Another great RocketTheme Joomla Template brought to you by the RocketTheme Joomla Template Club.

User

Mirësevini, Vizitor. Ju lutemi të identifikoheni ose regjistrohuni.


Sponsor











Etiketa

Forumi EkonomikForumi EkonomikBiznesi 2.0Shqipëria, parajsa e fundit e pazbuluar për blerje pronash dhe investime..


Faqe: [1]   Shko poshtë
PërgjigjjaDërgojeni këtë temëPrintojeni faqen
Autori Temë: Shqipëria, parajsa e fundit e pazbuluar për blerje pronash dhe investime..  (E lexuar 328 herë)
0 anëtarë dhe 1 Vizitor po shikojnë këtë temë.
Berni
Forca Elbasani
Gjinia: Mashkull


Shiko profilin WWW
« më: 21-07-2008, 14:53:23 »
Citojeni

Agjencia e njohur autriake e çështjeve ekonomike “Pressemitteilung”, në një artikull të gjatë fton investitorët vendas që të mos e humbin rastin për të investuar në Shqipëri, kryesisht në zonat turistike, meqenëse klima e sipërmarrjes është shumë e mirë dhe blerja e pronave paraqitet si një biznes i sigurtë dhe fitimprurës

E vendosur në jugperëndim të gadishullit të Ballkanit, Shqipëria është një vend që mbizotërohet nga një reliev malor, megjithëse ajo është e pajisur me hotele dhe vila të shumta përgjatë vijës së gjatë bregdetare në Adriatik e Jon, me një klimë të larmishme ku mpleksen temperaturat që herë-herë vertiten rreth mesatares, freskia, dimrat e lagësht; thatërisa, por edhe verërat e nxehta. Shqipëria kufizohet nga Greqia, Maqedonia, Kosova, Mali i Zi dhe Italia. Shqipëria ofron mesatarisht 300 ditë me diell në vit dhe me shumë se 200 milje vijë bregdetare, përgjithësisht të pazbuluar, me plazhe plot rërë. Pas shumë vitesh izolimi dikatorial nga regjimi komunist, Shqipëria më në fund hapi dyert duke filluar të ndërmarrë përpjekjet e mëdha për zhvillimin e infrastrukturës, nxitjes së investimeve, të gjitha këto në funksion të integrimit në Bashkimin Europian dhe NATO. Në të njëjtën kohë, vendi është hapur ndaj investimeve të huaja dhe tregut të lirë. Mjaft kompani të mëdha janë tashmë të pranishme në Shqipëri. Vendi ofron brigjet më të papërpunuara dhe njëherazi të pazhvilluara në Europë, plazhe plot rërë, rezervate natyralë, male, lumenj dhe liqene; Shqipëria ka gjithçka për t’u oftuar dhe është një ndër vendet perfekte për t’iu përgjigjur të gjitha pyetjeve për cilindo investitor. Investimi në prona të paluajtshme për sipërmarrësit e huaj ka qenë i dukshëm vitet e fundit, kjo falë legjislacionit shqiptare që nuk përmban më kufizime për banorët jorezidentë në vend, për të blerë apo investuar në vend. Për më tepër, tashmë ofrohet edhe mundësia e uljes me 60 përqind të barrës fiskale për investitorët e huaj, në fazën e investimit fillestar. Tregu lokal është relativisht shumë i fortë duke qenë kësisoj mjaft aktiv në 6-8 vitet e fundit. Tash së fundmi, Shqipëria po del në skenë për investitorët e huaj. Një numër mjaft i madh të huajsh kanë nisur të zbulojnë potencialet e mëdha që vendi ka për të ofruar, përfshirë këtu edhe çmimet më të lira, në krahasim me vendet e rajonit a më gjerë. Që kur Shqipëria është ftuar të bëhet pjesë e aleancës së NATO-s në prill të vitit 2008, ajo ka përjetuar ndryshime dramatike përsa i përket tregut të shitblerjes së pronave, ku shumë kompani të mëdha e të mirënjohura kanë treguar interesin e tyre për instalimin e tyre në këtë rajon, ku si kostoja e krahut të punës, ashtu edhe e materialeve të ndërtimit mbetet sërish më e ulëta në rajon. Një tjetër element që favorizon investimet e huaja është edhe fakti se Shqipëria ka një taksë më të ulët për koorporatat në nivelin e 10 përqindëshit, ndërsa nuk ka taksë mbi shitjen a kufizime të tjera që asnjë kompani si rregull nuk do t’i dëshironte. Rritja e përgjithshme gjatë viteve të fundit ka qenë mesatarisht 25% dhe parashikimet tregojnë rritje të vazhdueshme në vitet në vazhdim, përderisa mënyra e jetësës përmirësohet, krijohen vende të reja pune, punonjësit e mesëm lokalë preferojnë të kalojnë në prona cilësore dhe kërkesa është më e madhe.
Një urbanizim mjaft i madh po zhvillohet në Tiranë e Durrës, meqë shumë profesionistë të rinj dhe familje po shkojnë për të banuar aty, pasi pikërisht aty edhe krijohen shumë vende pune. Për shembull, popullsia e Tiranës është rritur nga 300 mijë në afër një milion në më pak se një dekadë. Po kështu, një diasporë e madhe shqiptare që jeton jashtë vendit tani po kthehet në atdhe dhe po luan një rol të madh në rritjen e kërkesës për pronë cilësore. Çmimet në kryeqytetin e Tiranës janë të një mesatareje prej 550 eurosh për metër katror për pronat e cilësisë së mirë, duke i bërë ato çmimet më të lira të pronës në krahasim me ndonjë kryeqytet tjetër europian. Tirana ka ndryshuar dhe është përmirësuar në infrastrukturë dhe është zhvilluar më shumë në krahasim me kryeqytetet e tjera fqinje ballkanike. Shqipëria ka rajon bregdetar të madh të pazhvilluar, i cili ka një potencial të madh për turizëm dhe investime. Qeveria shqiptare ka qenë mjaft aktive ndaj investimeve dhe investitorëve të huaj, dhe ofrohen mjaft shanse të reja. Meqë vendi po pergatitet për anëtarësim të plotë në NATO dhe BE, prandaj edhe fondet e investimet po vërshojnë. Shqipëria ofron çmimin më të lirë të pronës në Europë, në krahasim me Kroacinë, Malin e Zi, Bullgarinë dhe Greqinë; ku çmimet janë afërsisht 70% më të shtrenjta. Disa nga përfitimet që Shqipëria ofron janë kërkesa e fortë lokale e tregut, pritshmëria e lartë e rritjes së kapitalit që pritet të jetë 25% në vit, aprovimi i anëtarësimit në NATO, pritshmëria e anëtarësimit në BE në vitin 2014, jo kufizime për të blerë për të huajt, mospasja nevojë për kompani, anëtarësimi personal apo bashkëpronësia, taksa e përgjithshme e fitimit prej 10% duke filluar që nga janari 2008, jo taksë blerjeje, qeveri e zgjedhur në mënyrë demokratike dhe qeveri e stabilizuar, rritje page mesatarisht 10%, jo taksë trashëgimie, jo taksë mbi vlerën e shtuar në blerjen e pronës, jo hipotekë rezidente e disponueshme vetëm nëpërmjet sekserëve të hipotekës. Infrastruktura në Shqipëri po përmirësohet nga dita në ditë me ndërtimin rishtas të Terminalit të Aeroportit “Nënë Tereza” në Tiranë, i cili tani ofron fluturime direkte vajtje-ardhje me Londrën me British Airlines, fluturime direkte vajtje ardhje me Nju Jorkun me ATA Airlines, si dhe fluturime direkte në shumë qytete të BE si Romë, Mynih, Vjenë, Athinë, etj. Vetëm këtë vit aeroporti ndërkombëtar i Tiranës pritet t’u shërbejë më shumë se 2.5 milionë vizitorëve dhe turistëve, sipas shifrës së dhënë nga Ministria e Turizmit. Shqipëria po kryen ndërtime të mëdha rrugësh. Më shumë se 40 milion euro janë investuar në përmirësimin e Portit të Durrësit, porti kryesor i vendit, i ndodhur 35 kilometra larg Tiranaës, i cili është një hallkë lidhëse me shumë rajone të Ballkanit, Detit të Zi dhe Bashkimit Europian. Ekonomia shqiptare është në bumin e saj, dhe vetëm në tre vitet e fundit Shqipëria ka përfituar një mesatare prej 6% të GDP në vit. Gjithashtu është aprovuar një asistencë parapranimi e BE prej 11 miliardë eurosh për infrastrukturën. Diaspora e madhe shqiptare po kthehet dhe po investon tw holla në rigjenerimin, krijimin e vendeve të reja të punës dhe rritjes së shpenzimeve. Këshilla lokale e pavarur si dhe juristët me eksperiencë po përdoren fuqishëm në tregun vendor, të cilët kanë ndihmuar investorët e huaj duke luajtur shpesh edhe përkthyesin biling.
Shqipëria është shansi i fundit për çdo vizitor që të ketë pronën e tij bregdetare apo pushimet me një mesatare prej 30 mijë eurosh. Brenda disa orësh udhëtim me avion në shumë qytete të BE, me potencial të madh, qera të mira dhe rritje të madhe të përgjithshme që ia vlen të vlerësohen, është një shans që nuk duhet humbur dhe duhet hyrë shpejt para se të jetë vonë. Ndërkaq, specialistët rekomandojnë se përfitimet e përgjithshme më të larta janë arritur gjithmonë kur investohet shpejt në tregjet e reja, ndërkohë që çmimet janë ende mjaft të ulta.

Gazeta 55
E identifikuar

Faqe: [1]   Shko lart
Përgjigjja Dërgojeni këtë temë Printojeni faqen

Shko te:  

+ Përgjigje e shpejtë


Radio Live | Sfonde per Kompjuterin Wallpapers | Filmime Videoklipe | Lajme | Vip-at Shqiptar | Muzike, Filma, Sport, Humor | Direktoria | Mp3 Shqip | Galeria | Shqiptaret | Info Sporti | Money Online | Big Brother Albania | Lojra | Video Shqip | Muzik Shqip | Kenge Shqip | Filma Shqiptare | Humor Shqip | Yasnw | MuzikaWeb LinksMoz | Balkan | Shqiperia | Albania | Shtypi Shqiptar PDF | Blogu Shqiptar | MSN Avatars |