|
Berni
|
 |
« më: 16-01-2008, 11:45:59 » |
|
Një fabrikë çimentoje mund të jetë investimi i parë që do përfitojë nga nisma e Kryeministrit Berisha
Më shumë se 1 vit e gjysmë pas lançimit të nismës së Kryeministrit Berisha, "Shqipëria 1 euro", qeveria po bëhet gati të miratojë projektin e parë të kësaj nismë. Kreu i qeverisë ka pritur në zyrën e tij presidentin e kompanisë "Al-Celik Vega sh.a.", i cili ka prezantuar projektin për ndërtimin e një uzine të madhe për përpunimin e metalit në Shqipëri, një investim ky që kap shifrën 50 milionë euro. Kryeministri e garantoi presidentin e "Al-Celik Vega sh.a." se ky investim do të gjejë mbështetjen e plotë të qeverisë shqiptare, duke përfituar nga të gjitha lehtësirat e premtuara e të parashikuara në reformat e qeverisë, përfshirë edhe nismën "Shqipëria 1 euro". Nëse ky projekt do të miratohet, atëherë ai do të mbahet mend si i pari i nismës "Shqipëria 1 euro". Kryeministri siguroi gjithashtu lehtësirat fiskale që parashikon ligji në lidhje me importin e makinerive dhe rimbursimin e TVSH-së. Në fund të takimit, Kryeministri Berisha përgëzoi iniciativën e kësaj kompanie shqiptare, e cila po e kurorëzon punën e saj disavjeçare në eksportin e hekurit me këtë investim të përpunimit (petëzimit) të hekurit në vend, duke dhënë kështu një dëshmi më tepër se biznesi shqiptar po maturohet gjithnjë e më shumë. Në fakt, qeveria shqiptare pati njoftuar se investimi i parë që do të përfitonte nga nisma "Shqipëria 1 euro" do të ishte termocentrali ekzistues i Fierit. Madje qeveria zhvilloi para disa muajsh edhe tenderin për këtë objekt, në të cilin pati vetëm një ofertë nga shoqëria greke, "Kolizopulos", e cila ofroi të prodhonte energji dhe t‘ia shiste atë KESH-it me një çmim prej 93 eurosh për megavat, ose gati 20 për qind më të lartë nga çmimet aktuale stratosferike të importit. Rezultati i tenderit ende nuk është bërë publik.
G.Shqip
|