Another great RocketTheme Joomla Template brought to you by the RocketTheme Joomla Template Club.

User

Mirësevini, Vizitor. Ju lutemi të identifikoheni ose regjistrohuni.


Sponsor











Etiketa

Forumi EkonomikForumi EkonomikBiznesi 2.0Jo vetëm Kina, histori universale e falsifikuesve të mëdhenj


Faqe: [1]   Shko poshtë
PërgjigjjaDërgojeni këtë temëPrintojeni faqen
Autori Temë: Jo vetëm Kina, histori universale e falsifikuesve të mëdhenj  (E lexuar 106 herë)
0 anëtarë dhe 1 Vizitor po shikojnë këtë temë.
M A X
Gjinia: Mashkull


Shiko profilin WWW
« më: 06-07-2008, 14:49:54 »
Citojeni

Pasta e dhëmbëve? Jo, është helmuese. Celulari? Jo, shpërthen. Ushqimi? Jo, për t'u hedhur. Më parë Washingtoni, tani Pekini. Si "robber barons" kanë shpikur një mrekulli ekonomike me ushqim, barna dhe "made in gripi i pulave"

Jo vetëm Kina, histori universale e falsifikuesve të mëdhenj

Një vend që eksporton sa nuk ka ku të vejë më, ka probleme të mëdha cilësie të produkteve të tij. Plehërat kimike të saj të falsifikuara i shkatërrojnë të mbjellat. Ka mbushur të gjitha dyqanet ushqimore me vezë, të cilat askush nuk i kupton se janë të prishur, pasi janë deodorizuar kimikisht, domethënë nuk qelbin dynjanë. Shurupe me glukozë artificiale kalohen për mjaltë. Importimet në Europë bien, sepse në paketimet e mishit janë zbuluar baktere të rrezikshme. Kapituj të rinj në skandalin e sofistikimeve "made in China"? Jo, probleme cilësie në eksportet amerikane në fillimet e shekullit të kaluar, pikërisht në momentin në të cilin ekonomia kish nisur rrugën për t'i kaluar të gjitha të tjerat.

Probleme serioze që në vitin 1906 e shtynë Presidentin, Theodore Rosvelt të krijojë një autoritet të veçantë kontrolli për t'i përballuar, Food and Drug Administration. Në fillim merrej sidomos me ushqimet. Ju deshën 55 vjet të tjera, nën Administratën Kennedy, që kontrollet të bëheshin shumë të rrepta edhe në tregun e pafundëm të ilaçeve. Kina ka filluar shumë më vonë, por bën rrugë shumë më me shpejtësi. Ndodh në familjet më të mira. Nga probleme cilësie, sofistikimesh të paskrupullta, vënie në shitje produktesh false apo vdekjeprurës, kontrollorësh inekzistentë të korruptuar, janë kaluar të gjithë gjigantët e ekonomisë botërore. Anglia e Revolucionit Industrial, Amerika e viteve të saj të vrullshme, Japonia që në një moment të caktuar dukej se duhet të bëhej Number One, Italia e viteve të mrekullisë ekonomike: me rritjen kanë parë të lulëzojnë edhe mashtruesit. Magliari të të gjithë botës, faleminderit për rritjen e mrekullueshme ekonomike, të vjen të thuash.

Janë kaluar më të mirët, ka që arrijnë përpara dhe ka që arrijnë prapa. Nganjëherë bëhet me turne. Ky është momenti i Kinës. Ekonomia kineze vazhdon e papërmbajtshme të marshojë si tren, siç nuk ka qenë as Amerika në vitet e saj më të mira. E fundit, është se në semestrin e parë të këtij viti është kaluar 11 përqindëshi. Duke vazhduar me këtë ritëm parashikohet që Prodhimi Pwrgjithshwm Kombwtar t'i kalojë 3100 miliard dollarët, gjë që do të thotë se përpara fundit të vitit, pasi ka kaluar atë të Francës dhe Anglisë në vitin 2005, PPK-ja do të kalojë atë të Gjermanisë, duke u renditur fuqimisht në vendin e tretë të klasifikimit botëror, duke e reduktuar ndjeshëm largësitë nga dy të parat, Japonia dhe Shtetet e Bashkuara. Është e çuditshme sesi mund të ndryshojnë perceptimet lidhur me cilësinë e produkteve të një vendi.

Kam jetuar për një kohë të gjatë në Kinë, në një epokë në të cilën "Made in China" ishte sinonim i më të keqes së imagjinueshme. Nën socializmin e pastër dhe të ashpër të bandës së katërshes, si rregull, klienti dhe konsumatori e kishin gjithmonë gabim. E si mund të jetë ndryshe, duke parë se lejtmotivi ishte "më mirë të ushqehesh me bar socialist sesa me oriz kapitalist"? Fjala e parë në kinezçe që kam mësuar, ajo që më përsëritej shumë më shpesh, ishte "meiyou", "nuk është" dhe ajo që ishte, ishte pashmangshmërisht "prodhim kombëtar" dhe cilësi e dobët. Vitin e parë, gjatë të gjithë dimrit, në Pekin gjenim vetëm mollë e lakra të kalbura dhe mish derri të ngrirë të shkarkuar nëpër rrugë sipër pështymave, kurse dyqanet, me përjashtimin e vetëm të atyre në valutë për të huajt, janë të boshatisur.

Jam kthyer disa vite më parë. Në tregje dhe në dyqane gjendej gjithçka dhe më shumë, më mirë, më larmi dhe më bollëk sesa në Hong Kong, në New York, nga çdo pjesë në Europë. Nuk ka qytet në botë me kaq shumë dyqane markash të dëgjuara luksi ndërkombëtar nga sa ka në Shanghai apo në dikur të përkorin Pekin. Por kur mendoj, më bën të gajasem akoma mënyra me të cilën një mike e vjetër franceze, e ardhur me Kinë me entuziazmet maoiste të orëve të para të inteligjencës europiane, shqiptonte termin "prodhim kombëtar", "guojiade". Thoshte "c'est de la guojiade" me të njëjtin ton si evokues i së vjellës, sikur të thoshte "c'est de la gelasse", është tamam shpifësirë.

Nga Kina jam transferuar drejtpërsëdrejti në Amerikë nga fundi i viteve Tetëdhjetë. Cilësia e çdo gjëje ishte pakrahasueshmërisht më e lartë se guojiada kineze, por edhe Amerika kishte një kompleks inferioriteti respektivisht cilësisë së produkteve japoneze dhe - po ju betohem, nuk po e shpik - deri atyre europiane. Një televizor, një produkt elektronik, një makinë fotografike "Made in Usa" qenë me definicion inferiore ndaj një "Made in Japan" dhe, për më tepër, edhe më të shtrenjta. Automobilat amerikanë qenë denoncuar si "unsafe at any speed" (e pasigurtë në shpejtësi).

E kuptova se çfarë do të thoshte kur një ditë mora me qira një makinë dhe, për shans, më dhanë një Volvo. Natën, një natë dimri, me borën e parë që ngrinte sapo prekte tokën, u përplasa në urën e Brooklyn nga një makinë amerikane tri herë më e madhe dhe më e rëndë se e imja. Volvo theu fenerët, kurse ajo ishte katandisur në një grumbull mbeturinash. Në vitet Tetëdhjetë një televizor kinez nuk do ta kisha dashur as të dhuruar, kurse në vitet e fundit, prej cilësisë dhe çmimit, do të kisha zgjedhur produkte elektronike kineze, edhe pse tashmë të gjithë çipat e kompjuterëve bëhen në Kinë.

Sot, ndoshta do të zgjidhja sërish produkte amerikane, të paktën prej çmimit të zhvlerësimit të dollarit, dhe deri legjenda gjermane më duket paksa e venitur. Në 30 vjet si korrespondent nëpër botë, kam qëndruar në tri kontinente do të mund të shkruaja një libër të tërë krahasues vetëm mbi evolucionin e elektroshtëpiakeve të kuzhinës. Të parafundit e kisha blerë në Francë në vitet Nëntëdhjetë, ishte më e mirë se ato amerikane dhe më ka zgjatur deri këtë vit, po të mundja do ta kisha mbajtur akoma. Atë të fundit që më është dashur ta blej këtë vit është i së njëjtës markë, por me cilësi shumë më të keqe dhe nuk di nëse kjo ka të bëjë me faktin që marka franceze, ndërkohë është blerë nga një kompani italiane. E gjitha kjo për të thënë se, edhe në lëmin e cilësisë së produkteve mbizotëron një lloj ligji me ritëm të pabarabartë zhvillimi, ka që ndalen dhe mbeten prapa, ka që çuditërisht e kalojnë kthesën dhe ka parakalime të habitshme.

Në këtë moment i takon Kinës që të fshikullohet, sepse e meriton, sigurisht, por edhe pse Made in China shkon kudo, është një pushtim masiv, më shumë nga sa ka qenë Made in Japan në vitet Shtatëdhjetë e Tetëdhjetë, Made in USA për pothuajse të gjithë pjesën tjetër të Nëntëqindës. Ekzistonte tashmë problemi i falsifikimeve të markave, i imitimit të pothuajse gjithçkaje me çmime mjaft të ulta. Më pas, me sukses të shpejtë, kanë shpërthyer rastet e pastave të dhëmbëve të infektuar me një likuid helmatisës që zakonisht përdoret për të ftohur frenat e automobilave, për lojërat e vernikosura me ngjyra sa të gjalla, aq dhe vdekjeprurëse me plumb, të panolinove për fëmijët e gjirit që përhapin kërpudhëza, sanduiçë me salmonelë, të peshkut të rritur në rezervate të ngopur me antibiotikë, të gomave difektoze dhe të baterive për makina që shpërthejnë.

Është filluar të mosbesohet për efikasitetin, pse jo dhe për kundërindikacione të ilaçeve kineze të paraqitur si imunizues apo surrogato të viagras. Tabela me shkrimin "këtu nuk shiten ilaçe apo pasta dhëmbësh kineze" janë parë deri në farmacitë e Romës. Një valë paniku kinofob i këtyre përmasave kujtohej vetëm kundër pulave, në epokën e alarmit të gripit të tyre. Kulmi i indinjatës midis konsumatorëve amerikane është arritur me lajmin se ushqimi i qenve dhe i maceve të importuara nga Kina prodhonte një hekatombë midis miqve më të mirë të njeriut.

Në fillim, reagimi kinez ka qenë i zakonshëm, ai me të cilin jemi mësuar kur janë kritikuar lidhur me çështjet e të drejtave të njeriut, demokracisë, garancive ligjore, dorës së rëndë me mosqenien dakord, censurën. Duke lexuar shtypin e autorizuar kinez - i gjithë shtypi kinez është pak a shumë i autorizuar, kohët e fundit është begenisur të kujtojë se edhe hartat gjeografike vazhdojnë të jenë sekret shtetëror, ashtu si çdo lajm që nuk është i autorizuar për publikun - në një moment të caktuar do të thuhej se problemi i cilësisë dhe i sigurisë së produkteve ishte një problem amerikan, jo kinez. Një ditë, lajmi i celularëve Motorola që u shpërthejnë në dorë përdoruesve fatkeqë (praktikisht ka pasur një të vdekur); një ditë tjetër paralajmërimi për të mos përdorur një solucion për pastrimin e lenteve të kontaktit nga ana e Advanced Medical Optics amerikane, pasi do të shoqërohej me raste verbimi; një ditë tjetër akoma, alarme të reja lidhur me mishin e gjedhëve amerikan dhe europian.

Alarmet lidhur me produktet kineze denoncoheshin si tendenciozë dhe shpifës, u kundërvihej me argumentin se diçka e gabuar mund të ndodhë në familjet më të mira, por jo për këtë tërësia e Made in China është më e keqe se tërësia e Made in USA, përkundrazi. Pak kohë më parë, zëdhënësi i Ministrisë së Jashtme të Pekinit, i sulmuar nga pyetjet për argumentin në fjalë nga ana e gazetarëve, ishte zhbalancuar duke i akuzuar për tepri sensacionalizmi: "Por çfarë kërkoni? Sikur të mos ishte për ju që bëni shumë sensacionalizëm në gazeta, gjërat nuk do të dukeshin në dritë kaq të keqe… eksportimet kineze janë të sigurta të paktën sa eksportimet amerikane, në mos më të sigurta…".

Maksimumi, pranohej se diçka nuk shkon, por se nuk ia vlente barra qiranë. Një editorialist i "Wall Street Journal", që kish pyetur telefonikisht nga New York një profesor të shquar universitar në Pekin, me kërkesën e një komenti lidhur me produktet kineze difektoze, referon se ka dëgjuar t'i jepet përgjigjia se gjoja nuk është aspak një risi për kinezët dhe nuk do të përbënte lajm, po të mos ishte një problem që dikur u përkiste vetëm konsumatorëve kinezë, kurse tani bëhet problem edhe për pjesën tjetër të botës. Më pas, duke e kuptuar se gjëja po merrte përmasa të padëgjuara, se nuk mjaftonte e gjithë ekspertiza dhe i gjithë aktiviteti frenetik i magjistarëve të marrëdhënieve publike, me maison Ogilvy & Edelman në krye, të rekrutuar në Washington për të përmirësuar imazhin e Kinës dhe të produkteve të saj, duke konsideruar se publiciteti i keq rrezikonte t'i kushtonte shumë shtrenjtë (vetëm vendosja e fundit e testeve për të gjitha produktet e detit të ardhur nga Kina po i kishton më shumë se çdo tarifë doganore ndëshkuese e zbatuar apo e kërcënuar), nga Pekini kanë vrapuar ta riparojnë me një çikë autokritikë mbylljen e 180 fabrikave ushqimore të dyshuara për lehtësi të tepruar në përdorimin e ingredientëve kimikë, premtimin për të përfituar nga përvoja rregullatore e Food & Drug Administration amerikane dhe e korresponduesve europiane. Duke i shtuar të gjithë kësaj, sa për të mos bërë të pakënaqur askënd dhe për të nënvizuar se e kanë seriozisht, një gjest që në Pekin e konsiderojnë me efekt të sigurtë: një pushkatim të shkëlqyer.

Pushkatime në Kinë ka pasur shumë, më shumë se në të gjitha vendet e tjera të botës të marra sëbashku. Korrupsioni dhe shpërdorimet ekonomike, evazioni fiskal dhe përvetësimet e pronësisë publike janë midis krimeve, për të cilat mund të dënohesh me vdekje, por është tejet e rrallë, ndoshta është hera e parë që pushkatohet një funksionar në gradë kaq të lartë si Zheng Xiaoyu. Si në të gjitha shoqëritë me gjurmë të fortë feudale, nga një "gradë" e caktuar e poshtëë, në Kinë shpërthen solidariteti i kastës, mandarinët e nivelit më të lartë kanë qenë gjithmonë më të "barabartë" me të tjerët.

Mao i vriste rivalët, por i është dashur të shpikë Gardistët e Kuq, hordhitë e fëmijëve fanatikë për të bërë punën më të ndyrë. Vejusha e tij dhe banda e të katërve qenë dënuar me vdekje, por vendimi nuk është ekzekutuar dhe ata kanë vdekur në krevatet e tyre. Nga zyra politike mund të përfundohet në fatkeqësi të rëndë apo edhe në arrest shtëpie për jetë, por jo në trupicë. Përjashtimi i 62-vjeçarit Zheng, që nga viti 1998 në vitin 2005 ka qenë "rregullatori" kryesor i sigurisë ushqimore në Kinë, shef i padiskutueshëm i korresponduesit kinez të Food & Drug Administration amerikane, është një përjashtim, do të thoja i paprecedent, ndoshta as në kohërat e imitimit maoist të terrorit stalinist. Drejtësi shumë e shpejtë, shembullore. Zheng kish dhënë dorëheqjen disa vjet më parë. Arrestimi ka ndodhur vetëm një vit më pas, si për të provuar se fati egërsohet gjithmonë kundër atij që tashmë për ndonjë arsye ka rënë në fatkeqësi. Ishte dënuar për korrupsion, rryshfete dhe dhurata nga ana e shoqërive që duhej t'i kontrollonte në muajin maj, vendimi është konfirmuar në apel në qershor dhe është ekzekutuar me goditjen tradicionale prapa qafe në fillimet e korrikut të vitit të kaluar. "Çfarë duhet t'ju them? Nuk është e pazakontë që në Kinë dënimet kapitale të gjykohen dhe të ekzekutohen me kaq shpejtësi, por ky ishte një rast shumë i veçantë, mjaft delikat.

Është diskutuar dhe vendosur në nivelet më të larta të partisë, në zyrën politike…", përgjigjia e një juristi të shquar kinez i pyetur nga gazetarët. Tempizmi ka të bëjë drejtpërsëdrejti me vështirësitë ndërkombëtare të imazhit të Made in China. Problemeve të rënda, ilaçe të forta. I diplomuar në Universitetin prestigjioz Fudan të Shanghait, anëtar i partisë nga vitin 1979, një karrierë e rrufeshme në industrinë farmaceutike, Zheng ishte kuadri model për Kinën pasmaoiste. Një formim ndërkombëtar, i aftë, mjaft aktiv dhe njëherazi i mbrujtur në kulturën tradicionale, një nga të paktit akoma i aftë të shkruajë me kaligrafi të bukur dhe të predikojë se "paraja mund të blejë shumë libra, por jo diturinë".

Ishte akuzuar se kishte pranuar "dhurata" nga industritë farmaceutike, mbi të cilat organizimi i drejtuar prej tij ushtronte mbikqyrje. Pak gjë, gjithsej vetëm disa qindramijëra euro, asgjë krahasuar me pasuritë që qarkullojnë në Kinë. Në shkëmbim do të mbyllte një sy, duke autorizuar 6 barna mjekësore të rezultuar fals, përfshi një antibiotik që do të kishte pasoja fatale ndaj një dyzine pacientësh. Përderisa një që është në fatkeqësi për ndonjë motiv të caktuar, sipas kulturës kineze nuk ka sesi të mos jetë një delinkuent i prekur nga të gjitha veset dhe një akuzë tradicionalisht tërheq tjetrën, shtypi i autorizuar është ngutur që ta quajë edhe feminist, manipulues dhe t'i atribuojë çdo abuzim të mundshëm pushtetit, në dëm të vartësve, të kolegëve dhe të institucioneve.

Dhe përderisa delinkuentët kërkohen gjithmonë mes vetit, nuk del mirë as bashkëshortja, e cila edhe ajo duhet të ketë vuajtur pse ai ishte feminist, por duhet të ketë qenë "shumë ekspertë në përdorimin e parave të fituara me rrugë jo të ndershme nga i shoqi". Nuk e di mirë pse, por për instikt, kur një njeri akuzohet për kaq shumë gjëra sëbashku, ngjallet dyshimi se është i pafajshëm dhe megjithatë, përsa mund të ketë kombinuar, nuk mund të ketë qenë faji i tij gjithçka u ka shpëtuar kontrolleve, duke parë që në Kinë vetëm në sektorin agro - ushqimor e farmaceutik janë 17 burokraci të ndryshme të përfshira, me kompetenca që mbivendosen, secila tejet xheloze për pushtetin e vet, secila në konkurencë me tjetrën se kush vë më shumë gjoba ose pranon më shumë dhurata për të mbyllur një sy.

Nuk ka kulturë në botë që ta ketë rrënjosur në ADN-në e saj korrupsionin sa Kina. Mjafton të hapet cilido prej klasikëve të mëdhenj letrarë për të hyrë në temën e listave të detajuara të dhuratave që me normë shoqërojnë vizitën ndaj një funksionari të lartë. Komunizmi, edhe i pastri dhe i ashpri, e kish maskuar, riveshur me rroba të reja gjënë, por nuk ia kish ndryshuar thelbin. Që herë pas here i pritej koka ndonjë mandarini të korruptuar apo pasimi njëra pas tjetrës i fushatave antikorrupsion në vitet më të fundit, të shoqëruar nga ekzekutime edhe në masë, nuk e ka ndryshuar kuadrin themelor. Që një dinasti ka qenë në ngritje ose në krizë, nën Çan Kai Shinë, nën Mao Ce Dunin apo Ten Hsiao Pinin, Kina ka funksionuar gjithmonë në bazë guangxi-shë, të rrjetit të raporteve dhe të mbrojtjeve personale.

Korrupsioni i përhapur ka shoqëruar hap pas hapi edhe bumin e jashtëzakonshëm ekonomik të këtyre viteve. Aq sa studiues shumë seriozë ngrenë pikëpyetjen nëse bumi ka qenë pavarësisht korrupsionit apo falë tij. Nyja mbetet e pazgjidhur, përgjigjet nuk janë univoke. Ka që mendojnë se, në një kontekst burokracish agresive, guangxi dhe zarfa janë një mënyrë hyjnore për të bërë të funksionojnë gjërat, një shtytje e bekuar për rritjen ekonomike dhe ka që në fakt mendojnë se janë gjithmonë dhe megjithatë një fre, vdekjeprurëse në ekonomi në stanjacion, të durueshme në ekonominë që ecin dhe funksionojnë.

Në një studim të fundit lidhur me marifetet e 24 sipërmarrjeve të mëdha krahasuar me korrupsionin në 58 vende, Daniel Kaufman i Bankës Botërore dhe Shang-jin Wei i Fondit Monetar Ndërkombëtar, kanë arritur në konkluzionin se sa më shumë paguhen rryshfete, aq më shumë bllokohen projektet që këto rryshfete do të duhej të kishin "lyer". Kina është përjashtim, por Wei, i cili ka një jetë që studion problemin, mendon se ka mundësi edhe Kina do të kish bërë akoma më mirë pa korrupsionin në vend që të ketë vepruar mirë falë korrupsionit. Më pak e kuptueshme është sesi ka mundësi, që një vend i cili prodhon dhe eksporton si tren, shumë gjëra tashmë i bën më mirë se Shtetet e Bashkuara, Japonia dhe Europa, ka nevojë që të shpërndajë andej këtej gjëra koti. Një përgjigje e mundshme është se në fund të fundit bëhet fjalë për një pjesë të vogël që mijëra miliardave që Kina eksporton në vit. Një tjetër mund të jetë: kështu ecin mrekullitë ekonomike, bukuroshe. Robber barons, baronët cuba kishin shoqëruar bumin fillestar të Amerikës, nga ne kohët më të mira të mrekullisë shoqërohen nga falsifikuesit.

Përgatiti: ARMIN TIRANA
E identifikuar

Faqe: [1]   Shko lart
Përgjigjja Dërgojeni këtë temë Printojeni faqen

Shko te:  

+ Përgjigje e shpejtë


Radio Live | Sfonde per Kompjuterin Wallpapers | Filmime Videoklipe | Lajme | Vip-at Shqiptar | Muzike, Filma, Sport, Humor | Direktoria | Mp3 Shqip | Galeria | Shqiptaret | Info Sporti | Money Online | Big Brother Albania | Lojra | Video Shqip | Muzik Shqip | Kenge Shqip | Filma Shqiptare | Humor Shqip | Yasnw | MuzikaWeb LinksMoz | Balkan | Shqiperia | Albania | Shtypi Shqiptar PDF | Blogu Shqiptar | MSN Avatars |