Another great RocketTheme Joomla Template brought to you by the RocketTheme Joomla Template Club.

User

Mirësevini, Vizitor. Ju lutemi të identifikoheni ose regjistrohuni.


Sponsor











Etiketa

Forumi EkonomikForumi EkonomikBiznesi ne NisjeInterneti shqiptar dhe biznesi.


Faqe: [1] 2   Shko poshtë
PërgjigjjaDërgojeni këtë temëPrintojeni faqen
Autori Temë: Interneti shqiptar dhe biznesi.  (E lexuar 2935 herë)
0 anëtarë dhe 1 Vizitor po shikojnë këtë temë.
M A X
Gjinia: Mashkull


Shiko profilin WWW
« më: 28-06-2006, 18:50:31 »
Citojeni

Duke lexuar ne internet jam hasur me fakte shume interesante, te cilat nuk i kam ditur dhe as kam menduar se mund te kishte dicka te tille. Konkretisht, kam lexuar qe ne boten e internetit behet nje biznes i jashtezakonshem qe vlen qindra miliarda dollare. Po permend vetem nje rast; Lycos.com nje nga portalet me te medhaja ne rrjet qe i ishte shitur kompanise spanjolle Terra Networks per 12.5 miliarde dollare (!!!). Dhe te mendoni qe ne ate kohe  kur u be shitja (tetor 2000) lycos ishte vetem portali i trete me i madh ne bote pas Yahoo dhe MSN. Ky pra ishte vetem nje fakt per te ilustruar fuqine gjigande qe ka ekonomia e bazuar ne internetin.

Po interneti shqiptar a i ka sot premisat per te qene nje vend biznesi.Nuk po them i fuqishem apo mesatar, thjeshte a ka vend dhe mundesi reale per te bere biznes ne internetin shqipfoles?.
Vura re qe jane inkuadruar disa persona me dije per nga biznesi ketu ne rubriken e ekonomise dhe shpresoj qe prej tyre te marr ndonje pergjigje, e cila mund t'i interesoje shume vetave.
E identifikuar

Galica

Shiko profilin
« Përgjigjja #1 më: 06-07-2006, 17:58:40 »
Citojeni

Fakt osht se ne internet behet treg me qindra miliarda dollare në vit.

Sa i përket pyetjes tënde, a ka treg ne internetin Shqipofoles?

Jo

Sepse shqiptaret e Shqiperis, Kosoves, Maqedonis 99,99 nuk kan fuqi blerje the nuk disponojn VISA, Mastercard, Amex e cila ësht e vetmja menyr per pages ne internet.

E vetmja mundesi osht qe te i drejtohesh Shqiptareve te perendimit ku ma merr mendja osht një treg qe ka fuqi the deshir te paguaj per produkte te lypura.

Por mendimi im osht se ma mir osht me ju drejtu tregut te huaj se me ju marr parat shqiptarve.
E identifikuar
AIPR
Albanian Institute of Public Relations
Gjinia: Mashkull

Shiko profilin WWW
« Përgjigjja #2 më: 07-07-2006, 06:41:54 »
Citojeni

Nese nuk gaboj kur thoni biznes shqipfoles e keni fjalen thjesht transaksione (shitje-blerje) nepermjet Internetit?

E identifikuar

M A X
Gjinia: Mashkull


Shiko profilin WWW
« Përgjigjja #3 më: 07-07-2006, 09:38:19 »
Citojeni

Nëse nuk gaboj kur thoni biznes shqipfoles e keni fjalën thjesht transaksione (shitje-blerje) nëpërmjet Internetit?



Une do te permendja dhe reklamen e firmave (pervec transaksioneve) qe nuk kane internetin si baze te biznesit te tyre, por qe e perdorin ate per te reklamuar produktet. Por a ka nje publik aq te madh ne internetin shqiptar, qe t'i shtyje firmat te reklamojne dhe aty?!
E identifikuar

Galica

Shiko profilin
« Përgjigjja #4 më: 07-07-2006, 19:33:00 »
Citojeni

Nëse nuk gaboj kur thoni biznes shqipfoles e keni fjalën thjesht transaksione (shitje-blerje) nëpërmjet Internetit?



Po

Ne përgjegjjen time te par e pata fjalen vetem per transaksione (shitje-blerje) nëpërmjet Internetit.

Sa i perket publikut Shqiptar ne internet ma merr mendja se rreth 2 mijon shqiptar qe kan mundsin te hyjn online qdo dite.

Publik ka, por një banner ne nje webfaqe nuk osht e mjaftueshpe per nje bizenis lokal. Por kisha preferu se qdo biznis Shqiptar te ket një webfaqe te vete pë te i informu visitort se qfar dobie kan prej produkteve te ketij biznesi.
E identifikuar
FareTop

Shiko profilin
« Përgjigjja #5 më: 11-07-2006, 18:07:25 »
Citojeni

Mirdita,

Bisnes shqiptar ka (fare pak) ne internet por ai prezantohet ne gjuhe te huaj sepse siç eshte thene nuk ka fuqi blerse te mjaftueshme, nga publiku shqiptar.
persa i perket reklamave nuk besoj se do te kete ndonje gje te madhe, sepse çmimet qe kerkojne sitet qe te lejojne reklamen e tyre jane te shtrenjta.
zakonisht webmasterat ne venjen e çmimeve marrin si baze ato te atyre siteve qe ke permendur ti dhe ahrojne per te bere adoptimin per publikun te cilit i drejtohen.

qe lykos e te tjere kane aritur deri aty, sepse ne fillim jane nisur me sherbime e reklama falas, gje qe per webmasterat shqiptar eshte e pa pranueshme.
kjo me teper eshte çeshtje mode, ose i referohen perkthimit fjale per fjale te textit FAQ te scriptit pa u munduar ta pershtasin ate me mentalitetin e publikut tyre.
gjithashtu qe pjesa me e madhe e siteve shqiptare jane forume, pra nuk offrojne gje tjeter veçse Mp3 e diskutim.

 psh. ti Max ke menduar ose ke pasur ndonje ide per bisnes, e çar te ka penguar qe nuk e ke realizuar ate? (me teper si debat konstruktiv)

imagjino qe neser dikush te propozon per diçka , kush do te jete pozicioni jot ne kete drejtim?

-si puna jote jam dhe une e te gjithe, pra dhe ti mund te besh te njejtat pytje.




E identifikuar
njoftime.com
Tregu me i madh online

Shiko profilin WWW
« Përgjigjja #6 më: 13-07-2006, 10:51:04 »
Citojeni

E vërteta është qe ne Shqipëri ka një mungese te theksuar nga njerëzit e biznesit ne njohjen e koncepteve baze dhe ne teresi te fushes se marketingut. Pak me tepër ekziston kjo mosnjohje për marketingut online.
Portali ynë, qe e ka bazuar te gjithë vizionin e saj ne krijimin e këtij mediumi të ri si mjet alternativ marketimi, shpesh herë është perpjekur te ngreje një mjedis njohjeje te këtij sherbimi, nëpërmjet publikimeve ne gazeta dhe ne newsletters online, sikurse është edhe ai qe shperndan ISHMP-ja ( www.albpr.org ) me e-mail.
E vërteta është qe reklamimi online sjell disa perparesi qe mediat e tjera nuk kanë mundësi t'i ofrojnë.

E para është qe efekti i reklamimit online është i matshem. Teknikat e Internetit lejojne qe kushdo te jetë ne gjendje te masë numrin e vizitoreve qe ka marrë ne faqe dhe t'i ndjek ata deri ne burimin se nga kanë hyrë dhe me çfarë IP. Me pak fjale t'i identifikoje se kush ka qenë vizitori i tyre. Ndryshe nga kjo, mediat e tjera e kanë te pamundur te japin një shifer ekzakte se kush e ka ndjekur reklamen dhe çfarë segmenti tregu i ka perkuar audienca.

E dyta reklamat online janë 24/7/365 ditë te vitit te arritshme dhe nuk ekziston mundësia te kalohen pa u verejtur te paktën nga vizitoret.

E treta - interaktiviteti qe ofrojnë këto reklama online e kalojne performancen e formatit te një reklame ne gazete, por edhe te asaj ne TV. Kjo do të thotë qe një reklame/banner online mund te ofrojë një filmim, një mesazh te animuar njësoj si një reklame televizive. Pervec kësaj kjo reklame/banner te ofron mundësinë te linkohet me faqen web te kompanise apo me çfarëdo lloj materiali tjetër me oferte apo informacion qe i intereson kompanise te shfaq. Kjo jo vetëm e thellon dhenien e informacionit për konsumatorin potencial te kompanise, gjeneron një trafik me të madh për kompanine duke e renditur ne vendet e para te listave te motoreve te kerkimit, por edhe mund te rezultoje me një shitje direkte online.

E katerta - cmimet e një reklame online (po flas për kushtet aktuale ne Shqipëri) janë shumë herë me ekonomike se te çdo media tjetër. Një reklame televizive varjon nga 80-500 Euro për 30 sekonda spot. Një reklame ne gazete varjon nga 20 - 300 Euro ne varësi te permases se reklames dhe kolorit (d.m.th. me ngjyra ose pa ngjyra). Ndërsa një reklame/banner online mund te varjoi nga 20-50 Euro për gjithë muajin duke marrë parasysh faktin qe përmenda ne pikën e dytë.


Fakt është qe numri i perdoruesve te Internetit ne Shqipëri po rritet nga dita ne ditë, çka do të thotë qe faqet web qe do thithin numrin me të madh te vizitoreve kanë për te qenë një medium i rëndësishëm marketingu ne të ardhmen, përkrah televizioneve dhe gazetave. Shpresojmë ne rradhë të parë te rritet niveli i njohjes se teknikave te marketingut ne përgjithësi dhe e marketingut online ne veçanti.
Jam i mendimit se edhe forumet po luajnë një rol te rëndësishëm ne arritjen e kësaj njohjeje ne kohe sa me te shpejte.

Gjithë te mirat!


E identifikuar

FareTop

Shiko profilin
« Përgjigjja #7 më: 14-07-2006, 07:21:59 »
Citojeni

1-E para është qe efekti i reklamimit online është i matshem.
2-E dyta reklamat online janë 24/7/365 ditë dhe nuk ekziston mundësia te kalohen pa u verejtur te paktën nga vizitoret.
3-E treta - interaktiviteti qe ofrojnë këto reklama online e kalojne performancen e formatit te një reklame ne gazete, e TV.
4-E katerta - cmimet e një reklame online janë me ekonomike se te çdo media tjetër. reklame/banner online nga 20-50 Euro/muaji


 Ne disa gjëra ke te drejtë, por ne disa te tjera i ke kaluar shkallet dy e nga dy...

çdo gjë matet me faktoret ndikues te aksionit qe kryen, pra krahasimet nuk janë aq te thjeshta sa janë bërë këtu.
megjithatë ky është këndvështrimi jot i problemit, unë si konsumator do ta shikoja me ndryshe.
E identifikuar
M A X
Gjinia: Mashkull


Shiko profilin WWW
« Përgjigjja #8 më: 14-07-2006, 09:35:14 »
Citojeni

Ne radhe te pare djema ju falenderoj per pergjigjet e dhena.

Me sa kam vene re sot per sot shumica e mediave shqiptare qe kane prezence online, nuk e kane kuptuar ende rendesine e internetit, ose eshte kjo tjetra, qe tregu shqiptar i bazuar ne internetin eshte shume i dobet dhe per kete besoj se jemi dakord te gjithe.
Por nga ana tjeter duhet permendur se gjithcka eshte bere ne kete drejtim ka qene spontane dhe e panxitur nga faktore te jashtem, sic do te ishte shteti shqiptar psh. Nese ka internet shqiptar sot, kjo ka ardhur fale punes me pasion te disave, pune e cila pervec kenaqsise se arritjes se asaj qe eshte deshiruar, nuk eshte se ka sjelle ndonje perfitim material, perkundrazi jane shpenzuar shume para nga xhepi per dicka qe nuk sjell gje.
Sic permenda me siper mediat e fuqishme shqiptare nuk e kane kuptuar rendesine e internetit dhe ofertat e tyre per te reklamuar ne portalet qe posedojne jane teper te larta. Nese i vini re faqeve te gazetave shqiptare, qe jane dhe me te vizituarat, aty do te gjeni cmime skandaloze ne kembim te nje banneri. Po permend ketu gazeten "Shekulli" me adresen e saj shekulli.com.al e cila deri para pak kohesh kishte cmime fantastike (diku te 15 €uro dita per nje banner), po ashtu dhe Koha Jone si dhe portali Shqiperia.com
Konkretisht cmimet qe ka Shqiperia.Com i gjeni ketu: http://www.shqiperia.com/reklamim@shqiperiacom.pdf
Nuk e di juve, por mua me duken te larta dhe kete opinion timin e verteton dhe fakti se ato bannera qe ka ajo faqe jane aty prej me shume se nje vit.
Keta kerkojne shume para per te vendosur reklama dhe normalisht jane shume te pakte ata qe reklamojne, por perseri keta subjekte nuk i ndryshojne cmimet. Pra duke mos qene fleksibel ata nuk fitojne gje sepse askush nuk reklamon dhe nga ana tjeter marketingu ne internetin shqiptar eshte gati zero. Nje ndermarrje per t'u pershendetur eshte ajo e Njoftime.Com por perseri kjo mbetet e kufizuar si per shkak te struktures se faqes por dhe permbajtes se saj.
E identifikuar

FareTop

Shiko profilin
« Përgjigjja #9 më: 14-07-2006, 10:37:11 »
Citojeni

Atëherë çfarë duhet bërë qe kjo te eci?
E identifikuar
arbias
Urime pavarsija
Gjinia: Mashkull


Shiko profilin WWW
« Përgjigjja #10 më: 14-07-2006, 10:38:08 »
Citojeni


http://www.shitblerje.com/

kjo esht nje deri dikund per nisje e per nje tjeter veb kisha mendu ndryshe psh...?
Nese e i bashkon diqka dikand dmth e investon veten. hmmmmm
Un kam pa nej veb me ka pelqyer po sdi si behet ajo pun aty skishte pagesa me kart bankash vetem me gsm tash besoj se me kuptoni..?
E identifikuar

Lirin nuk u a solla un atè e gjeta mes jush !
FareTop

Shiko profilin
« Përgjigjja #11 më: 14-07-2006, 10:56:25 »
Citojeni

Atëherë çfarë duhet bërë qe kjo te eci?

kush është çmimi me i pershtatshem për afishimin e reklames nëpër sitet shqiptare ???
E identifikuar
njoftime.com
Tregu me i madh online

Shiko profilin WWW
« Përgjigjja #12 më: 14-07-2006, 11:01:28 »
Citojeni


 Ne disa gjëra ke te drejtë, por ne disa te tjera i ke kaluar shkallet dy e nga dy...

çdo gjë matet me faktoret ndikues te aksionit qe kryen, pra krahasimet nuk janë aq te thjeshta sa janë bërë këtu.
megjithatë ky është këndvështrimi jot i problemit, unë si konsumator do ta shikoja me ndryshe.


Ok Fare Top dua te mesoj argumentet e tu si konsumator. Si e sheh ti nje reklame online ne formatin baner?

Me kete rast jam shume i hapur te pres sugjerimet edhe verrejtjet e Max ne lidhje me portalin www.njoftime.com.  Do ishin teper te cmuara per ne mendimet tuaja, sikurse ju falenderojme edhe per fjalet e mira qe thate ne drejtim te nismes sone.

Le ta kthejme ne forme debati, ashtu sikurse eshte deshira e te gjitheve.
Duke ditur qe qellimi i portalit tone eshte te arrijme perfeksionin, po e perseris edhe nje here qe jemi te hapur te degjojme cfaredo lloj sugjerimi dhe verrejte qe ju mund te keni.

Kalofshi mire!
E identifikuar

arbias
Urime pavarsija
Gjinia: Mashkull


Shiko profilin WWW
« Përgjigjja #13 më: 14-07-2006, 11:09:32 »
Citojeni

Po kend e pyte more fare top se po kam frig t pergjigjem se as shkrimin tim se ke popjuar..?
Nejse ska gje une dhash mendimin tim deri dikund ashtu pa krye.

www.festat.com

shihe ketu sa kushton nje reklam, ama kjo me se shumti i pershtatet forumit per t ber reklamat se sa nje siti veb se ketu mund  frkuentohet me mÚ shum antar dhe t lajmrohet neper t tjer.

Mir do t ishte ti vihet ne Ballinen e forumit keto sosh reklam..?
E identifikuar

Lirin nuk u a solla un atè e gjeta mes jush !
M A X
Gjinia: Mashkull


Shiko profilin WWW
« Përgjigjja #14 më: 15-07-2006, 10:46:28 »
Citojeni

Ajo qe shoh une si problem tek Njoftime.Com eshte fakti qe ju perdorni nje skript per forume. Besoj se do kishte qene me mire te perdorej nje skript pikerisht per "Njoftime". Se dyti tek vetem qenia e faqes si nje faqe per njoftime. Ajo nisme do te funksiononte perfekt nese do kishte reklamen e duhur, dmth nese gati cdo perdorues shqiptar i internetit do e njihte ate faqe dhe ne kete menyre nese dikush do te kerkonte dicka do shkonte te kontrollonte atje. E njejta gje dhe per ate qe kerkon te vendose nje njoftim.

Tani per t'ju pergjigjur pyetjes se FareTop. Ne ekonomi duhet te ecet sipas parimit kerkese-oferte dhe pikerisht ne kete menyre do duhet te ecin ata qe kane nje sipermarrje ne internet dhe jo t'i vendosin cmimet ne menyre arbitrare pa e studjuar dhe pa e pare aspak nivelin e tregut shqiptar te internetit. Po marr si shembull Shqiperia.Com. Nese ata kane pare deri tani se me ato cmime nuk po reklamon kush, atehere besoj se eshte e llogjikshme se cmimet duhen ulur. Sipas nje llogarise time cmimet per bannera nuk duhet t'i kalojne 30-50 €urot. Dhe kjo per faqet e medha, ndersa per ato mesatare 10-20 €uro muaji. Ne kete menyre do ishte per secilin e arritshme te besh reklame ne internet per te promovuar ate qe ke bere. Tani jo se 100 apo 150 €uro qe kerkon ndonje faqe jane shume, por duke qene se askush nuk fiton nga interneti, atehere askush nuk i shpenzon ato para.
Duke pare te gjitha keto qe permenda ne jemi ne nivelin e sotem ku gjerat ecin shume pak. Por nese do kishte fleksibilitet, atehere edhe ata do te fitonin dicka edhe ata qe nisin dicka te re do e kishin me te lehte ta promovonin dhe ndoshta edhe te kishin suksesin e deshiruar.
E identifikuar

Faqe: [1] 2   Shko lart
Përgjigjja Dërgojeni këtë temë Printojeni faqen

Shko te:  

+ Përgjigje e shpejtë


Radio Live | Sfonde per Kompjuterin Wallpapers | Filmime Videoklipe | Lajme | Vip-at Shqiptar | Muzike, Filma, Sport, Humor | Direktoria | Mp3 Shqip | Galeria | Shqiptaret | Info Sporti | Money Online | Big Brother Albania | Lojra | Video Shqip | Muzik Shqip | Kenge Shqip | Filma Shqiptare | Humor Shqip | Yasnw | MuzikaWeb LinksMoz | Balkan | Shqiperia | Albania | Shtypi Shqiptar PDF | Blogu Shqiptar | MSN Avatars |