Another great RocketTheme Joomla Template brought to you by the RocketTheme Joomla Template Club.

User

Mirësevini, Vizitor. Ju lutemi të identifikoheni ose regjistrohuni.


Sponsor









Etiketa

Forumi EkonomikForumi EkonomikBiznesi 2.0Kriza e produkteve ushqimore, varferia dhe Shqipëria


Faqe: [1]   Shko poshtë
PërgjigjjaDërgojeni këtë temëPrintojeni faqen
Autori Temë: Kriza e produkteve ushqimore, varferia dhe Shqipëria  (E lexuar 81 herë)
0 anëtarë dhe 1 Vizitor po shikojnë këtë temë.
M A X
Gjinia: Mashkull


Shiko profilin WWW
« më: 13-04-2008, 12:15:59 »
Citojeni

Kriza e produkteve ushqimore, varferia dhe Shqipëria

Anastas Angjeli

"...Ndërsa disa shqetësohen për furnizimin e makinave me benzinë, shumica e popujve në vende të ndryshme të botës po përpiqen të mbushin barkun..."


THELLOHET "KRIZA E ÇMIMEVE"


Mjaftonin këto pak fjalë të Presidentit të Bankës Botërore, z. Robert B. Zoellick, vetëm dy ditë më parë, që të karakterizohej thellimi i krizës globale të produkteve bujqësore dhe ushqimore (rritja e çmimit të tyre) dhe pasojat që ky fenomen po sjell në thellimin e varfërisë, në një pjesë të konsiderueshme të popullsisë në botë.

Rritja e shpejtë globale e çmimeve të produkteve ushqimore e shfaqur (sinjalet e para të saj u dhanë që në vitin 2004), tashmë duket se nuk përbën një fenomen të rastit, të përkohshëm. Gjatë vitit 2007 dhe fillimvitit 2008, ky fenomen u shfaq dukshëm dhe në fund të tremujorit të parë të këtij viti. Rritja e përgjithshme e tyre, në krahasim me qershorin e vitit të kaluar, ishte 55%.

Ndërkaq, rritja e çmimit të drithërave në tregjet globale, në shkurt të vitit 2008, në krahasim me tre vjet më parë, u rrit me 181%, kurse çmimet e produkteve ushqimore me 83% (për të njëjtën periudhë). Shqetësimet dhe efektet e kësaj "krize" tashmë kanë dhënë pasojat e tyre, që pritet të jenë me efekte më të mëdha gjatë 2008-2009 dhe, për një pjesë të konsiderueshme të këtyre produkteve, kjo situatë mund të vazhdojë deri në vitet 2015. Ja pra pse, ndërsa "kriza e çmimeve" thellohet, varfëria ka filluar të rritet. Eshtë kjo arsyeja, që në shumë vende dhe rajone të botës, ku progresi për reduktimin e varfërisë ka qenë i ngadaltë, pasojat kanë filluar të shfaqen dukshëm dhe me shtrirje të gjerë. Ndërsa edhe në ato vende ku progresi në këtë drejtim ka qenë më i madh, varfëria po jep shenjat e rikthimit të saj. Kjo situatë e krijuar nuk ka mbetur jashtë vëmendjes së liderëve të shteteve më të fuqishme të botës dhe institucioneve më të rëndësishme politike, ekonomike e financiare ndërkombëtare. Në "tryezat e tyre" tashmë janë rikthyer për diskutim shkaqet, pasojat, masat dhe rrugët e kapërcimit të kësaj krize.

G.BROWN, G-8 DHE INSTITUCIONET NDERKOMBETARE

Vetëm pak ditë më parë, Kryeministri britanik, Gordon Brown, në një letër drejtuar Kryeministrit të Japonisë, Yasuo Fukuda, i cili do të jetë mikpritësi i organizimit të Samitit vjetor të G-8 (Kanada, Francë, Gjermani, Itali, Japoni, Rusi, Britani, SHBA dhe Presidenti i BE-së) në Hokkaido të Japonisë, në korrik të këtij viti sugjeronte "të ndihmoheshin të varfrit", duke ftuar kështu vendet anëtare të G-8, që në këtë samit t‘i bëhej "presion i fortë" komunitetit dhe institucioneve ndërkombëtare për "përgjegjësi koordinuese të plotë", për të përballuar rritjen e çmimeve të produkteve ushqimore dhe efektet e tyre, veçanërisht për popujt e varfër të botës.

Duke ua adresuar mesazhet e kësaj letre edhe drejtuesve të institucioneve kryesore ndërkombëtare, sekretarit të përgjithshëm të OKB-së, Ban Ki Moon, drejtorit ekzekutiv të FMN-së, Domenique Strauss-Kahn dhe Presidentit të Bankës Botërore, Robert Zoellick, Kryeministri britanik, pas një përcaktimi të shkaqeve, pasojave dhe masave që duhet të merren në këtë situatë, i fton ata të punojnë së bashku në një aksion afatshkurtër dhe afatmesëm për t‘iu përgjigjur realitetit të krijuar rreth problemeve të tregtisë, produkteve, teknologjisë, iniciativave financiare dhe ndihmave ushqimore.

Mes faktorëve që kanë ndikuar në thellimin e "krizës së çmimeve të produkteve ushqimore" spikat ai i ndikimit të "ndryshimit të klimës", si rrjedhojë e "kushteve ekstreme të motit", pra ndikimi i ngrohjes globale dhe ndryshimet në rritje të çmimit të energjisë, si rrjedhojë e rritjes së çmimit të naftës në tregjet globale. Këtyre, po t‘u shtojmë edhe problemet aktuale që po kalon ekonomia botërore në përgjithësi, ajo amerikane në veçanti, si dhe tronditjen e tregjeve financiare (1 USD=1,58 EURO), kuptohet që ndikimi i kësaj situate në shtimin e varfërisë është rritur dhe do të vazhdojë të rritet në të ardhmen, nëse nuk merren masa për ta frenuar dhe minimizuar atë. Nga ana tjetër, efektet e kësaj "krize" po ndihen edhe në vështirësitë dhe deficitin në rritje të bilancit të pagesave të vendeve që sigurojnë shumicën e produkteve bujqësore e ushqimore nga importi. Këtu bën pjesë edhe vendi ynë.

Eshtë kjo arsyeja që drejtuesit e shteteve anëtare të G-8 dhe të institucioneve ndërkombëtare, për përballimin e kësaj situate, në samitin e korrikut, do t‘u duhet të diskutojnë efektet dhe pasojat, të nxisin rolin që duhet të luajë OKB-ja përmes institucioneve të saj, Banka Botërore me programet dhe projektet e saj, FMN për gjetjen dhe përdorimin e mekanizmave efikasë për përmirësimin dhe mbështetjen e bilancit të pagesave (për vendet që e pësojnë nga kjo krizë), OBT për të kompletuar Raundin e Doha-s, si dhe parashikimet e masat për ngrohjen globale dhe energjinë alternative deri në vitin 2050 etj.

VARFERIA DHE SHQIPERIA

"Kriza e çmimeve të produkteve bujqësore dhe ushqimore", që prej gati një viti, ka mbërthyer edhe ekonominë shqiptare dhe konsumatorët e vendit tonë. Treguesit e publikuar nga INSTAT dëshmojnë se rritja e çmimeve në tremujorin e parë të këtij viti shënoi rritje të dukshme (indeksi i çmimeve të konsumit në muajin mars 2008 arriti 102.4% kundrejt muajit dhjetor 2007), duke bërë që inflacioni të tejkalonte objektivin e parashikuar dhe të arrijë në 4.6%, një rritje prej 1.9% në krahasim me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar. Me gjithë rritjen e lehtë të eksporteve, tregu shqiptar i produkteve bujqësore dhe ushqimore ka kryesisht burim furnizimi importin. Kësisoj, edhe deficiti tregtar shënoi rritje prej 27% në fund të vitit 2007, ose 2.26 miliardë lekë apo 28.6% të Prodhimit të Brendshëm Bruto (PBB)

Varfëria është rritur më tej, veçanërisht në zonat verilindore e rurale të vendit. Buxhetet familjare, sidomos të pensionistëve, shtresave në nevojë dhe familjeve me të ardhura të pakta, po rrënohen gjithnjë e më shumë. Mjafton të përmendim se rreth 16.9% e popullsisë jetojnë me më pak se 2 USD për frymë, duke mos plotësuar as nevojat më minimale të tyre. Rreth 400 mijë familje pensionistësh jetojnë me 1.2 USD në ditë, kurse 88 mijë prej tyre jetojnë vetëm me 1 USD në ditë. Sipas Bankës Botërore, shqiptarët që jetojnë nën minimumin jetik shpenzojnë 50 USD në muaj. Rreth 550 mijë persona në vendin tonë jetojnë në varfëri ekstreme.

Kështu, kësaj situate, po t‘i shtojmë edhe efektet e pritshme (të jashtme) të "krizës globale të çmimeve të produkteve ushqimore" (që sipas BB-së, vetëm një rritje me 5% e çmimit të produkteve ushqimore - që në fakt është më e madhe - pritet të rrisë me 2 pikë përqindje numrin e të varfërve në shtete si Shqipëria, Gjeorgjia, Azerbajxhani dhe Moldavia), pasojat do të jenë edhe më të mëdha.

Duke marrë në konsideratë panoramën e mësipërme dhe, duke gjykuar në kompleksitet situatën ekonomike, financiare dhe sociale në këtë fillimviti (këtu kam parasysh inflacionin dhe çmimet e produkteve bujqësore e ushqimore në rritje, shtimin e papunësisë, rrënimin e buxheteve familjare dhe shtimin e varfërisë, rritjen e deficitit tregtar dhe të atij buxhetor të parashikuar), kuptohet që kjo situatë nuk është aq "rozë" sa duket dhe propagandohet. Në këto kushte është e domosdoshme "të kthejmë më shumë vëmendjen nga ekonomia", duke konsideruar me kujdes shumë faktorë dhe elementë që ndikojnë.

Së pari, vazhdimin e kryerjes me përparësi të reformave ekonomike të programuara e të parashikuara në objektivat e MSA-së dhe të Memorandumit të Mirëkuptimit me FMN-në, ku duhet të mbizotërojnë reformat në sektorin energjetik, "kujdesi në kreditimin e ekonomisë nga sektori bankar", kontrolli mbi deficitin buxhetor dhe frenimin e rritjes së tij e të deficitit tregtar".

Së dyti, marrja e masave për përballimin e situatës së rritjes së çmimeve të produkteve bujqësore e ushqimore, përmes ndjekjes më të mirë të koniunkturës ndërkombëtare të tyre, reformave strukturore dhe ristrukturore të prodhimit agro-industrial (produkteve ushqimore), politikave bujqësore, tregtare e fiskale, efikase dhe mbështetëse të prodhimit e eksportit të tyre etj.

Së treti, rikonsiderimin e Strategjisë për Reduktimin e Varfërisë (brenda objektivave të MSA-së dhe përmes strategjive rajonale) dhe zbatimin e masave prioritare për frenimin e rritjes së varfërisë e zbutjen e mëtejshme të këtij fenomeni, sidomos përmes zbatimit të masave në sektorët e arsimit, shëndetësisë, shërbimeve sociale, infrastrukturë e furnizim me ujë të pijshëm etj.

Së katërti, rikonsiderimin e politikës së pagave dhe të pensioneve (duke përfshirë këtu edhe reformën konsensuale të pensioneve) për një mbështetje më të mirë e më të madhe financiare për pensionistët, familjet në nevojë e me të ardhura të pamjaftueshme.


***

"Kriza e çmimeve të produkteve bujqësore dhe ushqimore" është globale dhe kombëtare. E gërshetuar me problemet e tjera ekonomike dhe sociale të vendit tonë, ajo e vështirëson më tej situatën. Në kushtet kur liderët, qeveritë e vendeve më të zhvilluara të botës dhe institucionet më të rëndësishme ndërkombëtare kanë përqendruar vëmendjen e tyre për përballimin dhe zgjidhjen e këtij problemi jetik, le të bëjmë edhe ne pak, aq sa na takon.
E identifikuar

Faqe: [1]   Shko lart
Përgjigjja Dërgojeni këtë temë Printojeni faqen

Shko te:  

+ Përgjigje e shpejtë


Radio Live | Sfonde per Kompjuterin | Qindra Mijera Videoklipe | Lajme | Vip-at Shqiptar | Muzike, Filma, Sport, Humor | Faqe Interesante | Mp3 Shqip | Galeria | Shqiptaret | Info Sporti | Money Online | Big Brother Albania | Lojra | Video Shqip | Muzik Shqip | Kenge Shqip | Filma Shqiptare | Humor Shqip | Euro 2008 Photo | MuzikaWeb |