Another great RocketTheme Joomla Template brought to you by the RocketTheme Joomla Template Club.

User

Mirësevini, Vizitor. Ju lutemi të identifikoheni ose regjistrohuni.


Sponsor











Etiketa

Forumi EkonomikForumi EkonomikBiznesi 2.0Turistet e Huaj blejne pasuri të patundshme ne Shqipëri


Faqe: [1]   Shko poshtë
PërgjigjjaDërgojeni këtë temëPrintojeni faqen
Autori Temë: Turistet e Huaj blejne pasuri të patundshme ne Shqipëri  (E lexuar 395 herë)
0 anëtarë dhe 1 Vizitor po shikojnë këtë temë.
Berni
Forca Elbasani
Gjinia: Mashkull


Shiko profilin WWW
« më: 15-07-2008, 15:09:22 »
Citojeni

Bashkë me turistët me origjinë shqiptare dhe emigrantët, këtë vit kanë nisur të hyjnë në vendin tonë edhe grupe turistësh nga Britania e Madhe, Holanda, Gjermania, Rusia, Franca, SHBA-të, si dhe nga vende që njihen për një turizëm jo të vogël si Italia, Kroacia dhe Mali i Zi. Sipas të dhënave nga Ministria e Turizmit dhe agjencitë turistike kryesore në Tiranë, turistët përveç frekuentimit në vendeve më piktoreske të vendit tonë, kanë qenë të interesuar edhe për të kryer blerje pasurish të patundshme dhe gjëra të tjera në vendin tonë.

Blerjet e të huajve

Blerjet nga të huajt në vende bregdetare apo edhe në qendra të zhvilluara të kryeqytetit, janë rritur sidomos gjatë këtij viti. Disa prej agjencive imobiliare më të njohura të kryeqytetit, që kanë edhe filialet e tyre nëpër qytet kryesore të vendit, njoftojnë për një sukses këtë vit në lidhje me blerjet nga ana e turistëve të huaj. Përveç blerësve nga Kosova dhe shqiptarëve të Maqedonisë apo dhe emigrantët, të cilët priren në blerjen e banesave kryesisht në zonat turistike apo në Tiranë, këtë vit kanë qenë edhe shumë shtetas të huaj që kanë investuar në tregun imobiliar në vend. Gjithnjë edhe më shumë në faqet e internetit të agjencive imobiliare shqiptare, shihen oferta për ndërtime në pjesë të ndryshme të vendit dhe për blerjet nga të huajt. Fenomeni i blerjeve të banesave, ambienteve tregtare, apo kërkesa për toka në zona turistike etj., ka nisur që të hapet shumë në vend, në një kohë që ky është një fenomen i përjetuar nga fqinjët tanë. Futja në këto tregje e investitorëve të huaj, bëri që çmimet të pësonin një rritje të shpejtë këtë vit.

Tregu imobiliar

Investimi i parave në banesa dhe ambiente tregtare mbetet nga më fitimprurësit ndër vitet e fundit. Një investim i tillë ka paraqitur kthime të larta veçanërisht përsa i përket kryeqytetit, por edhe zonave të tjera që kanë një infrastrukturë të ngritur. Gjatë 5 viteve të fundit, sipas të dhënave zyrtare çmimi i një banese minimalisht është dyfishuar. Por nga të dhënat në terren, rritja është edhe më e madhe. Mesatarisht, çmimet e banesave rriten 25 për qind në vit. Gjatë vitit 2007 dhe pjesës së parë të vitit 2008 është vënë re një fenomen që tashmë po konsolidohet në tregun e banesave, kryesisht në kryeqytet. Çmimet e banesave në periferi nuk kanë më rritjen e dikurshme, por kanë ruajtur njëfarë stabiliteti. Ndërsa në pjesët më të kërkuara të Tiranës, trendi i shpejtë i rritjes së çmimeve vazhdon. Kështu, të gjithë ata që kanë blerë një shtëpi 54 vjet më parë, tashmë kanë një pasuri që ka dyfishuar vlerën e saj në treg.

Gazeta Albania
E identifikuar

Berni
Forca Elbasani
Gjinia: Mashkull


Shiko profilin WWW
« Përgjigjja #1 më: 05-08-2008, 11:34:02 »
Citojeni

Pronat ne bregdet qe kërkojnë te blejne investitoret e huaj

Ervin Koçi

Tregu imobiliar i shitblerjes së pronave të patundshme në Shqipëri duket se ka hyrë në një fazë interesante, ku spikat sidomos ai i shitjeve në bregdet. Kjo për faktin se gjithmonë e më tepër për këto lloj pasurish, e sidomos për tokat dhe apartamentet në zonat turistike dhe kryesisht në bregdet, një interes të madh po tregojnë tashmë edhe të huajt. Megjithëse ka mjaft detaje që për shumëkënd nuk janë bërë publike, e vërteta është se një numër gjithmonë e më i madh investitorësh dhe blerësish të huaj, kryesisht izraelitë, gjermanë, turq, arabë, por edhe rusë, kanë nisur të jenë blerësit e parë të trojeve dhe të shumë apartamenteve në qytetet kryesore bregdetare dhe në zonat turistike me perspektivë. Po cila është arsyeja e joshjes së të huajve për prona të patundshme në Shqipëri? Janë disa arsyet e forta që sjellin këta lloj blerësish edhe në vendin tonë, ku në themel është leverdia e çmimit dhe përfitimi. Por, përveç këtyre arsyeve, perspektiva se Shqipëria është vendi i fundit në rajonin e Ballkanit që nuk ka zhvilluar si duhet industrinë e turizmit, është edhe një avantazh më shumë për ata që sot po investojnë në blerjen e pronave turistike, apo të godinave të përfunduara dhe lokaleve në qytet bregdetare. Një element tjetër joshës dhe mjaft favorizues është dhe çmimi ende jo i lartë i pronave në vendin tonë, madje edhe i atyre në bregdet, duke bërë që “dragonjtë” e imobiliarëve të dynden për blerje.

Leverdia e çmimit

Nivelet e çmimeve të pronave të patundshme në bregdet dhe në zona të tjera turistike në Shqipëri, janë ende disa herë më të lira se në Mal të Zi, Kroaci dhe Greqi, vende këto që aktualisht po zhvillojnë fuqishëm industrinë e turizmit, por edhe sektorin e shitblerjeve. Por specialistët e sektorit imobiliar mendojnë se nëse këtu do të vijohet duke ngritur një industri turizmi si ajo e fqinjëve, si dhe ndërtesa elitare për këtë sektor, çmimet shumë shpejt do të jenë të nivelit malazez, ku sot një metër katror luhatet nga 2000-4000 euro/m2. Ndryshe nga dy vjet më parë, kur nga anketimet e kryera nga agjencitë imobiliare me ndërtuesit në zonën e bregdetit ku vihej re një tendencë gjithnjë në rënie e shitjeve, por edhe e kërkesës në këtë sektor, tani gjërat po ndryshojnë, madje shpejt. Një vit më parë çmimi minimal luhatej në 400 euro/m2 dhe ai maksimal deri në 600 euro/m2. Ndërsa këtë vit bregdeti është kthyer sërish në qendër të vëmendjes së blerësve, që po arrijnë kulmin këtë verë me kërkesën në rritje të emigrantëve dhe të huajve. Agjentët imobiliarë thonë se rritja e çmimeve pritet të vazhdojë edhe gjatë vitit 2009. Në përgjithësi agjentët imobiliarë, të pyetur nga gazeta, parashikojnë një rritje çmimesh prej 20-25 për qind te shtëpitë e bregdetit.

Kategoritë e blerësve

Arabët janë pa dyshim shumë të përqendruar në turizëm, e sidomos në ngritjen e komplekseve rezidenciale. Ata janë shumë të interesuar për zhvillimin e zonave luksoze turistike, ashtu siç kanë bërë në vende të ndryshme të botës. Më së shumti arabët po blejnë në Gjirin e Lalzit dhe në Jug të vendit. Ndërkohë, izraelitët janë të dytët në radhën e blerësve potencialë të pronave të patundshme në Shqipëri, të pasuar nga rusët dhe gjermanët. Vendet më të lakmueshme nga izraelitët janë aksi industrial “Tiranë-Durrës” dhe Gjiri i Lalzit, ku interesi është çdo ditë në rritje. Sipas të dhënave nga agjencitë imobiliare, çmimet e tokës në këtë aks industrial janë 100-200 euro/m2, ku nëse bëhet fjalë për brezin e parë nga Tirana në Vorë, çmimet janë edhe më të larta. Ndërsa gjermanët janë shumë më të interesuar për të blerë troje në zona industriale, sidomos në aksin Tiranë-Durrës, por edhe në zona të tjera në veri të vendit, të cilat i shohin me interes. Siç sqarojnë imobiliarët, zonat më të lakmuara nga të huajt mbeten pa dyshim trojet bregdetare, përveç plazhit të Durrësit. Zona e plazhit të Durrësit tashmë është e mbipopulluar dhe nuk ka asnjë interes për investime të mëtejshme.

Gazeta Albania
E identifikuar

Faqe: [1]   Shko lart
Përgjigjja Dërgojeni këtë temë Printojeni faqen

Shko te:  

+ Përgjigje e shpejtë


Radio Live | Sfonde per Kompjuterin Wallpapers | Filmime Videoklipe | Lajme | Vip-at Shqiptar | Muzike, Filma, Sport, Humor | Direktoria | Mp3 Shqip | Galeria | Shqiptaret | Info Sporti | Money Online | Big Brother Albania | Lojra | Video Shqip | Muzik Shqip | Kenge Shqip | Filma Shqiptare | Humor Shqip | Yasnw | MuzikaWeb LinksMoz | Balkan | Shqiperia | Albania | Shtypi Shqiptar PDF | Blogu Shqiptar | MSN Avatars |