Another great RocketTheme Joomla Template brought to you by the RocketTheme Joomla Template Club.

User

Mirësevini, Vizitor. Ju lutemi të identifikoheni ose regjistrohuni.


Sponsor









Etiketa

Forumi EkonomikForumi EkonomikBiznesi 2.0Nobelisti Robert C. Merton flet për krizën golabe të ekonomisë


Faqe: [1]   Shko poshtë
PërgjigjjaDërgojeni këtë temëPrintojeni faqen
Autori Temë: Nobelisti Robert C. Merton flet për krizën golabe të ekonomisë  (E lexuar 63 herë)
0 anëtarë dhe 1 Vizitor po shikojnë këtë temë.
M A X
Gjinia: Mashkull


Shiko profilin WWW
« më: 05-05-2008, 09:46:23 »
Citojeni

Diçka është në gjendje të na bëjë në mënyrë të pakonvertueshme të sigurtë, vetëm nëqoftëse sillemi saktësisht si më parë

Nobelisti Robert C. Merton flet për krizën golabe të ekonomisë

Robert C. Merton, aktualisht Docent i John and Natty McArthur University pranë Harvard Business School, në vitin 1997 ka fituar Çmimin Nobel për Ekonominë, me studimet e tij lidhur me modelin Black-Scholes të prirur për të përcaktuar vlerën e derivateve aksionare, studime që kanë çuar në ravijëzimin e një profili të ri të bursave në fillimin e viteve shtatëdhjetë dhe për pasojë, në një revolucion në kuptimin e vërtetë të fjalës në tregjet financiare të të gjithë botës. Merton ka prekur edhe me dorë sesi mund të jetë një krizë moderne tregu: Në fakt ka qenë një prej themeluesve të "Long Term Capital Management", një fond investimesh i vlerësuar nga një sukses i madh dhe menjëherë më pas i mbytur nga humbje shumë të rënda në mesin e viteve nëntëdhjetë, që është bërë një ikonë e limiteve të inxhinierisë financiare. Kriza financiare aktuale shpesh i vihet në ngarkim një sistemi aq kompleks saqë iu shpëton edhe kuptimit të specialistëve të sektorit. E kemi pyetur kështu Merton se çfarë mendon për kompleksitetin dhe nëse e konsideron që në ditët e sotme tregjet kanë kompleksitet të mjaftueshëm apo jo.

-A është e drejtë të pohohet se sistemi aktual financiar është tepër rrezikues?

Lejomëni t'ju bëj një analogji. Nëqoftëse ndodhesh duke i dhënë makinës në kohë të keqe, do të jesh i prirur të mendosh se një makinë më katër rrota është me e sigurtë nga një me dy të tilla. Tani, le të supozojmë se janë grumbulluar të dhëna sipas të cilave gjatë 15 vjetëve të fundit numri i incidenteve për kilometër të përshkuar ka mbetur i pandryshuar. Katër rrotat janë ndoshta më të sigurta në proporcion? Teknikisht jo, pasi numri i incidenteve është i njëjti. Atëhere, duhet të konkludojmë se katër rrotat kanë qenë një harxhim i kotë? Besoj se tashmë e dini pyetjen, por gjithësesi po ua them. E vërteta është se diçka është në gjendje të na bëjë në mënyrë të pakonvertueshme të sigurtë, vetëm nëqoftëse sillemi saktësisht si më parë. Është elementi themelor për t'u kuptuar. Përqindja e rrezikut që marrim mbi vete në nivel individual apo kolektiv nuk është një konstante fizike. Jemi ne ata që e zgjedhim.

-Po sistemi financiar që kemi sot në dispozicion, është apo jo më i mirë se ai që kishim dhjetë vjet më parë?

Padyshim që po. Sa për të dhënë një shembull, besoj se personeli i një banke të çfarëdoshme është shumë më kompetent lidhur me tregjet e ndryshme financiare nga sa nuk ka qenë dhjetë vjet më parë. Mbi të gjitha, në përgjithësi dimë t'i llogarisim dhe t'i menaxhojmë më mirë rreziqet dhe besoj se ekziston një transparencë më e madhe në këtë kuptim: Një prej zonave kryesisht të goditura nga kriza aktuale është sistemi i kreditimit. Huatë janë prototipi i kreditimit klasik dhe më parë nuk riparoheshin mbi bazën e gjendjes së tregut. Kështu që kur ndodhte një krizë, ato ngeleshin ambigue. Kishte disa prej tyre që mbesnin duke zënë myk për vite të tëra në banka, pa e kuptuar praktikisht asnjëri, përveçse për të kuptuar se vlenin më pak. Ajo nuk ishte transparencë: Ishte opacitet. Sot kemi një kreditim që varet nga tregu. Çdo ditë, tregu gjeneron një vlerësim sesa efektivisht institucionet janë të gatshme të paguajnë për t'i garantuar kreditim një numri midis 500 dhe 700 kompanive dhe pothuajse çdo vendi të botës. Çmimi rivlerësohet përditë. Është një përmirësim i konsiderueshëm në termat e transparencës. Veç kësaj, ka një diversifikim më të madh të rrezikut në nivel global. Mendoni për hipotekat. Edhe në kohëra të vështira si këto të sotmet, paraja e hipotekës mund të përdoret. Natyrisht që kjo nuk do të thotë se nuk ka probleme, por, në termat e teknologjisë dhe të operativitetit, këto janë të gjithë pluse.

-Atëhere pse nuk jemi më të sigurtë?

Më shumë duhet të më pyesnit se çfarë kemi nxjerrë nga gjithë këto përmirësime dhe përgjigjia është se kemi arritur në një kompleksitet akoma më të madh. Kemi shumë më tepër instrumenta. Si kompanitë, ashtu dhe individët, janë më të gatshëm të rrezikojnë. Për t'u kthyer tek analogjia e makinës, jemi më të prirur që t'i japim më me shpejtësi si pasojë e instrumenteve më të mira dhe të transparencës më të madhe në dispozicionin tonë.

-Ku qëndron kompleksiteti në të gjithë këtë?

Nganjëherë termi "kompleks" përdoret si eufemizëm për të nënkuptuar "përfshirë më pak". Nganjëherë njerëzit thonë se gjërat janë komplikuar, por në realitet duan të thonë se nuk i kuptojnë.

-Sipas mendimit tuaj, a është e vërtetë se gjërat janë bërë me komplekse?

Po. Më lejoni që t'ju jap një shembull ekstrem. Për fonde të caktuara jashtëzakonisht të specializuara që merren me transaksione të ashtuquajtura me frekuencë të lartë, vendndodhja e severave ka një rëndësi shumë të madhe.

-Çfarë do të thotë kjo?

Është një çështje e shpejtësisë së dritës. Sot tentohet të merret me qira një hapësirë në të cilën njerëzit të mund ta vendosin serverin e tyre në afërsi të serverit të shkëmbimit, në mënyrë që koha e transaksionit të reduktohet në mënyrë proporcionale. Numri i transaksioneve të ofruara në këtë proces është shumë më i madh se numri i transaksioneve praktikisht të realizuara. Për pasojë, vëllimi i aktiviteteve është rëndë të ndryshme madhësie, më e madh repsektivisht nga vëllimi që praktikisht do të vlerësohej. Motivi sipas të cilit po them të gjithë këtë, është se dua t'ju shpjegoj se askush në mish e kocka nuk është në gjendje t'i vëzhgojë drejtpërsëdrejti shkëmbime të tilla dhe t'u aplikojë kritere. Atëhere çfarë të bëjmë? Të zhvillojmë programe informatike për të fuqizuar aftësitë tona njerëzore dhe të kërkojmë të zbulojmë atë që po ndodh, por në thelb janë kompjuterët që në fund e kryejnë transaksionin. Mund të duket një lloj disfunksioni, por është gjithmonë më mirë që të fiksohej diçka në një kompjuter dhe më pas të largohej për në Ishujt Bahamas.

-Domethënë, ju nuk besoni se kompleksiteti i prodhuar nga shumë njerëz nuk përbën problem?

Nuk ka dyshim se ka aspekte disfunksionalë. Çdo gjë që bëjmë mund të ketë efekte negative kolaterale, gjë që nuk do të thotë se nuk ia vlen barra qiranë të provohen. Natyrisht që kur ka të bëjë me këto shpejtësi transaksioni mund të ketë herë në të cilat, nga momenti që ai që menaxhon gjithçka është kompjuteri, nëqoftëse ndodh diçka e pakuptueshme programi vazhdon megjithatë të kërkojë ta kryejë transaksionin, gjë që mund të ketë efekte ndaj tregjeve. Por kjo nuk do të thotë se situata është jashtë kontrollit ose që njerëzit të mos dinë se çfarë po ndodh ose që ka qenë mirë më parë. Gjërat i shpëtonin kontrollit edhe pa kompjuterët.

-Çfarë mendoni ju për teknologjinë në përgjithësi, përsa u përket impaktit të saj ndaj funksionimit të tregjeve?

Është themelore. Kush punon në sektorin informatik ka se për çfarë të jetë i kënaqur. Nëqoftëse dikush pyet nëse një ditë, me progreset e ligjit Moore, do të arrijmë në pikën në të cilën kompjuterët do të jenë aq të shpejtë sa që nuk do të kishim nevojë për asgjë më të shpejtë, në terma financiare kjo do të thotë se nuk do të kishim tjetër për të shtuar përveçse një ndryshore të mëtejshme ekuacioneve që synojmë të zgjidhim, duke iu afruar limitit të potencialiteteve përpunuese. Por kjo është vetëm një pasojë. Teknologjia është një diçka e pafundme. Nëqoftëse merren në konsideratë kostot e transferimit të rrezikut nëpërmjet planetit, ajo që teknologjia ka arritur të bëjë është e jashtëzakonshme. Do të thotë se rrezikojmë më shumë se më parë? Jo.

-Cili është bilanci juaj lidhur me krizën aktuale?

Çfarëdo gjëje që mund t'ju them unë apo një tjetër, për nga forca e gjërave, është hipotezë, pasi nuk është kryer akoma një analizë e patologjisë në kuptimin e vërtetë të fjalës. Nuk i kemi të gjitha të dhënat dhe prandaj çdo teori në dukje e vlefshme që mund të nxjerrim jashtë mund të rezultojë një shpjegim jo i saktë dhe sigurisht, që nuk kam akses në të gjitha informacionet mbi të cilat mund të mbështeten specialistët e sektorit. Megjithatë, do të doja të nënvizoja disa elementë strukturalë. Ashtu si dhe në të kaluarën, sot dëgjoni të thuhet se novatorizmi dhe inxhinieria financiare kanë gjeneruar një kompleksitet të tepruar dhe, për këtë arësye, sistemi ka dalë nga binarët. Kësaj i përgjigjem thjesht se kur ndërfutet një novatorizëm i suksesshëm, infrastruktura e prirur për ta mbështetur e ndjek në mënyrë automatike. Por në 100 novatorizma, ndoshta dy do të kenë praktikisht sukses. Kështu që nuk është e lehtë të ndërtohet një infrastrukturë komplete për të gjitha. Novatorizmat i paraprijnë infrastrukturës. Nuk është problem njerëzish të paaftë, të uritur apo të pavlerë. Nuk bëhet fjalë për sistem tregu ose jo. Që problemet që dalin të përballohen nga një rregullim i jashtëm apo nga norma të brendshme, duhet përgatitur të pranohet se novatorizmat janë gjithmonë të shoqëruara nga një modularitet i caktuar. Nëqoftëse bëhet shumë apo forcohet novatorizmi, nuk ecet mirë. Nëqoftëse nuk bëhet asgjë, edhe në këtë rast gabohet. Duhet gjetur një rrugë e mesme. Nganjëherë nuk bëjmë aq sa duhet apo zhvillimi i novatorizmit është shumë i shpejtë, por problemi është se ekziston një motiv sipas të cilit në përgjithësi krizat financiare janë gjithmonë të lidhura me diçka që perceptohet si risi dhe ndryshim.

-Domethënë, kur dëgjohet të thuhet se tregu sot është shumë kompleks, çfarë përgjigje duhet dhënë?

Po, tregjet sot janë më kompleksë, respektivisht pesë apo dhjetë viteve më parë. Në përgjithësi, mendoj se kompleksiteti është një pasqyrim i progreseve të sistemit që kanë bërë të mundshme një kompleksitet më të madh me marzhe gabimi të pranueshëm. Avantazhet mund të rrjedhin ose nga të zhvilluarit e funksioneve të sistemit financiar në mënyrë më efikase, ose nga të zhvilluarit më shumë. Duke thënë këtë, kompleksiteti mund edhe ta rrisë gamën e rreziqeve të ndjeshme për të prodhuar një krizë në të cilën nuk kuptohet mirë se çfarë është duke ndodhur, pasi ndodhet në një kontekst të ri në të cilin strukturat janë të ndryshme nga ato të dhjetë viteve më parë. Ekziston një arësye psikologjike për gjithë këtë. Tentojmë të ndjehemi më shumë komodë kur bëjmë diçka familjare, sesa kur bëjmë diçka të re, edhe pse rreziqet nuk janë të njëjta. Unë nuk them se nuk ka patur aspekte negative, por nëqoftëse analizohet një hark kohor prej disa dekadash kuptohet se në kompleks sistemi është strukturalisht më i mirë, edhe pse ka mundësi që të ketë një pabarazi midis zhvillimit të infrastrukturave dhe novatorizmit, e cila na katapulton në një situatë nervozizmi të madh dhe humbjeje resursesh.

-Në vitin 1973, kur keni përsosur modelin Black-Scholes për vlerësimin e derivateve aksionare, a kishit ide për rritjen e kompleksitetit që do të gjeneronit?

Nuk mund ta prisja një rritje të kësaj natyre, por e kuptonim edhe atëhere për faktin se zbatueshmëria e tij shkonte shumë përtej tregut aksionar. Nga ana tjetër, ky kërkim është kryer në vitet shtatëdhjetë, kur e gjithë bota ka pësuar një revolucion. Ka ndodhur prishja e Bretton Ëoods (marrëveshja financiare e nënshkruar në vitin 1944 që kishte hedhur bazat e tregëtisë ndërkombëtare, duke caktuar konvertueshmërinë e valutës në flori), kështu që papritmas këmbimet qenë bërë të ndryshueshme; përqindjet e interesit në Shtetet e Bashkuara qenë shumëfishuar, duke arritur pragje të paprekura ndonjëherë nga Lufta Civile e këtej; inflacioni ishte ngritur në qiell; midis vitit 1973 dhe fundit të vitit 1974 tregu aksionar ishte zvogëluar me 50 përqind, rënia më e madhe e verifikuar ndonjëherë nga kohërat e Depresionit të Madhe, si dhe ishte kriza e naftës. E gjithë panorama kontribuonte në përcaktimin e urgjencës së një ndarjeje të rreziqeve. Kështu ka lindur filizi i sistemit aktual. Ka qenë përgjigjia ndaj një nevojë. Nuk është bërë fjalë për aftësi, por për nevojë. Mund të disponohet e gjithë teknologjia e botës, të gjitha modelet që duhen, por nëqoftëse nuk ekziston perceptimi i një nevojë, nuk ka asgjë që mund të adoptohet efektivisht.

Technology Review

Përgatiti: ARMIN TIRANA
E identifikuar

Faqe: [1]   Shko lart
Përgjigjja Dërgojeni këtë temë Printojeni faqen
Shko te:  

+ Përgjigje e shpejtë


Radio Live | Sfonde per Kompjuterin | Qindra Mijera Videoklipe | Lajme | Vip-at Shqiptar | Muzike, Filma, Sport, Humor | Faqe Interesante | Mp3 Shqip | Galeria | Shqiptaret | Info Sporti | Money Online | Big Brother Albania | Lojra | Video Shqip | Muzik Shqip | Kenge Shqip | Filma Shqiptare | Humor Shqip | Euro 2008 Photo | MuzikaWeb |