Another great RocketTheme Joomla Template brought to you by the RocketTheme Joomla Template Club.

User

Mirësevini, Vizitor. Ju lutemi të identifikoheni ose regjistrohuni.


Sponsor











Etiketa

Forumi EkonomikForumi EkonomikBiznesi 2.0India, një nga mrekullitë ekonomike të kohës


Faqe: [1]   Shko poshtë
PërgjigjjaDërgojeni këtë temëPrintojeni faqen
Autori Temë: India, një nga mrekullitë ekonomike të kohës  (E lexuar 203 herë)
0 anëtarë dhe 1 Vizitor po shikojnë këtë temë.
M A X
Gjinia: Mashkull


Shiko profilin WWW
« më: 24-10-2008, 12:55:45 »
Citojeni

është një nga mrekullitë ekonomike të kohës dhe që po shndërrohet në lojtar të rëndësishëm ndërkombëtar

India dhe rendi i ri botëror

Ndoshta mund të shndërrohet në një urë mes Perëndimit dhe Lindjes


Ndërsa bota nuk është ende shumëpolare, ajo nuk mund të
konsiderohet as si njëpolare, siç është konsideruar që nga koha e shpërbërjes së ish-Bashkimit Sovjetik në fund
të viteve ‘90, periudhë gjatë së cilës Shtetet
e Bashkuara dështuan në projektimin e një rendi të ri botëror liberal nën drejtimin e saj. Bota e sotme është një
botë në tranzicion. Disave mund t‘u
duket si botë pa asnjë lloj poli, botë në
të cilën angazhimet e shumta mes aktorëve
të ndryshëm janë bërë një imperativ strategjik. Me shfaqjen e lojtarëve të rinj në tregun gjeopolitik, tashmë është
veçse çështje kohe para se multipolarizimi të nisë të karakterizojë rendin ndërkombëtar. Ndryshimet e boshtit që
po ndodhin janë të lidhura fillimisht me
rritjen fenomenale ekonomike të Azisë,
një rritje e karakterizuar nga një shpejtësi
dhe përmasë që nuk ka të krahasuar
në të gjithë historinë botërore. Djepi
i civilizimeve të lashta dhe streha e
pjesës më të madhe të popullsisë së
botës, Azia, po lulëzon sërish pas një
periudhe relativisht të shkurtër rënieje.
Në vitin 1820, aksionet e Azisë në ekonominë
botërore ishin 60%, pra në prag
të revolucionit industrial. Që nga ajo
kohë nisi periudha e rënies, e cila zgjati
plot 125 vjet. Sot Azisë i përket 40% e
prodhimit botëror, një shifër që, sipas
disa parashikimeve, mund të shkojë
deri në 60% brenda 30 viteve të ardhshme.
Zhvendosja e pushtetit ekonomik
dhe politik parathotë një botë shumë më
të ndryshme nga kjo e sotmja, një botë
që karakterizohet nga një shpërndarje
më e madhe e pushtetit, por edhe një
botë me shumë pasiguri të reja. Lëvizjet
tektonike të pushtetit nuk janë kurrë të
qeta. Ato zakonisht krijojnë lëkundshmëri
dhe dobësi në sistemin ndërkombëtar,
edhe nëse bëhet fjalë për një
paqëndrueshmëri afatshkurtër. Ndarjet
e reja ndërkombëtare e reflektojnë më
së miri një realitet të tillë. Por ndryshe
nga sa ka ndodhur në të shkuarën, rirregullimi
cilësor i pushtetit, që tashmë
po ndodh, nuk është pasojë e fitoreve
në fushat e betejës, apo renditjeve të
blloqeve ushtarake, por është pasojë e
një faktori paqësor: rritjes ekonomike.
Paradoksi është se ky ndryshim i pushteteve
po ndodh, pavarësisht faktit se
Shtetet e Bashkuara vazhdojnë të
mbeten, për momentin, e vetmja superfuqi.
Që pas triumfalizmit të viteve ‘90,
dhjetëvjeçari i fundit ka qenë dëshmitar
i erozionit të pushtetit të butë dhe të
ashpër të Shteteve të Bashkuara të
Amerikës. Shumëkush i konsideron Irakun,
Afganistanin, uraganin Katrina
dhe rrëmujën që ende mbizotëron në
Lindjen e Mesme, si simbole të kësaj
rënieje dhe erozionimi. Ndarjet e sotme
ndërkombëtare, pjesërisht, pasqyrojnë
një realitet, atë që pushteti dhe influenca
nuk janë më të njëjtat në marrëdhëniet
ndërkombëtare. Pavarësisht epërsisë
që ende kanë, ndikimi i Shteteve të
Bashkuara ka rënë, një tendencë kjo që
zor se mund të përmbyset edhe me
ardhjen e administratës së re në Shtëpinë
e Bardhë. Po bëhet gjithnjë e më
e vështirë për Shtetet e Bashkuara të
Amerikës që të thotë fjalën e saj dhe të
përcaktojë axhendën ndërkombëtare,
qoftë vetë, apo edhe me aleatët e saj. Për
të siguruar mbështetje, Amerika duhet
që të lidhet me shtete që nuk kanë bërë
pjesë deri më tani në rrjetin e aleatëve
të saj tradicionalë. Por njëherazi, edhe
për disa kohë Shtetet e Bashkuara ka të
ngjarë të mbeten forca më vendimtare
në politikën dhe situatën e sigurisë
ndërkombëtare. Ka edhe një tjetër faktor,
që ka kontribuuar në ndarjen e re:
ndërsa e dimë që bota është në tranzicion,
ende nuk e dimë se si do të jetë
rendi i ri botëror. Për këtë nuk duhet të
habitemi me stanjacionin dhe mosndryshueshmërinë
e disa prej çështjeve
më të rëndësishme ndërkombëtare, të
tilla si ndryshimet klimatike, terrorizmi
ndërkombëtar dhe epidemitë e përbotshme.
Sfidat më të mëdha sot janë ato
të natyrës ndërkombëtare dhe si të tilla
kanë nevojë për zgjidhje ndërkombëtare.
E, megjithatë, institucionet
ndërkombëtare ekzistuese, përfshi Kombet
e Bashkuara, janë jo kompetente
për t‘u përballur me sfida të tilla globale,
pjesërisht sepse institucione të tilla nuk
e reflektojnë më rishpërndarjen e re të
pushtetit në botë. Sa më shumë ndryshon
bota, aq më shumë mbetet e njëjta
në disa aspekte kritike. Epoka e informacionit
dhe e globalizmit, pavarësisht
se ka sjellë ndryshime rrënjësore në
ekonomi dhe mbrojtje, nuk ka mundur
ta ndryshojë natyrën e marrëdhënieve
ndërkombëtare. Në fakt, hapi i madh
teknologjik dhe ekonomik është në
vetvete pasojë e konkurrencës së egër
mes kombeve dhe e kërkimit të avantazheve
relative në një sistem ndërkombëtar
të bazuar gjerësisht në sigurinë
kombëtare. Shekulli i kaluar ishte
shumë i rëndësishëm për sa u përket
arritjeve teknologjike, me shpikje që
nuk sollën vetëm rritjen e shpejtë
ekonomike, por njëherazi fuqizuan
edhe arsenalin e luftës. Si pasojë, shekulli
i 20 ishte edhe më i përgjakshmi.
Armët e shkatërrimit në masë zunë një
vend kryesor. Në shekullin e ri, avancimi
i teknologjisë dhe mungesa e masave
mbrojtëse përkatëse evokoi skenarë
konfliktesh shumë të rrezikshëm. Sot,
në vend të çarmatimit shtetet po
përpiqen që të armatosen. Por sapo të
përfundojë ndryshimi ekonomik në
sferën globale, shumë shpejt do të ketë
ndryshime edhe në fushën luftarake.
Rendi i ri, ndryshe nga ky aktuali i ngritur
në gërmadhat e Luftës Botërore,
duhet të bazohet në një epokë paqeje
ndërkombëtare dhe si i tillë do të ketë
qëllim parësor vendosjen dhe çelikosjen
e paqes. Kjo do të thotë që sot duhet
të jemi më reflektivë dhe konsensualë
për të krijuar struktura vendimmarrëse
demokratike. Derisa një gjë e tillë
të ndodhë, linjat globale të ndarjes do
të vazhdojnë të sinjalizojnë rritje të risqeve
gjeopolitike. Tensionet mes internacionalizmit
dhe nacionalizmit në
epokën e "fshatit global" të supozuar,
kanë ngritur pyetje shqetësuese në
lidhje me paqen ndërkombëtare dhe
stabilitetin. Me rritjen e ndërgjegjes
publike, për shkak të avancimit të
mjeteve të informimit dhe teknologjive
të komunikimit, individët janë të inkurajuar
edhe më shumë për të ripërcaktuar
dhe riqartësuar statusin e tyre në çështjet
e fesë dhe etnisë. Dasitë politike,
ekonomike dhe ato të sigurisë janë jo më
pak të urryera. Bota po zhvendoset
përtej boshtit ndarës Veri-Jug, drejt një
ndarjeje me katër kahe: Perëndimi i begatë,
ekonomitë me zhvillim shumë të
shpejtë të Azisë, vendet që ndodhen në
stanjacion, pas arritjes së një statusi
pozitiv ekonomik dhe rreth 1 miliard
njerëz të harruar që jetojnë në kufijtë e
globalizmit në Afrikën nën Sahariane.
Këta persona të margjinalizuar nuk
kanë asnjë rol në globalizëm. Braktisja
ndërkombëtare që i bëhet Afrikës ka
krijuar vakumin që Kina po e shfrytëzon
në mënyrë të egër dhe energjike, për të
ndërtuar lidhjet e saj politike dhe
ekonomike me një numër shtetesh afrikane.
Ndryshimet që po ndodhin në
pushtetin ekonomik manifestohen në
ndryshimet që ndodhin në sektorët e
energjisë dhe materialeve, me rritjen e
kërkesës nga vendet e zhvilluara në
vendet në zhvillim, kryesisht në Azi.
Çmimet e energjisë do të vazhdojnë të
qëndrojnë të larta dhe të lëkundshme
për një të ardhme ende të papërcaktuar,
pikërisht falë këtyre ndryshimeve
dhe rritjes së kërkesës në vende të tilla
si Kina dhe India, të cilat së bashku
mendohet që ta dyfishojnë nevojën për
naftë në 20 vitet e ardhshme. Megjithatë,
pavarësisht konsumit total të energjisë
në rajonin Azi-Paqësor, konsumi
i energjisë për kokë është ende relativisht
i ulët në krahasim me standardet
ndërkombëtare. Shuarja e etjes së jashtëzakonshme
të ekonomive të Azisë dhe
përmbushja e kërkesave të përhershme
të gjigantëve ekonomikë në Perëndim
janë në thelb të dilemës së madhe energjetike,
me të cilën po përballet bota
gazeve të dëmshme, që shkaktojnë
efektin serë. Ndryshimet strukturale që
po ndodhin në tregun e energjisë mbartin
implikime afatgjata ekonomike dhe
politike në stabilitetin e synueshëm të
këtyre tregjeve. Një dasi tjetër ka të bëjë
me vlerat e politikës. Në një kohë kur një
rirregullim cilësor i pushtetit po formëzon
ekuacionet ndërkombëtare, lojtarët
kryesorë po luajnë me rrezikun që sistemet
kontradiktore politike mund të krijojnë
një linjë ndarëse të madhe gjeopolitike,
që synon fuqizimin e aksit të
autokracive ndaj atyre të demokracive.
Refreni i këtyre lojtarëve është që pragmatizmi
dhe jo vlerat politike, janë ato
që duhet të udhëheqin strategjinë e tyre
të politikës së jashtme.
Logjikisht, gatishmëria për të luajtur
sipas rregullave ndërkombëtare duhet
të vlejë më shumë se sa forma e regjimit.
Por lloji i regjimit shpesh i bën rregullat
e lojës të vështira. Në historinë moderne,
vija ndarëse mes demokratëve
dhe autokratëve ka pasur raste që është
zbehur, kur bëhej fjalë për interesa të
përbashkëta gjeopolitike. Por sot dështimi
për të ndërtuar një homogjenitet
më të madh gjeopolitik përmes përcaktimit
të objektivave të përbashkët
ndërkombëtarë mbart rrezikun se, në
vitet në vijim, vlerat politike mund të
shndërrohen në linjën më të madhe
ndarëse gjeopolitike. Është tashmë
shumë e qartë që demokracitë rrallëherë
shkojnë në luftë me njëra-tjetrën, edhe
në rastet kur qeveritë mund të mos jenë
aq shumë të përkushtuara ndaj paqes.
Se çfarë roli mund të luajnë të huajt në
vendosjen e demokracisë në një vend që
nuk ka një regjim të tillë, kjo mbetet një
çështje veçanërisht e vështirë. Pak a
shumë një çështje e tillë del në Azi. Ndryshe
nga Evropa, ku demokracia është
tashmë një normë, vetëm 16 nga 39
vende të Azisë janë realisht të lira, madje
disa prej këtyre vendeve bëjnë pjesë
në vendet ku liria shtypet më me egërsi
se në çdo vend tjetër. Me rajonin Azi-
Paqësor, që sa po vjen e po ndahet gjithnjë
e më shumë për shkak të konflikteve
dhe kulturave, demokracitë e mëdha
duhet të bëhen bashkë për të mundësuar
avancimin e bashkëpunimit politik
dhe stabilitetit përmes vlerave të përbashkëta.

(Vijon në numrin e ardhshëm)
Gazeta Shqip
E identifikuar

Faqe: [1]   Shko lart
Përgjigjja Dërgojeni këtë temë Printojeni faqen

Shko te:  

+ Përgjigje e shpejtë


Radio Live | Sfonde per Kompjuterin Wallpapers | Filmime Videoklipe | Lajme | Vip-at Shqiptar | Muzike, Filma, Sport, Humor | Direktoria | Mp3 Shqip | Galeria | Shqiptaret | Info Sporti | Money Online | Big Brother Albania | Lojra | Video Shqip | Muzik Shqip | Kenge Shqip | Filma Shqiptare | Humor Shqip | Yasnw | MuzikaWeb LinksMoz | Balkan | Shqiperia | Albania | Shtypi Shqiptar PDF | Blogu Shqiptar | MSN Avatars |