Another great RocketTheme Joomla Template brought to you by the RocketTheme Joomla Template Club.

User

Mirësevini, Vizitor. Ju lutemi të identifikoheni ose regjistrohuni.


Sponsor









Etiketa

Forumi EkonomikForumi EkonomikBiznesi 2.0Shqipëria, parajsa e pasurive të paluajtshme


Faqe: [1]   Shko poshtë
PërgjigjjaDërgojeni këtë temëPrintojeni faqen
Autori Temë: Shqipëria, parajsa e pasurive të paluajtshme  (E lexuar 667 herë)
0 anëtarë dhe 1 Vizitor po shikojnë këtë temë.
M A X
Gjinia: Mashkull


Shiko profilin WWW
« më: 27-12-2007, 12:42:18 »
Citojeni



Nga Shannon Roxborough
Herald News
Ribotuar tek Rilindja Demokratike
27 Dhjetor 2007

Pak europianë dhe më pak amerikanë mendonin se Shqipëria mund të ishte një vend tërheqës, ndoshta për shkak të historisë së saj të trazuar. Për dekada, Shqipëria lëngoi nën regjimin e egër komunist. Në periudhën e saj post-komuniste, ajo u karakterizua nga lufta politike, kriminaliteti i përhapur dhe varfëria. Por sot, duke lënë pas të shkuarën e tij, vendi ballkanik ka potenciale befasuese në tregun e pronave të paluajtshme. Ndonëse i rrethuar nga një numër pikash turistike europiane, turizmi është ende i pazhvilluar, ndonëse dikush pret të shikojë një vend mesdhetar tërheqës.

Për herë të parë që nga rënia e “perdes së hekurt”, Shqipëria ngjan për agjencitë e pasurive të paluajtshme me Floridën para se ajo të zbulohej nga industria e turizmit dhe mbërritja e jahteve luksoze.

Manhattanite Nathan Walker është në prag të mbylljes së një konrate për blerjen prej 99 mijë USD të një apartamenti në bregdetin e Durrësit, pasi u rrokat në kërkim të një shtëpie pushimi në të gjithë Europën.

“Jam i befasuar nga ajo që ofron ky vend”, thotë Walker, duke iu referuar tregut të shtëpive nën 100 mijë dollarë.

“Kroacia dhe Mali i Zi janë kthyer në vende tërheqëse për blerjen e shtëpive të pushimit nga personalitete të njohura dhe kjo ka bërë që çmimet të rriten shumë”, shprehet më tej ai.

Tirana, ndonëse jo aq fotozhenike sa disa kryeqytete të Europës Përëndimore, ka bukuritë e saj. E njohur për stilin italian të kafeneve në buzë të bulevardit, kurora e artë e kryeqytetit, ish-Blloku, dikur lagjja e drejtuesve komunistë, të ofron një drekë për dy veta me një çmim jo më shumë se 10 dollarë, përfshirë edhe një gotë verë. Këto mund t’i gjesh në secilin prej restoranteve luksoze që shërbejnë jashtë shtëpive historike të restauruara në këtë zonë.

Çmimet e pasurive të paluajtshme janë joshëse, një apartament 2-3 dhoma në një kompleks të ri shitet nga 50 mijë deri në 120 mijë dollarë.

Por, sekreti më i madh shtrihet jashtë kryeqytetit. Vija bregdetare shqiptare, e shtrirë në 220 milje në Detin Adriatik dhe Jon, ka plazhe të mrekullueshme, një klimë të kënaqshme dhe një nga plazhet më të përballueshme në Europë, meqenëse ai nuk shfrytëzohet ende masivisht nga hotelet europiane dhe fshatrat turistikë.

Rreth 30 minuta në përëndim të Tiranës, shtrihet qyteti i Durrësit, dikur i njohur për trafikun e qenieve njerëzore dhe narkotikëve, sot është një nga bregdetet më popullore dhe vizitohet nga turistë që nisen nga ishulli grek i Korfuzit.

Një zinxhir pallatesh janë ndërtuar përgjatë bregdetit dhe të huajt janë në kërkim të ndonjë marrëveshjeje për të blerë një shtëpi të dytë.

Vila e ish-mbretit Zog po rikonstruktohet për t’u shnëdrruar në një nga vendpushimet e para luksoze shqiptare. Në qytetin e Vlorës, në Jug, disa apartamente janë në shitje me çmime që shkojnë deri në 39 mijë dollarë. Thuhet që Club Med po planifikon ndërtimin e një fshati turistik në këtë pjesë të bregdetit.

Premtimi i jetës së mirë në “Rivierën e Ballkanit” mund të tingëllojë si vendimtar, por kjo kërkon një ekspertizë orientuese. Sipas agjentëve lokalë të pasurive të paluajtshme, të merresh me shtyllat e legalizimit në Shqipëri nuk është diçka për t’ia uruar askujt. Ata paralajmërojnë se të sigurohesh se një pronë ka titull pronësie, është një detyrim parësor.

“Është vetëm çështje kohe, para se bota të ndërgjegjësohet dhe njerëzit të dynden në brigjet e Shqipërisë. Kur kjo të ndodhë, çmimet do të jenë sa në Cote d`Azur”, thotë më tej Walker.

“Kushdo që ka ndërmend të hyjë në këtë treg, duhet ta bëjë këtë para se ky vend të mësyhet nga të gjithë. Pas kësaj, do të jetë shumë vonë”, nënvizon më tej ai. “Unë mezi po pres të mbyll këtë kontratë këtu, sa më shpejt që të jetë e mundur”.

Shqipëria ka një kosto të ulët jetese, prona të lira dhe njerëz mikpritës. Një bregdet me plazhe rëre, shpella dhe gjire. Një territor malor i ndërthurur me qytete historike. Mundësi të shumta për të ardhmen, për blerjen e fermave si ato që gjenden në Francë dhe Itali. Vendi po aspiron të integrohet në Bashkimin Europian. Shqipëria ka një klimë të butë mesdhetare, jo shumë ftohtë, as shumë vapë. Çmimet e pasurive të paluajtshme janë nga më të lirat në Europë, që variojnë nga 25 mijë dollarë një apartament në Tiranë, deri në 200 mijë dollarë një vilë në bregdet. Megjithatë, çmimet po rriten me 40% në vit në disa zona. Me maturimin e sistemit ligjor dhe me afrimin e vendit drejt BE-së, çmimet pritet të kapin majat. Me të gjitha këto Shqipëria mund të konsiderohet një parajsë e vërtetë e pasurive të paluajtshme.
E identifikuar

M A X
Gjinia: Mashkull


Shiko profilin WWW
« Përgjigjja #1 më: 29-01-2008, 01:18:03 »
Citojeni

Momenti për të blerë prona në Shqipëri
Nga Tema

Shqipëria: Sekreti i fundit i pronave


Nga “Easier Property”


Me të njëjtin bregdet të mrekullueshëm si Mali i Zi dhe Kroacia dhe me një distancë prej 60 miljesh nga bregdeti italian, Shqipëria është anashkaluar nga investitorët duke u eklipsuar nga komshinjtë e saj.

Tani, me një Shqipëri në axhendën e zgjerimit të BE dhe NATO-s, me qindra miliona euro të investuara nga BE dhe me çmime shumë të ulëta të pronave, potenciali i këtij vendi nuk është më një sekret.

“Barrasford&Bird”, një agjenci me qendër në Devon, të cilët udhëhoqën revolucionin në tregun e pronave në Bullgari më pak se tre vite të kaluara, janë agjentët e parë të pronave që po njohin potencialin e jashtëzakonshëm të këtij tregu.

Robin Barrasford, Drejtor i Përgjithshëm i “Barrasford&Bird” thotë:

“Shqipëria është një mundësi e jashtëzakonshme dhe unë mendoj se është një treg pronash i pakonkurrueshëm sot për sot. Si një nga personat që ka zbuluar i pari potencialin e Bullgarisë pak përpara bumit të viteve të fundit, iu them se nga eksperienca jonë, besojmë se Shqipëria do të shohë investime shumë të mëdha gjatë viteve në vijim.

Aq të mahnitur jemi nga ky treg i ri, sa në mënyrë konfidenciale iu themi se investitorët e parë do të arrijnë të bëjnë paratë e tyre në tre vite.”

Shqipëria ka shumë mundësi për të ofruar, duke nisur që nga kryeqyteti i mbushur plot me jetë dhe rrethuar nga i mrekullueshmi Mali i Dajtit dhe duke vijuar te porti brilant i vjetër i Vlorës.

Tirana është momentalisht duke përjetuar investime gjigante në infrastrukturë, me miliona euro të investuara nga BE. Një aeroport modern internacional është hapur vjet dhe pret fluturime nga e gjithë bota. Rrugët të reja po rregullohen për të mundësuar akses në të gjitha qendrat ku mund të bësh biznes në vend dhe lagje të tjera të reja po ndërtohen për të plotësuar nevojat e vendit.



Shqipëria iu rekomandohet turistëve


“Ready2invest”


Pushuesit që duan të vizitojnë një ambient të paqë janë të këshilluar që të shkojnë në Shqipëri.

Vendi evropiano-lindor është rekomanduar nga kompania ShermansTravel.com, me qendër në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, e cila thekson se është një alternativë më e qetë se shumë destinacione turistike të zhurmshme.

Plazhet shqiptare vlerësohen lart nga kjo firmë, si të virgjëra dhe spektakolare.

ShermansTravel.com thotë: “Udhëtarët e aftë mund të shijojnë diell pa fund dhe mund të shmangin plazhet e zhurmshme dhe të tejmbushura.”

Kjo do të thotë se Shqipëria mund të jetë një opsion shumë i mirë për blerës të shtëpive të dyta, që nuk duan të shpenzojnë në tregje të njohura turistike.

Vendi është rekomanduar së fundi për blerësit me perspektivë dhe nga “Foreign Property Buyer”, e cila vlerëson natyrën dhe motin e mirë.

Lexuesit e kësaj faqeje janë gjithashtu të rekomanduar që, pavarësisht historisë së turbullt, Shqipëria ka kapërcyer tashmë situatën e tranzicionit dhe është një vend me demokraci të qëndrueshme që shpreson të anëtarësohet në BE.



Investimi në prona: Shqipëria, bumi i ardhshëm


“The Open Press”


Së fundi, Shqipëria e ka futur veten fuqishëm në hartë si një destinacion turistik me rritje të ndjeshme dhe si një treg pronash në zhvillim të shpejtë.

Gjërat që kanë nxitur investitorët dhe ekspertët në këtë fushë, si “David Stanley Redfern Ltd” që ta vlerësojnë Shqipërinë në këtë mënyrë, janë rritja e shpejtë e ekonomisë dhe faktorë që pritet të ndodhin në një të ardhme të afërt.

Në rastin e Shqipërisë këto faktorë janë: Hyrja në Organizatën e Paktit të Atlantikut Verior në fund të këtij viti dhe integrimi në Bashkimin Evropian në vitin 2014 dhe sigurisht rritja e turizmit në nivelin 10 për qind në vit.

Avantazhet kryesore që Shqipëria mund t`iu ofrojë investitorëve janë heqja e pengesave për pronësinë e të huajve, i vetmi parashikim është që të huajt mund të bëjnë investime tregtare, nëse ajo kalon tri herë vlerën e tokës si dhe të huajt nuk mund të blejnë tokë bujqësore- por ata mund ta marrin me qira përdorimi për 99 vjet.

Duhet theksuar gjithashtu se Shqipëria është duke tërhequr disa nga bankat më të mëdha evropiane, duke e bërë më të lehtë financimin.

Shqipëria ka gjithashtu shumë avantazhe në taksë, nuk ka taksën e fitimeve të kapitalit, nuk ka taksën e mbajtjes, taksën e trashëgimisë, nuk ka Tatimin mbi Vlerën e Shtuar për blerjen e pronës, nuk ka taksë transferimi, taksë shteti, etj.

I gjithë transaksioni mund t’ju kushtojë shumë pak, deri në një për qind që mund të shkojë për pagesën e noterit.

Potenciali ekonomik i Shqipërisë është në rritje të ndjeshme dhe ky është një nga faktorët kryesorë për të tërhequr investitorët: Prodhimi i Brendshëm është gjashtë për qind dhe duket se nuk ka shanse që të ngadalësohet.

Si gjithmonë, me një gisht në pulsin e tregut ndërkombëtar të pronave, “David Stanley Redfern Ltd” duan t`iu japin klientëve mundësinë që të marrin një pjesë nga Shqipëria. David Redfern na thotë pse:

“Ashtu si të gjitha vendet e tjera të Evropës Lindore që na kanë mahnitur me rritjen e tyre ekonomike, ne besojmë se edhe Shqipëria do bëjë të njëjtën gjë. Është bërë tashmë e njohur, që kur një vend me zhvillim të ulët, i rrethuar nga vende të tjera po me zhvillim të ulët, sheh se ata po lëvizin shpejt për të hyrë në tregun ndërkombëtar të turizmit, bën të njëjtën gjë dhe ndërmerr hapa energjikë për të mos ngelur prapa. Klima e tyre e mrekullueshme është një faktor kryesor në industrinë e turizmit.”
E identifikuar

Faqe: [1]   Shko lart
Përgjigjja Dërgojeni këtë temë Printojeni faqen

Shko te:  

+ Përgjigje e shpejtë


Radio Live | Sfonde per Kompjuterin | Qindra Mijera Videoklipe | Lajme | Vip-at Shqiptar | Muzike, Filma, Sport, Humor | Faqe Interesante | Mp3 Shqip | Galeria | Shqiptaret | Info Sporti | Money Online | Big Brother Albania | Lojra | Video Shqip | Muzik Shqip | Kenge Shqip | Filma Shqiptare | Humor Shqip | Euro 2008 Photo | MuzikaWeb |