Another great RocketTheme Joomla Template brought to you by the RocketTheme Joomla Template Club.

User

Mirësevini, Vizitor. Ju lutemi të identifikoheni ose regjistrohuni.


Sponsor









Etiketa

Forumi EkonomikForumi EkonomikBiznesi 2.0Rrjeti i gazsjellësve europianë, para dhe pas kuintave


Faqe: [1]   Shko poshtë
PërgjigjjaDërgojeni këtë temëPrintojeni faqen
Autori Temë: Rrjeti i gazsjellësve europianë, para dhe pas kuintave  (E lexuar 173 herë)
0 anëtarë dhe 1 Vizitor po shikojnë këtë temë.
M A X
Gjinia: Mashkull


Shiko profilin WWW
« më: 27-01-2008, 01:16:54 »
Citojeni

  Rrjeti i gazsjellësve europianë, para dhe pas kuintave

Sofje, 18 janar 2008: marrëveshje midis Bullgarisë dhe kolosit të gazit rus Gazprom lidhur me kalimin e gazsjellësit South Stream në territorin bullgar. Detajet e marrëveshjes parashikojnë një bashkëpronësi paritare me nga 50 përqind midis Rusisë dhe Bullgarisë për pjesën bullgare të gazsjellësit dhe një rritje të sasisë së gazit të disponueshme për bullgarët nga 17 miliard metra kubët aktualë në 30 miliardët e ardhshëm. Me këtë marrëveshje të xhvatur nga Putini, personalisht gjatë vizitës së tij zyrtare në Sofje, ravijëzohet më shumë strategjia e Gazpromit për furnizimet e ardhshme të gazit për Europën Qendrore e Jugore. Në fakt, projekti South Stream parashikon një segment prej rreth 900 kilometrash me nisje nga Beregovaya (qytet rus në bregun e Detit të Zi) dhe mbërrin në Itali. Një projekt, si shumë plane të Gazpromit, faraonik dhe me implikacione teknike jashtëzakonisht impenjuese, po të kesh parasysh se tubat do të vendosen në fund të Detit të Zi në një thellësi që arrin deri 2000 metra. Gjëja më interesante e marrëveshjes është se rruga e gazsjellësit nuk është përcaktuar akoma dhe ka dy opsione të përshkueshme: i pari, ai jugor, parashikon kalimin nga Greqia në Shqipëri me mbrritjen në Otranto nëpërmjet gazsjellësit Igi; i dyti, rruga veriore, parasheh një kalim nga Rumania (ose, në alternativë, Serbia), Hungaria, Austria dhe mbërritje në Italinë Veriore (ka mundësi Tarvisio). Megjithatë, në të dyja rastet, Bullgaria rezulton pikë kalimi e detyrueshme, gjë që e bën marrëveshjen e 18 janarit themelore për të filluar studimet e fizibilitetit. Cilado qoftë rruga finale, gazsjellësi do të realizohet nga joint venture paritar me të drejtë zvicerane Eni-Gazprom Ag të formalizuar pothuajse 24 orë përpara marrëveshjes bullgare. Kështu, në projekt ENI do të marrë pjesë si protagoniste nëpërmjet know how tashmë të konsoliduar dhe të njohur të Saipem. Nëse aspektet industriale të projektit janë jashtëzakonisht interesantë (flitet për të paktën 10 miliard euro investim për një rrugë pothuajse krejtësisht të re), aspektet gjeopolitike të afërës janë akoma më shumë. Në fakt, South Stream nuk do të jetë i vetëm: atij do t'i shtohen Nord Stream (akoma për t'u ndërtuar), Blue Stream (tashmë i inauguruar) dhe dyfishimi i projektuar i linjës Yamal-Europe. Kështu, po fillon të ravijëzohet një hartë shumë e dendur lidhjesh midis Rusisë dhe Europës që, menjëherë sapo t'i shikosh, tradhëton dy objektiva themelorë të dukshëm: i pari është se anashkalohet totalisht Ukraina, tashmë e konsideruar si një vend ish mik nga rusët; i dyti, është diversifikimi i mundësive të hyrjes në Europë për gazin rus, duke ofruar njëkohësisht një motiv të vlefshëm për të bërë biznes me Moskën dhe një motiv tjetër po aq të vlefshëm për të mos bërë me vendet prodhuese të Azisë Qëndrore. Përsa i përket Nord Stream, kujtojmë se bëhet fjalë për një megagazsjellës të kushtuar Europës Veriore, Gjermanisë në veçanti (tregu i parë i jashtëm për Gazpromin dhe me perspektiva zhvillimi tejet të konsiderueshme në vijim të vendimit nga ana e Berlinit për të hequr dorë nga bërthamorja civile për prodhimin e energjisë elektrike), por edhe Vendeve të Ulëta dhe Britanisë së madhe, që do të kenë impiante nëntokësore të dedikuara. Të dhënat flasin për dy sisteme tubash (fillimisht do të ndërtohet një, për t'u dyfishuar në një moment të dytë) me 1220 milimetra diametër për një prurje vjetore prej 27.5 milion metrash kub gaz (kjo vetëm për të parin, 55 milion me veprën e përfunduar). Midis pjesës onshore ruse dhe asaj offshore në fundin e Balltikut, do të shtrihen pothuajse 2000 kilometra tuba. Por kohët e fundit, Nord Stream vuan nga ndonjë problem: është tashmë një e dhënë e sigurtë se kostot, fillimisht të llogaritura në 5 miliard euro, do të rriten ndjeshëm. Kjo e shtyn me disa vjet hyrjen në funksionim të infrastrukturës, pasi i detyron shoqëritë pjesëmarrëse në projekt (gjermanet Basf e E.On dhe rusen Gazprom) që ta rishikojnë të gjithë strukturën financiare të veprës. Por gjermanët janë klientë shumë të rëndësishëm për Moskën dhe që t'i lejë të ikin do të ishte një vetëvrasje ekonomike në kuptimin e vërtetë të fjalës. Për këtë arsye shumë me vend pyetja e bërë nga një gazetar bullgar administratorit të deleguar të Gazpromit, Alexei Miller, gjatë konferencës së shtypit të prezantimit të marrëveshjes ruso- bullgare: gazetari ka pyetur nëse ishte në planet e Gazpromit një rakordim midis Nord Stream dhe South Stream. Miller është përgjigjur se të dy projektet janë aktualisht të ndarë, por rrjeti europian tashmë ekzistues i gazsjellësve e bën teknikisht të mundshme ndërshkëmbimet midis shteteve të ndryshme konsumatore. Kurdoherë që të përfundonte rruga e South Stream në Austri, është e mundur kështu që të bëhej një lidhje me Gjermaninë si kompensim për vonesat e pësuara nga gazsjellësi tjetër. Veç të tjerash, nuk duhet harruar se ish- Kancelari gjerman Gerhard Schröder është zgjedhur për të drejtuar (dhe mbikqyrur) "Nordeuropäische Gas Pipeline Gesellschaft", që gjë tjetër nuk është veçse shoqëria që do të realizojë gazsjellësin dhe kjo flet shumë për faktin, sesa e duan gjermanët (dhe do ta kërkojnë me të gjitha mënyrat e mundshme që ta kenë) infrastrukturën në fjalë. Kurse përsa i përket Blue Stream, vetëm duhet kujtuar se bëhet fjalë për një gazsjellës me përmasa dhe shtrirje inferiore (megjithëse plot respekt) ndaj dy projekteve të tjera. Bëhet fjalë për një gazsjellës pastërtisht europianojugor të destinuar për Italinë me të cilën, në analizë të fundit, Gazprom ka vënë në provë kapacitetet teknike të Eni dhe Saipem. Projekti ka qenë i suksesshëm dhe tani dy shoqëritë italiane dhe ajo ruse ecin gjithnjë e më shumë përkrah. Kurse me linjën Yamal-europë kthehet në Europën Qendrore-Lindore: nga Rusia përshkon pothuajse 4200 kilometra nëpërmjet Bjellorusisë dhe Polonisë për të arritur në Gjermani. Kështu, në ndryshim nga Nord Stream, nuk është një gazsjellës i dedikuar shprehimisht tregut gjerman e europianoverior dhe furnizimet do të ndahen me vendet e kalimit. Në thelb, linja tashmë ekziston dhe funksionon prej vitesh, por është në rrugë dyfishimi. Po thonim që gazsjellësit e ardhshëm të markës Gazprom synojnë për ta anashkaluar Ukrainën dhe për të ushtruar presion mbi vendet prodhuese të gazit të Azisë Qëndrore. Le ta shikojmë si.

Dikur pjesë themelore e "Gazsjellësit të vëllazërisë" sovjetike, Ukraina, siç do ta kujtojnë të gjithë, është "njollosur" me mëkatin se u ka krijuar probleme furnizimeve ruse ndaj Europës Përëndimore, duke thithur gabimisht dhe në mënyrë të përsëritur gazin e drejtuar në Përëndim. Një turp për t'u shlyer menjëherë për Gazpromin që sigurinë e furnizimeve të tij e ka bërë flamurin dhe bazën e çdo traktative të tij me europianët. Sot, Ukraina ka një armë me të cilën t'i bëjë shantazh Rusisë: të bllokojë të dy linjat që çojnë gazin rus në Europë. Ditën në të cilën megagazjellësit e rinj do të hyjnë në funksionim, Ukraina do të dëgjojë këmbanën e vdekjes dhe do të duhet ta ridimensionojë ndjeshëm qëndrimin e saj prej sfide të pjesshme përkundrejt Gazpromit. Përsa u përket vendeve të tjera prodhuese, atyre të zonës kaukaziane dhe kaspikase, situata është më komplekse. Shumë shpesh, bëhet fjalë për shtete ish- sovjetike që në më shumë se 15 vjet nga rënia e Bashkimit Sovjetik nuk kanë vendosur akoma, nga cila anë të qëndrojnë. Propozimi rus është shumë i qartë: Gazpromi e ble me çmim të ulët gazin e tyre dhe e fut në gazsjellësat e tij. Një zgjidhje që i kufizon në mënyrë drastike fitimet për prodhuesit, por në të njëjtën kohë, i vë në dispozicion që ta shesin gazin pa shpenzuar as edhe një qindarkë bë gazsjellësa dhe, duke u bërë fjalë për infrastruktura ruse, ofron një prag të arsyeshëm sigurie dhe mbrojtjeje nga raprezalje gjeopolitike dhe sulme terroriste. Të sulmosh interesat ruse është një gjë, të sulmosh interesat kazake apo turkmene është një gjë krejtësisht tjetër. Zgjedhja është bërë tejet e vështirë nga fakti që Shtetet e Bashkuara, qysh nga rënia e Bashkimit Sovjetik, i janë kushtuar një politike krejtësisht të ngjashme në zonën në fjalë dhe ofrojnë pak a shumë të njëjtat gjëra si rusët. Natyrisht, t'i kënaqësh të dyja është e pamundur, ndërsa të veprosh i vetëm është e frytshme, por e rrezikshme. Një shembull të pastër të kësaj situate e ofron megavendburimi kazak në Kashagan, i cili teorikisht është një minierë floriri, por në praktikë po rezulton një ankth në kuptimin e vërtetë të fjalës për të gjithë aktorët e përfshirë në shfrytëzimin e tij. Historia industriale postsovjetike e Kashagan fillon në vitin 1993, kur kompanitë Eni, British Gas, British Petroleum, Mobil, Shell dhe Total, formuan konsorciumin e eksplorimit sëbashku me qeverinë kazake. Për të bërë shpimet, mendon Shell, dhe gjen pulën që bën vezë të arta. Por punimet ecin ngadalë për shkak të problemeve teknike që bëjnë të vështirë eksplorimin, motiv për të cilin në vitin 2001 lidershipi i konsorciumit i kalon Eni. Ndërkohë, kostot e operacionit rriten ndjeshëm dhe ministri i Resurseve Energjitike të Astanasë fillon të nervozohet. Pasi ka ngut që të vërë në përdorim vendburimin (në praktikë, kazakët e shtyjnë vetëm me eksport energjitik) dhe fillon t'i fusë shkopinj në rrota konsorciumit, duke shtuar motive mjedisore për të siguruar në realitet një pjesëmarrje (dhe fitime të lodhura) më të madhe në vetë konsorcium. Pas korrespondencës së pafundme të tensionuar midis Astanas dhe Eni-t, situata çbllokohet vetëm më 14 janar të këtij viti me një rinegociim të rëndë të marrëveshjes të vitit 1993: sipas pakteve të reja, qeveria kazake e dyfishon kuotën e saj në konsorcium (dhe do të paguajë rreth 1.8 miliard dollarë amerikanë për ta bërë), por siguron një rimbursim për kohën e humbur të barabartë me pothuajse 5 miliard dollarë amerikanë. Sikur kjo të mos mjaftonte, duke filluar nga viti 2011, Eni do ta humbasë lidershipin e konsorciumit, duke e ndarë atë me Exon-Mobil, Shell e Total. E gjitha kjo, boll që të vihet në shfrytëzim vendburimi; për transportimin e gazit do të duhen marrëveshje të tjera. Në fakt, gazi kazak duhet të udhëtojë drejt Europës nëpërmjet gazsjellësit Nabucco, duke kaluar Turqinë dhe Ballkanin. Sikur të mos ishte që një gazsjellës i tillë është një projekt i sponsorizuar nga Bashkimi Europian, i cili në vitet e fundit ka një politikë energjitike të largët nga ajo e shteteve anëtare të tij. Nëqoftëse nuk bëhet Nabucco (alternativ ndaj gazsjellësve rusë), pikërisht nga gazsjellësit rusë duhet të kalojë gazi i Kashagan. Pak rëndësi ka, që Shtetet e Bashkuara janë deklaruar të interesuar ndaj një programi energjitik europian alternativ ndaj programeve të veçanta të shteteve të veçanta kombëtare (me Europën, nëpërmjet NATO-s, Shtetet e Bashkuara janë të mësuar mirë të "bëjnë traktativa"): nëqoftëse Bashkimi Europian nuk e bën një lëvizje dhe në një kohë të shkurtër, atëhere perspektiva e vetme e besueshme për të garantuar sigurinë energjitike do të jetë ajo e besimit (në total dhe në mënyrë përfundimtare) të Stream-eve të ndryshëm të Gazpromit.

Përgatiti: ARMIN TIRANA
Rilindja Demokratike
E identifikuar

Faqe: [1]   Shko lart
Përgjigjja Dërgojeni këtë temë Printojeni faqen

Shko te:  

+ Përgjigje e shpejtë


Radio Live | Sfonde per Kompjuterin | Qindra Mijera Videoklipe | Lajme | Vip-at Shqiptar | Muzike, Filma, Sport, Humor | Faqe Interesante | Mp3 Shqip | Galeria | Shqiptaret | Info Sporti | Money Online | Big Brother Albania | Lojra | Video Shqip | Muzik Shqip | Kenge Shqip | Filma Shqiptare | Humor Shqip | Euro 2008 Photo | MuzikaWeb |