Another great RocketTheme Joomla Template brought to you by the RocketTheme Joomla Template Club.

User

Mirësevini, Vizitor. Ju lutemi të identifikoheni ose regjistrohuni.


Sponsor











Etiketa

Forumi EkonomikForumi EkonomikBiznesi 2.0Edhe British Telecommunications ne gare per operatorin e katert celular


Faqe: [1]   Shko poshtë
PërgjigjjaDërgojeni këtë temëPrintojeni faqen
Autori Temë: Edhe British Telecommunications ne gare per operatorin e katert celular  (E lexuar 248 herë)
0 anëtarë dhe 1 Vizitor po shikojnë këtë temë.
M A X
Gjinia: Mashkull


Shiko profilin WWW
« më: 31-08-2008, 17:04:12 »
Citojeni

Britanikët BT, kandidatë për celularin e 4

Kreu i AKEP, Shehu: Në garë, kompani italiane, franceze dhe arabe

Dalin emrat e parë të kompanive që kanë kërkuar të marrin pjesë në tenderin e licencës së katërt të telefonisë celulare. Pranë Autoritetit të Komunikimeve Elektronike dhe Postave (AKEP) kanë mbërritur disa kërkesa paraprake nga kompani të interesuara, që duan të blejnë licencën e celularit të katërt. Kryetari i AKEP, Ilir Shehu, thotë, për gazetën "Shqip", se një pjesë e kompanive janë prestigjioze dhe se vijnë kryesisht nga vendet anëtare të Bashkimit Evropian. Mes tyre është edhe "British Telecommunications" (BT), e cila e ka marrë seriozisht njoftimin e Ministrisë së Telekomunikacioneve për të hyrë në tregun e telefonisë. "Kontaktet me kompani të ndryshme janë të shpeshta, duke u interesuar për kushtet e tenderit. Deri tani janë ofruar kompani franceze, italiane, sllovene dhe deri arabe, ndërsa për emrat nuk mund të them gjë, për aq kohë sa nuk është bërë ende konkrete paraqitja e kërkesës", thotë Shehu. Nga të dhënat që ofron kompania britanike, BT, në faqen e saj të internetit mësohet se ajo është e shtrirë në 170 vende të ndryshme të botës, me një xhiro që për 7 muajt e parë të 2008, rezultonte në rreth 4 miliardë paund. Fillesat e saj, kompania i ka që prej vitit 1848, duke u konsideruar më e vjetra në Evropë.

Tenderi

Brenda këtij viti, Shqipëria do të gjendet me katër kompani, që do të ofrojnë shërbimin e telefonisë celulare, konkurrenca e të cilave do të ndikojë në reduktimin e tarifave. Deri tani, autoritetet përgjegjëse kanë bërë publike, pak kohë më parë, se tenderi i hapur ndërkombëtar, për dhënien e licencës së katërt të telefonisë celulare, do të zhvillohet në fillim të muajit tetor. Ndërkaq, mbyllja e fazës së shprehjes së interesit parashikohet në javën e dytë të muajit shtator. Burime pranë ministrisë janë shprehur për gazetën se, aktualisht, është duke u ndjekur faza e shprehjes së interesit nga ana e kompanive të huaja dhe vendase, të cilat nuk kanë munguar gjatë gjithë kësaj kohe. Deri më datë 10 shtator do të vazhdojë procesi i konsultimeve ose më mirë shprehjet e interesit nga kompanitë vendase dhe të huaja. Pra, mbas publikimit në gazetën FT të shprehjes së interesit deri më 10 shtator vazhdon pritja e tyre. Institucionet përgjegjëse shprehen optimiste për rezultatin e tenderit për vet faktin se kompanitë e interesuara janë tepër strategjike në sektorin e tyre. Procesi i shpalljes së interesit do të zgjasë deri më 10 shtator, ku më pas Autoriteti i Komunikimeve Elektronike dhe Postare do të raportojë në ministri mbi kërkesat konkrete që ka pasur gjatë gjithë kësaj kohe. Nisur nga kjo, vetëm pas datës 10 shtator do të mësohen zyrtarisht se cilat do të jenë kompanitë, qoftë të huaja apo vendase, që kanë shfaqur zyrtarisht kërkesën për marrjen e licencës. Aktualisht AKEP iu ka drejtuar subjekteve të interesuara interesimin për të mësuar rreth shumës që investitorët do të ishin të gatshëm të paguanin për një licencë të 4 celulare.
E identifikuar

Stefi
Gjinia: Femër


Shiko profilin WWW
« Përgjigjja #1 më: 18-09-2008, 14:51:31 »
Citojeni

Te pakten ne kete menyre do vazhdoje te kete ulje ne tarifa se na grine keto telefonat luj syun
E identifikuar

Te gabosh eshte njerezore, Te falesh eshte hyjnore
AltinLezhjani

Shiko profilin
« Përgjigjja #2 më: 26-11-2008, 16:41:42 »
Citojeni

stefi kame pase nje ide me nje shok tjeter qe te hapnim nje call center ne shqiperi(sic jane neper shtetet e tjera europiane,ku flitet me pak leke.psh ketu ne itali mund te marr  shqiperine ne telefon me 16 cent.pra pak a shume 200-250 leke te vjetra min.
kemi kerkuar per license dhe kjo tip license ne shqiperi nuk ekziston.pra nuk mundem qe ta hapnim.
une jam nje student qe nuk ka leke.(kam kursyer vetem rreth 2000 euro.)keta do i kisha investuar me gjithe qejf ne shqiperi po nuk ma mban se jam i varfer edhe te vijne ata qe kane milionat dhe te mbyllin aktivitetin.dhe sinqerisht nuk ma ka shume qejfi te hap nje aktivitet nqs nuk kam asnje siguri ligjore dhe financiare.
si aktivitet mund te nxjerre leke por kush te len???
E identifikuar
Faqe: [1]   Shko lart
Përgjigjja Dërgojeni këtë temë Printojeni faqen
Shko te:  

+ Përgjigje e shpejtë


Radio Live | Sfonde per Kompjuterin Wallpapers | Filmime Videoklipe | Lajme | Vip-at Shqiptar | Muzike, Filma, Sport, Humor | Direktoria | Mp3 Shqip | Galeria | Shqiptaret | Info Sporti | Money Online | Big Brother Albania | Lojra | Video Shqip | Muzik Shqip | Kenge Shqip | Filma Shqiptare | Humor Shqip | Yasnw | MuzikaWeb LinksMoz | Balkan | Shqiperia | Albania | Shtypi Shqiptar PDF | Blogu Shqiptar | MSN Avatars |