përderisa vazhdon te këtë këto cmime te larta dhe vetëm disa bannera qe janë prej vitesh, do të thotë qe kerkesa është shumë e ulet. E meqë kerkesa është e ulet edhe çmimi do të jetë i lartë. 



Mbase është kjo qe thua ti, pra një mungese kërkesë, por unë nuk do të isha dhe aq i sigurtë se kjo gjë qëndron.
Shumë biznese ne Shqipëri nuk ecin me llogjiken e tregut, por me një llogjike te pallogjike. Unë po të jap vetëm shembullin e turizmit shqiptar. Ka një cmime tmerresisht te larta për sherbime tmerrsisht te uleta, ose për sherbime qe nuk janë sherbime. Ku qëndron llogjika e tregut këtu?
Kështu dhe me bizneset shqiptare ne internet. Pra e keqja është tek një llogjike tregu alla-shqiptare, e cila ne fakt është pengesa kryesore për ngritjen dhe zhvillimin.
E identifikuar

endritii


Shiko profilin
« Përgjigjja #22 më: 03-11-2007, 22:24:02 »
Citojeni

Lexova pak tek kjo teme dhe mendimi im është ky: CMIMI I LARTE = CILESI E LARTE = KLIKUESHMERI TE LARTE

Po ta vini re me kujdes, sot për sot mediat me cmime te larta kanë një sukses të madh. Le të marim top-channel, për një reklame çmimi mund te arrij më me 20.000 deri ne 60.000 euro , edhe pse ka çmimin e lartë ka shumë reklama te cilat janë shumë aktive.

Besoj se e njëjta filozofi qëndron dhe ne faqet e internetit, po të kesh klikueshmeri te madhe është me se e llogjikshme qe çmimi i një reklame do të ishte i lartë. Pastaj nëse ul çmimin do të thotë qe shumë nga klijetet e tu po të largohen, jo nga çmimi i lartë por nga mos suksesi i kontrates qe dy palet kan nenshkruar.
E identifikuar

www.donimeraj.com
Info nga MP3, MJEKSIA, ASTRONOMIA, dhe ..... zbuloje vete!
tani84


Shiko profilin WWW
« Përgjigjja #23 më: 21-11-2007, 17:09:06 »
Citojeni

ky është një sit shum i mirë për informacione ekonomike.

www.ekonomia.it.gg
E identifikuar
Faqe: 1 [2]   Shko lart
Përgjigjja Dërgojeni këtë temë Printojeni faqen

Shko te:  

+ Përgjigje e shpejtë


Radio Live | Sfonde per Kompjuterin | Qindra Mijera Videoklipe | Lajme | Vip-at Shqiptar | Muzike, Filma, Sport, Humor | Faqe Interesante | Mp3 Shqip | Galeria | Shqiptaret | Info Sporti | Money Online | Big Brother Albania | Lojra | Video Shqip | Muzik Shqip | Kenge Shqip | Filma Shqiptare | Humor Shqip | Euro 2008 Photo | MuzikaWeb |