|
Berni
|
 |
« më: 25-02-2008, 10:50:15 » |
|
Qeveria e Merkelit sulmon principatën e vogël alpine: Financat "mbajnë erë"
Nëse shkel në Lihtenshtajn për herë të parë, ka dy gjëra që të impresionojnë më shumë janë plehu organik dhe paratë. Era e plehut organik vjen nga fermat që rrethojnë këtë principatë rurale ndërsa paratë, mund t‘i imagjinosh lehtë përtej bankave të shndritshme dhe kompanive të investimeve që gjenden kudo në kryeqytetin Vaduz. Këto janë kompanitë që e kanë bërë Lihtenshtajnin një prej shteteve më të pasura në Evropë. Lihtenshtajni ka gjithashtu edhe reputacionin e një prej parajsave të fshehta pa taksa, në botë. Mjafton që për këtë të pyetet Organizata për Bashkëpunim dhe Zhvillim Ekonomik. Nga kështjella e tij, princi i Lihtenshtajnit, ka më shumë pushtet se sa Mbretëresha e Anglisë. Ky organ monitorues financiar, thotë se Lihtenshtajni është një prej tre shteteve të mbetura në listën e saj të zezë të "parajsave të evazionit" pas Monakos dhe Andorrës. Lihtenshtajni këtë ka sulmuar autoritetet e Berlinit, duke i akuzuar se kanë blerë informacione mbi biznesmenët gjermanë që kanë llogari bankare në principatën e vogël alpine. Gjermania ka nisur një hetim për evazion fiskal, duke përdorur të dhëna që janë siguruar nga një informator anonim që mësohet se është paguar 5 milionë euro. Një ish-punonjës i grupit LGT, ka vjedhur informacionet mbi një biznesmen gjerman në Lihtenshtajn dhe mendohet se ky informacion është blerë nga shërbimet sekrete gjermane. Princi i kurorës së Lihtenshtajnit, 39-vjeçari Alois, qëndron në kështjellën e tij 900-vjeçare, që ngrihet në një kodër mbi kryeqytet. Ai mund të ketë vetëm 34.247 nënshtetas (kaq i vogël është numri i banorëve të Lihtenshtajnit), por princi ka më shumë fuqi sesa Mbretëresha e Anglisë. Për shembull, ai mund të "pushojë nga puna" qeverinë e tij kurdo që t‘i teket. Në anën tjetër, mund të jetë me të vërtetë i fuqishëm, por këto ditë, princi Alois nuk është fort i kënaqur. "Do t‘i quaja metodat e përdorura nga Gjermania si krejt të palogjikshme", thotë ai duke iu referuar spiunëve gjermanë që kanë blerë CD me të dhëna konfidenciale. Në fakt, vendi i tij, është para "bankës së të akuzuarve" për faktin se ndihmon biznesmenët e pangopur gjermanë, të mbajnë larg paratë e tyre, duke i fshehur ato prej autoriteteve fiskale e duke shkelur në këtë mënyrë edhe ligjin. "Ne nuk po i ndihmojmë ata", thotë princi Alois. "Ne thjesht nuk bëjmë shumë pyetje të bezdisshme, nuk u kërkojmë atyre të na tregojnë nëse i paguajnë taksat në vendin e tyre, çdo vit. Nuk mendoj se kjo është detyra jonë", thotë ai. Princi i kurorës beson se problemi nuk është Lihtenshtajni, por sistemi dënues i taksave në Gjermani. "Unë mendoj se e vetmja zgjidhje reale për Gjermaninë është të ndryshojë sistemin e saj të taksave dhe të implementojë një sistem të thjeshtë dhe të drejtë taksash. Atëherë edhe njerëzit do të ishin të kënaqur të paguanin çdo detyrim", thotë ai. Princi pretendon se principata ka punuar jashtëzakonisht shumë për të pastruar imazhin e saj si një qendër financiare. Berlini, gjithsesi, nuk bindet. Sipas qeverisë gjermane, në Lihtenshtajn nuk është vetëm plehu organik që mban erë, por edhe bota financiare gjithashtu.
G.Shqip
|