|
Berni
|
 |
« më: 25-04-2008, 08:36:56 » |
|
Sipas raportit mbi varfërinë në vend, të cilin ministri gjerman i punës Olaf Scholz do ta prezantojë së shpejti përpara kabinetit qeveritar, një nga katër familje gjermane është e varfër. Raporti i varfërisë në Gjermani është në fokus të shtypit gjerman. Në revistën javore “Der Spiegel” lexojmë: “Gjithnjë e më shumë gjermanë po varfërohen. Sipas raportit të qeverisë gjermane për varfërinë dhe pasurinë në Gjermani, në vend është rritur dukshëm rreziku i humbjes së prestigjit social dhe rënies së të ardhurave. Mbi 18% e gjermanëve janë sipas këtij raporti të varfër. Në raportin mbi varfërinë në Gjermani të vitit 2005, numri i famijeve të varfëra përbënte rreth 13.5%. Sidomos pleqtë vuajnë nga këto zhvillime. Sidoqoftë ka ende shpresa për Gjermaninë, sepse në rast se rezultatet e raportit të qeverisë gjermane, do të krahasohen me kriteret e BE-së mbi varfërinë, atëherë vetëm 13% e gjermanëve mund të konsiderohen vërtet si të varfër.” Ndërsa në gazetën “Osthüringer Zeitung” lexojmë: “Eshtë turp që politikanët tanë deklarojnë se duhet të kujdesemi për mosrritjen e varfërisë në vend, e cila mesa duket, është kthyer tashmë në realitet ditor. Ndonëse ishin të sigurtë mbi konsekuencat, unioni kristian-demokrat, partia social demokrate SPD dhe të gjelbërit e kanë ndryshuar disa herë refromën e pensioneve me qëllim uljen e tyre. Por të kërkosh tani pensione shtetërore është njësoj sikur të thuash nuk kemi punë me këtë zhvillim. Pikërisht kështu po sillen politikanët tanë. Edhe po ta pranojmë refromën e tregut të punës dhe të pensioneve si efekt të globalizimit të ekonomisë botërore, prapë mbetet vend i konsiderueshëm për të kritikuar politikën se ka bërë gabime. Të vetmet masa që do të ndryshojnë vëret dikur botën dhe tregun e punës janë arsimimi, kualifikimi dhe mësimi i përditshëm nga jeta.” (D.W)
|