Forumi PolitikPolitikat Ekonomike, Biznes dhe FinanceBiznesi 2.0 Bode: Rritje ekonomike deri në 4.2 përqind
Faqe: [1]   Shko poshtë
  Keshilloje  |  Printoje  
Autori Temë: Bode: Rritje ekonomike deri në 4.2 përqind  (E lexuar 258 herë)
0 anëtarë dhe 1 Vizitor po shikojnë këtë temë.
M A X
Admin


Karma: 36
offline offline

Gjinia: Mashkull
Postime: 11172



Shiko profilin WWW
« më: 06-06-2009, 10:08:03 »

Shqipëria, më e sigurt se kurrë, nuk është në krizë ekonomike

Bode: Rritje ekonomike deri në 4.2 përqind


Rritja ekonomike në Shqipëri do të jetë më e madhe se në vendet e tjera. Konfirmimi ka ardhur edhe një herë nga ministri i Financave, Ridvan Bode, sipas të cilit "rritja ekonomike në Shqipëri për vitin 2009, ka për të qenë rritja më e madhe, që mund të ketë ndonjë vend tjetër, përgjatë këtij viti". I ftuar në një emision televiziv, ministri Bode theksoi se, "vendi ynë nuk është në krizë dhe këtë fakt e tregojnë statistikat". Duke iu referuar statistikave, ai cilësoi se, "ne do të kemi një rritje ekonomike prej 3%, ndonëse parashikojmë që kjo rritje mund të shkojë edhe 4.2%". Në përgjigje të pyetjes nëse dyfishimi i kredive të këqija, ulja e remitancave dhe eksporteve, ndikojnë në krizën ekonomike, ministri Bode shpjegoi se, "ekonomia e vendeve nuk matet me ndonjë markë të veçantë që eksporton, ajo është një mekanizëm që krijon punë dhe mirëqenie". Duke argumentuar këtë fakt, Bode tha se, "modeli i zhvillimit ekonomik në vendin tonë, është tipik liberal. Ai u bazua në uljen e taksave dhe në mbështetjen pa kufi të ofertës". Sipas tij, këto nisma dhanë rezultate, pasi mundësuan rritjen ekonomike. Ne e dinamizuam ekonominë, vijoi kreu i Financave, krijuam raporte të reja me politikat që ishin në krah të ofertës. "80% e administratës iu dyfishuan pagat, po kështu dhe për pensionistët", nënvizoi Bode. "Në këto vite të qeverisjes demokratike patëm rritje ekonomike, që ishte katër herë më e lartë se në ish-qeverisjen e PS-së", tha Bode. Sipas tij, borxhi publik për shqiptarët sa vjen dhe ulet gjithnjë e më shumë, ndërkohë që nuk ka për të arritur kurrë në nivelin e vitit 2005, ku borxhi publik ishte 59% e prodhimit në vend.

Reformimi në fushën e shëndetit publik do të vazhdojë në 4 vitet e tjera

Reformimi dhe modernizimi në fushën e shëndetit publik, i nisur gjatë këtyre viteve të fundit, do të vazhdojë dhe në 4 vitet e ardhshme. Kështu, për plotësimin dhe reformimin legjislativ, sipas burimeve nga Ministria e Shëndetësisë, "ligji kuadër i aprovuar i shëndetit publik do të plotësohet me ligje të tjera, Vendime të Këshillit të Ministrave dhe rregullore që rrjedhin prej tij". "Kjo do të shërbejë si një hap më tej në modelimin e strukturave dhe aktiviteteve të shëndetit publik, sipas strukturave të reja dhe profilit të sëmundjeve që kërcënojnë shëndetin e popullatës", konsideron Ministria e Shëndetësisë. Ndërkohë, të njëjtat burime pohojnë se, "strategjia e re e vaksinimit e aprovuar këtë vit do të fillojë të zbatohet në praktikë, duke fuqizuar strukturat e programit kombëtar të vaksinimit, rritjen e mbulesës vaksinale në grupet e margjinalizuara (përfshirë romët, zonat infomale dhe fshatrat e thella)". Përmirësimi i ushqyerjes së fëmijëve do të jetë gjithashtu prioritet që do të realizohet nëpërmjet zbatimit të një projekti kombëtar në këtë drejtim dhe që pritet të japë efekte afatgjata në parametrat shëndetësore të popullatës. Sipas tyre, programet e edukimit dhe ndërgjegjësimit shëndetësor do të fokusohen tek të rinjtë dhe fëmijët dhe do të synojnë frenimin e sjelljeve të rrezikshme (duhani, alkooli, drogat, ushqyerja e gabuar, inaktiviteti fizik, dhuna etj).

Qeveria do të vazhdojë mbështetjen e sektorit privat

Qeveria do të vazhdojë mbështetjen e sektorit privat dhe kjo e fundit në mënyrë të veçantë për ndërmarrjet e vogla e të mesme (SME). Burime zyrtare nga Ministria e Ekonomisë, Tregtisë dhe Energjetikës (METE) bëjnë të ditur se pas lançimit të Programit të qeverisë italiane dhe qeverisë shqiptare për zhvillimin e sektorit privat në Shqipëri, kohët e fundit u nënshkruan katër kontratat e para për kreditimin e butë me një shumë totale 1 milion euro. Si rezultat i frymës së bashkëpunimit dhe koordinimit me palën italiane, që mundësoi realizimin e objektivave të Programit në një kohë kaq të shkurtër, u realizuan 12 fushata promovuese dhe sensibilizuese, që përfshinë thuajse të gjitha rajonet e Shqipërisë, në koordinim me Dhomat e Tregtisë dhe Industrisë në qarqe, agjentët e sistemit bankar, biznesin e vogël e të mesëm, Agjencitë Rajonale për Zhvillim, si dhe kompanitë e konsulencës. Këto projekte janë të konsultuara ligjërisht dhe financiarisht nga kompanitë shqiptare të konsulencave dhe të miratuara nga Bankat Partnere të Programit, duke krijuar kështu një cikël me standarde profesionale dhe bashkëkohore. Kompanitë, të cilat përfitojnë kreditimin e butë, do të investojnë në linja industriale prodhimi, ndërkohë që prej tyre ka edhe kompani eksportuese. Programi për zhvillimin e SME-ve në Shqipëri menaxhon një linjë kredie të qeverisë shqiptare, të ofruar nga qeveria italiane për 38 vjet dhe me një vlerë prej 30 milion euro, prej të cilave 25 milion euro do të shkojnë për kreditimin e ndërmarrjeve të vogla dhe të mesme shqiptare. Ndërkohë, 2.5 milion euro janë destinuar për ndërtimin e Fondit Shqiptar të Garancisë, që do t'i vijë në ndihmë sektorit privat shqiptar për të pasur një akses më të lehtë në linjën e kredisë specifikisht, por edhe në sistemin e kreditimit në përgjithësi.

Sipas METE-s, ky program shpreh faktin se biznesi i vogël dhe i mesëm është veçanërisht në vëmendje të qeverisë shqiptare dhe krahas reformave të mëdha rregullatore dhe fiskale, të cilat kanë gjallëruar ndjeshëm klimën e biznesit në Shqipëri, programi përfaqëson një instrument tipik të financimit të SME-ve, të mbështetjes për zhvillim të tyre.

RD
E identifikuar

Blog: 0lti.com

eMail: kontakt@0lti.com

MSN: olti@msn.com
Faqe: [1]   Shko lart
  Keshilloje  |  Printoje  
 
Shko te:  


* Postimet e fundit ne ZY
Nuk ka postime per momentin. Deshiron te jesh ti i pari?

Anketa
  • Institucionet e Kosoves a jane duke punuar mjaft ne procesin e njohjes se Kosoves edher nga shtete tjera antare te OKB-s
  • Dot JO
  • 1 (100%)
  • -
  • Dot PO
  • 0 (0%)
  • -
  • Dot Duhet te bejen edhe me shume
  • 0 (0%)
  • -
  • Numri total i votave: 1
  • Shiko temen

* Sponsor