|
Berni
|
 |
« më: 07-04-2008, 17:23:30 » |
|
Vlerat minimale të një metri katror për banesat. Dyqanet dyfish më shtrenjtë. Çdo blerje duhet të shoqërohet me kontratë, ndryshe nuk njihet pronësia
Erald Kapri
Blerja e një banese apo çdo ndërtimi tjetër si garazh apo dyqan ka një çmim reference në tatime, çka nënkupton vlerën minimale që duhet t’i paguash shtetit. Nëpërmjet këtyre vlerave të përcaktuara nga shteti nënkuptohen edhe çmimet reale të tregut të ndërtimeve. Në rast se ke ndër mend të blesh një banesë apo çfarëdo ndërtimi tjetër, duhet të konsultohesh për vlerën që i njeh shteti, pasi duhet të paguash edhe tatimin. Kjo nënkupton një kontratë të rregullt blerjeje, ndryshe banesa nuk pajiset me akt pronësie, sipas vlerave të përcaktuara nga shteti. Blerja e një banese kushton vërtet shumë. Politika e tatimeve ka pasur si rregull nxjerrjen e shitjeve mesatare të tregut të ndërtimeve në të gjithë vendin, çka nënkupton edhe çmimet mesatare për të blerë një banesë në treg. Banesat me ndërtimet e reja në Tiranë Që nga 1 janari i këtij viti janë përcaktuar vlerat në treg për efekt të pagimit të taksave për shtetin. Shitja e një banese do të shoqërohet edhe me pagimin e takës prej 10 përqindësh të diferencës midis blerjes së parë dhe blerjes së dytë. Në Minibashkinë numër 1 në Tiranë do të duhet të paguash 80 mijë lekë të rinj për një metër katror në qendër të minibashkisë dhe rreth 62 mijë lekë në periferi të saj. Në Minibashkinë numër 2 duhet të paguash 152 mijë lekë për një metër katror në qendër të minibashkisë, 109 mijë lekë më në periferi dhe 97 mijë lekë pak më larg qendrës së minibashkisë. Minibashkia numër 3 ka vlera që llogariten nga 61 mijë lekë deri në 63 mijë lekë për një metër. Situata është e ngjashme edhe në Minibashkinë numër 4. Në minibashkinë numër 5, ku bën pjesë qendra e Tiranës, janë vlerat më të larta, ku afër zonës së ish-Bllokut vlerat minimale për një metër katror janë 152 mijë lekë dhe pak më larg saj vlerat janë 122 mijë lekë, 79 mijë lekë dhe 73 mijë lekë. Minibashkia numër 6 ka një vlerë unike prej 61 mijë lekësh. Minibashkia numër 7 ka katër zona vlerash, ku në qendër të saj vlera minimale e një metri katror banese është 110 mijë lekë dhe pak më larg saj vlera radhiten 109 mijë lekë, 85 mijë lekë dhe 63 mijë lekë. Minibashkia numër 9 ka një vlerë minimale prej 95 mijë lekësh për metër katror në qendër të saj dhe më pas janë edhe dy vlera të tjera, përkatësish 77 mijë lekë dhe 63 mijë lekë. Minibashkia 10 ka vlera nga 122 mijë lekë në 116 mijë lekë dhe 110 mijë lekë për një metër katror. Minibashkia numër 11 ka vlera nga 79 mijë lekë, 67 mijë lekë e deri 61 mijë lekë për një metër katror. Janë përcaktuar edhe vlera minimale për komunat rreth Tiranës, ku në Farkë vlera është 73 mijë për një metër katror, Komuna Dajt ka një vlerë prej 61 mijë lekësh për një metër katror, Komuna Kashar 48 mijë lekë dhe komunat e tjera kanë një vlerë prej afërsisht 36 mijë lekësh për një metër katror. Dyqanet, zyrat, parkimet dhe ndërtimet e vjetra Çmimi për një metër katror ndërtim për dyqane mallrash apo shërbimesh është 2 herë më i lartë se çmimi i sipërfaqeve të banimit sipas zonave në Tiranë. Çmimi për një metër katror ndërtim për garazh të mbuluar është 70 për qind e çmimit të sipërfaqeve së apartamenteve të banimit sipas zonave në Tiranë. Çmimi për një metër katror ndërtim zyra është i njëjtë me çmimin e apartamenteve për në Tiranë. Çmimi një metër katror ndërtim për parkim i hapur është 30 për qind e çmimit të sipërfaqeve të apartamenteve të banimit sipas zonave në Tiranë dhe për ndërtesat e privatizuara me Ligjin nr.7652, date 23.12.1992 “Për privatizimin e banesave shtetërore”, i ndryshuar, çmimi për metër katrorë është 70 për qind e çmimit sipas zonave të tabelës. Taksa për shtetin dhe përjashtimet Çdo blerje apo shitje duhet të shoqërohet me kontratë, ndryshe nuk ndihet pronësia mbi ndërtimin si dhe shteti do të marrë 10 për qind të vlerës së diferencës së fundit kur është shitur ndërtimi. Kontrata duhet të shprehë sipërfaqen në metër katror të pasurisë, çmimin për metër katror dhe vlerën e saj. Kontrata duhet të jetë e shoqëruar me hartën, planimetrinë dhe dokumentet e tjera, që shërbejnë për regjistrimin e pasurisë së paluajtshme. Në rastet kur individi kalon pronësinë, për herë të dytë e në vazhdim, për efekt të llogaritjes së fitimit kapital të realizuar do të merret diferenca midis vlerës së shitjes dhe vlerës së blerjes e përcaktuar në kontratën paraardhëse. Nga ky rregull përjashtohen ndërtesat e vjetra si dhe ato që janë ndarë me vendim të qeverisë për të pastrehët apo ndonjë pjesë tjetër.
Tabela e çmimeve minimale të shitjes së ndërtesave për Tiranën
NR. ZONAT SIPAS HARTËS BASHKËNGJITUR Çmimet minimale të shitjes për efekt fiskal (lek/m2) viti 2008
1. 1/1 79 300 2. 1/2 61 000 3. 2/1 152 500 4. 2/2 109 800 5. 2/3 97 600 6. 2/4 61 000 7. 3/1 63 440 8. 3/2 61 000 9. 4/1 61 000 10. 4/2 61 000 11. 5/1 152 500 12. 5/2 122 000 13. 5/3 79 300 14. 5/4 73 200 15. 6 61 000 16. 7/1 109 800 17. 7/2 109 800 18. 7/3 85 400 19. 7/4 63 440 20. 8/1 95 160 21. 8/2 76 860 22. 8/3 63 440 23. 9/1 122 000 24. 9/2 103 700 25. 9/3 73 200 26. 10/1 122 000 27. 10/2 115 900 28. 10/3 109 800 29. 11/1 79 300 30. 11/2 67 100 31. 11/3 61 000 32. Komuna Farkë 73 200 33. Komuna Dajt 61 000 34. 35. Komuna Kashar Komunat e tjera 48 800 36 600 36. Dyqanet Dyfish më tepër 37. Garazhet 70 % të zonës 38. Zyrat Vlerë të zonës 39. Parkim i hapur 30 % të zonës 40 Ndërtimet para ‘90 70 % të zonës
Të ndërtosh vetë një banesë kushton gati 5 herë më lirë
Vlerat e mësipërme për Tiranën janë vendosur nga shteti për efekt fiskal dhe në mënyrë të detyrueshme, për pagimin e taksave, por nuk mund të blesh një banesë nën vlerën e shpallur. Po sa kushton një banesë po ta ndërtosh vetë? Enti i Banesave përcakton çdo vit koston minimale që duhet për të ndërtuar një banesë. Rezultat janë të habitshme. Në qendër të Tiranës një metër katror është minimalisht 150 mijë lekë, ndërsa po ta ndërtosh vetë ajo kushton deri në 5 herë më lirë, pasi kostoja për të ndërtuar një metër katror në Tiranë nuk është më e madhe se 30 mijë lekë. Tabela e mëposhtme përmban shifrat për 5 vitet e fundit për 29 qytete mbi koston e ndërtimit. Për llogaritjen e çmimit mesatar që përdoret për ndërtimin e banesave për të pastrehët, bashkitë і referohen çmimit mesatar të shitblerjeve të banesave në treg, që miratohet çdo vit me udhëzim të qeverisë, sipas llogaritjeve të Entit Kombëtar të Banesave. Brenda kufirit të përcaktuar në udhëzim, çdo bashki miraton një çmim mesatar për zona të ndryshme të qytetit, sipas metodologjisë së miratuar prej tyre.
Kostot minimale të ndërtimit sipas viteve dhe zonave
Në lekë Nr. Qyteti Kosto minimale m2 sipërfaqe viti 2003 Kosto minimale m2 sipërfaqe viti 2004 Kosto minimale m2 sipërfaqe viti 2005 Kosto minimale m2 sipërfaqe viti 2006 Kosto minimale m2 sipërfaqe viti 2007 1. Berat 21. 964 22.356 22.356 24.840 24.840 2. Dibër 20.186 20.547 20.547 22.830 22.830 3. Durrës 21.964 22.356 22.356 24.840 24.840 4. Elbasan 19.151 19.494 19.494 21.660 21.660 5. Fier 21.061 21.438 21.438 23.820 23.820 6. Gjirokastër 21698 22.086 22.086 24.540 24.540 7. Gramsh 20.478 20.844 20.844 23.160 23.160 8. Kavajë 20.372 20.736 20.736 23.040 23.040 9. Korçë 20054 20.412 20.412 22.680 22.680 10. Krujë 22043 22.437 22.437 24.930 24.930 11. Kuçovë 23.157 23.571 23.517 26.190 26.190 12. Kukës 22.202 22.599 22.599 25.110 25.110 13. Kurbin 22.043 22.437 22.437 24.930 24.930 14. Lezhë 19.841 20.196 20.196 22.440 22.440 15. Librazhd 19.151 19.494 19.494 21.660 21.660 16. Lushnjë 21.884 22.275 22.275 24.750 24.750 17. Mirditë 22.282 22.680 22.680 25.200 25.200 18. Mat 22.017 22.410 22.410 24.900 24.900 19. Peqin 19.205 19.548 19.548 21.720 21.720 20. Përmet 20850 21.222 21.222 23.580 23.580 21. Pogradec 23.104 23.517 23.517 26.130 26.130 22. Pukë 30.584 31.131 31.131 34.590 34.590 23. Sarandë 23.741 24.165 24.165 26.850 26.850 24. Shkodër 25.067 25.515 25.515 28.350 28.350 25. Skrapar 17.772 18.090 18.090 20.100 20.100 26. Tepelenë 21.884 22.275 22.275 24.750 24.750 27. Tropojë 31.804 32.373 32.373 35.970 35.970 28. Vlorë 21.963 22.356 22.356 24.840 24.840 29. Tiranë 26.526 27.000 27.000 30.000 30.000
Çmimet e banesave, dyqaneve, zyrave dhe garazheve në 27 qytete
Çmimet e ndërtimeve janë përcaktuar edhe për 27 qytetet kryesore të vendit, të cilat janë përcaktuar në tabelën e mëposhtme. Për qytetet që mungojnë, vlera e tyre do të llogaritet me qytetin më të afërt. Sipas vlerave të mëposhtme, Durrësi ka vlerat më të larta se qytetet e tjera. Ndërkohë, krahas çmimit të banesave janë përcaktuar edhe vlerat për dyqanet, zyrat, garazhet, parkimet, ndërtimet para viteve ’90, të cilat llogaritet në bazë të një formule të përbashkët për të gjitha qytetet. Çmimi për një metër katror ndërtim për dyqane mallrash apo shërbimesh është 1.5 herë më i lartë se çmimi i sipërfaqeve të banimit. Çmimi për një metër katror ndërtim për garazh të mbuluar është 70 për qind e çmimit të sipërfaqeve të apartamenteve të banimit sipas zonave. Çmimi për një metër katror ndërtim zyra është i njëjtë me çmimin e apartamenteve. Çmimi për një metër katror ndërtim për parkim i hapur është 30 për qind e çmimit të sipërfaqeve të apartamenteve të banimit sipas zonave. Çmimi për një metër katror ndërtim për qytetet, që nuk janë të listuara në këtë shtojcë, është kosto e shitjes për m2, e përcaktuar nga Enti Kombëtar i Banesave në vitin e fundit. Për ndërtesat e privatizuara me Ligjin nr.7652, date 23.12.1992 “Për privatizimin e banesave shtetërore”, i ndryshuar, për ndërtesat e ndërtuara dhe të regjistruara deri në 31 dhjetor 2004, çmimi për m2 është kosto e shitjes për m2, e përcaktuar nga Enti Kombëtar i Banesave në vitin e fundit. Për komunat, çmimi minimal llogaritet 70 për qind e çmimit të qytetit përkatës.
Tabela e çmimeve minimale të shitjes së ndërtesave për qytetet e tjera
Nr. Qytetet Çmimi minimal fiskal lek/m2 Viti 2008
1. Berat 42700 2. Dibër 34160 3. Durrës 67100 4. Elbasan 46360 5. Fier 61000 6. Gjirokastër 42700 7. Gramsh 30500 8. Kavajë 61000 9. Korçë 48800 10. Krujë 34160 11. Kuçovë 30500 12. Kukës 30500 13. Kurbin 30500 14. Lezhë 61000 15. Librazhd 34160 16. Lushnjë 42700 17. Mirditë 30500 18. Mat 30500 19. Peqin 30500 20. Përmet 30500 21. Pogradec 48800 22. Pukë 34770 23. Sarandë 67100 24. Shkodër 42700 25. Skrapar 30500 26. Tepelenë 30500 27. Tropojë 35990
Gazeta Albania
|