Another great RocketTheme Joomla Template brought to you by the RocketTheme Joomla Template Club.

User

Mirësevini, Vizitor. Ju lutemi të identifikoheni ose regjistrohuni.


Sponsor











Etiketa

Forumi EkonomikForumi EkonomikBiznesi 2.0Shqipëria, rritje ekonomike dyshifrore në të gjithë sektorët


Faqe: [1]   Shko poshtë
PërgjigjjaDërgojeni këtë temëPrintojeni faqen
Autori Temë: Shqipëria, rritje ekonomike dyshifrore në të gjithë sektorët  (E lexuar 157 herë)
0 anëtarë dhe 1 Vizitor po shikojnë këtë temë.
Berni
Forca Elbasani
Gjinia: Mashkull


Shiko profilin WWW
« më: 07-07-2008, 22:00:55 »
Citojeni

Eksportet në 6 mujorin e parë 2008 janë rritur me 41 për qind,  të ardhurat nga taksat e tatimet janë rritur me 19.1 për qind, krahasuar me 6 mujorin e parë të 2007-ës, numri i bizneseve të reja të regjistruar është mbi dyfishuar, duke arritur në 13.533   

Kryeministri Berisha tha sot gjatë mbledhjes së grupit parlamentar të Partisë Demokratike se rritja në të gjithë sektorët e ekonomisë së vendit është shumë e dukshme, duke shënuar tashmë vlera me dy shifra. Duke sjellë në vëmendje treguesit kryesor të rritjeve për këtë 6 mujor në disa sektorë strategjikë, krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë, Kryeministri tha se numri i bizneseve të rregjistruara është mbi dyfishuar; janë rregjistruar 13533 biznese të reja, kundrejt 6608 bizneseve të regjistruara në 6 mujorin e parë të vitit 2007.

Gjithashtu, Kryeministri theksoi se këtë 6 mujor, eksportet “Made in Albania” janë rritur me 41 për qind, krahasuar me 6 mujorin e parë të vitit të kaluar, ndërsa importet janë rritur me 13 për qind. Por Kryeministri nënvizoi se rritja e eksporteve “Made in Albania” është 3 herë më e madhe se rritja e importeve.

Këtë 6- mujor, vijoi Kryeministri, rritja e të ardhurave nga taksat dhe tatimet, krahasuar me të njëjtin gjashtëmujor të vitit 2007, është 19.1 për qind, ose 19 miliardë lekë.

Kryeministri Berisha i vlerësoi këto arritje si zhvillime shumë pozitive në 13 vitet e fundit, që kanë të bëjnë me ekonominë e tregut. “Tre vjet më parë, kur u paraqitëm shqiptarëve programin tonë ekonomik në fushatë elektorale dhe në parlament, ne u zotuam solemnisht se do ta bëjmë Shqipërinë vendin e rritjes së shpejtë ekonomike”, u shpreh Kryeministri. Ky zotim, tha ai, bazohej para së gjithash në besimin tek programi i qendrës së djathtë dhe zbatimi i tij, por bazohej edhe në faktin se në vitin 1995 Shqipëria ishte i vetmi vend në Evropë me rritje dyshifrore.

Kryeministri nënvizoi se këto arritje janë rezultat i luftës me zero tolerancë ndaj mafies, krimit të organizuar, korrupsionit, klientelizmit, si dhe  rezultat i zbatimit me besnikëri të programit të qendrës së djathtë.

Në fjalën e tij, Kryeministri Berisha bëri këto komente:

“Kam shumë kënaqësi t’ju informoj për zhvillime ndër më pozitivet  në 13 vitet e fundit, zhvillime të cilat kanë të bëjnë me ekonominë e tregut. Tre vjet më parë, kur u paraqitëm shqiptarëve programin tonë ekonomik në fushatë elektorale dhe në parlament, ne u zotuam solemnisht se do ta bëjmë Shqipërinë vendin e rritjes së shpejtë ekonomike. Ky zotim  bazohej, para së gjithash, në besimin tonë tek programi i qendrës së djathtë dhe zbatimi i tij. Gjithashtu, kjo bazohej edhe në faktin se në vitin 1995 Shqipëria ishte i vetmi vend në Evropë me rritje dyshifrore. Tre vjet më parë ne nuk folëm, nuk shqipëruam, nuk prononcuam dhe nuk u zotuam për rritjen dyshifrore, por u zotuam për rritje të shpejtë ekonomike.

Unë kam kënaqësinë t’ju informoj sot për zhvillimet e këtij gjashtëmujori dhe treguesit kryesorë të tij.

 Këtë 6 mujor, krahasuar jo me 6 -  mujorin e qeverisjes socialiste, jo me 6 mujorin e vitit 2006, por me 6 - mujorin e parë të vitit 2007, janë regjistruar 13.533 biznese të reja, kundrejt 6.608 bizneseve të regjistruara në 6 mujorin e parë të vitit 2007. Pra, numri i bizneseve është mbi dyfishuar, duke dyfishuar kësht fuqinë e iniciativës së lirë të shqiptarëve, guximin, vendimmarrjen e tyre në lidhje me bizneset.

Këtë 6 – mujor, eksportet “Made in Albania” janë rritur me 41 për qind, krahasuar me gjashtëmujorin e parë të vitit të kaluar. Importet janë rritur me 13 për qind, por rritja e eksporteve “Made in Albania” është 3 herë më e madhe se rritja e importeve.

Këtë 6- mujor, rritja e të ardhurave nga taksat dhe tatimet, krahasuar me të njëjtin 6 mujor të vitit 2007, është 19.1 për qind, ose 19 miliardë lekë.

Siç e shikoni, Shqipëria është një vend dyshifror në rritjet në shumë fusha. Në vitin 1995, kanë qenë të shumtë ata që më shtronin pyetjen se a do të jetë Shqipëria Tajvani i Evropës dhe unë  kisha vetëm një përgjigje: Shqipëria do të jetë shqiponja e Evropës.       

Sot, me bindjen më të madhe, ju them se Shqipëria do të jetë dyshifrore në rritjen e saj ekonomike. Ju keni ndjekur në media statistikat e fundit lidhur me rritjen e madhe të vëllimit të ndërtimeve, të vëllimit të tregtisë, të vëllimit të prodhimit industrial, të vëllimit të transporteve. Unë ju solla sot disa nga treguesit e rinj të 6 mujorit, të cilat janë të pa precedentë.

Dua të theksoj se këto rritje janë një bum i padiskutueshëm, pasi një vend në të cilin eksporti i prodhimeve vendase rritet me 41 për qind, një vend në të cilin, pavarësisht nga ulja e taksave, të ardhurat rriten me 19 për qind, një vend në të cilin bizneset rriten me mbi 100 për qind, sigurisht që krijon një bum.

Para së gjithash, kjo është rezultat i luftës me zero tolerancë ndaj mafies, krimit të organizuar, korrupsionit, klientelizmit, është rezultante e zbatimit me besnikëri të programit të qendrës së djathtë. Në këtë drejtim, dua t’ju informoj se nuk ka asnjë qeveri tjetër që të ketë zbatuar më besnikërisht këtë program sesa qeveria ime. Të dhënat për këto rritje janë në web-in e Kryeministrisë dhe ju mund  t’ju referoheni.   

Të shumtë janë ata që flasin për taksën e sheshtë, por fatkeqësisht janë të detyruar, për rrethana të caktuara, të zbatojnë taksën progresiste, një taksë kjo kryekëput marksiste. Por qeveria shqiptare është modeli i qeverisë së vogël, e cila në raport me GDP-në, ka një fond pagash, si përqindje, ndër më të pranueshmet prej 6.2 për qind të GDP-së, me gjithë dyfishimin e pagave.  Kjo ka ardhur si rezultat i formulës “qeveri e vogël”.

Të shumtë janë ata që flasin për shkurtim të shpenzimeve operative, por realitet e ka bërë qeveria e kryesuar nga unë, e cila nga 3.9 për qind që kanë qenë këto shpenzime në vitin 2005, i ka sjellë ato në 2 për qind, madje këtë vit do të jenë edhe më pak. Të gjitha këto, unë i raportova në seancën plenare të liderëve të 62 partive të qendrës së djathtë, që grupohen në Unionin e Bashkimit Demokratik Ndërkombëtar. Këto arritje patën impaktin më pozitiv tek ata.

Modeli për të cilin ne luftuam është provuar tashmë si model tërësisht i suksesshëm. Pa u futur në detaje, ju them me kënaqësi se edhe të ardhurat nga akciza e duhanit janë rritur me 27 për qind, krahasuar me vitin 2007. Pra, Shqipëria deri tani është Shqipëria e dy shifrave. Ajo ka vetëm 1 njëshifror dhe ky është inflacioni, i cili këtë muaj po vjen drejt uljes.  Ky program është program më i shkëlqyer që ka zbatuar ndonjëherë ndonjë qeveri shqiptare”.   

Keshilliministrave. al
E identifikuar

SteriOtipi B
TiP i PandreqsheM
Gjinia: Mashkull


Shiko profilin
« Përgjigjja #1 më: 07-07-2008, 22:27:58 »
Citojeni

O Berni me qafsh ku i gjen këto artikuj? Jo për gjë po kur degjon te tilla budallalleqe te vjen te ikesh me vrap e mos e kthesh kohën mbrapsht. luj syun perqeshje
E identifikuar

"Është e vështirë të jesh vetvetja, ne një botë e cila deshiron te te beje si vetvetja".
Faqe: [1]   Shko lart
Përgjigjja Dërgojeni këtë temë Printojeni faqen

Shko te:  

+ Përgjigje e shpejtë


Radio Live | Sfonde per Kompjuterin Wallpapers | Filmime Videoklipe | Lajme | Vip-at Shqiptar | Muzike, Filma, Sport, Humor | Direktoria | Mp3 Shqip | Galeria | Shqiptaret | Info Sporti | Money Online | Big Brother Albania | Lojra | Video Shqip | Muzik Shqip | Kenge Shqip | Filma Shqiptare | Humor Shqip | Yasnw | MuzikaWeb LinksMoz | Balkan | Shqiperia | Albania | Shtypi Shqiptar PDF | Blogu Shqiptar | MSN Avatars |