Përshëndetje
desha te ju pys te gjithëve me aq sa dini cfar pasuri mban nentoka e shqiptare.....????
Kam ndegju se ne nentoken e Kosovës gjinden shum minerale te zbuluara dhe te pa zbulura , por ajo qe me se shumti me bëri kurioz esht diçka qe un se kisha dit por tash po e tregoj ne menyr publike por së pari desha te ndi mendimet e juaja se a jemi te fort ta mbrojm vendin kur dihet se jemi aq te pasur ne nentoken ku jetojm, ne fazen Dender;kush ka pare blen kosoven?
Pra nuk e di as nuk jam i sigurt ne vete as ne politik por vetëm ne popull.
A ka ardh koha ti shpalosim pasurit e vendit!
Pasurite nentokesore te Kosoves kanë qenë ato qe gjithnjë këtë vend e kanë mbajtur ne luftëra kundër pushtuesve apo nën sundime te huaja gjer me sot.Për fat te mirë pasurite e saj,sidomos ato te trepçes pas vitit 1971( kur u skadoi kontrata Anglezeve qe kishin bërë me Serbine me 1919 për te marrur 70 % te prodhimit te Trepçes për vehte ne kembim te verifikimit te dokumentit te Paqes se Versajit dhe Mbledhjes se Parisit ku Kosova i ishte aneksuar Serbise)nuk janë çfrytzuar aq me vrull.Është e vërtetë qe tërë pasurinë e exploatuar te Kosoves e ka grabitur Serbia por nuk është nxjerrur aq shumë sepse s`është punuar siç punohet ne perëndim...Edhe teknika qe ka qenë primitive po dhe perberja nacionale e punetoreve ka qenë ajo qe ka bërë te mundur qe sadokudo t`mos nxiret shumë xehe.Ne minieren e Terepçes është nxjerrur xehe e arit qe nga shekulli i dytë para lindjes se dobiçit(kopilit) Jesus.Qe nga ajo kohe e gjer me sot...asnjë pushtues s`ka arrijtur ta shtere Trepçen dhe dihet qe ka pase shum sish.
Tash pas 8 vitesh sundimi te UNMIK-Xhungellistanit pasurite natyrore nentokesore te Kosoves,përveç pyjeve nuk janë çfrytzuar gadi fare.E vetmja pasuri qe është dashur medomos te eksploatohet është Thengjilli për termoelektranat,për te cilat s`është harxhuar edhe aq shumë sepse nuk kanë punuar te shumtën e kohës...
Sa rezerva te plumbit,Zinkut,Kromit,magnezitit,bakrit, boksitit, Hekurit, vanadiumit,arit,argjendit,naftes,gazit,silikonit etj...kanë mbetur apo duhet te ekzistojne ende ne nentoken Kosovare...nuk dihet as nuk lejohet te dihet ende për faktin se kjo do e acaronte situaten e qehte dhe stabile qe sot mbreteron ne Kosovën e ANMIK-ut.
Një studim i para 4 viteve qe e publikuan disa të huaj u pergjigj vetëm për thengjillin ,për rezervat e thengjillit qe disponon Kosova dhe këto i radhiten ata me te medhate ne botë pas Indise.
POr ,meqë politika është ajo qe e sundon botën,ky lajm i ka ngritur me këmbë tani te gjithë armiqt dhe komshinjte e shqiptareve qe t`mos lejohet ngritja e termoelektranave sepse ato,po u ngriten do e ndotin ajrin e Kosovës dhe te fqinjve gjë qe për 50 vjet te kaluara kur furnizuan me ryme 4 shtete te ballkanit përveç jugosllavise nuk e ndoten fare.Bile ne këto protestime vendasit Kosovare dhe ata fqinj nuk marrin fare parasysh qe ne gjermanine e sotme janë mbi dyqind termoelektrana me thengjill çka tregon se s`është halli ke pluhuri te cilin teknika e sotme e filtron pa problem fare...