Forumi PolitikPolitikat Ekonomike, Biznes dhe FinanceBiznesi 2.0Shtypi italian: "Petrolifera" largon Vlorën nga skafet
Faqe: [1]   Shko poshtë
  Keshilloje  |  Printoje  
Autori Temë: Shtypi italian: "Petrolifera" largon Vlorën nga skafet  (E lexuar 199 herë)
0 anëtarë dhe 1 Vizitor po shikojnë këtë temë.
M A X
Admin


Karma: 36
offline offline

Gjinia: Mashkull
Postime: 11172



Shiko profilin WWW
« më: 05-06-2009, 09:08:57 »

Ky është investimi më i madh në kompleks, realizuar nga një kompani italiane në Shqipëri deri më sot", - shkruante dje agjencia e lajmeve 'ANSA' lidhur me përfundimin e terminalit të gazit e naftës të "Petroliferas", në Vlorë. Terminali "hap faktikisht tregun energjetik të Shqipërisë ndaj ndërmarrjeve italiane të naftës", - citohet të ketë thënë zv/ministri italian për agjencinë 'ANSA' dhe të përditshmen "La Gazzetta del Mezzogiorno". Nga ana e saj, e përditshmja "Il Giornale" shkruan se, për ndërtimin e këtij terminali janë dashur "dy vjet punime efektive". "Sot Vlora rikonfirmon rolin e portës së hyrjes në Adriatik e në Ballkan, - citon kjo gazetë zv/ministrin italian, Urso, - edhe falë pozicionit gjeografik të favorshëm krahasuar me rafineritë e tjera të Mesdheut qendror". Më tej, "Il Giornale" shkruan se terminali është projektuar për të përpunuar anije deri në 20 mijë tonëshe në fazën e parë, e mbi 30 mijë tonëshe në fazat pasuese. "Il Tempo", filial i së përditshmes ekonomike "Il Sole 24 Ore", në titullin e shkrimit të saj shkruan se: "Shqipëria ndryshon: lamtumirë skafistë. Tani Vlora është porti i energjisë". "Sot Vlora sheh nga e ardhmja. Pikërisht dje u përurua terminali i produkteve të djegshme (naftë, gaz, por në të ardhmen do të jetë i gatshëm edhe për produkte ushqimore)... U rihapën marrëdhëniet mes dy vendeve; në të ardhmen e afërt janë tre miliardë e gjysmë euro në dispozicion të investitorëve italiane, të gatshëm për investime në Shqipëri".
Shtypi i përtej Adriatikut përmend edhe investimet e tjera italiane, që janë në proces e sipër në Shqipëri: një hidrocentral me kapacitet 800 megavat, që po përgatitet të ndërtohet nga 'Moncada-Energy', një tjetër i tillë që po ndërtohet nga grupi 'Marsiglia', me një investim prej 700 milionë eurosh, si dhe fillimi i punimeve prej kompanisë nga Roma, 'BEG' për ndërtimin e një tjetër hidrocentrali në jug të vendit, pranë Tepelenës.

(d.b/BalkanWeb)
E identifikuar

Blog: 0lti.com

eMail: kontakt@0lti.com

MSN: olti@msn.com
Faqe: [1]   Shko lart
  Keshilloje  |  Printoje  
 
Shko te:  


* Postimet e fundit ne ZY
Nuk ka postime per momentin. Deshiron te jesh ti i pari?

Anketa
  • A ia vlen te kemi nje reviste te botueshme ne disa vende te botes nene emrin ZY! apo edhe dicka tjeter
  • Dot Po
  • 11 (91%)
  • -
  • Dot Jo
  • 1 (8%)
  • -
  • Dot Nuk e di
  • 0 (0%)
  • -
  • Numri total i votave: 12
  • Shiko temen

* Sponsor