Another great RocketTheme Joomla Template brought to you by the RocketTheme Joomla Template Club.

User

Mirësevini, Vizitor. Ju lutemi të identifikoheni ose regjistrohuni.


Sponsor











Etiketa



Faqe: [1]   Shko poshtë
PërgjigjjaDërgojeni këtë temëPrintojeni faqen
Autori Temë: Kriza botërore e ushqimit  (E lexuar 219 herë)
0 anëtarë dhe 1 Vizitor po shikojnë këtë temë.
Berni
Forca Elbasani
Gjinia: Mashkull


Shiko profilin WWW
« më: 11-04-2008, 07:26:50 »
Citojeni

''The New York Times''

Pjesa më e madhe e amerikanëve e blejnë ushqimin e përditshëm pothuajse falas. Madje, edhe pjesa më e varfër e popullsisë, që përbën një të pestën e saj, shpenzon vetëm 16 për qind të buxhetit familjar për ushqimin. Por, në shumë vende, ushqimi përbën pothuajse një luks.

Familjet nigeriane shpenzojnë 73 për qind të buxhetit të tyre vetëm për të ngrënë, familjet vietnameze 65 për qind, ndërsa ato indoneziane gjysmën e buxhetit.

Padyshim që të gjitha këto familje janë në vështirësi. Vitin e kaluar, fatura e importeve të ushqimit të vendeve në zhvillim u rrit me 25 për qind, ndërkohë që çmimet e ushqimeve u rritën në nivele të papara që prej një brezi. Gjatë dy viteve të kaluara, çmimi i misrit u dyfishua. Ndërkohë, çmimi i grurit arriti në nivelin më të lartë që prej 28 vitesh. Këto rritje çmimesh po shkaktojnë trazira që nga Haiti deri në Egjipt.

Shumë vende kanë vendosur kontrolle mbi çmimet apo taksa mbi eksportet bujqësore. Javën e kaluar, presidenti i Bankës Botërore, Robert Zoellick paralajmëroi se 33 vende janë në rrezik për trazira sociale për shkak të rritjes së çmimeve të ushqimeve. ''Për vendet ku ushqimi përbën gjysmën apo tre të katërtat e konsumit, nuk ka hapësirë për mbijetesë'', deklaroi Zoellick. Nuk ka gjasa që çmimet e ushqimeve të ulen shpejt. Organizata e OKB-së për Bujqësinë dhe Ushqimin (FAO), thotë se rezervat botërore të drithërave janë më të ulëtat që nga viti 1982. SHBA-ja dhe vendet e tjera të zhvilluara, duhet të marrin masa për venien e gjendjes nën kontroll. Rritja e çmimeve të ushqimeve shkaktohet pjesërisht nga forca të pakontrolluara, përfshirë rritjen e kostos së energjisë dhe rritjen e shtresës së mesme në Kinë dhe Indi. Kjo ka çuar në rritjen e kërkesës për proteina shtazore, ndërkohë që këto të fundit kërkojnë sasi të mëdha gruri. Por, vendet e pasura po i përkeqësojnë këto efekte duke mbështetur prodhimin e lëndëve djegëse nga bimët. Fondi Monetar Ndërkombëtar (FMN) vlerëson se prodhimi i etanolit nga misri në SHBA, ka ndikuar në rritjen prej 50 për qind të kërkesës botërore për misër në secilin nga tri vitet e fundit.

Kjo çoi në rritjen e çmimit të misrit dhe rrjedhimisht, edhe në çmimet e ushqimeve. Po kështu, u rritën edhe çmimet e drithërave të tjera, kryesisht sojës, pasi fermerët filluan mbjelljen e fushave të tyre me misër. Uashingtoni siguron një subvencion prej 51 centësh për 3,7 litra etanol dhe merr një tarifë prej 54 centësh po për këtë sasi etanoli mbi importet. Në Bashkimin Evropian, pjesa më e madhe e vendeve marrin një tarifë prej 70 centësh për të njëjtën sasi etanoli të importuar. Por, ka disa arsye për dhënien fund të ndërhyrjeve të tilla, pasi, në rastin më të mirë etanoli nga misri redukton ndotjen e atmosferës krahasuar me lëndët e tjera djegëse. Megjithatë, rritja e çmimeve të ushqimeve përbën një argument urgjent për të mos mbështetur etanolin e prodhuar nga misri.

Në një term afatgjatë, prodhimi bujqësor duhet të rritet në vendet në zhvillim. Zoellick u sugjeron vendeve të pasura të japin ndihmën e tyre financiare për një ''revolucion të gjelbërt'' për rritjen e prodhimit bujqësor dhe të fushave të mbjella me drithëra në Afrikë. Por, rritja e çmimeve të ushqimeve kërkon që vendet e zhvilluara të sigurojnë asistencë të menjëhershme. Muajin e kaluar, Programi Botëror i Ushqimit tha se rritja e kostos së grurit krijoi një të çarë prej më shumë se 500 milionë dollarësh në buxhetin e tij për të ndihmuar miliona viktima të urisë në të gjithë botën. Fatkeqësisht, vendet e industrializuara nuk janë dorëlëshuara. Që nga viti 2006, ndihma e tyre ra 8,4 për qind. Gjatë tri viteve të ardhshme, vendet e zhvilluara duhet të rritin buxhetin e tyre të ndihmës deri në 35 për qind, për të arritur në premtimet e bëra në vitin 2005.

Ato nuk duhet të mos e mbajnë këtë premtim. Rritja e vazhdueshme e shtresës së mesme në Kinë dhe Indi, nxitja për lëndë djegëse nga bimët dhe dëmtimi i prodhimit bujqësor nga ngrohja globale, paralajmërojnë që çmimet do të vazhdojnë të mbeten të larta. Miliona persona, shumica në vendet në zhvillim, mund të kenë nevojë për ndihmë për të mënjanuar kequshqyerjen. Politikat energjetike të vendeve të pasura, ndihmuan në krijimin e këtij problemi. Tashmë, këto vende duhet ta zgjidhin atë.
 
RilindjaDemokratike
E identifikuar

Berni
Forca Elbasani
Gjinia: Mashkull


Shiko profilin WWW
« Përgjigjja #1 më: 14-04-2008, 15:10:29 »
Citojeni

Shefi i FMN-së paralajmëron: Mijëra njerëz drejt shfarosjes

Shefi i Fondit Monetar Ndërkombëtar ka paralajmëruar se qindra e mijëra njerëz do të përballen me shfarosjen dhe urinë nëse çmimet e ushqimeve do të vazhdojnë të rriten. Dominik Straus-Kahn, tha se zemërimi social nga rritja e vazhdueshme e çmimit të ushqimeve, mund të shkaktojë konflikte. Ka pasur ndërkohë protesta për ushqimin, kohët e fundit, në një numër vendesh përfshirë Haitin, Filipinet dhe Egjiptin. Në një takim në Uashington, Fondi Monetar Ndërkombëtar, ka apeluar për veprim të fuqishëm dhe ndërhyrje në çmimet e ushqimit dhe krizën ndërkombëtare financiare. Edhe pse problemet në tregjet globale të kredive, ishin epiqendra e takimit të komitetit drejtues të Fondit Monetar Ndërkombëtar, që mbledh ministrat e Financave të 24 vendeve të botës, Straus-Kahn, paralajmëroi për pasoja të rënda nga rritja e vazhdueshme e çmimeve të ushqimeve. "Qindra e mijëra njerëz do të shfarosen. Fëmijët do të vuajnë nga kequshqimi, ndërkohë që pasojat për jetët e tyre do të jenë të rënda", tha ai para gazetarëve. Shefi i Fondit Monetar Ndërkombëtar, theksoi se ky problem mund të çonte në disbalanca që do të preknin madje edhe vendet e zhvilluara, "ndaj nuk është thjeshtë një çështje humanitare". Çmimet e ushqimeve janë rritur në mënyrë drastike muajt e fundit, çka është shoqëruar me një rritje kërkese, mot të keq në disa vende dhe rritje të përdorimit të të korrave për karburante biologjike. Komiteti drejtues i Fondit Monetar Ndërkombëtar apeloi për "veprim të fuqishëm" të 185 anëtarëve në mënyrë që të përmirësohet situata në tregjet financiare të trazuara dhe të parandalohet përkeqësimi i tregjeve imobiliare dhe krizës së kredive. Ministrat e Financave ndërkohë nuk kundërshtuan parashikimet e mëparshme të FMN-së se vetëm një ngadalësim i moderuar i rritjes ekonomike botërore ka gjasa të ndodhë gjatë dy viteve të ardhshme. Ndërkohë, një vit më parë, zyrtarët e financave botërore flisnin për një rritje të fuqishme globale, por nuk e dinin asokohe se bumi në sistemin imobiliar amerikan, do të sillte pas pasoja të rënda aq sa do të tronditnin tregjet në një mënyrë që nuk ishte parë që nga koha e Depresionit të Madh. Por, tani, gjërat janë krejt të ndryshme. Takimi i djeshëm i komitetit drejtues të Fondit Monetar Ndërkombëtar, u kryesua nga ministri italian i Ekonomisë, Tomaso Padoa-Schioppa. "Diskutimet mbi ekonominë globale dhe tregjet financiare, reflektojnë situatën e momentit, ndjesinë se zinxhiri i lajmeve të këqija nuk po njeh fund", tha ai. Ndërsa komisioneri evropian për çështjet monetare, Joakim Almunia, tha: "Çështje ekstremisht shqetësuese për vendet më pak të zhvilluara, por edhe për ato të zhvilluara, janë çmimet e ushqimeve dhe mallrave të tjera. Është një sfidë e re, në këto kohë të vështira të ekonomisë globale". Dhe në të vërtetë, shqetësimet mbi çmimet në rritje të ushqimeve, kanë tronditur ekonomitë në zhvillim, në mbarë botën.

G.Shqip
E identifikuar

Faqe: [1]   Shko lart
Përgjigjja Dërgojeni këtë temë Printojeni faqen

Shko te:  

+ Përgjigje e shpejtë


Radio Live | Sfonde per Kompjuterin Wallpapers | Filmime Videoklipe | Lajme | Vip-at Shqiptar | Muzike, Filma, Sport, Humor | Direktoria | Mp3 Shqip | Galeria | Shqiptaret | Info Sporti | Money Online | Big Brother Albania | Lojra | Video Shqip | Muzik Shqip | Kenge Shqip | Filma Shqiptare | Humor Shqip | Yasnw | MuzikaWeb LinksMoz | Balkan | Shqiperia | Albania | Shtypi Shqiptar PDF | Blogu Shqiptar | MSN Avatars |