Another great RocketTheme Joomla Template brought to you by the RocketTheme Joomla Template Club.

User

Mirësevini, Vizitor. Ju lutemi të identifikoheni ose regjistrohuni.


Sponsor









Etiketa

Forumi EkonomikForumi EkonomikBiznesi 2.0Administrata, hapen 3 mijë vende pune


Faqe: [1]   Shko poshtë
PërgjigjjaDërgojeni këtë temëPrintojeni faqen
Autori Temë: Administrata, hapen 3 mijë vende pune  (E lexuar 324 herë)
0 anëtarë dhe 1 Vizitor po shikojnë këtë temë.
Berni
Forca Elbasani
Gjinia: Mashkull


Shiko profilin WWW
« më: 14-02-2008, 11:47:39 »
Citojeni

Gjatë vitit 2008, në administratën shtetërore do të hapen rreth 3 mijë vende pune. Vendimi është marrë dje në mbledhjen e Këshillit të Ministrave. Dieta e qeverisë përballë votës së elektoratit në zgjedhjet e 2009-ës do të marrë fund. Të pakënaqurit për papunësi do të kenë mundësi që të përfitojnë nga hapja e vendeve të reja të punës në administratën shtetërore. Sipas vendimit më të fundit, numri i personave që do të punësohen në administratë do të shkojë në 105.134 nëpunës. Ky vendim shfuqizon urdhrin e dhjetorit të vitit 2007, që numri total i nëpunësve të jetë 102.159 veta. Saktësisht do të punësohen 3075 persona. Rëndësi të veçantë do t‘u kushtohet atyre personave të cilët janë diplomuar në universitetet jashtë Shqipërisë, ose kanë marrë tituj master dhe doktoraturë jashtë vendit. Dje në mbledhjen e qeverisë, Kryeministri Berisha ka bërë me dije se vetëm 5% e profesorëve janë me tituj në universitetet tona dhe për këtë arsye ka deklaruar hapur se do të hapen 400 vende pune për pedagogë, profesorë dhe doktorë shkencash. "Situata aktuale në universitetet publike lidhur me gradat e mësimdhënësve, pedagogëve është e papranueshme. Doktoraturat e fituara në universitetet përëndimore përbëjnë vetëm 5 për qind të të gjithë mësimdhënësve, ndërkohë që në vende të tjera është 5 dhe 7 herë më e lartë", u shpreh Berisha. Modernizimi i administratës është një nga synimet e qeverisë "Berisha", i cili renditet gjithashtu si një nga rekomandimet e ndërkombëtarëve për anëtarësimin e Shqipërisë në NATO dhe BE.

G.Shqip
E identifikuar

Faqe: [1]   Shko lart
Përgjigjja Dërgojeni këtë temë Printojeni faqen

Shko te:  

+ Përgjigje e shpejtë


Radio Live | Sfonde per Kompjuterin | Qindra Mijera Videoklipe | Lajme | Vip-at Shqiptar | Muzike, Filma, Sport, Humor | Faqe Interesante | Mp3 Shqip | Galeria | Shqiptaret | Info Sporti | Money Online | Big Brother Albania | Lojra | Video Shqip | Muzik Shqip | Kenge Shqip | Filma Shqiptare | Humor Shqip | Euro 2008 Photo | MuzikaWeb |