Another great RocketTheme Joomla Template brought to you by the RocketTheme Joomla Template Club.

User

Mirësevini, Vizitor. Ju lutemi të identifikoheni ose regjistrohuni.


Sponsor









Etiketa

Forumi EkonomikForumi EkonomikBiznesi 2.0Banka Botërore, Ekonomia e Shqipërisë ne rritje


Faqe: [1]   Shko poshtë
PërgjigjjaDërgojeni këtë temëPrintojeni faqen
Autori Temë: Banka Botërore, Ekonomia e Shqipërisë ne rritje  (E lexuar 372 herë)
0 anëtarë dhe 1 Vizitor po shikojnë këtë temë.
Berni
Forca Elbasani
Gjinia: Mashkull


Shiko profilin WWW
« më: 11-01-2008, 00:02:57 »
Citojeni

Raporti parashikon një ngadalësim të rritjes së GDP-së në ekonomitë europiane. Vetëm Shqipëria, Hungaria dhe Turqia bëjnë përjashtim

BB: Shqipëria, rritje ekonomike edhe për 2008



Banka Botërore publikoi dje raportin e perspektivës e rritjes globale të ekonomisë për vitin 2008, në të cilin vlerëson se Shqipëria do të ketë një rritje ekonomike 6% gjatë vitit 2008 dhe 6.2% gjatë vitit 2009. Banka Botërore parashikon një ngadalësim të rritjes së GDP-së në ekonomitë europiane, duke theksuar se vetëm Shqipëria, Hungaria dhe Turqia bëjnë përjashtim, ekonomitë e të cilave ndryshe nga ato të vendeve të tjera do të vazhdojnë të rriten edhe përgjatë 2008. "Në Shqipëri, rritja ekonomike do të vazhdojë të mbështetet në kërkesën e shumtë të brendshme, duke përfshirë edhe një rritje në investimet publike. Këto investime janë shumë të rëndësishme për kapërcimin e problemeve thelbësore në infrastrukturë, ndërsa kufizimet e energjisë përbëjnë një pengesë për rritjen ekonomike", thekson raporti në vlerësimet e tij për Shqipërinë. Në vendet e tjera të Europës, kërkesa e brendshme pritet të ulet në mënyrë të lehtë nga rritja e fortë e kohëve të fundit, nga kontributi i konsumit privat dhe rënia e investimeve me 0.2% në 2008. Sipas raportit, përjashtim nga ky trend përbëjnë vetëm Shqipëria, Hungaria dhe Turqia. Raporti vijon më tej, duke theksuar se në Hungari dhe Turqi, lehtësimi i mëtejshëm i politikave monetare pritet të rrisë kërkesën e brendshme, duke çuar në një rritje ekonomike. Raporti vlerëson se ekonomia botërore do të ketë një rritje më të ulët gjatë 2008 për shkak të paqëndrueshmërisë financiare të shkaktuar në Shtetet e Bashkuara nga kriza e kredive, çmimi i lartë i energjisë dhe ndryshueshmëria e kursit. Forcimi i kushteve të kredisë ndërkombëtare dhe dobësimi i kërkesës së jashtme, rënia e rritjes ekonomike pritet të përfshijë të gjithë rajonin e Europës Juglindore. Në disa vende inflacioni është rritur, për shkak të kërkesës së lartë të brendshme dhe rritja e çmimit të ushqimeve dhe karburanteve e përkeqësuan situatën ekonomike në Bullgari dhe Rumani. Shenja të mbinxehjes po vihen re në Bullgari dhe vendet Balltike. Raporti vlerëson se, rritja ekonomike pësoi rënie nga 6.9% në 6.7% nga viti 2006 në vitin 2007 në Europë dhe Azinë Qendrore, duke reflektuar kërkesën e brendshme dhe të jashtme. Me një popullsi të qëndrueshme, kjo nënkupton se prodhimi për frymë vazhdoi të rritet me më shumë se 6%. Prodhimi i lartë u mundësua nga teknologjia e lartë, dyshifrimi i rritjes së investimeve i mbështetur nga zgjerimi i shpejtë i kredive nga bankat vendase dhe të huaja, rritja e çmimit të energjisë për eksportuesit e hidrokarbureve dhe të ardhurat nga emigrantët. Këto faktorë ndikuan në rritjen e konsumit privat dhe rritën në mënyrë të qëndrueshme 3% ose më shumë importet mbi eksportet. Këto zhvillime, të cilat ndikuan në rritjen e shpejtë të standardeve të jetësës, kishin edhe koston e tyre. Qarkullimi i kapitalit ka krijuar sfida për menaxhimin makroekonomik: pasi inflacioni mbetet i lartë krahasuar me zonën e Euros, duke e bërë më të vështirë për disa vende të ruajnë kurse këmbimi të favorshme dhe defiçiti i disa vendeve importuese të naftës është rritur. Në shkallë nënrajonale, rritja ekonomike në Europën Qendrore dhe Lindore, ka shënuar një rënie në 6.0% për vitin 2007 nga 6.5% që ishte në vitin 2006, e ardhur si pasojë e rritjes së shpejtë të kredive dhe pagave reale, qarkullimit të lartë të kapitalit dhe hyrjes së madhe të të ardhurave nga emigracioni.

RD
« Ndryshimi i fundit: 14-01-2008, 16:06:48 nga Berni » E identifikuar

Faqe: [1]   Shko lart
Përgjigjja Dërgojeni këtë temë Printojeni faqen

Shko te:  

+ Përgjigje e shpejtë


Radio Live | Sfonde per Kompjuterin | Qindra Mijera Videoklipe | Lajme | Vip-at Shqiptar | Muzike, Filma, Sport, Humor | Faqe Interesante | Mp3 Shqip | Galeria | Shqiptaret | Info Sporti | Money Online | Big Brother Albania | Lojra | Video Shqip | Muzik Shqip | Kenge Shqip | Filma Shqiptare | Humor Shqip | Euro 2008 Photo | MuzikaWeb |