Another great RocketTheme Joomla Template brought to you by the RocketTheme Joomla Template Club.

User

Mirësevini, Vizitor. Ju lutemi të identifikoheni ose regjistrohuni.


Sponsor









Etiketa

Forumi EkonomikForumi EkonomikBiznesi ne NisjeInterneti shqiptar dhe biznesi.


Faqe: [1] 2   Shko poshtë
PërgjigjjaDërgojeni këtë temëPrintojeni faqen
Autori Temë: Interneti shqiptar dhe biznesi.  (E lexuar 2423 herë)
0 anëtarë dhe 1 Vizitor po shikojnë këtë temë.
M A X
Gjinia: Mashkull


Shiko profilin WWW
« më: 28-06-2006, 18:50:31 »
Citojeni

Duke lexuar ne internet jam hasur me fakte shumë interesante, te cilat nuk i kam ditur dhe as kam menduar se mund të kishte diçka te tillë. Konkretisht, kam lexuar qe ne botën e internetit bëhet një biznes i jashtezakonshem qe vlen qindra miliarda dollare. Po përmend vetëm një rast; Lycos.com një nga portalet me te medhaja ne rrjet qe i ishte shitur kompanise spanjolle Terra Networks për 12.5 miliarde dollare (!!!). Dhe te mendoni qe ne atë kohe  kur u be shitja (tetor 2000) lycos ishte vetëm portali i tretë me i madh ne botë pas Yahoo dhe MSN. Ky pra ishte vetëm një fakt për te ilustruar fuqine gjigande qe ka ekonomia e bazuar ne internetin.

Po interneti shqiptar a i ka sot premisat për te qenë një vend biznesi.Nuk po them i fuqishem apo mesatar, thjeshtë a ka vend dhe mundësi reale për te bërë biznes ne internetin shqipfoles?.
Vura re qe janë inkuadruar disa persona me dije për nga biznesi këtu ne rubrikën e ekonomise dhe shpresoj qe prej tyre te marr ndonjë përgjigje, e cila mund t'i interesoje shumë vetave.
E identifikuar

Galica

Shiko profilin
« Përgjigjja #1 më: 06-07-2006, 17:58:40 »
Citojeni

Fakt është se ne internet bëhet treg me qindra miliarda dollare në vit.

Sa i përket pyetjes tënde, a ka treg ne internetin Shqipofoles?

Jo

Sepse shqiptarët e Shqiperis, Kosoves, Maqedonis 99,99 nuk kan fuqi blerje the nuk disponojn VISA, Mastercard, Amex e cila ësht e vetmja menyr për pages ne internet.

E vetmja mundësi është qe te i drejtohesh Shqiptareve te perendimit ku ma merr mendja është një treg qe ka fuqi the deshir te paguaj për produkte te lypura.

Por mendimi im është se ma mir është me ju drejtu tregut të huaj se me ju marr parat shqiptarve.
E identifikuar
AIPR
Albanian Institute of Public Relations
Gjinia: Mashkull

Shiko profilin WWW
« Përgjigjja #2 më: 07-07-2006, 06:41:54 »
Citojeni

Nëse nuk gaboj kur thoni biznes shqipfoles e keni fjalën thjesht transaksione (shitje-blerje) nëpërmjet Internetit?

E identifikuar

M A X
Gjinia: Mashkull


Shiko profilin WWW
« Përgjigjja #3 më: 07-07-2006, 09:38:19 »
Citojeni

Nëse nuk gaboj kur thoni biznes shqipfoles e keni fjalën thjesht transaksione (shitje-blerje) nëpërmjet Internetit?



Unë do të permendja dhe reklamen e firmave (përveç transaksioneve) qe nuk kanë internetin si baze te biznesit të tyre, por qe e përdorin atë për te reklamuar produktet. Por a ka një publik aq të madh ne internetin shqiptar, qe t'i shtyje firmat te reklamojne dhe aty?!
E identifikuar

Galica

Shiko profilin
« Përgjigjja #4 më: 07-07-2006, 19:33:00 »
Citojeni

Nëse nuk gaboj kur thoni biznes shqipfoles e keni fjalën thjesht transaksione (shitje-blerje) nëpërmjet Internetit?



Po

Ne përgjegjjen time te par e pata fjalën vetëm për transaksione (shitje-blerje) nëpërmjet Internetit.

Sa i përket publikut Shqiptar ne internet ma merr mendja se rreth 2 mijon shqiptar qe kan mundsin te hyjn online çdo ditë.

Publik ka, por një banner ne një webfaqe nuk është e mjaftueshpe për një bizenis lokal. Por kisha preferu se çdo biznis Shqiptar te ket një webfaqe te vete pë te i informu visitort se qfar dobie kan prej produkteve te këtij biznesi.
E identifikuar
FareTop

Shiko profilin
« Përgjigjja #5 më: 11-07-2006, 18:07:25 »
Citojeni

Mirëdita,

Bisnes shqiptar ka (fare pak) ne internet por ai prezantohet ne gjuhe të huaj sepse siç është thënë nuk ka fuqi blerse te mjaftueshme, nga publiku shqiptar.
përsa i përket reklamave nuk besoj se do të këtë ndonjë gjë te madhe, sepse çmimet qe kërkojnë sitet qe te lejojne reklamen e tyre janë te shtrenjta.
zakonisht webmasterat ne venjen e çmimeve marrin si baze ato të atyre siteve qe ke përmendur ti dhe ahrojne për te bërë adoptimin për publikun te cilit i drejtohen.

qe lykos e te tjerë kanë aritur deri aty, sepse ne fillim janë nisur me sherbime e reklama falas, gjë qe për webmasterat shqiptar është e pa pranueshme.
kjo me tepër është çeshtje mode, ose i referohen perkthimit fjale për fjale te textit FAQ te scriptit pa u munduar ta pershtasin atë me mentalitetin e publikut tyre.
gjithashtu qe pjesa me e madhe e siteve shqiptare janë forume, pra nuk offrojne gjë tjetër veçse Mp3 e diskutim.

 p.sh.. ti Max ke menduar ose ke pasur ndonjë ide për bisnes, e çar te ka penguar qe nuk e ke realizuar atë? (me tepër si debat konstruktiv)

imagjino qe nesër dikush te propozon për diçka , kush do të jetë pozicioni jot ne këtë drejtim?

-si puna jote jam dhe unë e te gjithë, pra dhe ti mund te besh te njëjtat pytje.




E identifikuar
njoftime.com
Tregu me i madh online

Shiko profilin WWW
« Përgjigjja #6 më: 13-07-2006, 10:51:04 »
Citojeni

E vërteta është qe ne Shqipëri ka një mungese te theksuar nga njerëzit e biznesit ne njohjen e koncepteve baze dhe ne teresi te fushes se marketingut. Pak me tepër ekziston kjo mosnjohje për marketingut online.
Portali ynë, qe e ka bazuar te gjithë vizionin e saj ne krijimin e këtij mediumi të ri si mjet alternativ marketimi, shpesh herë është perpjekur te ngreje një mjedis njohjeje te këtij sherbimi, nëpërmjet publikimeve ne gazeta dhe ne newsletters online, sikurse është edhe ai qe shperndan ISHMP-ja ( www.albpr.org ) me e-mail.
E vërteta është qe reklamimi online sjell disa perparesi qe mediat e tjera nuk kanë mundësi t'i ofrojnë.

E para është qe efekti i reklamimit online është i matshem. Teknikat e Internetit lejojne qe kushdo te jetë ne gjendje te masë numrin e vizitoreve qe ka marrë ne faqe dhe t'i ndjek ata deri ne burimin se nga kanë hyrë dhe me çfarë IP. Me pak fjale t'i identifikoje se kush ka qenë vizitori i tyre. Ndryshe nga kjo, mediat e tjera e kanë te pamundur te japin një shifer ekzakte se kush e ka ndjekur reklamen dhe çfarë segmenti tregu i ka perkuar audienca.

E dyta reklamat online janë 24/7/365 ditë te vitit te arritshme dhe nuk ekziston mundësia te kalohen pa u verejtur te paktën nga vizitoret.

E treta - interaktiviteti qe ofrojnë këto reklama online e kalojne performancen e formatit te një reklame ne gazete, por edhe te asaj ne TV. Kjo do të thotë qe një reklame/banner online mund te ofrojë një filmim, një mesazh te animuar njësoj si një reklame televizive. Pervec kësaj kjo reklame/banner te ofron mundësinë te linkohet me faqen web te kompanise apo me çfarëdo lloj materiali tjetër me oferte apo informacion qe i intereson kompanise te shfaq. Kjo jo vetëm e thellon dhenien e informacionit për konsumatorin potencial te kompanise, gjeneron një trafik me të madh për kompanine duke e renditur ne vendet e para te listave te motoreve te kerkimit, por edhe mund te rezultoje me një shitje direkte online.

E katerta - cmimet e një reklame online (po flas për kushtet aktuale ne Shqipëri) janë shumë herë me ekonomike se te çdo media tjetër. Një reklame televizive varjon nga 80-500 Euro për 30 sekonda spot. Një reklame ne gazete varjon nga 20 - 300 Euro ne varësi te permases se reklames dhe kolorit (d.m.th. me ngjyra ose pa ngjyra). Ndërsa një reklame/banner online mund te varjoi nga 20-50 Euro për gjithë muajin duke marrë parasysh faktin qe përmenda ne pikën e dytë.


Fakt është qe numri i perdoruesve te Internetit ne Shqipëri po rritet nga dita ne ditë, çka do të thotë qe faqet web qe do thithin numrin me të madh te vizitoreve kanë për te qenë një medium i rëndësishëm marketingu ne të ardhmen, përkrah televizioneve dhe gazetave. Shpresojmë ne rradhë të parë te rritet niveli i njohjes se teknikave te marketingut ne përgjithësi dhe e marketingut online ne veçanti.
Jam i mendimit se edhe forumet po luajnë një rol te rëndësishëm ne arritjen e kësaj njohjeje ne kohe sa me te shpejte.

Gjithë te mirat!


E identifikuar

FareTop

Shiko profilin
« Përgjigjja #7 më: 14-07-2006, 07:21:59 »
Citojeni

1-E para është qe efekti i reklamimit online është i matshem.
2-E dyta reklamat online janë 24/7/365 ditë dhe nuk ekziston mundësia te kalohen pa u verejtur te paktën nga vizitoret.
3-E treta - interaktiviteti qe ofrojnë këto reklama online e kalojne performancen e formatit te një reklame ne gazete, e TV.
4-E katerta - cmimet e një reklame online janë me ekonomike se te çdo media tjetër. reklame/banner online nga 20-50 Euro/muaji


 Ne disa gjëra ke te drejtë, por ne disa te tjera i ke kaluar shkallet dy e nga dy...

çdo gjë matet me faktoret ndikues te aksionit qe kryen, pra krahasimet nuk janë aq te thjeshta sa janë bërë këtu.
megjithatë ky është këndvështrimi jot i problemit, unë si konsumator do ta shikoja me ndryshe.
E identifikuar
M A X
Gjinia: Mashkull


Shiko profilin WWW
« Përgjigjja #8 më: 14-07-2006, 09:35:14 »
Citojeni

Ne radhe të parë djema ju falenderoj për përgjigjet e dhëna.

Me sa kam vënë re sot për sot shumica e mediave shqiptare qe kanë prezence online, nuk e kanë kuptuar ende rendesine e internetit, ose është kjo tjetra, qe tregu shqiptar i bazuar ne internetin është shumë i dobët dhe për këtë besoj se jemi dakord te gjithë.
Por nga ana tjetër duhet përmendur se gjithçka është bërë ne këtë drejtim ka qenë spontane dhe e panxitur nga faktore te jashtem, siç do të ishte shteti shqiptar p.sh.. Nëse ka internet shqiptar sot, kjo ka ardhur fale punës me pasion te disave, pune e cila përveç kenaqsise se arritjes se asaj qe është dëshiruar, nuk është se ka sjelle ndonjë përfitim material, përkundrazi janë shpenzuar shumë para nga xhepi për diçka qe nuk sjell gjë.
Siç përmenda me sipër mediat e fuqishme shqiptare nuk e kanë kuptuar rendesine e internetit dhe ofertat e tyre për te reklamuar ne portalet qe posedojne janë tepër te larta. Nëse i vini re faqeve te gazetave shqiptare, qe janë dhe me te vizituarat, aty do të gjeni cmime skandaloze ne kembim te një banneri. Po përmend këtu gazeten "Shekulli" me adresen e saj shekulli.com.al e cila deri para pak kohësh kishte cmime fantastike (diku te 15 €uro dita për një banner), po ashtu dhe Koha Jone si dhe portali Shqipëria.com
Konkretisht cmimet qe ka Shqipëria.Com i gjeni këtu: http://www.shqiperia.com/reklamim@shqiperiacom.pdf
Nuk e di juve, por mua me duken te larta dhe këtë opinion timin e verteton dhe fakti se ato bannera qe ka ajo faqe janë aty prej me shumë se një vit.
Këta kërkojnë shumë para për te vendosur reklama dhe normalisht janë shumë te pakte ata qe reklamojne, por përsëri këta subjekte nuk i ndryshojnë cmimet. Pra duke mos qenë fleksibel ata nuk fitojne gjë sepse askush nuk reklamon dhe nga ana tjetër marketingu ne internetin shqiptar është gati zero. Një ndermarrje për t'u pershendetur është ajo e Njoftime.Com por përsëri kjo mbetet e kufizuar si për shkak te strukturës se faqes por dhe permbajtes se saj.
E identifikuar

FareTop

Shiko profilin
« Përgjigjja #9 më: 14-07-2006, 10:37:11 »
Citojeni

Atëherë çfarë duhet bërë qe kjo te eci?
E identifikuar
arbias
Urime pavarsija
Gjinia: Mashkull


Shiko profilin WWW
« Përgjigjja #10 më: 14-07-2006, 10:38:08 »
Citojeni


http://www.shitblerje.com/

kjo esht një deri dikund për nisje e për një tjetër veb kisha mendu ndryshe p.sh....?
Nëse e i bashkon diçka dikand d.m.th. e investon veten. hmmmmm
Un kam pa nej veb më ka pëlqyer po s'e di si bëhet ajo pun aty skishte pagesa me kart bankash vetëm me gsm tash besoj se me kuptoni..?
E identifikuar

Lirin nuk u a solla un atè e gjeta mes jush !
FareTop

Shiko profilin
« Përgjigjja #11 më: 14-07-2006, 10:56:25 »
Citojeni

Atëherë çfarë duhet bërë qe kjo te eci?

kush është çmimi me i pershtatshem për afishimin e reklames nëpër sitet shqiptare ???
E identifikuar
njoftime.com
Tregu me i madh online

Shiko profilin WWW
« Përgjigjja #12 më: 14-07-2006, 11:01:28 »
Citojeni


 Ne disa gjëra ke te drejtë, por ne disa te tjera i ke kaluar shkallet dy e nga dy...

çdo gjë matet me faktoret ndikues te aksionit qe kryen, pra krahasimet nuk janë aq te thjeshta sa janë bërë këtu.
megjithatë ky është këndvështrimi jot i problemit, unë si konsumator do ta shikoja me ndryshe.


Ok Fare Top dua te mesoj argumentet e tu si konsumator. Si e sheh ti një reklame online ne formatin baner?

Me këtë rast jam shumë i hapur te pres sugjerimet edhe verrejtjet e Max në lidhje me portalin www.njoftime.com.  Do ishin tepër te cmuara për ne mendimet tuaja, sikurse ju falenderojme edhe për fjalët e mira qe thate ne drejtim te nismes sone.

Le ta kthejme ne formë debati, ashtu sikurse është dëshira e te gjithëve.
Duke ditur qe qëllimi i portalit tonë është te arrijme perfeksionin, po e përsëris edhe një here qe jemi të hapur te degjojme çfarëdo lloj sugjerimi dhe verrejte qe ju mund te keni.

Kalofshi mirë!
E identifikuar

arbias
Urime pavarsija
Gjinia: Mashkull


Shiko profilin WWW
« Përgjigjja #13 më: 14-07-2006, 11:09:32 »
Citojeni

Po kend e pyte more fare top se po kam frig t përgjigjem se as shkrimin tim se ke popjuar..?
Nejse s'ka gjë unë dhash mendimin tim deri dikund ashtu pa krye.

www.festat.com

shihe këtu sa kushton një reklam, ama kjo me se shumti i përshtatet forumit për t ber reklamat se sa një siti veb se këtu mund  frkuentohet me mÚ shum antar dhe t lajmrohet nëpër t tjer.

Mir do t ishte ti vihet ne Ballinen e forumit këto sosh reklam..?
E identifikuar

Lirin nuk u a solla un atè e gjeta mes jush !
M A X
Gjinia: Mashkull


Shiko profilin WWW
« Përgjigjja #14 më: 15-07-2006, 10:46:28 »
Citojeni

Ajo qe shoh unë si problem tek Njoftime.Com është fakti qe ju perdorni një skript për forume. Besoj se do kishte qenë me mirë te perdorej një skript pikërisht për "Njoftime". Së dyti tek vetëm qenia e faqes si një faqe për njoftime. Ajo nismë do të funksiononte perfekt nëse do kishte reklamen e duhur, d.m.th. nëse gati çdo perdorues shqiptar i internetit do e njihte atë faqe dhe ne këtë mënyrë nëse dikush do të kërkonte diçka do shkonte te kontrollonte atje. E njëjta gjë dhe për atë qe kërkon te vendose një njoftim.

Tani për t'ju pergjigjur pyetjes se FareTop. Ne ekonomi duhet te ecet sipas parimit kërkesë-oferte dhe pikërisht ne këtë mënyrë do duhet te ecin ata qe kanë një sipermarrje ne internet dhe jo t'i vendosin cmimet ne mënyrë arbitrare pa e studjuar dhe pa e pare aspak nivelin e tregut shqiptar të internetit. Po marr si shembull Shqipëria.Com. Nëse ata kanë pare deri tani se me ato cmime nuk po reklamon kush, atëherë besoj se është e llogjikshme se cmimet duhen ulur. Sipas një llogarise time cmimet për bannera nuk duhet t'i kalojne 30-50 €urot. Dhe kjo për faqet e mëdha, ndërsa për ato mesatare 10-20 €uro muaji. Ne këtë mënyrë do ishte për secilin e arritshme te besh reklame ne internet për te promovuar atë qe ke bërë. Tani jo se 100 apo 150 €uro qe kërkon ndonjë faqe janë shumë, por duke qenë se askush nuk fiton nga interneti, atëherë askush nuk i shpenzon ato para.
Duke pare të gjitha këto qe përmenda ne jemi ne nivelin e sotëm ku gjërat ecin shumë pak. Por nëse do kishte fleksibilitet, atëherë edhe ata do të fitonin diçka edhe ata qe nisin diçka te re do e kishin me te lehtë ta promovonin dhe ndoshta edhe të kishin suksesin e dëshiruar.
E identifikuar

Faqe: [1] 2   Shko lart
Përgjigjja Dërgojeni këtë temë Printojeni faqen

Shko te:  

+ Përgjigje e shpejtë


Radio Live | Sfonde per Kompjuterin | Qindra Mijera Videoklipe | Lajme | Vip-at Shqiptar | Muzike, Filma, Sport, Humor | Faqe Interesante | Mp3 Shqip | Galeria | Shqiptaret | Info Sporti | Money Online | Big Brother Albania | Lojra | Video Shqip | Muzik Shqip | Kenge Shqip | Filma Shqiptare | Humor Shqip | Euro 2008 Photo | MuzikaWeb |